Vendimi nr. 00-2025-4036 (528), Datë 12.11.2026 i Kolegjit Civil

Vendimi nr. 00-2025-4036 (528), Datë 12.11.2026 i Kolegjit Civil

Vendimi nr. 00-2025-4036 (528) – Petani Law & Tax Analizë Juridike • KCGJL Vendimi nr. 00-2025-4036 (528) Sq En It Vendimi nr. 00-2025-4036 (528), datë 12.11.2026 i Kolegjit Civil Në marrëdhëniet e qirasë, kërkimi për lirimin dhe dorëzimin e sendit i takon vetëm qiradhënësit ndërsa qiramarrësi i ri nuk legjitimitet të kërkojë drejtpërdrejt këtë detyrim ndaj poseduesit aktual. Parashikimi i investimeve në kontratë nuk ndryshon natyrën e saj si kontratë qiraje dhe kompensimi i tyre kushtëzohet nga miratimi i qiradhënësit. Palët kanë lidhur kontrata qiraje për përdorimin e ambienteve në administrim të një universiteti. Pas përfundimit të kontratës, qiramarrësi nuk ka dorëzuar ambientin. Universiteti ka lidhur kontratë të re qiraje me një subjekt tjetër, i cili ka kërkuar lirimin e ambientit dhe shpërblim për përdorimin e tij. Ndërkohë, qiramarrësi i mëparshëm ka kërkuar njohjen e investimeve dhe rilidhjen e kontratës. Gjykata e shkallës së parë ka rrëzuar padinë e qiramarrësit të ri për mungesë legjitimiteti aktiv dhe ka detyruar qiramarrësin e mëparshëm të lirojë ambientin dhe të paguajë shpërblim për përdorimin. Ajo ka pranuar pjesërisht kërkesën për kompensimin e investimeve dhe ka rrëzuar kërkimet për rilidhjen e kontratës dhe fitimin e munguar. Gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke ndarë të njëjtin arsyetim si për legjitimitetin, ashtu edhe për trajtimin e investimeve dhe detyrimin për lirimin e sendit. Arsyetimi i Gjykatës (KCGJL) KCGJL çmon se paditësi (qiramarrësi i ri) nuk ka legjitimitet aktiv për të kërkuar lirimin e sendit, pasi kjo e drejtë i takon vetëm qiradhënësit. Mbajtja e sendit pas përfundimit të kontratës përbën posedim të paligjshëm. Sa i përket investimeve, KCGJL thekson se natyra juridike e kontratës nuk ndryshon për shkak të parashikimit të tyre dhe se kompensimi i investimeve duhet të vlerësohet në përputhje me kushtet kontraktore, veçanërisht me kërkesën për miratim nga qiradhënësi. Për këtë arsye, vendimi i gjykatës së apelit vlerësohet pjesërisht i cenueshëm në këtë drejtim. Në përfundim, KCGJL ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit për pjesën që lidhet me rrëzimin e padisë për mungesë legjitimiteti dhe detyrimin për lirimin e sendit dhe cenim i pjesshëm i vendimit të apelit për pjesën që lidhet me investimet dhe natyrën juridike të kontratës. Decision no. 00-2025-4036 (528), dated 12.11.2026 of the Civil College In lease relationships, the claim for the vacation and delivery of the property belongs solely to the lessor, whereas the new lessee lacks active standing to directly demand this obligation from the current possessor. The inclusion of investment provisions in the contract does not alter its legal nature as a lease agreement, and their compensation remains conditional upon the lessor’s approval. The parties entered into lease contracts for the use of premises administered by a university. Upon the expiration of the contract, the previous lessee failed to vacate the premises. The university subsequently concluded a new lease agreement with another entity, which then sought the release of the property and compensation for its continued use. Meanwhile, the former lessee requested recognition of their investments and the renewal of the lease contract. The court of first instance dismissed the new lessee’s lawsuit due to a lack of active standing and ordered the former lessee to vacate the premises and pay compensation for usage. It partially granted the request for investment compensation while dismissing the claims for contract renewal and lost profits. The court of appeal upheld the first instance decision, sharing the same reasoning regarding legal standing, the handling of investments, and the obligation to release the property. Court Reasoning (KCGJL) The Civil Chamber of the Supreme Court (KCGJL) assesses that the plaintiff (the new lessee) does not possess active standing to demand the vacation of the property, as this right belongs exclusively to the lessor. Retaining the property after the contract expires constitutes unlawful possession. Regarding the investments, the KCGJL stresses that the legal nature of the contract does not change because of such provisions, and investment compensation must be evaluated in compliance with the contractual terms, specifically the requirement of prior approval by the lessor. Therefore, the decision of the court of appeal is deemed partially vulnerable in this regard. In conclusion, the KCGJL decided to uphold the court of appeal’s decision regarding the dismissal of the lawsuit due to lack of standing and the obligation to vacate the property, while partially overturning the appellate decision concerning the investments and the legal nature of the contract. Sentenza n. 00-2025-4036 (528), del 12.11.2026 del Collegio Civile Nei rapporti di locazione, la richiesta di rilascio e consegna del bene spetta esclusivamente al locatore, mentre il nuovo conduttore non è legittimato ad esigere direttamente tale adempimento dall’attuale possessore. La previsione di investimenti nel contratto non ne muta la natura giuridica di contratto di locazione e il loro indennizzo è subordinato all’approvazione del locatore. Le parti hanno stipulato contratti di locazione per l’utilizzo di locali amministrati da un’università. Alla scadenza del contratto, il precedente conduttore non ha rilasciato l’immobile. L’università ha quindi stipulato un nuovo contratto di locazione con un altro soggetto, il quale ha richiesto lo sgombero dei locali e un indennizzo per il loro utilizzo. Nel frattempo, il precedente conduttore ha richiesto il riconoscimento degli investimenti effettuati e il rinnovo del contratto. Il tribunale di primo grado ha respinto la causa del nuovo conduttore per difetto di legittimazione attiva e ha condannato il precedente conduttore al rilascio dell’immobile e al pagamento di un’indennità d’uso. Ha accolto parzialmente la domanda di compensazione degli investimenti, respingendo le richieste di rinnovo contrattuale e di lucro cessante. La corte d’appello ha confermato la decisione di primo grado, condividendo la medesima motivazione sia sulla legittimazione che sul trattamento degli investimenti e sull’obbligo di rilascio del bene. Ragionamento della Corte (KCGJL) Il Collegio Civile della Corte Suprema (KCGJL) ritiene che l’attore (il nuovo conduttore) sia privo di legittimazione attiva per richiedere il rilascio del bene, in quanto tale diritto spetta unicamente al locatore. La detenzione del bene dopo la scadenza del contratto costituisce un possesso illegittimo. Per quanto

