Pse të zgjidhni Petani Law & Tax për çështje large-corporate?

Pse të zgjidhni Petani Law & Tax për çështje large-corporate?

Në aktivitetin e shoqërive tregtare, çdo vendim ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi suksesin dhe stabilitetin e kompanisë. Petani Law & Tax është një studio ligjore e specializuar, që ofron ekspertizë ligjore, me fokus të veçantë në të drejtën tregtare, duke siguruar që çdo strategji të jetë e menduar, e qëndrueshme dhe e orientuar drejt rezultateve reale. Ne kemi lidhur kontrata bashkëpunimi me shoqëri të shumta tregtare, për të ofruar mbulim ligjor të plotë për çështjet dhe sfidat e tyre. Çdo plan veprimi është i personalizuar, duke integruar njohuritë ligjore dhe praktikat më të mira profesionale, për të adresuar situata të ndërlikuara dhe për të siguruar këshillimin dhe përfaqësimin e duhur. Ekspertiza jonë si studio shtrihet në të gjithë fushën e të drejtës tregtare: nga hartimi, rishikimi dhe negociimi i kontratave, due diligence për investime dhe partneritete, deri tek përfaqësimi i shoqërive tregtare në çështje komplekse ligjore dhe procedurale. Çdo zgjidhje që ofrojmë bazohet në analiza të hollësishme ligjore, standarde të larta profesionale dhe qasje praktike, duke garantuar siguri, mbrojtje ligjore dhe besim të plotë për klientët tanë. Me prezencë në Tiranë, Kosovë dhe Itali, Petani Law & Tax ofron mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të integruar, duke kombinuar njohuritë lokale me përvojën praktike për çështje të ndërlikuara, dhe duke mundësuar që shoqëritë tregtare të marrin vendime strategjike me efekt të dukshëm.

Petani Law & Tax në ceremoninë solemne të hapjes së vitit gjyqësor

  Lajme & Ngjarje Për herë të parë në histori: Ceremonia Solemne e Hapjes së Vitit Gjyqësor Gjykata e Lartë e Shqipërisë Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, në sallën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë u zhvillua ceremonia solemne e hapjes së Vitit Gjyqësor, një ngjarje me rëndësi të veçantë institucionale që synon vendosjen e një tradite të përvitshme reflektimi, përgjegjësie dhe transparence ndaj publikut. Ceremonia u karakterizua nga mesazhe të qarta mbi pavarësinë e drejtësisë, forcimin e standardeve profesionale dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të ndërtimit të besimit publik dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Petani Law & Tax u përfaqësua nga CEO i saj, z. Lorval Petani, duke riafirmuar angazhimin e firmës për të qenë pjesë aktive e dialogut institucional dhe e proceseve që synojnë forcimin e drejtësisë, integritetin profesional dhe garantimin e një sistemi gjyqësor efikas dhe transparent. Pjesëmarrja në këtë ceremoni pasqyron vizionin e Petani Law & Tax për një drejtësi të pavarur, me standarde të larta profesionale dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarit dhe komunitetit të biznesit. Galeria e Ngjarjes © 2026 Petani Law & Tax ×

SOLAS Chapter IX and the ISM Code: Legal Framework for Ship Management

SOLAS Chapter IX and the ISM Code aren’t just regulations, they set the standard for Safety Management Systems, Shipboard Management Manuals, and Safety Management Certificates, ensuring crew safety, operational accountability, and compliance across every voyage. International Convention for the Safety of Life at Sea (SOLAS), 1974 The SOLAS Convention in its successive forms is generally regarded as the most important of all international treaties concerning the safety of merchant ships. The main objective of the SOLAS Convention is to specify minimum standards for the construction, equipment and operation of ships, compatible with their safety. Flag States are responsible for ensuring that ships under their flag comply with its requirements, and a number of certificates are prescribed in the Convention as proof that this has been done. Chapter IX – Management for the Safe Operations of the Ships The Chapter makes mandatory the International Safety Management (ISM) Code, which requires a safety management system to be established by the shipowner or any person who has assumed responsibility for the ship (the “Company”). The ISM Code is expressed in broad terms and based on general principles and objectives. This provides companies with the scope to develop their own safety management system (SMS) whilst meeting the provisions of the ISM Code. The Code imposes no prescriptive measures and takes a holistic view of a Company and the way in which it operates its ships. The objectives of the ISM Code are to ensure safety at sea, prevention of human injury, loss of life and the avoidance of damage to the environment, in particular to the marine environment. The ISM Code requires owners and operators of ships to put in place a Safety Management System (SMS), the mandatory application of which is to ensure compliance with rules and regulations related to the objectives of the Code and the effective implementation and enforcement thereof by Flag State Administrations. At Petani Law & Tax, we navigate maritime law with precision and professionalism, delivering clarity, compliance, and results. Kliko për të parë infografikën.

