A ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë një “Legge Pinto”?

A ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë një “Legge Pinto”?

  Shqip English Italiano Opinione Juridike / Legal Opinions Reforma në Drejtësi A ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë një “Legge Pinto”? Vonesat e tejzgjatura të proceseve gjyqësore janë bërë një nga problemet më serioze të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Çështje civile, administrative dhe penale zvarriten për vite të tëra, ndërsa qytetarët shpesh mbeten pa një mjet efektiv për të kërkuar kompensim nga shteti për dëmin që u shkaktohet nga këto vonesa. Në këtë kuadër, lind natyrshëm pyetja: a ka ardhur koha që edhe Shqipëria të miratojë një ligj të ngjashëm me “Legge Pinto” italiane? Italia u përball për dekada me të njëjtin fenomen: procese të pafundme, bllokim të gjykatave dhe qindra dënime nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane. Pikërisht për këtë arsye, Italia miratoi në vitin 2001 Ligjin nr. 89/2001, i cili i jep qytetarëve të drejtën të kërkojnë dëmshpërblim financiar kur procesi zgjat në mënyrë të pajustifikuar. E drejta për gjykim brenda një afati të arsyeshëm Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut parashikon se çdo person ka të drejtë që çështja e tij të shqyrtohet “brenda një afati të arsyeshëm”. Ky standard lidhet drejtpërdrejt me: ✦ Proces i rregullt ligjor ✦ Siguri Juridike ✦ Besim te Drejtësia ✦ Mbrojtje e Pronës Shqipëria dhe dënimet nga Strasburgu Një nga vendimet më domethënëse është çështja “ARB SHPK dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, ku Strasburgu konstatoi se procese që kishin zgjatur mbi 8 vite e 6 muaj, 7 vite dhe deri në afro 9 vite, ishin tej çdo standardi. Në një tjetër rast, Strasburgu konstatoi se një procedurë kishte zgjatur mbi 17 vite e 9 muaj, një shkelje flagrante e Konventës.   “Vonesat në Gjykatën e Lartë shqiptare janë bërë strukturore; mungesa e gjyqtarëve dhe bllokimet institucionale nuk mund të justifikojnë pafundësisht shkeljen e të drejtave.” Reforma në drejtësi dhe paradoksi shqiptar Reforma e vitit 2016 synonte rritjen e besimit dhe pastrimin e korrupsionit, por procesi i vettingut krijoi një paradoks: bllokim shumëvjeçar dhe mijëra dosje të prapambetura. Strasburgu ka theksuar se edhe një reformë e nevojshme nuk mund të kthehet në arsye për mohimin e drejtësisë. Mekanizmi i Kompensimit: Modeli Italian Ligji “Pinto” i jep qytetarit të drejtën të përfitojë dëmshpërblim për çdo vit vonese, pa pritur domosdoshmërisht Strasburgun. Sipas këtij modeli, qytetari përfiton: ✦ Vlera Financiare: Jo më pak se 400 euro dhe jo më shumë se 800 euro për çdo vit vonese (ose pjesë viti mbi gjashtë muaj). ✦ Rritje Progresive: Deri në 20% më shumë pas vitit të tretë dhe deri në 40% më shumë pas vitit të shtatë të vonesës. ✦ Presion Institucional: Shteti vendoset nën presion financiar të drejtpërdrejtë për të ulur vonesat. Pse Shqipëria ka nevojë urgjente? Përgjegjësi Reale Shteti do të detyrohej financiarisht për vonesat që shkakton sistemi, duke mos ia lënë barrën vetëm qytetarit. Presion për Efikasitet Pagesat e dëmshpërblimeve do të nxisnin digjitalizimin dhe emërimin e