Shpronësimet në Durrës, çfarë duhet të dini rreth kuadrit ligjor, dhe mbrojtjen e pronës.

Shpronësimet në Durrës, çfarë duhet të dini rreth kuadrit ligjor, dhe mbrojtjen e pronës.

Procedurat e shpronësimit prekin drejtpërdrejt të drejtat pasurore të individëve dhe subjekteve private; për këtë arsye, njohja e saktë e kuadrit ligjor dhe e garancive që ai parashikon është thelbësore për mbrojtjen efektive të interesave tuaja. 5 çështje thelbësore për subjektet e prekura nga shpronësimi 1. Shpronësimi kryhet vetëm për interes publik dhe në kushtet e ligjit. Shpronësimi i pasurisë pronë private bëhet vetëm për interes publik, kur ky interes nuk mund të realizohet ndryshe dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligj. 2. Shpronësimi bëhet kundrejt një shpërblimi të drejtë E drejta e shpronësimit ushtrohet në çdo rast kundrejt një shpërblimi të drejtë, i cili përllogaritet mbi bazën e vlerësimit të pasurisë që shpronësohet. 3. Zbatohen procedura të detyrueshme njoftimi dhe publikimi Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen njoftimin e drejtpërdrejtë të pronarëve dhe personave të tretë, si dhe publikimin e kërkesës për shpronësim. Personat e tretë kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre brenda afateve të përcaktuara. 4. Vendimi për shpronësim merret nga Këshilli i Ministrave Shpronësimi vendoset nga Këshilli i Ministrave. Subjektet e prekura kanë të drejtë të ankimojnë në gjykatë vetëm për masën e shpërblimit. 5. Shpronësimi mund të shpallet i pavlefshëm në rastet e parashikuara në ligj Shpronësimi quhet i pavlefshëm kur nuk realizohet qëllimi për të cilin është bërë, kur përdoret në kundërshtim me të, ose kur nuk kryhet pagesa e shpërblimit sipas ligjit. Nëse jeni subjekt i një procedure shpronësimi apo parashikoni të prekeni nga një e tillë, Petani Law & Tax ofron asistencë ligjore të specializuar për të garantuar respektimin e të drejtave dhe përfaqësimin profesional të interesave tuaja. Asistencë Ligjore Ekskluzive “Jeni pjesë e shpronësimeve dhe keni nevojë për ndihmë me proçedurat dhe njohjen e ligjit për këtë situatë specifike? Na kontaktoni.” ● 069 296 0004 info@petani-lawfirm.com Pranë Bashkisë, Qëndra e Biznesit EGT, Kati 11, Sheshi Liria, Lgj nr.3, Rruga Pal Engjelli, Durrës 2001

