Vendimi nr. 14, datë 17.02.2026 (V-14/26)
Vendimi V-14/26 i Gjykatës Kushtetuese: E drejta e pronës dhe standardi i arsyetimit në gjobat tatimoreConstitutional Court Decision V-14/26: Property Rights and Reasoned Decisions in Tax FinesDecisione V-14/26 della Corte Costituzionale: Diritto di proprietà e motivazione nelle sanzioni fiscali | Petani Law & Tax E Drejtë Kushtetuese & Tatimore • JurisprudencëConstitutional & Tax Law • JurisprudenceDiritto Costituzionale & Fiscale • Giurisprudenza Vendimi nr. 14/2026 i Gjykatës Kushtetuese: E drejta e pronës dhe standardi i arsyetimitConstitutional Court Decision No. 14/2026: Property Rights & Reasoned DecisionsDecisione n. 14/2026 della Corte Costituzionale: Diritto di proprietà e motivazione Gjoba tatimore 30 000 000 lekë dhe kontrolli kushtetues mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë Vendimi nr. 14, datë 17.02.2026 (V-14/26), i Gjykatës Kushtetuese merr një dimension më të gjerë, të lidhur me të drejtën e pronës, standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe raportin ndërmjet interesit publik për mbrojtjen e sistemit tatimor dhe barrës financiare që i vendoset subjektit. Çështja kishte në qendër një gjobë tatimore në vlerën 30 000 000 lekë, të vendosur për shkak të moslëshimit të kuponëve tatimorë. Debati ligjor lidhej me mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të nenit 122, shkronja “b”, nënparagrafi “ii”, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrtoi çështjen si një gjykatë që duhet të përcaktojë vetë masën konkrete të gjobës. Thelbi i kontrollit kushtetues ishte nëse, në rrethanat konkrete të çështjes, Gjykata e Lartë kishte përmbushur standardin kushtetues të arsyetimit, në veçanti për pretendimin që lidhej me mënyrën e zbatimit të ligjit dhe me pasojën financiare të kësaj mënyre zbatimi. Rrethanat e çështjes Subjekti kërkues ushtronte aktivitetin tregtar “bar-kafe” në Tiranë. Në datën 31.07.2011, organet tatimore ushtruan kontroll në ambientet e tij dhe konstatuan se shërbimi ofrohej për 100 tavolina dhe se për to nuk ishin prerë kuponët tatimorë. Mbi bazën e nenit 122, shkronja “b”, nënparagrafi “ii”, të ligjit për procedurat tatimore, organet tatimore vendosën një gjobë prej 30 000 000 lekësh, e llogaritur me masën prej 300 000 lekësh për secilën tavolinë. Subjekti e kundërshtoi masën e gjobës fillimisht në rrugë administrative dhe më pas në rrugë gjyqësore. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 9195, datë 08.10.2012, ndryshoi masën e gjobës, duke e ulur atë në 300 000 lekë. Pas ankimit të organit tatimor, Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 2062, datë 26.05.2014, prishi këtë vendim dhe e ktheu çështjen për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Në rigjykim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 318, datë 02.02.2015, e pranoi pjesërisht padinë dhe përsëri e uli gjobën në 300 000 lekë. Sipas kësaj gjykate, bëhej fjalë për një shkelje të konstatuar dhe, për këtë arsye, gjoba nuk mund të caktohej në një shumë më të madhe se 300 000 lekë. Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 3014, datë 28.06.2017, ndryshoi këtë vendim dhe rrëzoi padinë. Sipas saj, organi tatimor kishte vepruar drejt duke vendosur masën prej 300 000 lekësh për çdo tavolinë, duke e çuar gjobën në total në 30 000 000 lekë. Subjekti paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2025-13, datë 14.01.2025, vendosi mospranimin e rekursit, me arsyetimin se nuk përmbushte kërkesat e nenit 58 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar. Vendimi V-14/26 • Gjykata Kushtetuese • Neni 41 & 42 i Kushtetutës • Neni 1 i Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së • Parimi i Subsidiaritetit Ankimi kushtetues Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, subjekti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me ankim kushtetues individual. Në themel, pretendimet lidheshin me të drejtën për një proces të rregullt ligjor, parimin e sigurisë juridike, standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor, parimin e barazisë përpara ligjit dhe të drejtën e pronës. Sipas kërkuesit, Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë përgjigje për pretendimet e ngritura në rekurs lidhur me zbatimin e gabuar të ligjit material dhe me qëndrimet e ndryshme të gjykatave në lidhje me interpretimin e nenit 122 të ligjit për procedurat tatimore. Gjithashtu, kërkuesi pretendoi se Gjykata e Lartë kishte mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga ai i mbajtur në raste të tjera të ngjashme dhe se kjo kishte sjellë një pozitë të ndryshme në raport me subjekte të tjera. Në lidhje me të drejtën e pronës, pretendimi ishte se mënyra e zbatimit të dispozitës tatimore kishte sjellë një gjobë në një vlerë tepër të lartë dhe se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë përgjigje përfundimtare mbi këtë problem. E drejta e pronës dhe gjobat tatimore Një nga çështjet paraprake që Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ishte nëse një gjobë tatimore mund të përfshihej në konceptin kushtetues të pronës. Gjykata iu referua jurisprudencës së saj të mëparshme dhe theksoi se e drejta kushtetuese e pronës private përfshin posedimet dhe të drejtat e tjera materiale pasurore. Në këtë kuptim, Gjykata ka pranuar se edhe gjoba e caktuar për shkelje tatimore është pjesë e konceptit kushtetues të pronës private, pasi pagesa e një shume të caktuar parash, që përfaqëson masën e gjobës, merret nga pasuria e subjektit. Për rrjedhojë, shlyerja e një gjobe administrative kufizon të drejtën e garantuar nga neni 41 i Kushtetutës. Gjykata rrëzoi kështu edhe prapësimin e Avokaturës së Shtetit se mosmarrëveshjet tatimore nuk duhej të përfshiheshin në konceptin e së drejtës së pronës. Në këtë pikë, Gjykata iu referua edhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vuri në dukje se, ndryshe nga sa ishte pretenduar nga Avokatura e Shtetit, GJDBE (GJEDNJ) ka pohuar se detyrimet tatimore mbrohen nga neni 1 i Protokollit nr. 1, edhe pse ato nuk përfshihen në fushën e të drejtave dhe detyrimeve civile të nenit 6, paragrafi 1, të KEDNJ-së. Në vendim referohet çështja Polimerkonteyner, Tov kundër Ukrainës, datë 24.11.2016, §§ 22-25. Për këtë arsye, Gjykata e analizoi çështjen në këndvështrimin e nenit 42 të Kushtetutës, duke e lidhur të drejtën e pronës me të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Standardi i arsyetimit të vendimit gjyqësor Gjykata Kushtetuese theksoi