Përgjegjësia në zinxhirët e furnizimit në të drejtën evropiane.

Përgjegjësia në zinxhirët e furnizimit në të drejtën evropiane.

Shqip English Italiano Analizë Ligjore Ndërkombëtare International Legal Analysis Analisi Legale Internazionale E Drejta Tregtare Evropiane në Evolucion: CSDDD dhe Paradigma e Re e Përgjegjësisë Korporative në Zinxhirin Ekonomik Eevolving European Commercial Law: CSDDD and the New Corporate Liability Paradigm Across the Economic Supply Chain L’Evoluzione del Diritto Commerciale Europeo: La CSDDD e il Nuovo Paradigma della Responsabilità d’Impresa nella Filiera Economica Authors: Lorval Petani (CEO at Petani Law & Tax) & Hygerta A. Istrefi (Lawyer at Petani Law & Tax) E drejta tregtare evropiane po kalon një transformim, ku përgjegjësia nuk kufizohet më në marrëdhënien kontraktore bilaterale, por shtrihet në të gjithë zinxhirin ekonomik të furnizimit. Ky zhvillim është formalizuar përmes Direktivës (BE) 2024/1760 “Për kujdesin e detyruar të qëndrueshmërisë korporative” (Directive (EU) 2024/1760 of the European Parliament and of the Council of 13 June 2024 on corporate sustainability due diligence and amending Directive (EU) 2019/1937 and Regulation (EU) 2023/2859), e cila përfaqëson një nga ndryshimet më të rëndësishme në të drejtën e BE-së të dekadës së fundit. https://eur-lex.europa.eu/eli/dir/2024/1760/oj 1. Kuadri normativ i Bashkimit Evropian CSDDD-ja vendos detyrimin për ndërmarrjet e mëdha që të identifikojnë, parandalojnë, zbusin dhe adresojnë ndikimet negative në të drejtat e njeriut dhe mjedisin përgjatë “chain of activities”, që përfshin operacionet e tyre, filialet dhe partnerët e biznesit në zinxhirin e furnizimit. Një element i këtij regjimi është Neni 37 i Direktivës, i cili përcakton detyrimin për transpozim nga shtetet anëtare deri më 26 korrik 2026 dhe një aplikim të fazuar të detyrimeve deri në vitin 2029, në varësi të madhësisë së kompanive. Ky model me faza tregon se BE-ja nuk ka synuar një ndërhyrje të menjëhershme, por një transformim gradual të strukturës së përgjegjësisë korporative në ekonominë evropiane. 2. Implementimi kombëtar, rasti i Gjermanisë Një nga implementimet më të avancuara në këtë fushë është ligji gjerman Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz (LkSG) 📌 Teksti zyrtar: https://www.gesetze-im-internet.de/lksg/ Ky ligj, në fuqi nga 1 janari 2023, imponon detyrime për ndërmarrjet e mëdha që të identifikojnë rreziqet në zinxhirin e furnizimit, vendosin masa parandaluese, krijojnë mekanizma ankese dhe raportojnë mbi menaxhimin e riskut. Avantazhi kryesor i këtij modeli është krijimi i një sistemi të brendshëm “compliance” të detyrueshëm, i cili e shndërron kujdesin në zinxhir në një funksion organizativ të vazhdueshëm. Nga këndvështrimi i së drejtës tregtare, kjo përbën një zhvendosje nga përgjegjësia ex post (pas shkeljes) drejt përgjegjësisia ex ante (parandaluese). 3. Implementimi francez, modeli i përgjegjësisë civile Franca ka adoptuar një qasje më të avancuar në aspektin e përgjegjësisë përmes: Loi relative au devoir de vigilance des sociétés mères et des entreprises donneuses d’ordre (2017) 📌 Teksti zyrtar: https://www.legifrance.gouv.fr/loda/id/JORFTEXT000034290626/ Ky ligj detyron kompanitë e mëdha franceze të krijojnë një “plan de vigilance” për të identifikuar dhe parandaluar rreziqet serioze në të drejtat e njeriut, shëndetin sigurinë, mjedisin, jo vetëm në aktivitetin e tyre direkt, por edhe në filialet dhe nënkontraktorët. Rëndësia e këtij modeli qëndron në faktin se ai krijon bazë për përgjegjësi civile direkte, duke lejuar paditë për