Prova e Vetme: Besueshmëria mbi Sasinë

  E Drejta Penale 17 KORRIK 2025 Prova e Vetme: Besueshmëria mbi Sasinë Jurisprudenca e KPGJL Vendimi nr. 00-2025-1213 (188) Në praktikën gjyqësore penale, shpeshherë deklarimi i pafajësisë mbështetet në argumentin se akuza bazohet në një “provë të vetme”. Megjithatë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka qartësuar se cilësia dhe besueshmëria e provës peshojnë më shumë se numri i tyre. “Një provë e vetme mund të jetë plotësisht e mjaftueshme për të provuar fajësinë, nëse ajo është e besueshme, e verifikueshme dhe mbështetet nga indicie të tjera të rëndësishme.” Analiza e Standardit Provues Çështja në fjalë lidhej me një akuzë për “Vjedhje me dhunë”, ku gjykatat e faktit kishin shpallur pafajësinë me arsyetimin se akuza bazohej vetëm në deklarimin e të dëmtuarit. KPGJL vërejti se kjo qasje bie ndesh me nenin 152 të Kodit të Procedurës Penale, i cili ndalon vlerësimin apriori të një prove si të pamjaftueshme. Kolegji theksoi se interpretimi i gjykatave më të ulëta shpërfillte standardet e jurisprudencës së GJEDNJ-së, e cila kërkon që analiza të fokusohet në besueshmërinë dhe mundësinë e kundërshtimit të provës, jo në sasinë e tyre. Konkluzionet e Kolegjit Penal ✦ Vlerësimi Logjik: Deklarimi i pafajësisë nuk mund të bëhet pa një analizë të plotë dhe logjike të të gjitha provave e indicieve të administruara, pavarësisht nëse ato janë të pakta në numër. ✦ Përtej Dyshimit të Arsyeshëm: Një provë e vetme kalon pragun e dënueshmërisë nëse plotëson kriteret e besueshmërisë dhe verifikueshmërisë, duke u lidhur logjikisht me rrethanat e ngjarjes. ✦ Detyrimi për Arsyetim: Gjykata e apelit duhet të ofrojë arsyetim të plotë për elementet e veprës penale, duke analizuar lëvizjet e të pandehurit dhe rrethanat që lidhin logjikisht veprimet e tij me krimin. Për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe vlerësimit të paplotë të provave, KPGJL vendosi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim. Ky vendim rikonfirmon rëndësinë e analizës cilësore mbi atë sasiore në drejtësinë penale. Jurisprudenca Penale • MMXXV KPP Vlerësimi i Provave KPGJL  

Gabimi Mjekësor: Standardet e Reja të Përgjegjësisë

Analizë Juridike – Petani Law & Tax E Drejta Civile 10 KORRIK 2025 Gabimi Mjekësor: Standardet e Reja të Përgjegjësisë Jurisprudenca e KCGJL Vendimi nr. 00-2025-2948 (346) Në një vendim paradigmë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka rishikuar themelet e marrëdhënies midis institucioneve spitalore dhe pacientëve, duke vendosur theksin te mbrojtja e shëndetit si interes suprem dhe te drejtat kontraktore të pacientit. “Afati i parashkrimit për kërkimin e shpërblimit të dëmit nga gabimi mjekësor fillon nga momenti kur pacienti bëhet plotësisht i vetëdijshëm për lidhjen shkakësore midis veprimit të gabuar dhe dëmit të pësuar.” Analiza e Rrethanave të Çështjes Çështja buron nga një mosmarrëveshje civile midis një spitali dhe një pacienti. Paditësi kërkoi pagesën e prapambetur për dy shtrime spitalore, ndërsa pacienti kundërshtoi përmes një kundërpadie, duke pretenduar se ndërhyrjet kirurgjikale ishin kryer në mënyrë të gabuar, çka kishte shkaktuar përkeqësimin e tij shëndetësor. KCGJL konstatoi se gjykatat e faktit nuk kishin hetuar plotësisht natyrën e detyrimeve reciproke dhe lidhjen shkakësore, duke e rikthyer çështjen për rigjykim. Konkluzionet Kyçe të Gjykatës ✦ Detyrimet Reciproke: Pezullimi i pagesës nga pacienti është i pranueshëm kur provohet se shërbimi spitalor nuk është ofruar në mënyrën e duhur dhe të rregullt. ✦ Përgjegjësia e Dyfishtë: Gabimi mjekësor krijon përgjegjësi kontraktore dhe jashtëkontraktore njëkohësisht. Kjo e fundit nuk shuhet nga ekzistenca e një kontrate financiare. ✦ Fillimi i Parashkrimit: Afati i parashkrimit nuk fillon automatikisht me kryerjen e veprimit, por kur pacienti zbulon gabimin ose njhet me dëmin real. Sipas nenit 476 të Kodit Civil, çdo mangësi në ekzekutimin e detyrimeve detyron debitorin të shpërblejë dëmin, përveç rasteve kur ai provon se mospërmbushja nuk ka ndodhur për fajin e tij. Ky parim tashmë gjen zbatim të gjerë edhe në kontratat e shërbimit spitalor. Jurisprudenca Civile • MMXXV Gabim Mjekësor Kodi Civil KCGJL