Kur drejtësia korrigjon vetveten ! – Lorval Petani

Kur drejtësia korrigjon vetveten! – Petani Law & Tax Analizë • Opinion Kur drejtësia korrigjon vetveten! Sq En Prej disa javësh kam ndjekur me vëmendje vendimet e fundit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me procesin e vettingut në Shqipëri. Fillimisht u diskutuan rastet Sevdari, Cani dhe së fundmi Metalla. Tashmë, me publikimin e çështjeve Elezi, Osmani dhe Kadana, duket se nuk kemi më të bëjmë vetëm me raste individuale, por me një debat shumë më të gjerë mbi mënyrën se si u zbatua një nga reformat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Dua të jem transparent me lexuesit e mi: Ferdinand Elezin e kam mik personal prej shumë vitesh. Por pikërisht për këtë arsye jam përpjekur gjithmonë ta shoh çështjen e tij jo përmes miqësisë, por përmes fakteve juridike dhe vendimeve gjyqësore. Faktet sot tregojnë se Gjykata e Strasburgut po ndërton një jurisprudencë që meriton të analizohet me seriozitet nga juristët, institucionet dhe vetë politika. Askush nuk mund të mohojë se reforma në drejtësi ishte e nevojshme. Sistemi kishte nevojë për pastrim, transparencë dhe rikthim të besimit publik. Por po aq e rëndësishme është të pranojmë se çdo reformë, sado e domosdoshme të jetë, mbetet një veprimtari njerëzore dhe për pasojë nuk është e pagabueshme. Nëse një pjesë e vendimeve të vettingut po korrigjohen nga Strasburgu, kush mban përgjegjësi për dëmin profesional, akademik, moral dhe financiar të shkaktuar ndaj atyre që rezultuan të cenuar padrejtësisht? Sepse një shtet i fortë nuk matet vetëm nga aftësia për të marrë vendime, por edhe nga aftësia për të reflektuar mbi to. Pas çdo gjyqtari apo prokurori të larguar nga sistemi nuk qëndron vetëm një dosje administrative. Qëndrojnë vite studimi, eksperiencë profesionale, reputacion, sakrifica personale dhe familje që kanë përjetuar pasojat e atyre vendimeve. Kur një vendim korrigjohet nga një gjykatë ndërkombëtare, nuk është në diskutim vetëm fati i individit që e fiton çështjen, por edhe cilësia e procesit që e prodhoi atë vendim. Dhe ndoshta, kjo është prova e radhës që duhet të kalojë drejtësia shqiptare. For several weeks, I have been closely following the latest decisions of the European Court of Human Rights regarding the vetting process in Albania. Initially, the cases of Sevdari, Cani, and most recently Metalla were discussed. Now, with the publication of the Elezi, Osmani, and Kadana cases, it seems we are no longer dealing with just individual cases, but with a much broader debate on how one of the most important reforms in the Albanian state was implemented. I want to be transparent with my readers: I have been a personal friend of Ferdinand Elezi for many years. But for that very reason, I have always tried to view his case not through friendship, but through legal facts and judicial decisions. Today, the facts show that the Strasbourg Court is building a jurisprudence that deserves to be analyzed with seriousness by jurists, institutions, and politics itself. No one can deny that justice reform was necessary. The system needed cleaning, transparency, and the restoration of public trust. But it is equally important to acknowledge that every reform, no matter how necessary, remains a human activity and, consequently, is not infallible. If a portion of the vetting decisions are being corrected by Strasbourg, who bears the responsibility for the professional, academic, moral, and financial damage caused to those who were unfairly harmed? Because a strong state is measured not only by its ability to make decisions, but also by its ability to reflect upon them. Behind every judge or prosecutor removed from the system, there is more than just an administrative file. There are years of study, professional experience, reputation, personal sacrifices, and families who have experienced the consequences of those decisions. When a decision is corrected by an international court, it is not just the fate of the individual who wins the case that is in question, but also the quality of the process that produced that decision. And perhaps, this is the next test that Albanian justice must pass.

Vendimi nr. 00-2025-3686 (473), Datë 28.10.2025 i Kolegjit Civil

Vendimi nr. 00-2025-3686 – Petani Law & Tax Analizë Juridike • KCGJL Vendimi nr. 00-2025-3686 Sq En It Vendimi nr. 00-2025-3686, datë 28.10.2025 i Kolegjit Civil Në rastet e ndërhyrjeve të paligjshme me ndërtim mbi truallin e pronarit, nga organi publik, duke qenë se pasuria truall nuk ka humbur, por është bashkuar me ndërtesën duke krijuar një send të vetëm, gjykata duhet të konsiderojë kërkesën e pronarit të truallit për njohjen e të drejtës së pronësisë mbi pjesë të vecanta të ndërtimit që janë në posedim të organit publik dhe jo të rrëzojë padinë me arsyetimin se paditësi duhet të ngrinte padinë e rivendikimit. Me vendimin e KKKP të Bashkisë Shkodër, në favor të trashëgimtarëve (ku bën pjesë edhe paditësi), është kthyer një sipërfaqe trualli prej 3910 m², regjistruar pranë Zyrës së Hipotekës Shkodër, datë 27.04.1994. Nga ana e Këshillit të Rregullimit të Territorit në Bashkinë Shkodër, datë 16.06.1993, është dhënë leje ndërtimi për një pallat 6-katësh me dy seksione, që përfshihet në truallin që i është kthyer ish-pronarëve. Pas ndërtimit të objektit, Enti Kombëtar i Banesave, e ka regjistruar titullin e pronësisë në favor të tij dhe më pas, apartamentet që përfshihen në godinën në fjalë, i janë shpërndarë personave që përfitojnë statusin si “të pastrehë”. Paditësi i është drejtuar gjykatës me padinë të cilën ia kundrejton palëve të paditura, Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave, duke kërkuar detyrimin për të na njohur bashkëpronar mbi objektin e ndërtuar. Arsyetimi i Gjykatës Gjykata e Rrethit Shkodër e rrëzoi padinë, duke vlerësuar se ndërtimi është i paligjshëm. Gjykata e Apelit Shkodër, ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me arsyetimin se paditësi duhet të ngrinte padinë e rivendikimit. KCGJL çmon se mosmarrëveshja lidhet me të drejtën subjektive të pronësisë dhe mbrojtjen e saj ndaj ndërhyrjeve të paligjshme. Sipas nenit 41 e vijues të Kushtetutës njihen disa forma të kompesimit të të drejtës së pronësisë, që janë rezultat i shpronësimit ligjor nga shteti ose me pagesën në vlerë në rastet e pamundësisë së kthimit të sendit, ose me njësi ndërtimore në rastet kur trualli investohen për ndërtim. Në konsideratë të faktit se njësitë e shërbimit të pretenduara ishin ende në pronësi të shtetit, gjykata e apelit duhet t’i japë në rigjykim një përgjigje ezauruese kërkimeve të palës paditëse. Për këtë arsye KCGJL vlerëson se shkaqet e ngritura nga pala paditëse përmbajnë çështje të mënyrës së zbatimit të ligjit procedural e material. Për pasojë vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Decision no. 00-2025-3686, dated 28.10.2025 of the Civil College In cases of illegal construction on the owner’s land by a public body, since the land estate has not vanished but has merged with the building to create a single item, the court must consider the landowner’s request for the recognition of property rights over specific parts of the building in the possession of the public body, rather than dismissing the lawsuit on the grounds that the plaintiff should have filed a claim for restitution (reivindicatio). With the decision of the Property Restitution and Compensation Commission of Shkodra Municipality, in favor of the heirs (of whom the plaintiff is part), a plot of land of 3910 m² was returned, registered with the Shkodra Mortgage Office on 27.04.1994. By the Council of Territorial Regulation of Shkodra Municipality, on 16.06.1993, a construction permit was granted for a 6-story building with two sections, included in the land returned to the former owners. After the construction of the object, the National Housing Entity registered the title of ownership in its favor, and subsequently, the apartments included in the building in question were distributed to persons who benefit from the “homeless” status. The plaintiff approached the court with a lawsuit directed against the defendants, the Municipality of Shkodra and the Regional Directorate of the National Housing Entity, seeking the obligation to recognize the plaintiff as a co-owner of the constructed object. Court Reasoning The Shkodra District Court rejected the lawsuit, assessing that the construction is illegal. The Shkodra Court of Appeal decided to overturn the District Court’s decision, arguing that the plaintiff should have filed a claim for restitution. The Civil Chamber of the Supreme Court (KCGJL) assesses that the dispute relates to the subjective right of ownership and its protection against illegal interventions by third parties or public bodies. According to Article 41 and following of the Constitution, several forms of compensation for the right of ownership are recognized, which are the result of legal expropriation by the state, either by payment in value in cases of impossibility of returning the object, or with construction units in cases where the land is invested for construction. Considering that the claimed service units were still owned by the state, the court of appeal must provide an exhaustive answer in the retrial to the plaintiff’s requests regarding whether or not they can judicially restore the subjective right of ownership over the land affected by the defendant’s construction, and whether they had chosen the appropriate procedural remedy to realize this right. Consequently, the decision of that court must be overturned and the case returned for retrial to the Court of Appeal of General Jurisdiction. Sentenza n. 00-2025-3686, del 28.10.2025 del Collegio Civile Nei casi di interventi illegali con costruzione sul terreno del proprietario da parte di un ente pubblico, dato che il bene immobile (terreno) non è andato perduto, ma è stato unito all’edificio creando un’unica entità, il tribunale deve considerare la richiesta del proprietario del terreno per il riconoscimento del diritto di proprietà su singole parti dell’edificio in possesso dell’ente pubblico, invece di respingere l’azione con la motivazione che il ricorrente avrebbe dovuto presentare un’azione di rivendicazione. Con la decisione della Commissione di Restituzione e Compensazione delle Proprietà del Comune di Scutari, a favore degli eredi (di cui fa parte anche il ricorrente), è stata restituita una superficie di terreno di 3910 m², registrata presso l’Ufficio Ipotecario

