Kredia dhe sigurimi i pronës

<span class="tp-lang-sq">Ke Kredi Dhe Paguan Sigurimin e Pronës? | Petani Law & Tax</span><span class="tp-lang-en">Have a Loan & Pay Property Insurance? | Petani Law & Tax</span><span class="tp-lang-it">Hai un Prestito e Paghi l'Assicurazione Immobilliare? | Petani Law & Tax</span>
Sigurimi i Pronës dhe Bankat

E Drejtë Bankare & Mbrojtja e KonsumatoritBanking Law & Consumer ProtectionDiritto Bancario & Tutela del Consumatore

Ke Kredi Dhe Paguan Sigurimin e Pronës?Have a Loan and Pay Property Insurance?Hai un Prestito e Paghi l'Assicurazione Immobilliare?

Hape policën sot. Mund të mos jesh i siguruar për atë që mendon.

Ke marrë një kredi. Banka të ka kërkuar një pronë si kolateral. Pastaj të ka thënë se duhet ta sigurosh nga zjarri, tërmeti dhe rreziqe të tjera. Polica është bërë. Primi paguhet. Dhe ti ke vazhduar i qetë me bindjen: “Prona ime është e siguruar.”

Po të bëj vetëm një pyetje: PËR SA?

Nëse sot nuk e di përgjigjen, ky shkrim është për ty. Merr policën e sigurimit. Gjej rubrikën “Shuma e siguruar”. Pastaj krahasoje me vlerën reale të pronës. Mund të zbulosh diçka që ndoshta askush nuk ta ka shpjeguar kur ke marrë kredinë: prona jote mund të vlejë shumë më tepër se shuma për të cilit është siguruar.

Dhe atëherë lind pyetja: Nëse prona është e imja, risku është imi dhe sigurimin e paguaj unë, kush vendosi për sa duhet të sigurohet? Unë? Apo banka, duke parë kryesisht vlerën e kredisë së saj?

Një pronë 1 milion euro. Një kredi 300 mijë euro. Një sigurim 300 mijë euro.

Le ta bëjmë fare të thjeshtë. Ke një pronë që vlen 1,000,000 euro. Ke marrë kredi 300,000 euro. Prona është vendosur kolateral. Polica e sigurimit është bërë për 300,000 euro. Banka mund të jetë e mbrojtur për ekspozimin e saj. Po ti? Ti vazhdon të kesh në risk një pasuri prej 1 milion eurosh.

Dhe pikërisht këtu duhet të ndahet një koncept që shumë kredimarrës mund të mos e kenë menduar kurrë: INTERESI I BANKËS NUK ËSHTË I NJËJTË ME INTERESIN E PRONARIT.

Banka dëshiron të mbrojë kredinë. Pronari dëshiron të mbrojë pronën. Të dyja janë interesa legjitime. Por nuk janë e njëjta gjë. Dhe kur policën e paguan pronari, ai duhet të dijë qartë cilin prej këtyre dy interesave po financon.

Dhe kjo nuk është një hipotezë. Autoriteti i Konkurrencës e ka gjetur në praktikën bankare.

Në Vendimin nr. 585, datë 24.01.2019, Komisioni i Konkurrencës hetoi pikërisht tregun e ndërmjetësimit të sigurimeve nga bankat e nivelit të dytë. Tregu i analizuar përfshinte shprehimisht: sigurimin e jetës dhe sigurimin e pronës nga zjarri dhe dëmtimet.

Dhe një nga konstatimet në dokument është veçanërisht domethënës. Për sigurimin e kolateralit, Autoriteti konstatoi se tarifat e primit aplikoheshin: «mbi vlerën e objektit që do të sigurohej ose mbi vlerën e kredisë, në bazë të kërkesës së bërë nga banka.»

Pra pyetja: “Po sigurohet prona apo kredia?” nuk është një pyetje retorike. Është një problem që del nga dokumentet zyrtare të vetë Autoritetit të Konkurrencës.

Prona është e jotja. Primin e paguan ti. Kush e zgjedh siguruesin?

Pyetja e dytë është po aq e thjeshtë. Kur ke marrë kredinë, a të ka thënë dikush: “Zgjidhni shoqërinë e sigurimit që dëshironi, me kusht që polica të plotësojë këto kritere”? A të janë dhënë disa oferta? A të është treguar çmimi i secilës? A të është shpjeguar se mund të paraqesësh një policë tënden? Apo thjesht është prerë një policë dhe kostoja është kaluar në llogarinë tënde?

