Kredia dhe sigurimi i pronës
Ke Kredi Dhe Paguan Sigurimin e Pronës? | Petani Law & TaxHave a Loan & Pay Property Insurance? | Petani Law & TaxHai un Prestito e Paghi l’Assicurazione Immobilliare? | Petani Law & Tax E Drejtë Bankare & Mbrojtja e KonsumatoritBanking Law & Consumer ProtectionDiritto Bancario & Tutela del Consumatore Ke Kredi Dhe Paguan Sigurimin e Pronës?Have a Loan and Pay Property Insurance?Hai un Prestito e Paghi l’Assicurazione Immobilliare? Hape policën sot. Mund të mos jesh i siguruar për atë që mendon. Ke marrë një kredi. Banka të ka kërkuar një pronë si kolateral. Pastaj të ka thënë se duhet ta sigurosh nga zjarri, tërmeti dhe rreziqe të tjera. Polica është bërë. Primi paguhet. Dhe ti ke vazhduar i qetë me bindjen: “Prona ime është e siguruar.” Po të bëj vetëm një pyetje: PËR SA? Nëse sot nuk e di përgjigjen, ky shkrim është për ty. Merr policën e sigurimit. Gjej rubrikën “Shuma e siguruar”. Pastaj krahasoje me vlerën reale të pronës. Mund të zbulosh diçka që ndoshta askush nuk ta ka shpjeguar kur ke marrë kredinë: prona jote mund të vlejë shumë më tepër se shuma për të cilit është siguruar. Dhe atëherë lind pyetja: Nëse prona është e imja, risku është imi dhe sigurimin e paguaj unë, kush vendosi për sa duhet të sigurohet? Unë? Apo banka, duke parë kryesisht vlerën e kredisë së saj? Një pronë 1 milion euro. Një kredi 300 mijë euro. Një sigurim 300 mijë euro. Le ta bëjmë fare të thjeshtë. Ke një pronë që vlen 1,000,000 euro. Ke marrë kredi 300,000 euro. Prona është vendosur kolateral. Polica e sigurimit është bërë për 300,000 euro. Banka mund të jetë e mbrojtur për ekspozimin e saj. Po ti? Ti vazhdon të kesh në risk një pasuri prej 1 milion eurosh. Dhe pikërisht këtu duhet të ndahet një koncept që shumë kredimarrës mund të mos e kenë menduar kurrë: INTERESI I BANKËS NUK ËSHTË I NJËJTË ME INTERESIN E PRONARIT. Banka dëshiron të mbrojë kredinë. Pronari dëshiron të mbrojë pronën. Të dyja janë interesa legjitime. Por nuk janë e njëjta gjë. Dhe kur policën e paguan pronari, ai duhet të dijë qartë cilin prej këtyre dy interesave po financon. Dhe kjo nuk është një hipotezë. Autoriteti i Konkurrencës e ka gjetur në praktikën bankare. Në Vendimin nr. 585, datë 24.01.2019, Komisioni i Konkurrencës hetoi pikërisht tregun e ndërmjetësimit të sigurimeve nga bankat e nivelit të dytë. Tregu i analizuar përfshinte shprehimisht: sigurimin e jetës dhe sigurimin e pronës nga zjarri dhe dëmtimet. Dhe një nga konstatimet në dokument është veçanërisht domethënës. Për sigurimin e kolateralit, Autoriteti konstatoi se tarifat e primit aplikoheshin: «mbi vlerën e objektit që do të sigurohej ose mbi vlerën e kredisë, në bazë të kërkesës së bërë nga banka.» Pra pyetja: “Po sigurohet prona apo kredia?” nuk është një pyetje retorike. Është një problem që del nga dokumentet zyrtare të vetë Autoritetit të Konkurrencës. Prona është e jotja. Primin e paguan ti. Kush e zgjedh siguruesin? Pyetja e dytë është po aq e thjeshtë. Kur ke marrë kredinë, a të ka thënë dikush: “Zgjidhni shoqërinë e sigurimit që