Lorval Petani rizgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë Durrës

Lorval Petani rizgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë Durrës – Petani Law & Tax Lajme & Zhvillime • Dhoma e Avokatisë Durrës Zgjedhjet 2026: Konfirmohet Lidershipi Albanian English Italiano Lorval Petani rizgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë Durrës Zgjedhjet në Dhombën e Avokatisë Durrës kanë konfirmuar vijimësinë në drejtim, me rizgjedhjen e Av. Lorval Petani për një tjetër mandat si kryetar i këtij institucioni të rëndësishëm ligjor. Procesi zgjedhor, i ndjekur me interes të lartë nga komuniteti i ligjvënësve dhe avokatëve në Durrës, u karakterizua nga një garë demokratike midis dy emrave. Përballë Petanit ishte kandidati tjetër, Dorian Beqiri, i cili synonte drejtimin e Dhomës. Procesi mësohet se u zhvillua në një klimë normale dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të avokatëve. Debatet konstruktive dhe reflektimet mbi drejtimin e Dhomës treguan një pjekuri profesionale përballë sfidave të vazhdueshme të profesionit të avokatit në Shqipëri. Fokusi i Mandatit të Ri: • Forcimi i Rolit: Rritja e peshës dhe autoritetit të avokatit në sistemin e ri të drejtësisë. • Kushtet e Profesionit: Përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve të përditshme të ushtrimit të profesionit. • Standardet Etike: Lartësimi i integritetit profesional dhe respektimi i rreptë i kodit të etikës. Rizgjedhja e Z. Petani shihet si një votëbesim i qartë për punën e deritanishme dhe si një garanci për përballimin e reformave të vazhdueshme që po transformojnë sistemin e drejtësisë në vend. Votëbesimi Vijimësi Strategjike Konsolidimi i arritjeve të mandatit të parë dhe stabilitet institucional në një kohë reformash intensive të sistemit gjyqësor. Sfidat e Ardhshme Reforma dhe Vetëorganizimi Përshtatja me hartën e re gjyqësore dhe mbrojtja e interesave legjitime të trupës së avokatëve të Durrësit. Kontaktoni me Petani Law & Tax Burimi: Zëri Online • #LorvalPetani #DhomaEAvokatiseDurres #Zgjedhjet2026 #AvokatiaShqiptare #PetaniLawTax Asistencë Ligjore Profesionale Ekspertizë e lartë në çështjet civile, tregtare dhe tatimore nën lidershipin e konfirmuar të Av. Lorval Petani. na kontaktoni Lorval Petani re-elected as President of the Durrës Bar Association The elections at the Durrës Bar Association have confirmed institutional continuity, with the re-election of Lorval Petani, Esq. for another term as President. The electoral process, followed with high interest by the legal community in Durrës, featured a democratic race between two candidates. Running against Petani was Dorian Beqiri, who also aimed to lead the local Bar. The voting took place in a professional atmosphere with significant participation. The constructive discussions regarding the future of the profession highlighted the maturity of the local Bar in facing the continuous challenges of the justice system in Albania. Key Focus of the New Term: • Role Strengthening: Elevating the attorney’s authority within the newly reformed justice system. • Practice Conditions: Improving day-to-day operational conditions and infrastructure for advocates. • Ethical Standards: Enhancing professional integrity and strict adherence to the ethical code. Mr. Petani’s re-election represents a strong vote of confidence in his leadership and guarantees stability as the country’s legal framework undergoes profound ongoing reforms. Trust Strategic Continuity Consolidating first-term achievements and ensuring institutional stability during judicial transitions. Challenges Reform & Advocacy Adapting to the new judicial landscape while safeguarding the professional rights of Durrës lawyers. Contact Petani Law & Tax Source: Zëri Online • #LorvalPetani #DurresBarAssociation #Elections2026 #AlbanianLawyers #PetaniLawTax Premier Legal Assistance High-tier corporate, civil, and tax law expertise led by the re-elected President of the Durrës Bar. contact us Lorval Petani riconfermato Presidente dell’Ordine degli Avvocati di Durazzo Le elezioni dell’Ordine degli Avvocati di Durazzo hanno confermato la continuità della leadership, con la rielezione dell’Avv. Lorval Petani per un nuovo mandato alla presidenza. Il processo elettorale, seguito con notevole interesse dalla comunità forense locale, ha visto una competizione democratica tra due candidati. Sfidante di Petani è stato l’avvocato Dorian Beqiri, anch’egli candidato alla guida dell’Ordine. Le votazioni si sono svolte in un clima di correttezza professionale con un’ampia affluenza delle urne. I dibattiti costruttivi sul futuro della professione hanno testimoniato la maturità dell’istituto di fronte alle riforme della giustizia in Albania. Obiettivi del Nuovo Mandato: • Rafforzamento del Ruolo: Accrescere il prestigio e l’autorità dell’avvocato nel nuovo sistema giudiziario. • Condizioni di Lavoro: Migliorare le infrastrutture e la tutela quotidiana dell’attività forense. • Standard Etici: Consolidare l’integrità professionale e il rispetto rigoroso del codice deontologico. La riconferma dell’Avv. Petani rappresenta un chiaro voto di fiducia per il lavoro svolto finora e una solida garanzia di stabilità nel contesto delle attuali riforme giudiziarie nazionali. Fiducia Continuità Strategica Consolidamento dei risultati del primo mandato e stabilità istituzionale in un periodo di transizione giudiziaria. Sfide Riforma e Tutela Adattamento alla nuova mappa giudiziaria e protezione dei diritti legittimi degli avvocati di Durazzo. Contattate Petani Law & Tax Fonte: Zëri Online • #LorvalPetani #OrdineAvvocatiDurazzo #Elezioni2026 #AvvocaturaAlbanese #PetaniLawTax Assistenza Legale Qualificata Consulenza legale d’eccellenza in materia societaria, civile e fiscale sotto la guida del confermato Presidente dell’Ordine. contattaci