Fushat kryesore të ekspertizës së Petani Law & Tax

Petani Law & Tax është një studio ligjore e konsoliduar që ofron shërbime juridike gjithëpërfshirëse për individë, biznese dhe subjekte ndërkombëtare. Ne operojmë mbi parimin se çdo çështje kërkon jo vetëm njohuri ligjore, por edhe vizion strategjik, analizë të thelluar dhe zgjidhje të qëndrueshme. Fushat tona kryesore të ekspertizës përfshijnë të drejtën civile, tregtare, të drejtën administrative, të drejtën e punës, penale etj, si dhe përfaqësim gjyqësor dhe ndwrmjetwsim. Çdo shërbim ofrohet me standarde të larta profesionale, transparencë dhe përkushtim maksimal ndaj interesit të klientit. Ajo që na dallon është qasja jonë e personalizuar, reagimi i shpejtë dhe aftësia për të trajtuar çështje komplekse në mënyrë të koordinuar dhe efikase. Ne kombinojmë përvojën shumëvjeçare praktike me ekspertizën akademike, duke garantuar zgjidhje të sakta dhe të besueshme në çdo fazë të procesit ligjor. Me seli në Durrës dhe degë aktive në Tiranë, Prishtinë dhe Itali, Petani Law & Tax operon si një rrjet juridik multinacional, duke ofruar avantazh real në menaxhimin e çështjeve ndërkufitare. Kjo shtrirje na lejon të sigurojmë koherencë ligjore, mbrojtje të fortë dhe standard të njëjtë shërbimi në disa juridiksione njëkohësisht, edhe në situatat më komplekse.

Titulli: Kufizimet e gjykatës në seancën paraprake: mos-shtimi i akuzës së re dhe respektimi i të drejtës për mbrojtje

Gjyqtari i seancës paraprake nuk mund të shtojë akuzë të re kryesisht. Në kushtet kur gjyqtari i seancës paraprake vlerëson se, duhet saktësuar apo korrigjuar akuza e atribuuar të pandehurve, duhet të ftojë prokurorin për të bërë korrigjimin përkatës, nëse ky i fundit nuk reflekton mbi orientimet e gjykatës, atëherë gjykata/gjyqtari i seancës paraprake i kthen aktet prokurorit. Në vijim, referuar kësaj situate/gjendje procedurale të procedimit –(kur gjykata i kthen aktet prokurorit), është prokuroria që në zbatim të vendimit arsyetimit të gjyqtarit të seancës paraprake do të duhet të veprojë në raport me saktësimin/korrigjimin e akuzës, e në vijim sipas nenit 28 të KPP, mund të disponojë për kalimin e akteve një prokurorie tjetër/prokurorisë kompetente. Në rast se në një situatë tillë procedurale organi i prokurorisë nuk vepron konform parashikimeve të nenit 28 të KPP, por i drejtohet gjykatës me kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq – (neni 331 të KPP), gjykata/gjyqtari i seancës paraprake disponon me një nga format e parashikuara nga nenin 332/dh të KPP, duke i dhënë fund fazës së seancës paraprake. Është gjykata/gjyqtari i themelit që gjatë/pas shqyrtimit gjyqësor të provave dhe kontradiktoritetit/debatit gjyqësor në tërësi, mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik sipas përcaktimeve të nenit 375 të KPP, në këtë mënyrë duke riparuar eventualisht edhe çdo pasaktësi të akuzës apo cilësimit juridik të faktit nga ana e prokurorisë në këtë drejtim. Kolegji në vijim të kësaj analize, vlerëson se në këtë fazë të procesit “seancë paraprake”, gjykata/gjyqtari nuk mund të shtojë kryesisht një akuzë të re siç ka vepruar në rastin në shqyrtim, gjykata që ka deklaruar moskompetencën lëndore, e cila në vijim-(më pas) ka shpallur/deklaruar moskompetencën pikërisht për shkak të shtimit të një akuze, gjykimi i të cilës është në kompetencë lëndore të gjykatave të posaçme. Vërehet se gjykata që deklaruar moskompetencën, në seancë paraprake ka ngritur/evidentuar një akuzë të re, ndaj të pandehurve, duke mos i dhënë mundësinë organit të akuzës për të ndryshuar/saktësuar cilësimin juridik të faktit penal, gjithashtu as të pandehurve mundësinë të paraqesin argumentet dhe të realizojnë mbrojtjen lidhur me këtë fakt, e për më tepër, pa iu nënshtruar një shqyrtimi/debati gjyqësor të provave. 1762970427789

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Lo “Studio Ligjore PETANI” è stato fondato nel 2010 come uno studio legale con un'idea semplice: costruire un luogo in cui gli avvocati possano offrire un servizio di qualità, corretto e trasparente, impegnandosi professionalmente nella protezione dei diritti dei clienti.

Orari d'ufficio
Lunedì – Sabato

08.00– 16.00

it_ITItalian