Nëse ka ndodhur e dyta, nuk je i vetmi që duhet ta bësh këtë pyetje. Sepse Autoriteti i Konkurrencës e ka ngritur këtë problem prej vitesh.

Në vitin 2019 Autoriteti konstatoi kufizim të zgjedhjes së klientëve

Vendimi nr. 585/2019 është jashtëzakonisht interesant. Pas hetimit, Autoriteti konstatoi ndër të tjera se disa banka nuk kishin marrëveshje me të gjitha shoqëritë e sigurimit për sigurimin e pronës nga zjarri dhe dëmtimet, “duke kufizuar mundësinë e zgjedhjes nga konsumatori”. Për një bankë tjetër konstatoi orientim të klientëve drejt një shoqërie të caktuar sigurimi. Për një tjetër konstatoi ndërmjetësim të sigurimit të pronës pa licencën perkatëse.

Dhe Komisioni nuk u mjaftua me konstatimin. Vendosi detyrime konkrete që bankat të ofronin ndërmjetësimin pa kufizuar mundësinë e zgjedhjes së klientëve, si dhe rekomandoi AMF-në të merrte masa për licencimin dhe metodologjinë e primeve. Tregu duhej të monitorohej edhe për një vit pas vendimit. Pra këtë debat institucionet shqiptare e kanë bërë të paktën që në vitin 2019.

Edhe më interesant: bankat fitojnë nga sigurimi që paguan kredimarrësi

Ka edhe një aspekt tjetër që qytetari duhet ta dijë. Banka nuk është domosdoshmërisht vetëm institucioni që kërkon sigurimin. Nëse vepron si ndërmjetës i licencuar, mund të përfitojë komision brokerimi nga shoqëria e sigurimit.

Dhe këtu dokumentet zyrtare janë shumë interesante. Në hetimin e vitit 2019, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se komisionet e brokerimit të bankave të analizuara varionin: NGA 20% DERI NË 62.5% TË PRIMIT TË SIGURIMIT.

Autoriteti i cilësoi këto komisione “shumë të larta”, duke i krahasuar me komisione prej 5% - 10% në produkte të tjera sigurimi, dhe vlerësoi se mungesa e metodologjisë së llogaritjes së primit i bënte ekonomikisht të pajustifikueshme komisione të tilla.

Tani pyetja bëhet edhe më interesante: Kush e paguan primin? Kredimarrësi. Kush mund të përfitojë komision nga shitja e policës? Ndërmjetësi. Atëherë transparenca dhe liria e zgjedhjes nuk janë më çështje formale. Janë thelbësore.

Vendimi 585/2019 • Ligji Nr. 9902/2008 • Ligji Nr. 52/2014 • Rregullorja BSH 48/2015 • Komisionet 20% - 62.5%

Ligji thotë se ti ke të drejtë të informohesh

Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar, është shumë i qartë. Neni 7 (Detyrimi i përgjithshëm i informimit) parashikon se tregtarët duhet t'u japin konsumatorëve të dhëna të plota dhe të sakta për mallrat dhe shërbimet. Ligji kërkon që informacioni të jetë i vërtetë, i saktë dhe i qartë, si dhe të përfshijë karakteristikat e shërbimit, kushtet e tregtimit dhe rreziqet.

Pra nuk mjafton: “Je i siguruar.” Duhet të dish: Për sa? Për çfarë? Me cilën kompani? Sa kushton? Çfarë përjashtohet?

Edhe informacioni i vërtetë mund të jetë çorientues

Kjo është një pjesë shumë interesante e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Neni 14 (Praktika çorientuese) përcakton se një praktikë mund të jetë çorientuese edhe kur informacioni është faktikisht i vërtetë, nëse mënyra e paraqitjes mashtron ose mund të mashtrojë konsumatorin dhe e shtyn të marrë një vendim që ndryshe nuk do ta kishte marrë.

Të thuash: “Prona është e siguruar nga zjarri” mund të jetë teknikisht e vërtetë. Por nëse nuk i shpjegohet pronarit se prona është siguruar vetëm për një pjesë të vlerës, apo se inventari, malli dhe pajisjet nuk mbulohen, atëherë shtrohet pyetja juridike nëse konsumatori ka marrë informacionin real që i nevojitej.