shpejtë të magjistratëve. Mbrojtje e Shpejtë Qytetari merr dëmshpërblim real përmes Gjykatës së Apelit pa pritur dekada për një vendim ndërkombëtar. Standard Evropian Afrimi i Shqipërisë me standardet e Këshillit të Evropës dhe jurisprudencën moderne. Problemet që duhen shmangur Një “Ligj Pinto” shqiptar nuk duhet të mbetet vetëm formal. Italia është kritikuar për burokraci të reja. Modeli shqiptar duhet të ketë: afate strikte, procedura të thjeshta dhe kompensim automatik në raste të caktuara. Përfundim Vonesat e gjykimeve në Shqipëri nuk janë më një problem i izoluar, por një krizë strukturore. Miratimi i këtij ligji do të ishte pranim institucional i problemit dhe një hap i rëndësishëm drejt një drejtësie më humane. Has the time come for Albania to adopt a “Pinto Law”? Excessive delays in judicial proceedings have become one of the most serious problems within the Albanian justice system. Civil, administrative, and criminal cases drag on for years, while citizens are often left without an effective remedy to seek compensation from the state for the harm caused by such delays. In this context, a natural question arises: has the time come for Albania to adopt a law similar to the Italian “Pinto Law”? For decades, Italy faced the very same phenomenon: endless trials, congested courts, and hundreds of condemnations by the European Court of Human Rights in Strasbourg for violations of Article 6 of the European Convention on Human Rights, which guarantees the right to a fair trial within a reasonable time. For this reason, in 2001 Italy adopted Law No. 89/2001, commonly known as the “Pinto Law,” granting citizens the right to seek financial compensation when judicial proceedings are unjustifiably prolonged. Today, Albania finds itself in a very similar situation. The right to a trial within a reasonable time Article 6 of the European Convention on Human Rights provides that every individual has the right to have their case heard “within a reasonable time” by an independent and impartial tribunal. This standard is also part of the Albanian legal order and is directly linked to: ✦ The right to due process ✦ Legal certainty ✦ Public trust in justice ✦ Effective protection of property However, Albanian practice has shown that this right often remains merely formal. Albania and Strasbourg condemnations The European Court of Human Rights has repeatedly condemned Albania for unjustified delays in judicial proceedings and for the lack of effective remedies. One of the most significant cases is “ARB SHPK and Others v. Albania,” in which Strasbourg found that proceedings lasting more than 8 years and 6 months, 7 years, and nearly 9 years, went far beyond any reasonable standard.   “Delays before the Albanian Supreme Court have become structural; the lack of judges and institutional blockages cannot indefinitely justify violations of citizens’ rights.” In another case, Strasbourg found that proceedings had lasted more than 17 years and 9 months, considering this a flagrant violation of Article 6 of the Convention. Judicial reform and the Albanian paradox The 2016 justice reform aimed to increase trust, eliminate corruption, and improve efficiency. However,