dëme të shkaktuara nga mungesa e zbatimit të duhur të detyrimit të vigjilencës. Ndryshimi i Regjimit të Përgjegjësisë (Control-Based Liability) Tradicionalisht (Struktura Bilaterale): A → B (Kontratë) Modeli i Ri Evropian (Zinxhiri Ekonomik): A ↔ B ↔ C ↔ D Në nivel të përgjithshëm, CSDDD dhe ligjet kombëtare përfaqësojnë një ndryshim të rëndësishëm në të drejtën tregtare. Pasojat e këtij ndryshimi janë: përgjegjësia nuk kufizohet më në shkelje kontraktore direkte, por lidhet me kontrollin dhe ndikimin mbi riskun dhe me detyrimin për parandalim. Kjo sjell një koncept të ri, përgjegjësi e bazuar në kontroll (control-based liability). Regjimi i ri rrit ndjeshëm standardin e mbrojtjes në zinxhirët globalë të furnizimit, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë (tekstile, miniera, prodhim industrial). Kompanitë detyrohen të krijojnë sisteme të strukturuara monitorimi dhe raportimi, duke rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë. Në plan afatgjatë, due diligence redukton riskun e proceseve gjyqësore dhe dëmtimit të reputacionit. CSDDD synon të krijojë një standard të unifikuar në BE, duke shmangur fragmentimin ligjor midis shteteve anëtare. Përparësitë & Ndikimi Rrit standardin e mbrojtjes në tekstile, miniera, prodhim industrial. Sisteme të strukturuara monitorimi dhe raportimi që shtojnë transparencën. Në plan afatgjatë, due diligence redukton riskun e proceseve dhe dëmit të reputacionit. Sfidat & Pasiguria Ligjore Kompanitë përballen me detyrime komplekse monitorimi që mund të jenë të kushtueshme. Konceptet si “adequate due diligence” dhe “appropriate measures” lënë hapësirë interpretimi. Përgjegjësia mund të shtrihet në subjekte që nuk janë nën kontroll të drejtpërdrejtë kontraktor. Shtetet anëtare mund të implementojnë standarde të ndryshme, duke krijuar divergjencë. Në Shqipëri, kuadri aktual mbetet i bazuar në parimet tradicionale të Kodit Civil dhe ligjit per shoqerite tregtare, ku përgjegjësia është kryesisht kontraktore dhe bilaterale. Aktualisht, nuk ekziston regjim i detyrueshëm i due diligence në zinxhirë furnizimi, nuk ka përgjegjësi të zgjeruar për nënkontraktorët dhe nuk ekziston detyrim monitorimi. Kjo krijon një hendek të dukshëm në raport me standardet e BE-së, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit evropian. E drejta evropiane po evoluon drejt një modeli ku kontrata nuk është më kufiri i përgjegjësisë ligjore, por vetëm një element brenda një sistemi më të gjerë rregullator të kontrollit të riskut. Ky transformim përfaqëson një zhvendosje nga e drejta kontraktore tradicionale drejt një të drejte tregtare ku ndërmarrjet nuk vlerësohen vetëm për sjelljen e tyre direkte, por për mënyrën se si menaxhojnë ndikimin e tyre në të gjithë zinxhirin ekonomik global. Në këtë kuptim, CSDDD dhe ligjet kombëtare si ai gjerman dhe francez përbëjnë themelin e një qasjeje të re në të drejtën tregtare evropiane. European commercial law is undergoing a transformation, where liability is no longer confined to bilateral contractual relationships but extends across the entire economic supply chain. This development has been formalized through Directive (EU) 2024/1760 on “Corporate Sustainability Due Diligence” (Directive (EU) 2024/1760 of the European Parliament and of the Council of 13 June 2024 on corporate sustainability due diligence and amending Directive (EU) 2019/1937 and Regulation (EU) 2023/2859), representing one of the most significant shifts in EU law over the past decade. https://eur-lex.europa.eu/eli/dir/2024/1760/oj 1. The European Union Regulatory Framework The CSDDD establishes