Vendimi nr. 00-2026-802 (18), datë 21.01.2026 i Kolegjit Administrativ

Vendimi nr. 00-2026-802: Shpronësimet De Facto – Petani Law & Tax Jurisprudenca Shqiptare • Kolegji Administrativ • E Drejta e Pronës Vendimi nr. 00-2026-802 (18) Albanian English Italiano Kolegji Administrativ: Çmimet referuese të akteve nënligjore nuk mund të mposhtin vlerën reale të tregut në shpronësimet de facto Në vendimin e tij të rëndësishëm nr. 00-2026-802 (18), datë 21.01.2026, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka saktësuar standardin kushtetues të shpërblimit të drejtë në rastet e shpronësimeve de facto, duke vendosur supremacinë e vlerës reale të tregut mbi tabelat tarifore qeveritare. Çështja trajtonte situatën e një pronari privat, pasuria e të cilit ishte zënë pothuajse tërësisht nga ndërtimi i një segmenti rrugor publik, ndonëse formalisht përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) ishte shpronësuar vetëm një pjesë e saj. Për më tepër, pjesa e mbetur e pasurisë ishte nxjerrë tërësisht jashtë përdorimit funksional e ekonomik. Ndërsa Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës kishte zbatuar drejt standardin e shpërblimit të drejtë duke akorduar dëmshpërblim bazuar në vlerën e tregut, Gjykata Administrative e Apelit e kishte ulur këtë masë, duke e përllogaritur dëmin sipas çmimeve referuese tarifore të VKM nr. 1620/2008. Parimet e konfirmuara nga Gjykata e Lartë: • Standardi Kushtetues (Neni 41): Shpërblimi i drejtë për pronën e shpronësuar duhet të jetë real, efektiv dhe në përputhje të plotë me kushtet e tregut të lirë. • Ndalimi i Disproporcionalitetit: Çmimet referuese të akteve nënligjore nuk mund të përdoren kur krijojnë disproporcionalitet të theksuar me vlerën reale të pronës. • Gjerësia e Shpronësimit De Facto: Kur shteti merr pronën për interes publik përtej sipërfaqes së shpronësuar formalisht, subjekti ka të drejtë të kërkojë vlerën e plotë të pasurisë së zënë. Kolegji Administrativ prishi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke i dhënë përparësi mbrojtjes substanciale të pronës private. Praktika e Rrëzuar Çmimet Tarifore Referuese Përllogaritja e dëmshpërblimit sipas tabelave fikse të akteve nënligjore (VKM), e cila injoron realitetin ekonomik dhe krijon disproporcionalitet të theksuar. Standardi Kushtetues Vlera Reale e Tregut Vlerësimi objektiv i pasurisë bazuar mbi çmimet aktuale të tregut të lirë, duke garantuar një dëmshpërblim të drejtë për të gjithë sipërfaqen e zënë de facto. Konsultoni një Avokat për Çështjet e Pronës #GjykataELarte #KolegjiAdministrativ #ShpronësimDeFacto #EDrejtaEPronës #Kushtetuta #VleraETregut #PetaniLawTax Asistencë Ligjore mbi Shpronësimet dhe të Drejtat Reale Na kontaktoni pranë Petani Law & Tax për konsulencë të specializuar, përfaqësim gjyqësor në konteste administrative dhe vlerësim objektiv të dëmit tuaj pasuror. na kontaktoni Administrative Chamber: Sub-legal reference tariffs cannot override real market value in de facto expropriations In its landmark judgment No. 00-2026-802 (18), dated 21.01.2026, the Administrative Chamber of the Supreme Court clarified the constitutional standard of just compensation in cases of de facto expropriation, establishing the supremacy of real market value over standardized government tables. The dispute involved a private owner whose property was almost entirely occupied by the construction of a public road segment, even though a formal Council of Ministers Decision (VKM) had targeted only a small portion. Furthermore, the remaining piece of land was left functionally and economically obsolete. While the First Instance Administrative Court of Durrës correctly applied the constitutional standard by granting compensation based on open-market value, the Administrative Court of Appeal reduced the amount, calculating the damage under the restrictive reference rates of VKM No. 1620/2008. Legal Principles Established by the Supreme Court: • Constitutional Mandate (Article 41): Just compensation for expropriated property must be authentic, real, and fully aligned with free-market conditions. • Proportionality Check: Standardized reference tariffs from executive decrees cannot be applied if they result in a severe disparity against the actual economic value. • De Facto Redress: When the State physically seizes land for public utility beyond formal decrees, the owner is entitled to full indemnification for the entire occupied area. The Administrative Chamber overturned the appellate court’s decision and reinstated the first-instance ruling, prioritizing the substantive protection of private property rights. Overruled Practice Fixed Reference Tariffs Calculating compensation strictly via standard sub-legal indices (VKM), which completely disregards financial reality and causes manifest injustice. Constitutional Standard Real Market Value An objective appraisal rooted in actual free-market transactions, securing full and fair restitution for the entire area seized de facto. Consult a Property Defense Attorney #SupremeCourt #AdministrativeChamber #DeFactoExpropriation #PropertyRights #Constitution #MarketValue #PetaniLawTax Legal Counsel on Expropriation and Property Disputes Contact us at Petani Law & Tax for specialized counsel, strategic court representation in administrative disputes, and objective financial damage appraisal. contact us Sezione Amministrativa: Le tariffe secondarie di riferimento non possono superare il valore reale di mercato negli espropri de facto Nella sua storica sentenza n. 00-2026-802 (18), datata 21.01.2026, la Sezione Amministrativa della Corte Suprema ha chiarito lo standard costituzionale del giusto indennizzo nei casi di esproprio de facto, sancendo la supremazia del valore reale di mercato sulle tabelle tariffarie statali. La controversia riguardava un proprietario privato il cui immobile era stato quasi interamente occupato per la costruzione di un tratto stradale pubblico, nonostante il decreto formale del Consiglio dei Ministri (VKM) avesse previsto l’esproprio solo per una minima frazione. Inoltre, la parte residua del terreno era stata lasciata in uno stato di totale inutilizzabilità economica. Mentre il Tribunale Amministrativo di Primo Grado di Durazzo aveva applicato correttamente lo standard costituzionale assegnando un risarcimento basato sul valore commerciale, la Corte d’Appello Amministrativa aveva ridotto tale importo, calcolando il danno secondo le tariffe fisse della delibera VKM n. 1620/2008. Principi Giuridici Sanciti dalla Corte Suprema: • Mandato Costituzionale (Articolo 41): Il giusto indennizzo per la proprietà espropriata deve essere effettivo, reale e pienamente rispondente alle condizioni del libero mercato. • Divieto di Disproporzionalità: I prezzi amministrativi di riferimento non possono essere applicati quando determinano un evidente e ingiusto divario rispetto al valore commerciale. • Estensione dell’Esproprio De Facto: Quando lo Stato acquisisce materialmente un bene oltre i limiti dei decreti formali, il soggetto ha il diritto di richiedere l’intero valore economico del bene occupato. La Sezione Amministrativa ha annullato la sentenza d’appello e ha confermato la decisione di primo grado,

Interpretimi i nenit 168 të Kodit Civil në raport me simulimin, posedimin, mirëbesimin, AMTP-në dhe kufijtë e qarkullimit civil