Dhe ligji ka një emër edhe për informacionin që nuk të jepet: “informacion i mangët çorientues”

Neni 15 i Ligjit nr. 9902/2008 sqaron se një praktikë është çorientuese edhe kur tregtari nuk jep informacionin që i nevojitet konsumatorit mesatar për të marrë një vendim të informuar. Po kështu, informacioni konsiderohet i mangët kur fshihet ose jepet në mënyrë të paqartë, të pakuptueshme, të dykuptimtë ose të parakohshme.

Pra “ishte e shkruar diku në policë” nuk e mbyll automatikisht debatin juridik. Çështja është: A ËSHTË INFORMUAR REALISHT KONSUMATORI?

Ligji i sigurimeve është edhe më specifik

Ligji nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” vendos një regjim të posaçëm informimi. Neni 63 (Detyrimi për informim përpara nënshkrimit të kontratës) përcakton se siguruesi dhe ndërmjetësi janë të detyruar që përpara nënshkrimit t'i japin konsumatorit me shkrim informacionin e nevojshëm: rreziqet e mbuluara/përjashtuara, primin, mbulimet bazë/shtesë, mënyrën e dëmshpërblimit dhe procedurat e ankimit.

Nëse po sigurohet vetëm ndërtesa dhe jo inventari, ky nuk është një detaj që konsumatori duhet ta zbulojë pas zjarrit. Duhet ta dijë para se të paguajë policën.

Dhe këtu ligji përdor vetë fjalën “mashtruese”

Kjo është arsyeja pse debati nuk duhet zbutur artificialisht. Neni 62 i Ligjit nr. 52/2014 parashikon pasojat kur siguruesi ose ndërmjetësi nuk përmbush detyrimin për informim ose jep informacion të natyrës mashtruese apo orientuese. Nëse kjo ndikon në vendimmarrjen e të siguruarit, ligji i njeh të drejtën të zgjidhë kontratën dhe të kërkojë dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar.

Po nëse ke një policë tënden?

Ke siguruar pronën vetë. Polica është aktive, siguruesi është i licencuar, vlera mbulon rreziqet që kërkon banka. Dhe banka të thotë: “Nuk e pranojmë. Do të bëjmë policën tonë.” Mos u mjafto me përgjigjen. Pyet: PSE? Cili kriter nuk plotësohet? Cila klauzolë mungon? Pse nuk pranohet siguruesi? Dhe kërkoje me shkrim.

Banka e Shqipërisë sot e thotë edhe më qartë

Rregullorja nr. 48/2015 e Bankës së Shqipërisë “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, në versionin e integruar, përcakton në Nenin 9/4 (Paketat e agreguara dhe të kombinuara) se banka duhet ta informojë konsumatorin nëse konsumatori mund ta blejë produktin e sigurimit nga një ofrues i zgjedhur prej tij apo nga një ofrues i paracaktuar. Po i njëjti nen përcakton: “Banka nuk mund të ofrojë paketa të kombinuara (tying practice) për konsumatorët.”

Për më tepër, Neni 11 i Rregullores nr. 48/2015 parashikon se për kredinë hipotekare, banka duhet t'i paraqesë konsumatorit me shkrim informacionin standard parakontraktor dhe atë të personalizuar PËRPARA kontratës.

Dhe Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka ngritur këtë problem vetëm një herë

Pas hetimeve të viteve 2018–2019, në nëntor 2024 Autoriteti i Konkurrencës hapi një tjetër hetim me Vendimin nr. 1130, datë 07.11.2024. Në mars 2025, me Vendimin nr. 1171, çështja kaloi në HETIM TË THELLUAR për shkelje të mundshme të nenit 4 dhe/ose 9 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Në vitin 2025, Autoriteti u kërkoi vetë kredimarrësve të raportonin rastet kur nuk u ishte dhënë mundësia të zgjidhnin lirisht shoqërinë e sigurimit ose kishin pasur pengesa të imponuara nga bankat. Hetimi vijoi me një seri vendimesh në shkurt dhe mars 2026 që vendosën kushte dhe detyrime ndaj bankave:

  • Vendimi nr. 1261, datë 20.02.2026 – UBA;
  • Vendimi nr. 1264, datë 20.02.2026 – Credins Bank;
  • Vendimi nr. 1270, datë 20.02.2026 – Tirana Bank;
  • Vendimi nr. 1276, datë 09.03.2026 – Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Po AMF?

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) mbikëqyr tregun e sigurimeve. Rregullorja e AMF nr. 35, datë 28.05.2015 parashikon procedurën e shqyrtimit të ankesave. Gjatë shqyrtimit AMF mund të kërkojë dokumente, të zhvillojë takime dhe të kryejë verifikime pranë shoqërisë së sigurimit.