Vettingu mes nevojës dhe padrejtësive: pse Strasburgu po rrëzon disa shkarkime nga drejtësia shqiptare?

  Reforma në Drejtësi Analizë Juridike Vettingu mes nevojës dhe padrejtësive: pse Strasburgu po rrëzon disa shkarkime nga drejtësia shqiptare? Ka raste kur drejtësia nuk matet vetëm me vendimin, por me kohën që i duhet së vërtetës për të mbërritur tek ai. Vendimi i fundit i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në favor të ish-gjyqtarit Ervin Metalla riktheu në vëmendje një debat që për vite është shmangur: a pati padrejtësi në procesin e vettingut? Ervin Metallën e kam njohur personalisht prej vitesh, si djalë Durrësi, fillimisht në rolin e gjyqtarit në procese të ndryshme, por edhe më pas, kur pas shkarkimit vijoi rrugën si avokat. Përtej debatit juridik, një gjë mbetet e padiskutueshme: aftësia profesionale. Ndoshta eksperienca e tij në të dy anët e sistemit mund ta bëjë nesër një nga gjyqtarët më racionalë për një drejtësi që kërkon ekuilibër. Strasburgu nuk po rrëzon vettingun, por mënyrën si u aplikua në disa raste Procesi i vettingut ishte reforma më radikale pas viteve ’90. Ai erdhi si përgjigje ndaj korrupsionit të përhapur, mungesës së besimit publik dhe kapjes politike. Megjithatë, vendimet e fundit tregojnë se problemi nuk qëndron tek mekanizmi, por tek zbatimi. GJEDNJ ka konstatuar se: ✦ mungoi proporcionaliteti; ✦ u përdor masa ekstreme e shkarkimit pa analizë të plotë; ✦ pati probleme me standardin e provës dhe garancitë e procesit të rregullt. “Shkarkimi nga vettingu nuk konsiderohet më automatikisht i drejtë vetëm sepse vinte nga organet e reformës; ai duhet t’i qëndrojë testit të proporcionalitetit.” Rasti Antoneta Sevdari, precedenti që hapi rrugën Rasti i prokurores Antoneta Sevdari ishte i pari që tronditi narrativën e “pagabueshmërisë”. GJEDNJ konstatoi cenim të nenit 8 të Konventës, duke argumentuar se ndërhyrja në jetën profesionale nuk kishte ruajtur raport të drejtë mes qëllimit publik dhe masës së marrë. Ky vendim detyroi rishikimin dhe rikthimin e saj në sistem. Ervin Metalla, proporcionaliteti si thelbi i debatit Në rastin Metalla, Gjykata Europiane ngriti dyshime serioze mbi masën ekstreme të shkarkimit. Sipas Strasburgut, nuk u provua bindshëm nevoja për një masë kaq të rëndë dhe barra e provës u trajtua në mënyrë të tejzgjatur. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të justifikojë çdo ndëshkim pa standarde të barabarta. Rasti Besnik Cani, kur vihet në diskutim vetë procesi Nëse rastet e mëparshme prekën proporcionalitetin, çështja Cani hapi debatin mbi legjitimitetin e strukturave: a ishin ato plotësisht “gjykata të krijuara me ligj”? Kur një reformë vihet në diskutim për standardet e saj procedurale, debati kalon nga individi tek sistemi. Standard i njëjtë apo standard selektiv? Kjo është pyetja që askush nuk mund ta shmangë. Në praktikën e vettingut ka pasur subjekte të shkarkuara për mospërputhje minimale, ndërsa raste të tjera më të rënda kanë kaluar pa të njëjtin ndëshkim. Strasburgu po ndërhyn jo për të mbrojtur korrupsionin, por për të mbrojtur parimin e barazisë përpara ligjit. Kush mban përgjegjësi? Çdo vendim i rrëzuar nuk është vetëm faturë financiare, por dëm njerëzor dhe profesional. Shumë magjistratë humbën reputacionin dhe vite karriere. Drejtësia është edhe aftësia për të pranuar gabimin. Prova e pjekurisë së reformës nuk do të jetë numri i shkarkimeve, por aftësia për të reflektuar mbi rastet ku është gabuar. Petani Law & Tax • Drejtësi dhe Reflektim Vetting GJEDNJ Strasburg  

EBA dhe OPEC: Sovranitet apo Dobësim i Koordinimit?