      të drejtat reale • pasuritë e paluajtshme • civil law Neni 168: Parashkrimi Fitues Albanian English Italiano Interpretimi i nenit 168 të Kodit Civil në raport me simulimin, posedimin, mirëbesimin, AMTP-në dhe kufijtë e qarkullimit civil Instituti i parashkrimit fitues përbën një nga mekanizmat më të rëndësishëm të fitimit të pronësisë në të drejtën civile shqiptare. Rëndësia e tij është shtuar veçanërisht gjatë periudhës së tranzicionit të pronësisë pas vitit 1991, kur një numër i konsiderueshëm marrëdhëniesh juridike mbi pasuritë e paluajtshme u zhvilluan në mungesë të formalizimit të plotë ligjor, përmes kontratave informale, marrëveshjeve të simuluara ose posedimeve afatgjata. Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë ka luajtur rol vendimtar në konsolidimin e standardeve interpretative të nenit 168 të Kodit Civil, duke trajtuar problematika që lidhen me natyrën e titullit juridik, simulimin e kontratave, mirëbesimin e poseduesit, efektet e AMTP-së dhe kufijtë e qarkullimit civil. Analiza e këtyre vendimeve tregon një evolucion të jurisprudencës drejt mbrojtjes së realitetit juridik dhe faktik të posedimit, pa cenuar sigurinë juridike dhe rregullat themelore të qarkullimit civil. II. Kuptimi juridik i parashkrimit fitues Parashkrimi fitues është mënyrë origjinare e fitimit të pronësisë nëpërmjet posedimit të një sendi për një periudhë të caktuar kohe dhe në kushtet e parashikuara nga ligji. Sipas nenit 168 të Kodit Civil, pronësia fitohet kur: • ekziston një veprim juridik që ka për qëllim kalimin e pronësisë; • poseduesi është në mirëbesim; • posedimi ka vazhduar për 10 vjet pa ndërprerje. Ndërsa sipas nenit 169 të Kodit Civil, në mungesë të titullit dhe mirëbesimit kërkohet posedim 20-vjeçar. Thelbi i institutit qëndron në mbrojtjen e stabilitetit juridik dhe të situatave faktike të konsoliduara në kohë. III. Kuptimi i “veprimit juridik” sipas nenit 168 KC Një nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga Kolegji Civil lidhet me kuptimin e shprehjes: «“veprim juridik që ka për qëllim kalimin e pronësisë”.» Gjykata e Lartë ka sqaruar se kjo shprehje duhet interpretuar në përputhje me nenin 79 të Kodit Civil dhe përfshin vetëm ato veprime juridike që synojnë transferimin e së drejtës së pronësisë. Për rrjedhojë: jo çdo marrëdhënie juridike përbën titull; jo çdo marrëdhënie faktike mund të justifikojë nenin 168; duhet të ekzistojë një akt juridik që synon kalimin e pronësisë. Ky interpretim ka rëndësi themelore sepse përcakton kufijtë e aplikimit të afatit 10-vjeçar të parashkrimit fitues. IV. Pavlefshmëria absolute dhe veprimi i ndaluar nga ligji Një nga kontributet më të rëndësishme të jurisprudencës së Gjykatës së Lartë është dallimi ndërmjet veprimit juridik absolutisht të pavlefshëm dhe veprimit juridik të ndaluar nga ligji. Kolegji Civil ka theksuar se jo çdo veprim juridik absolutisht i pavlefshëm përbën automatikisht veprim të ndaluar nga ligji. Ky dallim ka rëndësi vendimtare për nenin 168 KC. Një kontratë mund të jetë absolutisht e pavlefshme për mungesë forme, për mungesë pëlqimi, ose për mungesë tagrash, por përsëri të konsiderohet titull për efekt të parashkrimit fitues, për sa kohë nuk cenon norma urdhëruese që mbrojnë interesin publik. Ky standard është bërë një nga shtyllat kryesore të jurisprudencës moderne mbi parashkrimin fitues. V. Simulimi i kontratave dhe kontratat e qirasë që fshehin shitjen Problematika më e shpeshtë në praktikën shqiptare lidhet me kontratat e qirasë 30-vjeçare të përdorura si forma të maskuara shitjeje. 1. Çështja “Demir Bakanaçi” Në vendimin nr. 00-2022-4596 (393), datë 26.10.2022, Gjykata e Lartë analizoi një kontratë qiraje ku palët kishin deklaruar se: «kontrata konsiderohej edhe si kontratë shitjeje dhe se pagesa e qirasë përfaqësonte çmimin e plotë të tokës.» Gjykata evidentoi se emërtimi formal i kontratës nuk ishte vendimtar dhe se duhej analizuar vullneti real i palëve. Megjithatë, Gjykata theksoi se mungesë e pëlqimit të të gjithë bashkëpronarëve pengonte vlefshmërinë e transferimit të pronësisë. 2. Çështja “Alltane Potja” Një situatë pothuajse identike paraqitet në vendimin nr. 00-2023-718 (116), datë 08.03.2023. Kontrata e qirasë përmbante klauzolë sipas së cilës: «pagesa e qirasë konsiderohej çmim shitjeje dhe palët do të formalizonin shitjen sapo të përfundonin procedurat e regjistrimit.» Edhe këtu Gjykata u përball me raportin ndërmjet simulimit, posedimit dhe parashkrimit fitues. 3. Çështja “Pëllumb Alliu” Në vendimin nr. 00-2023-2397 (397), datë 14.06.2023, Gjykata analizoi një marrëdhënie të ngjashme të lindur nga një kontratë qiraje afatgjatë mbi tokë bujqësore të përfituar me AMTP. Nga krahasimi i këtyre vendimeve rezulton një parim i përbashkët: «simulimi nuk përjashton automatikisht ekzistencën e titullit për efekt të nenit 168 KC; rëndësi ka qëllimi real i palëve dhe natyra e posedimit.» VI. Mirëbesimi dhe keqbesimi Mirëbesimi është elementi që dallon nenin 168 nga neni 169 i Kodit Civil. Gjykata e Lartë ka vlerësuar se mirëbesimi ekziston kur poseduesi: beson në mënyrë të arsyeshme se po fiton pronën ligjërisht; nuk ka dijeni për mungesën e tagrave të shitësit; nuk njeh pengesa juridike që cenojnë vlefshmërinë e transferimit. Në çështjet Bakanaçi, Potja dhe Alliu, një nga problemet qendrore ishte pikërisht analiza nëse blerësi e dinte ose jo se shitësi nuk ishte pronar ekskluziv i pasurisë. Mirëbesimi afati 10-vjeçar Zbatohet sipas Nenit 168 KC kur ekziston titulli juridik dhe poseduesi ka qenë i bindur në mënyrë të arsyeshme për ligjshmërinë e veprimit. Keqbesimi afati 20-vjeçar Zbatohet në mungesë të titullit ose kur poseduesi ka pasur dijeni për problemet ligjore apo mungesën e tagrave të pronarit. VII. AMTP dhe bashkëpronësia familjare Nj1 nga zhvillimet më të rëndësishme jurisprudenciale lidhet me natyrën juridike të AMTP-së. 1. Vendimi Ibrahimi (2024) Në vendimin e datës 19.07.2024, Gjykata e Lartë analizoi pasuri të përfituara me AMTP nga një familje bujqësore dhe evidentoi përbërjen familjare ekzistuese në momentin e ndarjes së tokës. 2. Vendimet Bakanaçi dhe Bregasi Në vendimet Bakanaçi dhe Bregasi, Gjykata u përball me shitje të tokës së përfituar me AMTP vetëm nga një pjesë e bashkëpronarëve. Nga këto vendime del një standard tashmë i konsoliduar: «AMTP-ja nuk krijon pronësi individuale të kryefamiljarit.» Pronarë janë të gjithë anëtarët e familjes bujqësore që figuronin në certifikatën familjare në momentin e ndarjes së tokës. Ky interpretim ka ndikim të drejtpërdrejtë në vlefshmërinë e kontratave, ekzistencën e mirëbesimit, si dhe në analizën e nenit 168 KC. VIII. Posedimi dhe vazhdimësia e tij

Balancimi i interesit publik dhe individual në marrjen e masave të sigurimit të padisë: Analizë e Vendimit Nr. 00-2023-25