Germany – Federal Constitutional Court Fundamental rights – Criminal proceedings – Investigative measures – Telecommunications surveillance and online searches

The Federal Constitutional Court declared unconstitutional the provisions of the Code of Criminal Procedure relating to investigative measures consisting of telecommunications surveillance for criminal offences punishable by a maximum sentence of three years’ imprisonment and authorising online searches. On the one hand, the high court emphasised that, given the significant infringement of fundamental rights and the principle of proportionality that it entails, telecommunications surveillance must be limited to the prosecution of particularly serious offences, namely criminal offences punishable by a custodial sentence of at least five years. On the other hand, it found that online searches, insofar as they allow intervention in a computer system and the collection of data from it, are formally unconstitutional insofar as their legal basis does not explicitly state that the secrecy of telecommunications provided for by the Basic Law is limited. However, the high court specified that the legislator is not required to provide for an obligation to discontinue this investigative measure when it becomes clear that the surveillance is encroaching on privacy. Germany – Federal Constitutional Court Fundamental rights – Criminal proceedings – Investigative measures – Telecommunications surveillance and online searches.   https://www.bundesverfassungsgericht.de/SharedDocs/Pressemitteilungen/EN/2025/bvg25-069.html?nn=148438

Gjermania: Liria e Shtypit vs. Rendit Kushtetues

  Të Drejtat e Njeriut & Media QERSHOR 2024 – 2025 Gjermania: Liria e Shtypit vs. Rendit Kushtetues Jurisprudenca Federale Gjykata Federale Administrative (BVerwG) Në një vendim që ka nxitur debate të forta mbi kufijtë e lirisë së shprehjes, Gjykata Federale Administrative e Gjermanisë ka shfuqizuar ndalimin dhe shpërbërjen e revistës “COMPACT”. Ky vendim shënon një pikë kthese në balancën midis sigurisë shtetërore dhe lirisë së shtypit. “Disseminimi i ideve antikushtetuese është në parim i lejuar nën mbrojtjen e lirisë së shprehjes, për sa kohë ato nuk arrijnë pragun e rrezikut që justifikon një ndalim total të medias.” Analiza e Vendimit Gjyqësor Në qershor të vitit 2024, Ministria Federale e Brendshme urdhëroi ndalimin e “COMPACT-Magazin GmbH” me argumentin se aktivitetet e saj binin ndesh me rendin kushtetues. Megjithëse Gjykata pranoi se disa deklarata të revistës, veçanërisht ato kundër emigrantëve, janë të papajtueshme me dinjitetin njerëzor dhe parimin e demokracisë, ajo konkludoi se ndalimi total ishte një masë joproporcionale. Gjykata theksoi se retorika inflamatore dhe qëndrimi agresiv ndaj parimeve kushtetuese nuk mjaftojnë për të mbyllur një media, nëse aktivitetet e saj si një e tërë nuk karakterizohen mjaftueshëm si antikushtetuese. Parimet e Përcaktuara ✦ Liria e Shprehjes: Demokracia kërkon hapësirë edhe për ide që mund të konsiderohen tronditëse apo antikushtetuese, për sa kohë ato nuk kthehen në një rrezik aktiv dhe të menjëhershëm për rendin shtetëror. ✦ Parimi i Proporcionalitetit: Ndalimi i një medie është “ultima ratio” (mjet i fundit). Shteti duhet të marrë parasysh lirinë e shtypit përpara se të ndërmarrë hapa që çojnë në shpërbërjen e një subjekti botues. ✦ Dinjiteti Njerëzor: Ndonëse Gjykata mbrojti lirinë e revistës, ajo konfirmoi se sulmet ndaj emigrantëve dhe dinjitetit njerëzor mbeten të papajtueshme me parimet bazë, por sanksionimi i tyre duhet të ndjekë rrugë më pak drastike se mbyllja. Komunikata Zyrtare Për të lexuar vendimin e plotë dhe njoftimin për shtyp të Gjykatës Federale Administrative (në gjermanisht), vizitoni lidhjen më poshtë. Lexo në BVerwG.de Jurisprudenca Gjermane • MMXXV Liria e Shtypit Gjykata Federale Kushtetuta  