BËJ NJË PROVË SONTE

Nëse ke kredi dhe pronë të hipotekuar, gjej policën dhe përgjigju këtyre pyetjeve:

  • Sa vlen realisht prona ime kaj dhe për sa është siguruar?
  • A është shuma e policës rastësisht e afërt me kredinë e mbetur?
  • Kush e ka përcaktuar këtë shumë dhe kush e zgjodhi kompaninë?
  • Çfarë mbulon “zjarri”? A mbulohen inventari, malli dhe pajisjet?
  • Kush është përfituesi i dëmshpërblimit?
  • Nëse ke një policë ekzistuese, pse nuk pranohet?

Mos prano më përgjigjen: “Kështu e ka banka.” Kërko arsyet me shkrim. Mashtrimi më i rrezikshëm është të mendosh se je i mbrojtur. Prandaj, hape policën sot!

Petani Law & Tax

Material juridik dhe sensibilizues mbi transparencën, sigurimin e kolateralit dhe të drejtat e kredimarrësve. Për zbatimin në një rast konkret duhet të analizohen kontrata e kredisë, polica e sigurimit dhe statusi juridik i kredimarrësit.

Open your policy today. You might not be insured for what you think.

You took out a loan. The bank requested a property as collateral. Then it told you to insure it against fire, earthquake, and other risks. The policy was issued. The premium is paid. And you continued peacefully with the conviction: "My property is insured."

Let me ask you just one question: FOR HOW MUCH?

If you don't know the answer today, this article is for you. Take your insurance policy. Find the section titled "Sum Insured". Then compare it to the actual market value of the property. You might discover something nobody explained when you signed for the loan: your property might be worth far more than the insured amount.

And that brings up the question: If the property is mine, the risk is mine, and I pay the insurance premium, who decided how much it should be insured for? Me? Or the bank, looking primarily at the balance of its loan?

A 1 million euro property. A 300 thousand euro loan. A 300 thousand euro insurance policy.

Let's make it simple. You have a property worth €1,000,000. You took a loan of €300,000. The property was pledged as collateral. The insurance policy was written for €300,000. The bank might be protected for its financial exposure. But what about you? You continue to hold a €1 million asset at risk.

And this is precisely where a crucial distinction must be drawn: THE BANK'S INTEREST IS NOT THE SAME AS THE OWNER'S INTEREST.

The bank wants to protect its loan. The owner wants to protect the property. Both are legitimate interests, but they are not the same thing. When the owner pays the policy, they should clearly know which of these two interests they are financing.

This is not hypothetical. The Competition Authority uncovered it in banking practices.

In Decision No. 585, dated 24.01.2019, the Competition Commission investigated the insurance intermediation market by second-tier banks. The analyzed market explicitly included life insurance and property insurance against fire and damages.

One finding in the document is particularly revealing. For collateral insurance, the Authority found that premium rates were applied: «on the value of the property to be insured or on the value of the loan, based on the request made by the bank.»

So the question: "Is the property being insured, or the loan?" is not rhetorical. It is an issue highlighted in official regulatory documents.

The property is yours. You pay the premium. Who chooses the insurer?

The second question is just as simple. When you took out the loan, did anyone tell you: "Choose any insurance company you like, as long as the policy satisfies these objective criteria"? Were you presented with multiple quotes? Was the pricing explained? Or was a policy issued automatically and billed to your account?

If the latter happened, you are not alone. The Competition Authority has raised concerns over these practices for years.

In 2019, the Authority established restrictions on consumer choice

Decision No. 585/2019 is remarkably detailed. Following its investigation, the Authority found that several banks lacked agreements with all licensed insurance companies, thereby "restricting consumer choice". For other institutions, it identified practices steering clients toward preferred insurers or brokering policies without proper licensing.

The Commission didn't just note these issues; it imposed concrete binding obligations on banks to offer intermediation without restricting customer choice and recommended measures to the Financial Supervisory Authority (AFSA) regarding premium methodologies and licensing.

Even more interesting: Banks profit from the insurance paid by borrowers

There is another dimension consumers must understand. A bank isn't merely demanding insurance as a safeguard. When acting as a licensed broker, it earns brokerage commissions from insurance companies.

In the 2019 investigation, the Competition Authority discovered that bank brokerage commissions ranged: FROM 20% TO 62.5% OF THE INSURANCE PREMIUM.

The Authority categorized these commissions as "exceedingly high" compared to standard 5%–10% commissions on other insurance products, determining that the absence of clear premium calculation methodologies rendered such commissions economically unjustified.