AI in the Courtroom

English Shqip Italiano Insight & Jurisprudence AI in the Courtroom Colombia and the Netherlands as early case studies of judicial use of ChatGPT Co-authored by: Hygerta Istrefi & Lorval Petani The use of generative artificial intelligence in judicial reasoning has moved from theoretical debate to documented judicial practice. Two of the earliest and most frequently cited cases, one in Colombia and one in the Netherlands, illustrate how courts are beginning to engage with AI tools, while simultaneously raising important questions about transparency, reasoning, and judicial responsibility. “The integration of AI into courtrooms has shifted the boundaries of legal research, calling for a rigorous audit of transparency, responsibility, and the parameters of machine-assisted justice.” Case Profile I 1. Colombia: The Cartagena Labor Court First Labor Court of Cartagena (Juzgado primero laboral del circuito de Cartagena) — Decided: 30 January 2023 On 30 January 2023, presided over by Judge J. G, the court issued a landmark decision in a tutela case involving the protection of the fundamental rights of a minor diagnosed with autism spectrum disorder. What makes this case particularly significant is that the judge explicitly acknowledged the use of ChatGPT during the reasoning process, even including the precise prompts posed to the AI system and the verbatim outputs generated within the written ruling. Scope of AI Supporting Assistance: 1 Exemptions for Minors: Analyzing the legal treatment of healthcare co-payments/exemptions for minors with neurodevelopmental disabilities. 2 Procedural Actions: Clarifying the operational boundaries of constitutional tutela actions within Colombian jurisprudence. 3 Jurisprudential Guidance: Fetching broad references to existing supreme court precedents on constitutional healthcare access. Importantly, the court grounded its final decision in Colombian constitutional jurisprudence, including Sentencia T-674/2016, and emphasized that AI did not replace judicial reasoning but served as a supplementary, clarifying tool. Academic analysis describes this case as a landmark “pilot study” on the integration of generative AI into formal judicial decision-making (Perona & de la Rosa, 2025). Case Profile II 2. The Netherlands: District Court of Gelderland District Court of Gelderland — Decided: 7 June 2024 (ECLI:NL:RBGEL:2024:3636) A second key case emerged in the Netherlands, presenting a contrasting approach to generative tools. The case concerned a civil dispute between neighbors regarding the loss of solar panel efficiency caused by construction on an adjacent property. In calculating fair civil damages, the Dutch court explicitly referenced ChatGPT as one of the sources used for estimation purposes. Quantification of Losses using ChatGPT: Lifespan Estimated the average lifespan of solar panels (25–30 years, set by court at 27.5 years). Energy Pricing Aided in tracking the average price of electricity per kWh for compensation calculations. Loss Model Calculated overall compound economic loss due to shaded, reduced output. Unlike the Colombian case, however, the Dutch judgment did not specify which version of ChatGPT was used, what prompts were entered, or the methodological safeguards applied in verifying the accuracy of the AI-generated outputs. This omission has led to rigorous scholarly and professional discussions regarding transparency, reproducibility of judicial reasoning, and the evidentiary