Analizë Juridike: Paanshmëria Gjyqësore dhe Procesi i Rregullt

  Procedurë Civile 19 SHKURT 2025 Paanshmëria: Garantimi i Procesit të Rregullt Jurisprudenca e KCGJL Vendimi nr. 00-2025-616 (101) Në një vendim thelbësor për mbrojtjen e parimeve kushtetuese, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka rishikuar standardet e rregullshmërisë së procesit gjyqësor, duke theksuar se paanshmëria e gjyqtarit është një kusht i panegociueshëm. “Anëtari i trupit gjykues që ka shqyrtuar çështjen penale për përcaktimin e fajësisë, nuk mund të marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes civile për shpërblimin e dëmit, pasi nuk garanton procesin e rregullt ligjor.” Konteksti i Çështjes Çështja lidhet me një padi të paraqitur nga një institucion bankar kundër ish-punonjësve të saj. Njëri prej tyre ishte shpallur fajtor në një proces penal për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim dokumentesh”, pasi kishte përvetësuar fonde përmes transaksioneve të parregullta. Pas dënimit penal, banka kërkoi shpërblimin e dëmit në shumën prej 538,183 euro në rrugë civile. KCGJL vuri re një shkelje të rëndë procedurale: njëri nga anëtarët e trupit gjykues në gjykatën e apelit (për çështjen civile) kishte qenë gjithashtu anëtar i trupit gjykues në procesin penal të mëparshëm. Analiza e Kolegjit Civil ✦ Papajtueshmëria Gjyqësore: Përfshirja e të njëjtit gjyqtar në të dy proceset (penal dhe civil) krijon një papajtueshmëri të dukshme. Gjyqtari që ka krijuar bindjen mbi fajësinë në rrugë penale nuk mund të vlerësojë me objektivitet pasojat civile të po të njëjtave fakte. ✦ Kontrolli Kryesisht (Ex-Officio): Ky parim duhet të kontrollohet nga gjykata në çdo shkallë gjykimi, pavarësisht nëse pretendohet ose jo nga palët. Formimi i gabuar i trupit gjykues përbën një shkelje thelbësore. ✦ Siguria Juridike: Garantimi i një procesi të rregullt ligjor kërkon që gjykata jo vetëm të jetë e paanshme, por edhe të duket si e tillë në sytë e publikut dhe të palëve. Për shkak të kësaj shkeljeje të rëndë procedurale, KCGJL vendosi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim me një trupë tjetër gjykuese. Ky vendim shërben si një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e integritetit procedural në sistemin tonë gjyqësor. Jurisprudenca Civile • MMXXV Proces i Rregullt Paanshmëria Gjyqësore KCGJL  

