Gabimi Mjekësor: Standardet e Reja të Përgjegjësisë

Analizë Juridike - Petani Law & Tax
E Drejta Civile 10 KORRIK 2025

Gabimi Mjekësor: Standardet e Reja të Përgjegjësisë

Jurisprudenca e KCGJL

Vendimi nr. 00-2025-2948 (346)

Në një vendim paradigmë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka rishikuar themelet e marrëdhënies midis institucioneve spitalore dhe pacientëve, duke vendosur theksin te mbrojtja e shëndetit si interes suprem dhe te drejtat kontraktore të pacientit.

"Afati i parashkrimit për kërkimin e shpërblimit të dëmit nga gabimi mjekësor fillon nga momenti kur pacienti bëhet plotësisht i vetëdijshëm për lidhjen shkakësore midis veprimit të gabuar dhe dëmit të pësuar."

Analiza e Rrethanave të Çështjes

Çështja buron nga një mosmarrëveshje civile midis një spitali dhe një pacienti. Paditësi kërkoi pagesën e prapambetur për dy shtrime spitalore, ndërsa pacienti kundërshtoi përmes një kundërpadie, duke pretenduar se ndërhyrjet kirurgjikale ishin kryer në mënyrë të gabuar, çka kishte shkaktuar përkeqësimin e tij shëndetësor.

KCGJL konstatoi se gjykatat e faktit nuk kishin hetuar plotësisht natyrën e detyrimeve reciproke dhe lidhjen shkakësore, duke e rikthyer çështjen për rigjykim.

Konkluzionet Kyçe të Gjykatës

  • Detyrimet Reciproke: Pezullimi i pagesës nga pacienti është i pranueshëm kur provohet se shërbimi spitalor nuk është ofruar në mënyrën e duhur dhe të rregullt.
  • Përgjegjësia e Dyfishtë: Gabimi mjekësor krijon përgjegjësi kontraktore dhe jashtëkontraktore njëkohësisht. Kjo e fundit nuk shuhet nga ekzistenca e një kontrate financiare.
  • Fillimi i Parashkrimit: Afati i parashkrimit nuk fillon automatikisht me kryerjen e veprimit, por kur pacienti zbulon gabimin ose njhet me dëmin real.

Sipas nenit 476 të Kodit Civil, çdo mangësi në ekzekutimin e detyrimeve detyron debitorin të shpërblejë dëmin, përveç rasteve kur ai provon se mospërmbushja nuk ka ndodhur për fajin e tij. Ky parim tashmë gjen zbatim të gjerë edhe në kontratat e shërbimit spitalor.

Jurisprudenca Civile • MMXXV

Gabim Mjekësor Kodi Civil KCGJL

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Petani Law & Tax is an independent business law firm providing strategic legal advice on business, investment and complex disputes. Trusted by businesses, investors and institutions, we combine legal excellence with commercial insight to deliver practical solutions across Albania and the region.

it_ITItalian