status of AI-generated information in contemporary civil decisions. A Paradigm Shift in Legal Reasonings These parallel developments highlight two distinct styles of judicial engagement with AI. While Colombia leaned toward absolute transparency by making the AI transcripts part of the official judicial record, the Dutch approach used AI as an informal, unverified analytical calculator. Together, they demonstrate that generative tools are already entering courtrooms to answer substantive legal and quantitative questions. Academic References Perona, R., & de la Rosa, Y. C. (2025). Unveiling AI in the courtroom: exploring ChatGPT’s impact on judicial decision-making through a pilot Colombian case study. AI & Society, 40, 2533-2540. https://doi.org/10.1007/s00146-024-01943-x District Court of Gelderland, 7 June 2024, ECLI:NL:RBGEL:2024:3636. Join the Conversation on LinkedIn How should courts manage AI transparency? Share your views with Petani Law Firm. Read & Discuss on LinkedIn Analizë & Jurisprudencë Inteligjenca Artificiale në Sallën e Gjyqit Kolumbia dhe Holanda si raste studimore të hershme të përdorimit gjyqësor të ChatGPT Bashkëautorë: Hygerta Istrefi & Lorval Petani Përdorimi i inteligjencës artificiale gjenative në arsyetimin gjyqësor ka kaluar nga një debat teorik në një praktikë gjyqësore të dokumentuar. Dy nga rastet më të hershme dhe më të cituara, një në Kolumbi dhe një në Holandë, ilustrojnë se si gjykatat kanë filluar të angazhohen met mjetet e IA-së, duke ngritur njëkohësisht pikëpyetje të rëndësishme mbi transparencën, arsyetimin dhe përgjegjësinë gjyqësore. “Integrimi i Inteligjencës Artificiale në sallat e gjyqit ka zhvendosur kufijtë e kërkimit ligjor, duke kërkuar një auditim rigoroz të transparencës, përgjegjësisë dhe parametrave të drejtësisë së asistuar nga makinat.” Profili i Rastit I 1. Kolumbia: Gjykata e Punës në Kartagjenë Gjykata e Parë e Punës e Qarkut të Kartagjenës (Juzgado primero laboral del circuito de Cartagena) — Vendosur më: 30 Janar 2023 Më 30 janar 2023, nën drejtimin e Gjyqtarit J. G, gjykata nxori një vendim historik në një rast tutela (padi kushtetuese) që përfshinte mbrojtjen e të drejtave themelore të një të mituri të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit. Ajo që e bën këtë rast veçanërisht të rëndësishëm është se gjyqtari pranoi eksplicitisht përdorimin e ChatGPT gjatë procesit të arsyetimit, duke përfshirë madje edhe pyetjet e sakta të drejtuara sistemit të IA-së dhe përgjigjet tekstuale të gjeneruara brenda vendimit të shkruar. Fusha e Asistencës Mbështetëse të IA-së: 1 Përjashtimet për të Miturit: Analizimi i trajtimit ligjor të bashkëpagesave/përjashtimeve shëndetësore për të miturit me aftësi të kufizuara neurozhvillimore. 2 Veprimet Procedurale: Sqarimi i kufijve operacionalë të aksioneve kushtetuese të llojit tutela brenda jurisprudencës kolumbiane. 3 Udhëzimi Jurisprudencial: Marrja e referencave të përgjithshme mbi precedentët ekzistues të gjykatës supreme lidhur me qasjen kushtetuese në kujdesin shëndetësor. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se gjykata e bazoi vendimin e saj përfundimtar në jurisprudencën kushtetuese kolumbiane, përfshirë Sentencia T-674/2016, dhe nënvizoi se IA nuk e zëvendësoi arsyetimin gjyqësor, por shërbeu si një mjet plotësues dhe sqarues. Analiza akademike e përshkruan këtë rast si një “studim pilot” historik mbi integrimin e IA gjenative në vendimmarrjen zyrtare gjyqësore (Perona & de la Rosa, 2025). Profili i Rastit II 2.