Belgjikë: Taksat Anti-dumping dhe Origjina e Paneleve

  E Drejta Tregtare Ndërkombëtare 17 QERSHOR 2025 Belgjikë: Taksat Anti-dumping dhe Origjina e Paneleve Jurisprudenca e Kasacionit ECLI:BE:CASS:2025 Gjykata e Kasacionit në Belgjikë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kompania Hanover Solar BV kundër Shtetit Belg, në një çështje që lidhet me anashkalimin e taksave anti-dumping dhe detyrimeve kompensuese për panelet diellore të importuara. “Panelet diellore duhet të konsiderohen si të dërguara nga Shteti në të cilin janë prodhuar qelizat diellore, edhe nëse ato janë montuar më pas në një vend tjetër.” Analiza e Çështjes Kompania kishte deklaruar se modulet e montuara në Indonezi kishin origjinën nga ky vend. Megjithatë, hetimet vërtetuan se panelet ishin prodhuar nga qeliza me burim nga Kina dhe Malajzia. Gjykata arsyetoi se, sipas legjislacionit të BE-së (Rregulloret 2016/184 dhe 2016/185), përcaktuesi kryesor i origjinës është vendi i prodhimit të qelizave. Ky interpretim vjen në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, duke mbyllur hapësirat për anashkalimin e taksave tregtare përmes proceseve të thjeshta të montimit në vende të treta. Konkluzionet Kyçe ✦ Vendi i Dërgimit (Country of Consignment): Për qëllime të taksave anti-dumping, vendi nga i cili konsiderohet se vjen produkti përcaktohet nga origjina e komponentëve kryesorë (qelizat), jo nga vendi i montimit final. ✦ Detyrimet Mbeten në Fuqi: Si rrjedhojë e këtij përcaktimi, taksat anti-dumping mbeten të pagueshme nga importuesi, duke bërë që apeli i kompanisë të rrëzohet plotësisht. ✦ Siguria e Tregut të BE: Ky vendim përforcon mekanizmat mbrojtës të Bashkimit Evropian kundër praktikave tregtare të padrejta dhe garanton konkurrencë të ndershme në sektorin e energjisë së renovueshme. Dokumentacioni i Plotë Për të lexuar vendimin origjinal të Gjykatës së Kasacionit të Belgjikës (në holandisht), përdorni lidhjen më poshtë. Lexo Vendimin (PDF) E Drejta Ndërkombëtare • MMXXV Anti-dumping BE Legjislacioni Gjykata e Kasacionit  

Suedia: Mashtrimi dhe Detyrimi për TVSH

  E Drejta Fiskale & BE SHTATOR 2025 Suedia: Mashtrimi dhe Detyrimi për TVSH Jurisprudenca e Suedisë Gjykata e Lartë Administrative (HFD) Në një vendim tejet specifik, Gjykata e Lartë Administrative e Suedisë ka trajtuar pyetjen nëse aktivitetet kriminale duhet t’i nënshtrohen TVSH-së. Çështja lindi pas dënimit të një personi për mashtrim në provimet kombëtare të pranimit në universitet, shërbim për të cilin ai ishte paguar. “Parimi i neutralitetit fiskal ndalon një dallim të përgjithshëm midis transaksioneve të ligjshme dhe të paligjshme për qëllime të TVSH-së, përveç rasteve kur karakteristikat specifike të mallrave apo shërbimeve e kërkojnë këtë.” Analiza e Parimit të Neutralitetit Gjykata vuri në dukje se as Direktiva 2006/112/KE e BE-së dhe as ligji suedez nuk parashikojnë përjashtim nga taksat për aktivitetet e paligjshme. Duke iu referuar jurisprudencës së Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (çështjet The Rank Group dhe Salumets), u argumentua se taksimi duhet të jetë i njëjtë për aktivitete të ngjashme, pavarësisht ligjshmërisë së tyre. Sipas gjykatës, mashtrimi në provime, ndonëse një vepër penale, nuk posedon karakteristika të tillë që do të diktonin një përjashtim nga sistemi i përgjithshëm i TVSH-së. Konkluzionet e Gjykatës ✦ Paanshmëria e Taksimit: Sistemi i TVSH-së është projektuar të jetë neutral. Shteti nuk mund të favorizojë aktivitetin e paligjshëm duke mos e taksuar atë, pasi kjo do të krijonte një konkurrencë të padrejtë me shërbimet e ligjshme. ✦ Karakteristikat e Shërbimit: Një përjashtim nga TVSH-ja për aktivitetet e paligjshme lejohet vetëm kur mallrat apo shërbimet janë jashtë qarkullimit tregtar (siç mund të jetë rasti i drogave narkotike apo monedhave të falsifikuara). Shërbimi i dhënies së përgjigjeve të provimit nuk hyn në këtë kategori. ✦ Detyrimi për Pagesë: Gjykata e Lartë Administrative konkludoi se këto aktivitete nuk janë të përjashtuara nga TVSH-ja, duke detyruar subjektin t’i nënshtrohet detyrimeve fiskale për fitimet e nxjerra. Dokumenti i Vendimit Për të parë vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë Administrative të Suedisë (në suedisht), klikoni lidhjen më poshtë. Lexo në Skatteverket.se Jurisprudenca Fiskale • MMXXV TVSH Neutraliteti Fiskal BE Legjislacioni  