Decision 585/2019 • Law No. 9902/2008 • Law No. 52/2014 • Bank of Albania Reg. 48/2015 • Commissions 20% - 62.5%

The Law guarantees your right to be informed

Law No. 9902, dated 17.04.2008, "On Consumer Protection", as amended, is clear. Article 7 (General Duty to Inform) mandates that traders provide full, accurate, and truthful information regarding services, including service characteristics, trading conditions, and underlying risks.

Simply telling a customer "You are insured" is insufficient. You have the right to know: For how much? Covering what? With which company? At what cost? What is excluded?

Even truthful statements can be misleading

Article 14 (Misleading Practices) of the Consumer Protection Law provides that a practice can be misleading even when information is factually correct, if its presentation deceives or is likely to deceive the average consumer, causing them to take a transactional decision they would not have taken otherwise.

Stating "The property is insured against fire" might be technically true. But if it is omitted that coverage extends only to part of the structure's value, or excludes equipment and inventory, legal questions arise regarding misleading non-disclosure under Article 15.

Insurance regulatory framework establishes strict pre-contractual duties

Law No. 52/2014 "On Insurance and Reinsurance Activity" creates a specialized disclosure regime. Article 63 obliges insurers and brokers to provide written disclosures prior to contract signing detailing covered risks, exclusions, premiums, basic/additional coverage, compensation methods, and dispute procedures.

Furthermore, Article 62 of Law No. 52/2014 defines statutory remedies when misleading or incomplete information is provided, allowing insured parties to rescind the contract and seek damages.

What if you already have your own policy?

If you insured the property independently with a licensed insurer, meeting all bank coverage criteria, and the bank refuses it stating: "We don't accept this policy, you must buy ours," request the justification in writing. Ask which objective criterion or risk coverage is missing.

Bank of Albania regulatory prohibitions

Regulation No. 48/2015 of the Bank of Albania "On Consumer and Mortgage Loans" explicitly mandates under Article 9/4 that banks inform consumers whether optional linked products can be purchased from an independent provider. Crucially, the regulation mandates: "Banks cannot engage in tying practices with consumers."

Under Article 11, standard pre-contractual and personalized information for mortgage loans must be provided in writing BEFORE signing agreements.

Recent Competition Authority Enforcement Actions (2024–2026)

Enforcement efforts have continued actively. Following preliminary Decision No. 1130 (07.11.2024), the Competition Authority opened an in-depth investigation via Decision No. 1171 in March 2025 into credit-linked insurance practices under Articles 4 and 9 of Law No. 9121/2003.

In early 2026, the Competition Commission concluded proceedings by imposing binding conditions and obligations on multiple banking institutions:

  • Decision No. 1261 (20.02.2026) – UBA;
  • Decision No. 1264 (20.02.2026) – Credins Bank;
  • Decision No. 1270 (20.02.2026) – Tirana Bank;
  • Decision No. 1276 (09.03.2026) – Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Financial Supervisory Authority (AFSA) Complaints

The Financial Supervisory Authority (AFSA) oversees insurance markets. Under AFSA Regulation No. 35 (28.05.2015), formal complaint procedures exist allowing policyholders to challenge non-transparent or improper insurance practices directly with the regulator.

TEST YOUR POLICY TONIGHT

If you have a loan secured by mortgaged property, pull out your policy and review these critical questions:

  • What is the real value of my property versus the insured sum?
  • Is the insured amount suspiciously identical to the remaining loan balance?
  • Who determined the coverage amount and selected the insurer?
  • What does "fire risk" actually cover? Are contents, equipment, or inventory included?
  • Who is listed as the loss payee/beneficiary?

Don't accept "That's just bank policy." Demand written explanations. The most dangerous assumption is believing you are fully covered when you are not. Check your policy today!

Petani Law & Tax

Legal and educational material regarding transparency, collateral insurance, and borrower rights. Concrete application requires analyzing specific loan contracts, insurance policies, and legal statuses.

Apri la tua polizza oggi. Potresti non essere assicurato per ciò che credi.

Hai stipulato un mutuo. La banca ha richiesto un immobile a garanzia. Successivamente ti ha chiesto di assicurarlo contro incendio, terremoto e altri rischi. La polizza è creata. Il premio viene pagato. E hai proseguito con la convinzione: "Il mio immobile è assicurato."

Ti faccio una sola domanda: PER QUALE IMPORTO?