  Gjeopolitikë & Energji MAJ 2026 EBA dhe OPEC: Sovranitet apo Dobësim i Koordinimit? Analizë Strategjike Arkiva e Energjisë Vendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u tërhequr nga OPEC përbën një nga zhvillimet më domethënëse në arkitekturën moderne të tregut të energjisë. Ky vendim ngre pyetje mbi të ardhmen e koordinimit global të politikave të naftës dhe sovranitetit shtetëror. “Tërheqja e Emirateve nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare; Statuti i OPEC parashikon shprehimisht të drejtën e çdo shteti për t’u larguar përmes një njoftimi formal, duke konfirmuar se anëtarësia është vullnetare.” Kuadri Juridik dhe Statutor OPEC është krijuar si një organizatë ndërqeveritare me karakter koordinues dhe jo supranacional. Statuti i organizatës përcakton se shtetet anëtare ruajnë sovranitet të plotë mbi politikat e tyre energjetike dhe mbi burimet natyrore. Ky fleksibilitet juridik i lejon Emirateve një dalje legjitime, sapo të përmbushen detyrimet financiare të prapambetura. Implikimet Ekonomike dhe Strategjike Aspekti më i rëndësishëm i këtij zhvillimi është ekonomik. Si një nga prodhuesit më të rëndësishëm me teknologji të avancuar, dalja e EBA-së mund të dobësojë aftësinë e OPEC-ut për të koordinuar ofertën globale dhe për të stabilizuar çmimet. Ky ndryshim mund të sjellë: ✦ Fleksibilitet Prodhimi: Emiratet fitojnë autonomi të plotë në përcaktimin e niveleve të prodhimit pa kufizimet e kuotave kolektive. ✦ Paqëndrueshmëri e Tregut: Fragmentimi i mekanizmave tradicionalë mund të rrisë volatilitetin, pasi investitorët reagojnë ndaj mungesës së një zëri të unifikuar. ✦ Transformimi i Modelit: Një tendencë drejt individualizimit të politikave, duke kaluar nga menaxhimi kolektiv drejt marrëveshjeve bilaterale më fleksibile. Në vlerësimin tonë, kjo lëvizje nuk është thjesht një ndryshim formal anëtarësie. Ajo përfaqëson një zhvillim me ndikim të gjerë juridik dhe gjeopolitik që mund të riformësojë balancën e fuqisë në tregun global të energjisë për dekadat e ardhshme. Petani Law & Tax • Perspektiva Globale OPEC Tregu i Energjisë Sovraniteti Shtetëror Emiratet e Bashkuara Nafta Oil & Regulations  

Vullneti i Fshehur: Simulimi dhe Parashkrimi Fitues

  E Drejta Civile & Pronësia 14 QERSHOR 2023 Vullneti i Fshehur: Simulimi dhe Parashkrimi Fitues Jurisprudenca e KCGJL Vendim nr. 00-2023-2397(397) Në një analizë të detajuar mbi vlefshmërinë e veprimeve juridike, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka trajtuar natyrën e kontratave të simuluara dhe efektet e tyre mbi titujt e pronësisë, duke ofruar qartësi mbi mënyrën se si trajtohet parashkrimi fitues kur preken të drejtat e të miturve. “Kontrata që në dukje është qira, por fsheh vullnetin për tjetërsim pronësie, përbën veprim juridik për kalimin e pronësisë nëse vërtetohet se qëllimi ishte shitblerja dhe çmimi është paguar plotësisht.” Analiza e Kontratës së Simuluar Sipas Kolegjit, kur palët lidhin një kontratë që mbulon një qëllim tjetër real (siç është rasti i një kontrate qiraje që në fakt fsheh një shitblerje), ky veprim duhet interpretuar sipas vullnetit të vërtetë. Në kuptim të nenit 168 të Kodit Civil, ky konsiderohet një veprim juridik për kalimin e pronësisë, me kusht që të vërtetohet pagesa e plotë e çmimit. Interesant është konstatimi se mungesa e pëlqimit të bashkëpronarëve apo mungesa e formës noteriale, ndonëse sjellin pavlefshmëri, nuk e klasifikojnë veprimin si “të ndaluar nga ligji”, duke lejuar kështu analizën e elementëve të tjerë të posedimit. Mbrojtja e të Miturve dhe Parashkrimi ✦ Pezullimi i Afatit: Një nga pikat më rëndësishme të vendimit është pezullimi i afatit të parashkrimit fitues gjatë kohës që një nga bashkëpronarët është i mitur. Ligji mbron subjektet pa zotësi të plotë për të vepruar, duke ndaluar humbjen e pronësisë përmes kalimit të kohës. ✦ Rifillimi i Afatit: Afati i parashkrimit nuk mund të vazhdojë derisa i mituri të ketë fituar zotësinë e plotë. Kjo garanton që pronari të ketë mundësinë reale dhe ligjore për të mbrojtur interesat e tij përpara se të humbasë të drejtat mbi sendin. ✦ Standardi i Pavlefshmërisë: Gjykata thekson se pavlefshmëria e pjesshme apo mungesa e formës nuk duhet ngatërruar me paligjshmërinë absolute që do të ndalonte çdo efekt juridik, duke kërkuar një hetim të thellë të rrethanave të posedimit. Dokumenti i Vendimit Për të lexuar arsyetimin e plotë të Kolegjit Civil lidhur me kontratën nr. 2397, mund të shkarkoni skedarin më poshtë. Shkarko Vendimin (Word) Petani Law & Tax • Jurisprudenca Civile Kodi Civil Parashkrim Fitues Kontratë e Simuluar  