Itali: Rezidenca e të Miturit dhe Konflikti i Juridiksionit

  E Drejta Ndërkombëtare Private 13 QERSHOR 2025 Itali: Rezidenca e të Miturit dhe Konflikti i Juridiksionit Jurisprudenca e Kasacionit Corte di Cassazione (Itali) Në një vendim të rëndësishëm mbi konfliktet e juridiksionit ndërkombëtar, Gjykata e Kasacionit në Itali ka rikonfirmuar standardet e mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës, duke vënë theksin te stabiliteti i vendbanimit dhe rezidenca e zakonshme. “Jurisdiksoni i takon gjykatave të Shtetit ku i mituri ka pasur rezidencën e tij të zakonshme në momentin e nisjes së procesit; qëllimi i prindërve për t’u kthyer në Itali nuk është i mjaftueshëm për të krijuar rezidencën.” Analiza e Rrethanave Çështja shqyrtoi juridiksionin e gjykatave italiane mbi një shtetas grek të ndjekur penalisht në Itali për rrëmbim dhe mbajtje të të miturit jashtë shtetit. I mituri kishte lindur dhe jetuar gjithmonë në Greqi, pa asnjë lidhje konkrete me territorin italian. Megjithatë, pretendimi për juridiksion bazohej në dëshirën e prindërve për t’u rikthyer në Itali. Gjykata e Lartë, duke u bazuar në Rregulloren (KE) Nr. 2201/2003 dhe jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së (Çështja C-111/17 PPU), saktësoi se lidhja me shtetin duhet të jetë faktike dhe jo thjesht qëllimore. Konkluzionet e Gjykatës ✦ Rezidenca e Zakonshme: Përcaktimi i juridiksionit mbështetet mbi vendin ku fëmija është integruar në një mjedis social dhe familjar. Në rastin konkret, Greqia ishte i vetmi shtet me juridiksion legjitim. ✦ Interesi më i Lartë i Fëmijës: Vendimi nënvizon se mbrojtja e stabilitetit rezidencial të fëmijës është thelbësore. Zhvendosja artificiale e juridiksionit bazuar në dëshirat e prindërve do të cenonte sigurinë juridike të të miturit. ✦ Mungesa e Lidhjeve Konkrete: Fakti që i mituri nuk kishte pasur kurrë qëndrim apo lidhje me Italinë e bën të pamundur pretendimin e gjykatave italiane për të marrë vendime mbi jetën e tij. Dokumentacioni i Vendimit Për të shqyrtuar arsyetimin e plotë ligjor të Gjykatës së Kasacionit të Italisë (në italisht), klikoni lidhjen më poshtë. Lexo Vendimin (PDF) E Drejta Ndërkombëtare Private • MMXXV Juridiksioni Të Miturit BE Legjislacioni  