Se oggi non conosci la risposta, questo articolo fa per te. Prendi la tua polizza assicurativa. Cerca la voce "Somma Assicurata". Confrontala con il valore reale di mercato dell'immobile. Potresti scoprire che il tuo immobile vale molto di più rispetto alla somma per cui è stato assicurato.

Chi ha deciso per quale importo assicurare il bene? Tu o la banca, guardando principalmente al saldo del proprio credito?

Un immobile da 1 milione di euro. Un mutuo da 300 mila euro. Un'assicurazione da 300 mila euro.

Facciamo un esempio semplice. Possiedi un immobile del valore di 1.000.000 di euro. Hai ottenuto un prestito di 300.000 euro. L'immobile è posto a garanzia. La polizza viene stipulata per 300.000 euro. La banca è protetta per la sua esposizione finanziaria. Ma tu? Tu continui ad avere a rischio un patrimonio di 1 milione di euro.

L'INTERESSE DELLA BANCA NON COINCIDE CON L'INTERESSE DEL PROPRIETARIO. La banca vuole tutelare il credito; il proprietario vuole tutelare il bene. Entrambi sono interessi legittimi, ma non sono la stessa cosa.

Rilievi dell'Autorità della Concorrenza sulle pratiche bancarie

Nella Decisione n. 585 del 24.01.2019, la Commissione per la Concorrenza ha indagato sul mercato dell'intermediazione assicurativa da parte delle banche di secondo livello in Albania. L'Autorità ha riscontrato che i tassi di premio venivano applicati «sul valore dell'immobile da assicurare o sul valore del credito, in base alla richiesta formulata dalla banca.»

Chi sceglie la compagnia di assicurazione?

Quando hai richiesto il mutuo, ti è stata data la possibilità di scegliere liberamente la compagnia assicurativa a condizione che rispettasse criteri oggettivi? O la polizza è stata emessa automaticamente addebitandone i costi sul tuo conto?

Nella decisione del 2019, l'Autorità della Concorrenza ha evidenziato come diverse banche limitassero la scelta del consumatore orientando i clienti verso compagnie convenzionate o applicando provvigioni di intermediazione comprese DAL 20% AL 62,5% DEL PREMIO ASSICURATIVO, definite sproporzionate ed economicamente ingiustificate.

Decisione 585/2019 • Legge N. 9902/2008 • Legge N. 52/2014 • Regolamento BSH 48/2015 • Commissioni 20% - 62.5%

I diritti di informazione e la tutela del consumatore

La Legge n. 9902/2008 sulla Tutela dei Consumatori (Articoli 7, 14 e 15) stabilisce l'obbligo di fornire informazioni chiare, corrette e complete. Una pratica è considerata ingannevole o omissiva quando non fornisce al consumatore medio le informazioni necessarie per assumere una decisione consapevole.

La Legge n. 52/2014 sulle Assicurazioni (Articoli 62 e 63) e la Regolamentazione della Banca d'Albania n. 48/2015 (Articoli 9/4 e 11) vietano espressamente le pratiche di vendita abbinata vincolante (tying practices), garantendo al mutuatario il diritto di scegliere autonomamente il proprio assicuratore.

Interventi regolatori recenti (2024–2026)

A seguito dell'avvio di un'indagine approfondita nel 2024–2025, l'Autorità della Concorrenza ha adottato tra febbraio e marzo 2026 una serie di decisioni vincolanti nei confronti dei principali istituti bancari (Decisioni n. 1261, 1264, 1270, 1276 del 2026) per ripristinare la piena libertà di scelta dei consumatori.

VERIFICA LA TUA POLIZZA STASERA

Prendi la tua polizza ed esamina attentamente se il valore assicurato copre l'intero immobile o solo il debito residuo, quali garanzie ed esclusioni sono previste e chi è indicato come beneficiario del risarcimento.

Richiedi sempre motivazioni scritte alla banca in caso di rifiuto di polizze esterne. Non attendere che si verifichi un sinistro per scoprire le coperture reali.

Petani Law & Tax

Materiale giuridico e informativo su trasparenza, assicurazione delle garanzie reali e diritti dei mutuatari. La valutazione dei casi concreti richiede l'analisi dei singoli contratti di mutuo e delle polizze stipulate.

SUBSCRIPTION

Subscribe to our blog

Petani Law & Tax is an independent business law firm providing strategic legal advice on business, investment and complex disputes. Trusted by businesses, investors and institutions, we combine legal excellence with commercial insight to deliver practical solutions across Albania and the region.

en_USEnglish