      Jurisprudencë • KAGJL • Administrative Law Masa e Sigurimit të Padisë Albanian English Italiano Balancimi i interesit publik dhe individual në marrjen e masave të sigurimit të padisë: Analizë e Vendimit Nr. 00-2023-25 Në vendimin nr. 00-2023-25, datë 17.01.2023, për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e aktit administrativ, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (KAGJL) ka bërë një interpretim thelbësor mbi kriteret ligjore që duhet të udhëheqin gjykatat në raste të kësaj natyre. Sipas KAGJL, gjatë shqyrtimit të masave të tilla të përkohshme, gjykata nuk mund të mjaftohet vetëm me vlerësimin e dëmit të mundshëm të palës kërkuese, por duhet të mbajë parasysh në mënyrë të rreptë shmangien e cenimit të rëndë të interesit publik. Ky vendim vendos theksin tek nevoja për një balancim të drejtë dhe objektiv midis mirëqenies individuale dhe interesave të përgjithshme komunitare, duke shmangur qasjet e njëanshme që dëmtojnë funksionimin e rregullt të administratës publike. Parimet kryesore të vendimmarrjes Për ligjshmërinë e masës së sigurimit, gjykata duhet të vërtetojë: • Proporcionalitetin e masës në raport me qëllimin e kërkuar; • Justifikimin e plotë ligjor dhe faktik të pezullimit të aktit; • Shmangien e cenimit të rëndë dhe të pariparueshëm të interesit publik; • Balancën proporcionale midis interesave të individit/biznesit dhe komunitetit. Mungesa e analizës së interesit publik, apo shqyrtimi i saj vetëm në favor të njërës palë, përbën një shkelje procedurale dhe materiale. Ky standard i vendosur nga KAGJL sqaron se trajtimi i njëanshëm sjell automatikisht zbatim të gabuar të ligjit në gjykimet e kësaj natyre. Zbatim i Gabuar Analizë e Njëanshme Shqyrtimi i kërkesës vetëm mbi interesat e palës paditëse, duke injoruar pasojat mbi komunitetin dhe interesin publik. Standardi i KAGJL Testi i Proporcionalitetit Masa ligjërisht e justifikuar që harmonizon të drejtat individuale me mbrojtjen dhe paprekshmërinë e interesit të përgjithshëm. Balancing Public and Individual Interests in Interim Measures: An Analysis of Decision No. 00-2023-25 In Decision No. 00-2023-25, dated 17.01.2023, concerning the imposition of interim measures for the suspension of an administrative act, the Administrative Chamber of the Court of Appeal of General Jurisdiction (KAGJL) held a crucial stance on the judicial standard required for such requests. The Court articulated that when adjudicating such urgent temporary measures, judicial bodies must look beyond the individual loss and strictly take into account the need to avoid serious harm to the public interest. This landmark approach highlights that an interim measure cannot be granted lightly; it must reflect a rigorous balance between individual welfare and wider community interests, guaranteeing institutional stability. Core Decision-Making Principles To validate an interim injunction, courts must establish: • The legal proportionality of the measure relative to the claim; • Sound statutory and factual justification for suspending the administrative act; • Prevention of irreversible damage to the public domain; • An equitable balance between individual liberties and communal welfare. The absence of an analysis of the public interest, or its examination solely in favour of one party, represents a fatal legal flaw. KAGJL clearly confirms that ignoring this dual-interest evaluation results in an incorrect application of the law in such proceedings. Defective Application One-Sided Examination Reviewing the petition exclusively through the lens of the claimant’s hardship while ignoring public repercussions. KAGJL Standard Proportional Balance A legally justified measure that harmonizes private protection with the absolute safeguarding of communal interests. Il bilanciamento tra interesse pubblico e privato nei provvedimenti cautelari: Analisi della Decisione N. 00-2023-25 Nella decisione n. 00-2023-25, datata 17.01.2023, relativa all’adozione di misure cautelari per la sospensione di un provvedimento amministrativo, il Collegio Amministrativo della Corte d’Appello della Giurisdizione Generale (KAGJL) ha stabilito un principio fondamentale riguardante i criteri legali applicabili. Secondo la KAGJL, nel valutare tali tutele temporanee d’urgenza, il giudice non può limitarsi alla mera analisi del pregiudizio subito dal ricorrente, ma deve tenere rigorosamente conto della necessità di evitare gravi danni all’interesse pubblico. Questa sentenza sottolinea l’importanza di un bilanciamento proporzionato tra il benessere individuale e gli interessi collettivi della comunità, scongiurando valutazioni parziali che possano compromettere l’operato della pubblica amministrazione. Principi chiave della decisione Ai fini della legittimità della misura cautelare, la Corte deve verificare: • La proporzionalità della misura rispetto all’obiettivo richiesto; • Una chiara giustificazione legale e fattuale per la sospensione dell’atto; • L’assenza di un grave e irreparabile pregiudizio per l’interesse collettivo; • Il bilanciamento equo tra i diritti del privato e quelli della comunità. L’assenza di un’analisi approfondita dell’interesse pubblico, o la sua valutazione a favore di una sola parte, costituisce un grave vizio. La KAGJL ha chiarito che tale omissione determina un’errata applicazione della legge in questa tipologia di giudizi. Errata Applicazione Analisi Unilaterale Esame dell’istanza basato unicamente sulle richieste del ricorrente, ignorando l’impatto e le conseguenze sulla collettività. Standard KAGJL Test di Proporzionalità Una misura giuridicamente fondata che armonizza la tutela del privato con la salvaguardia assoluta dell’interesse pubblico. Shkarkoni Vendimin e Plotë Gjyqësor Për të aksesuar tekstin e plotë zyrtar të Vendimit Nr. 00-2023-25 dhe për konsulencë të mëtejshme mbi masat e sigurimit, shkarkoni dokumentin e zbardhur. Shkarko Vendimin

Funksionalizimi i Gjykatës Administrative në Kosovë: një hap i rëndësishëm drejt specializimit dhe mbrojtjes ligjore

      reforma gjyqësore • Kosovë • administrative law Gjykata Administrative Albanian English Italiano Funksionalizimi i Gjykatës Administrative në Kosovë: një hap i rëndësishëm drejt specializimit dhe mbrojtjes ligjore Funksionalizimi i Gjykatës Administrative në Kosovë, në fillim të këtij muaji, përbën një nga reformat më të rëndësishme në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe një hap të rëndësishëm drejt specializimit të drejtësisë administrative. Deri më tani, konfliktet administrative janë trajtuar nga Departamenti Administrativ në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Me krijimin e një gjykate të veçantë administrative, këto çështje tashmë do të trajtohen nga një institucion i specializuar, me juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjykata Administrative do të merret me shqyrtimin e konflikteve administrative, pra rasteve ku qytetarët, bizneset apo zyrtarët publikë kontestojnë vendimet e institucioneve shtetërore dhe organeve administrative. Fushat kryesore të kompetencës Në kompetencën e saj hyjnë, ndër të tjera: • kontestet ndaj vendimeve të administratës publike; • çështjet që lidhen med tatimet dhe doganat; • procedurat e prokurimit publik; • lejet dhe licencat administrative; • kontestet nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik si dhe forma të tjera të mbrojtjes gjyqësore ndaj veprimeve të administratës. Rëndësia e kësaj gjykate nuk kufizohet vetëm në sektorin publik. Përkundrazi, funksionalizimi i saj ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në sektorin privat dhe në klimën e të bërit biznes në Kosovë. Bizneset shpesh përballen me vendime administrative që ndikojnë drejtpërdrejt në ushtrimin e aktiviteti të tyre afarist, përfshirë: kontestimin e vendimeve të ATK-së dhe Doganës, mosmarrëveshjet në procedurat e prokurimit publik, refuzimin ose pezullimin e licencave dhe lejeve të biznesit, gjobat administrative dhe vendimet e inspektorateve, si dhe çështje të tjera që burojnë nga raporti ndërmjet biznesit dhe administratës publike. Deri më tani, këto raste shpesh janë karakterizuar nga procedura të gjata dhe mungesë specializimi institucional. Krijimi i Gjykatës Administrative synon të sjellë trajtim më profesional dhe më efikas të këtyre kontesteve, duke kontribuar në: rritjen e sigurisë juridike, vendimmarrje më të shpejtë dhe më të specializuar, mbrojtje më efektive të të drejtave të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik. Sistemi i kaluar Mungesë specializimi Procedura të stërzgjatura administrative brenda Departamentit Administrativ në Prishtinë, duke krijuar vonesa dhe pasiguri juridike për bizneset. Reforma e re Gjykatë e specializuar Trajtim profesional, procedura të përshpejtuara, mbrojtje efektive dhe krijim i një ambienti të sigurt për investitorët e huaj e vendas. Në thelb, kjo reformë synon të krijojë një mekanizëm më të qartë dhe më efikas për kontrollin gjyqësor të administratës publike, një zhvillim me rëndësi të veçantë për forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit në institucionet e drejtësisë në Kosovë. The establishment and operationalization of the Administrative Court of Kosovo earlier this month represents one of the most significant reforms in Kosovo’s judicial system and an important step toward the specialization of administrative justice. Until now, administrative disputes were adjudicated by the Administrative Department within the Basic Court of Pristina. With the creation of a separate Administrative Court, these cases will now be handled by a specialized judicial institution with jurisdiction throughout the entire territory of the Republic of Kosovo. The Administrative Court will be competent to review administrative disputes, namely cases in which citizens, businesses, or public officials challenge decisions rendered by state institutions and administrative authorities. Key areas of jurisdiction Its jurisdiction encompasses, inter alia: • disputes against decisions of the public administration; • matters relating to taxation and customs; • public procurement procedures; • administrative permits and licenses; • disputes arising from employment relationships in the public sector, as well as other forms of judicial protection against actions and decisions of the administration. The significance of this court is not limited solely to the public sector. On the contrary, its operationalization will also have a direct impact on the private sector and on the overall business environment in Kosovo. Businesses frequently encounter administrative decisions that directly affect the exercise of their commercial activities, including challenges to decisions issued by the Tax Administration of Kosovo and Customs authorities, disputes arising from public procurement procedures, the refusal or suspension of business licenses and permits, administrative penalties and inspectorate decisions, as well as other matters stemming from the legal relationship between businesses and the public administration. Until now, such cases have often been characterized by lengthy proceedings and a lack of institutional specialization. The establishment of the Administrative Court aims to ensure a more professional and efficient adjudication of these disputes, thereby contributing to enhanced legal certainty, more expeditious and specialized decision-making, more effective protection of the rights of citizens and businesses, as well as the creation of a more favorable climate for investment and economic development. Previous system Lack of specialization Excessively prolonged administrative procedures within the Administrative Department in Pristina, generating delays and legal uncertainty for commercial entities. New reform Specialized court Professional adjudication, expedited proceedings, robust legal protection, and a stable, predictable climate for domestic and foreign investors. In essence, this reform seeks to establish a clearer and more effective mechanism for the judicial review of public administration — a development of particular importance for strengthening the rule of law and reinforcing public confidence in Kosovo’s justice institutions. L’istituzione e l’operatività del Tribunale Amministrativo del Kosovo all’inizio di questo mese rappresenta una delle riforme più importanti nel sistema giudiziario del Kosovo e un passo significativo verso la specializzazione della giustizia amministrativa. Fino ad ora, le controversie amministrative sono state trattate dal Dipartimento Amministrativo del Tribunale di Primo Grado di Pristina. Con la creazione di un Tribunale Amministrativo separato, queste questioni saranno ora trattate da un’istituzione giudiziaria specializzata con giurisdizione sull’intero territorio della Repubblica del Kosovo. Il Tribunale Amministrativo si occuperà dell’esame delle controversie amministrative, vale a dire i casi in cui cittadini, imprese o funzionari pubblici contestano le decisioni delle istituzioni statali e degli organi amministrativi. Principali aree di giurisdizione La sua competenza comprende, tra l’altro: • controversie contro le decisioni della pubblica amministrazione; • questioni relative alle tasse e alle dogane; •