Tregtia Online: Regjistrimi si Domosdoshmëri Ligjore

Detyrimet Ligjore: Tregtia Online – Petani Law & Tax Compliance & E-Commerce Njoftim i Rëndësishëm Tregtia Online: Regjistrimi si domosdoshmëri ligjore Në vijim të njoftimit të fundit nga Administrata Tatimore mbi detyrimet për regjistrimin dhe transparencën e aktiviteteve tregtare online, është e qartë se çdo individ apo subjekt që operon në internet duhet të jetë në përputhje të plotë me kërkesat ligjore në fuqi. Çdo aktivitet ekonomik online — nga tregtia në rrjete sociale (Instagram, Facebook, TikTok), te platformat e-commerce apo shërbimet dixhitale — konsiderohet aktivitet tregtar dhe si i tillë kërkon një strukturim të rregullt ligjor. Kërkesat kryesore ligjore ✦ Regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). ✦ Pajisje me NIPT (Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm). ✦ Publikim i të dhënave identifikuese në faqen e internetit (Emri, Adresa, Kontakti, NIPT). ✦ Përmbushje e detyrimeve tatimore dhe deklarimeve periodike në mënyrë të rregullt. Pasojat e mosrespektimit Anashkalimi i këtyre detyrimeve mund të sjellë pasoja konkrete dhe të menjëhershme për aktivitetin tuaj. Autoritetet përkatëse kanë paralajmëruar masa administrative që përfshijnë gjoba të rënda dhe bllokimin e përkohshëm të faqeve online apo platformave të shitjes deri në rregullimin e statusit ligjor. Si ju asiston Petani Law & Tax Ne asistojmë individët dhe bizneset në çdo hap të këtij procesi, duke siguruar një kalim të sigurt nga aktiviteti informal në një strukturë të qëndrueshme: ✦ Analizë ligjore e detajuar e aktivitetit tuaj online; ✦ Regjistrim i shpejtë dhe korrekt i subjektit pranë QKB; ✦ Konsulencë tatimore për optimizimin e detyrimeve; ✦ Sigurim i përputhshmërisë (Compliance) me legjislacionin aktual. Nëse ushtroni aktivitet online apo po planifikoni të filloni një të tillë, tani është momenti i duhur për ta strukturuar atë sipas ligjit, duke minimizuar rrezikun dhe duke mbrojtur investimin tuaj. Na Kontaktoni Vizitoni Zyrën Tonë 0692960004 info@petani-lawfirm.com Petani Law & Tax • Siguri dhe Stabilitet

Studio Legale a Durazzo: Perché Scegliere Petani Law Firm per i Tuoi Affari in Albania