Pse Petani Law & Tax është zgjedhja numër një në Kosovë për çështje ligjore

Në një mjedis juridik që ndryshon vazhdimisht dhe ku siguria ligjore është themel i stabilitetit dhe zhvillimit të çdo biznesi, përzgjedhja e partnerit të duhur juridik është vendim strategjik. Në Kosovë, Petani Law & Tax në Kosovë përfaqëson profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe besueshmëri në ofrimin e shërbimeve ligjore për kompani vendore dhe investitorë ndërkombëtarë. Petani Law & Tax në Kosovë është zyrë ligjore e fokusuar në mbështetje dhe mbrojtje ligjore të bazuar plotësisht në legjislacionin kosovar. Zyra ofron konsulencë juridike për kompani dhe biznese të ndryshme që operojnë në Kosovë, si dhe për investitorë që synojnë të hyjnë në tregun kosovar dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje të plotë me ligjin. Çdo shërbim ndërtohet mbi analizë të detajuar ligjore, vlerësim të saktë të rreziqeve dhe strategji të qarta për mbrojtjen e interesave të klientit. Ajo që e bën Petani Law & Tax zgjedhjen e duhur është kombinimi i njohurive të thella të kuadrit ligjor vendor me një qasje praktike dhe strategjike. Zyra nuk kufizohet vetëm në interpretimin formal të dispozitave ligjore, por fokusohet në zgjidhje konkrete, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në praktikë. Për bizneset vendore, kjo nënkupton strukturim të sigurt juridik, hartim kontratash të qarta dhe mbrojtje efektive të interesave në marrëdhënie tregtare dhe korporative. Për investitorët e huaj, Petani Law & Tax në Kosovë shërben si pikë referimi dhe orientimi në sistemin juridik kosovar, duke ofruar qartësi, transparencë dhe siguri në çdo hap të procesit të investimit. Me përvojë të drejtpërdrejtë në bashkëpunim me institucione publike dhe organe kompetente, zyra garanton përfaqësim profesional dhe trajtim efikas të procedurave ligjore. Çdo çështje trajtohet me seriozitet maksimal, konfidencialitet të plotë dhe standarde të larta etike, duke reflektuar përgjegjësinë që ka çdo vendim juridik në stabilitetin dhe reputacionin e një biznesi. Një tjetër faktor që e fuqizon Petani Law & Tax në Kosovë është bashkëpunimi i ngushtë me zyrën simotër në Durrës, Shqipëri dhe me zyrën në Itali. Ky rrjet ndërkombëtar lehtëson komunikimin dhe koordinimin ndërjuridiksional, duke krijuar mundësi për trajtim më efikas të çështjeve që lidhen me interesat e biznesit në Kosovë, Shqipëri dhe Itali. Për kompanitë që operojnë ose investojnë në këto tregje, kjo qasje siguron koherencë ligjore, efikasitet procedural dhe zgjidhje të harmonizuara në interes të klientit. Petani Law & Tax në Kosovë dallohet për qasjen e personalizuar ndaj çdo klienti. Çdo mandat analizohet në mënyrë të detajuar, duke marrë parasysh natyrën e aktivitetit, objektivat afatgjata dhe sfidat specifike të tregut. Kjo qasje siguron jo vetëm zgjidhje për situatat aktuale, por edhe ndërtim të strukturave juridike të qëndrueshme për zhvillim afatgjatë. Marrëdhëniet me klientët ndërtohen mbi besim, komunikim të qartë dhe orientim drejt rezultateve konkrete. Në një treg në zhvillim si Kosova, ku ndryshimet ligjore dhe dinamika ekonomike kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe ekspertizë të specializuar, Petani Law & Tax në Kosovë përfaqëson një avantazh të rëndësishëm strategjik për çdo biznes. Zyra ofron siguri juridike, mbrojtje të fortë ligjore dhe orientim të qartë për veprim në përputhje me legjislacionin kosovar. Për kompani vendore dhe investitorë ndërkombëtarë që kërkojnë profesionalizëm, stabilitet dhe përfaqësim të besueshëm në Kosovë, Shqipëri dhe Itali, Petani Law & Tax mbetet zgjedhja e duhur.

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Lo “Studio Ligjore PETANI” è stato fondato nel 2010 come uno studio legale con un'idea semplice: costruire un luogo in cui gli avvocati possano offrire un servizio di qualità, corretto e trasparente, impegnandosi professionalmente nella protezione dei diritti dei clienti.

Orari d'ufficio
Lunedì – Sabato

08.00– 16.00

it_ITItalian