Zgjerimi i fushës së mbrojtjes ligjore në projektligjin për pagesat e vonuara: përfshirja e personave fizikë tregtarë dhe profesioneve të lira

      Përafrimi Ligjor me Bashkimin Evropian • Legal & Contractual Update Pagesat e Vonuara & Detyrimet Tregtare Albanian English Italiano Zgjerimi i fushës së mbrojtjes ligjore në projektligjin për pagesat e vonuara: përfshirja e personave fizikë tregtarë dhe profesioneve të lira Projektligji i ri për “Pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare” përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, duke reflektuar në mënyrë më të plotë frymën e Direktivës dhe parimet e sigurisë juridike e të mbrojtjes efektive të subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike. Një nga aspektet që ka paraqitur debat në praktikën ligjore dhe gjyqësore lidhet me konceptin e “sipërmarrjes” dhe subjektet që përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit. Në formulimin ekzistues të ligjit shqiptar, ndryshe nga sa parashikon Direktiva Evropiane, mbeteshin jashtë mbrojtjes subjektet që ushtronin aktivitet ekonomik në cilësinë e personit fizik tregtar apo profesionit të lirë. Kjo qasje u reflektua edhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, e cila evidentoi se ligjvënësi kishte përcaktuar si subjekte të marrëdhënieve juridike tregtare kryesisht shoqëritë tregtare, duke përjashtuar personin fizik tregtar nga ky regjim juridik. Për pasojë, këto subjekte nuk përfitonin nga mekanizmat dhe garancitë që ofronte ligji për pagesat e vonuara. Riformulimi i “Sipërmarrjes” Në këtë kontekst, projektligji sjell një riformulim thelbësor të nocionit “sipërmarrje”, duke përcaktuar se: ““Sipërmarrje” është çdo formë organizimi ose subjekt, me përjashtim të një autoriteti publik, që vepron në kuadër të veprimtarisë së tij të pavarur ekonomike apo profesionale, edhe kur kjo veprimtari ushtrohet nga një person i vetëm, si person fizik tregtar apo profesion i lirë.” Ky ndryshim i ri zgjeron mbrojtjen ligjore drejtpërdrejt ndaj individëve të vetëpunësuar dhe konsolidon barazinë e plotë kontraktore. Në qëndrimet dhe analizat tona të mëparshme kemi theksuar se, në dritën e Kushtetutës, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit evropian, legjislacioni shqiptar duhet të garantojë trajtim të barabartë dhe mjete juridike efektive për çdo subjekt që ushtron në mënyrë të pavarur një aktivitet ekonomik apo profesional. Ky riformulim përbën një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të plotë me Direktivën Evropiane, duke zgjeruar mbrojtjen ligjore edhe ndaj personave fizikë tregtarë dhe profesioneve të lira, si dhe duke konsoliduar më tej parimin e aksesit efektiv në të drejta dhe të barazisë në marrëdhëniet tregtare. Korniza e Vjetër Përjashtimi i Profesioneve të Lira Vetëm shoqëritë tregtare gëzonin mbrojtjen e plotë për kamatëvonesat kontraktore. Personat fizikë tregtarë dhe profesionet e lira mbeteshin jashtë garancisë. Drafti i Ri Harmonizim i Plotë me BE-në Zgjerim i plotë i mbrojtjes ligjore. Çdo individ apo profesionist që operon në mënyrë të pavarur gëzon të drejta dhe barazi absolute kontraktore. Projektligji i Plotë Legjislativ Shkarkoni dokumentin zyrtar Word (DOCX) të projektligjit të ri për rregullimin e detyrimeve kontraktore. Shkarko DOCX “Siguria juridike në tregun shqiptar arrihet vetëm përmes garantimit të barazisë së plotë kontraktore për çdo sipërmarrës dhe profesionist të lirë.” The New Draft Law on “Late Payments”: Expanding Protection for Sole Traders and Liberal Professions The new draft law on “Late payments and contractual and commercial obligations” represents a major development in the process of aligning Albanian legislation with European Union standards. It fully reflects the spirit of the EU Directive and the principles of legal certainty and effective protection of economic operators. One of the aspects that has generated debate in legal and judicial practice relates to the concept of “undertaking” and the entities included within the scope of the law. In the existing formulation of Albanian law, unlike the provisions of the European Directive, entities carrying out economic activities as sole traders (physical commercial persons) or liberal professionals were excluded from this protection. This approach was also reflected in the jurisprudence of the Constitutional Court, which pointed out that the legislator had defined commercial legal relations entities mainly as commercial companies, excluding sole proprietors from this legal regime. Consequently, these entities did not benefit from the mechanisms and guarantees provided by the law on late payments. The New Definition of “Undertaking” In this context, the draft law introduces a fundamental reformulation of the term “undertaking”, specifying that: ““Undertaking” is any form of organization or entity, except for a public authority, acting in the framework of its independent economic or professional activity, even when this activity is carried out by a single person, such as a sole trader or a liberal professional.” This adjustment broadens legal protections directly to self-employed individuals and strengthens contractual equality. In our previous analyses and legal positions, we emphasized that in light of the Constitution, the European Convention on Human Rights, and obligations arising from the EU integration process, Albanian legislation must guarantee equal treatment and effective legal remedies for any entity independently exercising an economic or professional activity. This reformulation represents an important step towards full harmonization with the European Directive, extending legal protection to physical commercial persons and liberal professions, and further consolidating the principle of effective access to rights and equality in commercial relations. Previous Framework Exclusion of Liberal Professions Only corporate entities enjoyed full protection against late contractual payments. Sole proprietors and freelancers were excluded from these key guarantees. New Draft Law Full EU Alignment Comprehensive legal protection. Every individual or professional operating independently is granted complete contractual equality and rights. Official Draft Legislation Document Download the official Word Document (DOCX) of the new draft law on late payments and contractual obligations. Download DOCX “Legal certainty in the Albanian market can only be achieved by ensuring absolute contractual equality for every entrepreneur and freelancer.” Il nuovo disegno di legge sui “Ritardi nei pagamenti”: Ampliamento della tutela per ditte individuali e libere professioni Il nuovo disegno di legge sui “Ritardi nei pagamenti e sulle obbligazioni contrattuali e commerciali” rappresenta uno sviluppo significativo nel processo di allineamento della legislazione albanese agli standard dell’Unione Europea, riflettendo pienamente lo spirito della Direttiva e i principi di certezza del diritto e di tutela effettiva dei soggetti che esercitano un’attività economica. Uno degli aspetti che ha suscitato