Vendimi nr. 00-2025-4321 (550), Datë 26.11.2025 i Kolegjit Civil

Vendimi nr. 00-2025-4321 – Petani Law & Tax Analizë Juridike • KCGJL Vendimi nr. 00-2025-4321 (550) Sq En It Vendimi nr. 00-2025-4321 (550), datë 26.11.2025 i Kolegjit Civil Shkalla e lidhjes familjare ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm mbi legjitimimin aktiv të subjektit për të kërkuar dëmshpërblimin për shkak të vdekjes së familjarit, por edhe mbi nivelin e këtij dëmshpërblimi. Këto subjekte, si rregull, nuk pësojnë të njëjtën shkallë të dëmit moral dhe ekzistencial, krahasuar me familjen e ngushtë si njësinë bazë ose me personat në bashkëjetesë. Ka rezultuar se, paditësi është vëllai i të ndjerit, ndërsa paditësit e tjerë janë nipër e mbesa të të ndjerit, i cili ka vdekur si rezultat i kontaktit me rrymën elektrike, më 18.05.2013. Paditësit kanë pretenduar se vdekja ka ndodhur për faj të të paditurit, shoqërisë “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” SHA (OSHEE), duke qenë se kjo e fundit nuk ka marrë të gjitha masat e duhura teknike që do të mundësonin shmangen e aksidentit. Duke iu referuar lidhjes së gjinisë, paditësit kanë pretenduar se vdekja u ka shkaktuar dëm jopasuror. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier pranoi padinë dhe detyroi palën e paditur të paguajë dëmshpërblim jopasuror në formën e dëmit moral dhe ekzistencial. Gjykata e Apelit Vlorë vendosi lënien në fuqi të këtij vendimi. KCGJL konstaton se fillimisht i janë drejtuar gjykatës me një padi të parë bashkëshortja, fëmijët dhe nipërit e të ndjerit. Në çështjen objekt gjykimi, një padi e dytë është paraqitur nga të afërmit e tjerë (vëllai, nipërit dhe mbesat). Arsyetimi i Gjykatës Kolegji thekson se shkalla e lidhjes familjare dhe ndjesore ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi dëmshpërblimin. Gjykatat e faktit, duke iu referuar vendimit unifikues nr. 12/2007, kanë aplikuar dëmshpërblime jopasurore në masën ¼ ose ½ e dëmit biologjik, pa dhënë argumentimin e nevojshëm. Asnjë prej gjykatave nuk ka evidentuar arsyen pse ka aplikuar këtë nivel të lartë dëmshpërblimi, megjithëse raporti i lidhjes së gjakut ishte shumë më i largët se ai i familjarëve të afërt si prindërit, fëmijët apo bashkëshorti. Këta subjekte, si rregull, nuk pësojnë të njëjtën shkallë të dëmit moral dhe ekzistencial. Duke marrë parasysh rrethin e ngushtë familjar, Kolegji vlerëson se është e papranueshme që të afërm të tillë si “nipërit dhe mbesat” të përfitojnë të njëjtën masë dëmshpërblimi. KCGJL çmon se vendimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit material dhe procedural. Për pasojë, vendimi duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Decision no. 00-2025-4321 (550), dated 26.11.2025 of the Civil College The degree of family relationship has a direct impact not only on the active standing (locus standi) of a subject to claim compensation due to the death of a family member, but also on the quantitative level of such compensation. As a rule, these relatives do not suffer the same degree of moral and existential damage compared to the immediate family as the core unit or cohabiting partners. It was established that the primary plaintiff is the brother of the deceased, while the other plaintiffs are nieces and nephews of the deceased, who passed away following contact with an electrical current on 18.05.2013. The plaintiffs claimed that the death occurred due to the fault of the defendant, “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” SHA (OSHEE), as the latter failed to implement the necessary technical measures to prevent the accident. Referencing their family relationship, the plaintiffs claimed non-pecuniary damages. The District Court of Fier accepted the lawsuit, ordering the defendant to pay non-pecuniary damages for moral and existential harm. The Court of Appeal of Vlora upheld this decision. The Civil Chamber of the Supreme Court (KCGJL) notes that initially, a first lawsuit had already been submitted by the immediate family—specifically the wife, children, and grandchildren. In the current case, this second lawsuit was brought forward by more distant relatives (the brother, nieces, and nephews). Court Reasoning The College emphasizes that the proximity of the familial and emotional bond directly dictates the compensation thresholds. The lower courts, referring to Unified Decision no. 12/2007, awarded non-pecuniary damages amounting to ¼ or ½ of biological damage without offering the necessary legal reasoning. Neither court clarified why such high levels of compensation were granted, despite the blood relation being substantially more distant than that of immediate family members like parents, children, or a spouse. These subjects, as a rule, do not endure the equivalent level of moral and existential trauma. Taking the inner family circle into account, the College deems it unacceptable for collateral relatives such as nieces and nephews to receive matching compensation amounts. The KCGJL finds that the appeal court’s ruling stems from a failure to comply with substantive and procedural law. Consequently, the decision must be overturned, and the case remanded for retrial to the Court of Appeal of General Jurisdiction. Sentenza n. 00-2025-4321 (550), del 26.11.2025 del Collegio Civile Il grado di parentela influisce direttamente non solo sulla legittimazione attiva del soggetto a richiedere il risarcimento del danno per il decesso di un familiare, ma anche sull’entità del risarcimento stesso. Di norma, tali soggetti non subiscono lo stesso grado di danno morale ed esistenziale rispetto alla famiglia ristretta intesa come nucleo essenziale o ai conviventi. È emerso che il ricorrente è il fratello del defunto, mentre gli altri ricorrenti sono nipoti dello stesso, deceduto a causa di una scossa elettrica in data 18.05.2013. I ricorrenti hanno sostenuto che il decesso sia avvenuto per colpa della convenuta, la società “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” SHA (OSHEE), in quanto quest’ultima non ha adottato le adeguate misure tecniche atte ad evitare l’incidente. In virtù del loro legame di parentela, i ricorrenti hanno richiesto il risarcimento del danno non patrimoniale. Il Tribunale Distrettuale di Fier ha accolto la domanda, condannando la parte convenuta al pagamento del danno non patrimoniale sotto forma di danno morale ed esistenziale. La Corte d’Appello di Valona ha confermato tale decisione. Il Collegio Civile della Corte Suprema (KCGJL) osserva che, inizialmente, un primo ricorso era già

SUBSCRIPTION

Subscribe to our blog

“Petani Law Firm” was founded in 2010 as a law firm with a simple idea, to build a place where lawyers can provide quality, correct and transparent service while professionally engaging to protect the rights of clients.

Office Hours
Monday – Saturday

08.00– 16.00

en_USEnglish