dëshironi, me kusht që polica të plotësojë këto kritere”? A të janë dhënë disa oferta? A të është treguar çmimi i secilës? A të është shpjeguar se mund të paraqesësh një policë tënden? Apo thjesht është prerë një policë dhe kostoja është kaluar në llogarinë tënde? Nëse ka ndodhur e dyta, nuk je i vetmi që duhet ta bësh këtë pyetje. Sepse Autoriteti i Konkurrencës e ka ngritur këtë problem prej vitesh. Në vitin 2019 Autoriteti konstatoi kufizim të zgjedhjes së klientëve Vendimi nr. 585/2019 është jashtëzakonisht interesant. Pas hetimit, Autoriteti konstatoi ndër të tjera se disa banka nuk kishin marrëveshje me të gjitha shoqëritë e sigurimit për sigurimin e pronës nga zjarri dhe dëmtimet, “duke kufizuar mundësinë e zgjedhjes nga konsumatori”. Për një bankë tjetër konstatoi orientim të klientëve drejt një shoqërie të caktuar sigurimi. Për një tjetër konstatoi ndërmjetësim të sigurimit të pronës pa licencën perkatëse. Dhe Komisioni nuk u mjaftua me konstatimin. Vendosi detyrime konkrete që bankat të ofronin ndërmjetësimin pa kufizuar mundësinë e zgjedhjes së klientëve, si dhe rekomandoi AMF-në të merrte masa për licencimin dhe metodologjinë e primeve. Tregu duhej të monitorohej edhe për një vit pas vendimit. Pra këtë debat institucionet shqiptare e kanë bërë të paktën që në vitin 2019. Edhe më interesant: bankat fitojnë nga sigurimi që paguan kredimarrësi Ka edhe një aspekt tjetër që qytetari duhet ta dijë. Banka nuk është domosdoshmërisht vetëm institucioni që kërkon sigurimin. Nëse vepron si ndërmjetës i licencuar, mund të përfitojë komision brokerimi nga shoqëria e sigurimit. Dhe këtu dokumentet zyrtare janë shumë interesante. Në hetimin e vitit 2019, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se komisionet e brokerimit të bankave të analizuara varionin: NGA 20% DERI NË 62.5% TË PRIMIT TË SIGURIMIT. Autoriteti i cilësoi këto komisione “shumë të larta”, duke i krahasuar me komisione prej 5% – 10% në produkte të tjera sigurimi, dhe vlerësoi se mungesa e metodologjisë së llogaritjes së primit i bënte ekonomikisht të pajustifikueshme komisione të tilla. Tani pyetja bëhet edhe më interesante: Kush e paguan primin? Kredimarrësi. Kush mund të përfitojë komision nga shitja e policës? Ndërmjetësi. Atëherë transparenca dhe liria e zgjedhjes nuk janë më çështje formale. Janë thelbësore. Vendimi 585/2019 • Ligji Nr. 9902/2008 • Ligji Nr. 52/2014 • Rregullorja BSH 48/2015 • Komisionet 20% – 62.5% Ligji thotë se ti ke të drejtë të informohesh Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar, është shumë i qartë. Neni 7 (Detyrimi i përgjithshëm i informimit) parashikon se tregtarët duhet t’u japin konsumatorëve të dhëna të plota dhe të sakta për mallrat dhe shërbimet. Ligji kërkon që informacioni të jetë i vërtetë, i saktë dhe i qartë, si dhe të përfshijë karakteristikat e shërbimit, kushtet e tregtimit dhe rreziqet. Pra nuk mjafton: “Je i siguruar.” Duhet të dish: Për sa? Për çfarë? Me cilën kompani? Sa kushton? Çfarë përjashtohet? Edhe informacioni i vërtetë mund të jetë çorientues Kjo është