The Seafarers’ Bill of Rights

      Maritime Legislation & Standards The Seafarers’ Bill of Rights Albanian English Standardet e Punës Detare: Konventa MLC 2006 dhe Rregullimi i Ri Ndërkombëtar Konventa, e njohur si “MLC, 2006”, hyri në fuqi më 20 gusht 2013 — duke u bërë efektivisht e detyrueshme në të drejtën ndërkombëtare — dhe vendosi standarde minimale për punën dhe jetesën e të gjithë detarëve në ato anije. Për më tepër, ajo përbën gjithashtu një hap thelbësor drejt sigurimit të konkurrencës së drejtë dhe krijimit të një barazie për pronarët e anijeve që ofrojnë cilësi në tregun global. MLC, 2006 zbatohet për një gamë të gjerë anijesh që operojnë në udhëtime ndërkombëtare si dhe kombëtare ose të brendshme. Përjashtimet përfshijnë ato që lundrojnë ekskluzivisht në ujëra të brendshme ose në ujëra brenda, ose pranë ngushtë, ujërave të mbrojtura apo zonave ku zbatohen rregulloret portuale; ato që angazhohen në peshkim ose veprimtari të ngjashme; si dhe anijet me ndërtim tradicional si dhow-t dhe junk-et, si dhe anijet luftarake ose ndihmëset detare. Certifikimi dhe Zbatimi Ligjor Konventa përcakton që anijet me 500 tonazh bruto ose më shumë dhe që rregullohen nga dispozitat e saj, nëse veprojnë në udhëtime ndërkombëtare, duhet të mbajnë, ndër të tjera, dy dokumente specifike: ✔ Certifikatën e Punës Detare (MLC) ✔ Deklaratën e Pajtueshmërisë së Punës Detare (DMLC) Këto dy dokumente përbëjnë provë prima facie se anijet janë në përputhje me kërkesat e Konventës dhe i nënshtrohen inspektimit kur anijet hyjnë në portet e vendeve të tjera. Ajo përmban gjithashtu komponentë të rëndësishëm inovativë të pajtueshmërisë dhe zbatimit, të bazuar në inspektimet e shtetit të flamurit dhe kontrollin e shtetit portual. ILO ka zhvilluar një sërë burimesh, si Udhëzimet për inspektimet e shtetit të flamurit dhe për kontrollin e shtetit portual, si dhe trajnime për të ndihmuar inspektorët dhe për të asistuar këshilltarët ligjorë dhe zyrtarët kombëtarë të përfshirë në ratifikim dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar. Konventa u miratua me kërkesa të rrepta për hyrjen në fuqi, për të siguruar që ajo të sillte ndryshime reale për detarët dhe pronarët e anijeve dhe të mos mbetej e pazbatueshme. Qëllimi ishte të sigurohej mbështetje e fortë nga sektori detar — veçanërisht nga shtetet e flamurit — përpara se ajo të hynte në fuqi. 30 Ratifikime Kërkesa minimale nga vendet e ndryshme anëtare përpara se konventa të bëhej zyrtarisht aktive dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme. 33% e Tonazhit Përqindja minimale e tonazhit bruto botëror të transportit detar që duhej të përfaqësohej nga shtetet ratifikuese për hyrjen në fuqi. Rregulli “Pa Trajtim më të Favorshëm” Këto dy dokumente i nënshtrohen inspektimit kur anijet hyjnë në portet e vendeve të tjera që kanë ratifikuar Konventën. Për më tepër, anijet që mbajnë flamurin e vendeve që nuk e kanë ratifikuar Konventën gjithashtu i nënshtrohen inspektimit për sa i përket kushteve të punës dhe jetesës së detarëve kur hyjnë në portet e vendeve ku ajo është në fuqi. Kjo qasje “pa trajtim më të favorshëm” është një aspekt i rëndësishëm për të ndihmuar në sigurimin e konkurrencës së drejtë për pronarët e anijeve që respektojnë Konventën, duke mos lejuar që anijet jashtë marrëveshjes të kenë avantazhe të padrejta operacionale në kurriz të kushteve të jetesës së ekuipazhit. Dokumentacioni i Plotë Ligjor Shkarkoni dokumentin zyrtar PDF (WCMS) për një analizë të thelluar të rregullave të MLC 2006. Shkarko PDF “Në industrinë detare globale, siguria e anijes fillon me dinjitetin, mbrojtjen dhe standardet e drejta të punës për çdo pjesëtar të ekuipazhit.” Maritime Labour Standards: The MLC 2006 Convention and the New International Regulation The Convention, known as “MLC, 2006” came into force on 20 August 2013 — effectively becoming binding in international law — and established minimum working and living standards for all seafarers on those ships. What’s more, it is also an essential step toward ensuring fair competition and a level-playing field for quality shipowners worldwide. The MLC, 2006 applies to a wide range of ships operating on international and national or domestic voyages. Exceptions include those navigating exclusively in inland waters or waters within, closely adjacent to sheltered waters or areas where port regulations apply; those engaged in fishing or similar pursuits; and ships of traditional build such as dhows and junks and warships or naval auxiliaries. Certification & Regulatory Compliance The Convention mandates that commercially operated ships of 500 gross tonnage or over and governed by its provisions will, if they operate on international voyages, be required to carry, among other things, two specific documents: ✔ Maritime Labour Certificate (MLC) ✔ Declaration of Maritime Labour Compliance (DMLC) These two documents provide prima facie evidence that the ships are in compliance with the requirements of the Convention and are subject to state inspection. It also contains important innovative compliance and enforcement components based on flag State inspection and for port State control. The ILO has developed a number of resources such as Guidelines for flag State inspections and for port State control as well as workshops to help train inspectors and to assist national legal counsel and officials involved with ratification and national legal implementation. The Convention was adopted with demanding entry into force requirements, to ensure that it would result in real change for seafarers and shipowners and avoid being seen as a “paper tiger.” The concern was to ensure that it had the strong backing of the maritime sector – especially flag States – before it came into force. 30 Ratifications The minimum threshold of member states required to register ratification before the convention could officially take international effect. 33% Tonnage The minimum percentage of the world’s gross shipping tonnage that had to be represented by the ratifying countries for the act to become active. The “No More Favourable Treatment” Approach These two documents are subject to inspection when ships enter the ports of other countries that have ratified the Convention. In addition, ships flying the flag of countries that have not ratified the Convention are also subject to inspection with respect to working and living conditions for seafarers when they enter ports

SUBSCRIPTION

Subscribe to our blog

Petani Law & Tax is an independent business law firm providing strategic legal advice on business, investment and complex disputes. Trusted by businesses, investors and institutions, we combine legal excellence with commercial insight to deliver practical solutions across Albania and the region.

en_USEnglish