Cercare uno studio legale in Albania può sembrare complesso per un investitore straniero. Tuttavia, avere il partner giusto a Durazzo semplifica ogni procedura burocratica. Petani Law Firm si propone come il tuo consulente di fiducia in territorio albanese. Perché scegliere un avvocato a Durazzo? In primo luogo, Durazzo è il cuore pulsante del commercio grazie al suo porto internazionale. Pertanto, operare qui richiede una conoscenza profonda delle dinamiche locali. Il nostro studio legale si trova proprio in questa città strategica. Di conseguenza, possiamo assisterti rapidamente in ogni operazione commerciale o immobiliare. I nostri servizi legali specializzati Offriamo assistenza completa per diverse necessità. Ad esempio, ci occupiamo di: Costituzione società: Apriamo la tua azienda in tempi record. Diritto immobiliare: Proteggiamo i tuoi acquisti sulla costa. Consulenza fiscale: Ottimizziamo il tuo carico tributario legalmente. Inoltre, la nostra comunicazione avviene interamente in lingua italiana. Questo elimina ogni rischio di incomprensione durante le trattative più delicate. Sicurezza e trasparenza per gli investitori Sebbene l’Albania offra grandi opportunità, è fondamentale muoversi con prudenza. Per questo motivo, verifichiamo ogni documento con estrema attenzione. In aggiunta, garantiamo una trasparenza totale sui costi e sulle tempistiche delle pratiche. Infine, il nostro obiettivo è costruire un rapporto di fiducia duraturo con ogni cliente. Se desideri investire con successo, la pianificazione legale è il primo passo fondamentale da compiere. Contatta Petani Law Firm Vuoi saperne di più? Allora contattaci oggi stesso per una consulenza personalizzata. Siamo pronti ad accompagnare la tua crescita nel mercato albanese con professionalità e competenza.

Petani Law & Tax Kosovë

  Prezantim Studioje Prishtinë, Kosovë Petani Law & Tax Kosovë Petani Law & Tax është një studio ligjore e fokusuar në të drejtën tregtare, e cila ofron konsulencë juridike të specializuar për shoqëri tregtare, investitorë dhe individë në Kosovë dhe rajon. Ne ofrojmë zgjidhje të ndërtuara mbi nevojat reale të biznesit, me qëllim sigurimin e stabilitetit ligjor dhe uljen e rreziqeve gjatë aktivitetit tregtar. Vizioni Evropian Praktika jonë ndërtohet mbi kombinimin e së drejtës kombëtare me standardet dhe zhvillimet e së drejtës evropiane, duke reflektuar qasje moderne në qeverisjen e korporatave. Dimensioni Ndërkombëtar Përmes marrëveshjeve të binjakëzimit midis Dhomës së Avokatisë së Durrësit dhe asaj të Barit, ne forcojmë aftësinë për të trajtuar çështje komplekse ndërkufitare. Qasja Jonë 01 Siguria Kontraktore Hartim dhe rishikim i marrëveshjeve që garantojnë qartësi dhe balancë në marrëdhëniet tregtare. 02 Menaxhimi i Riskut Identifikimi në fazë të hershme i ekspozimeve ligjore dhe ndërtimi i mekanizmave mbrojtës. 03 Efikasiteti i Shoqërive Krijimi i strukturave të rregullta vendimmarrëse dhe përcaktimi i përgjegjësive të qarta. 04 Qartësi në Vendimmarrje Këshillim i specializuar që i mundëson klientit marrjen e vendimeve të qëndrueshme në kohë. Fushat e Praktikës ✦ E drejta tregtare ✦ E drejta e detyrimeve ✦ E drejta e punës ✦ Compliance & Risk ✦ Përfaqësim në gjykata ✦ Zgjidhje mosmarrëveshjesh ✦ Ristrukturim dhe qeverisje e shoqërive Analizë e Individualizuar Çdo angazhim trajtohet në mënyrë të veçantë, duke analizuar në detaje strukturën e biznesit, ekspozimin ligjor dhe fiskal, marrëdhëniet kontraktore dhe objektivat afatgjatë. Kjo na mundëson të ofrojmë zgjidhje që janë jo vetëm ligjërisht të sakta, por edhe praktikisht të zbatueshme në funksionimin e përditshëm. Ne e trajtojmë ligjin si një element thelbësor të stabilitetit dhe zhvillimit të biznesit. Petani Law & Tax • Kosovë  

CorrierePL – Italia-Shqipëri: Studio Petani, Hub-i i ri Ndërkombëtar

  Media & Lajme 21 PRILL 2026 Italia-Shqipëri: Studio Petani, Hub-i i ri Ndërkombëtar Vlerësim Ndërkombëtar Burimi: CorrierePL (Itali) Media prestigjoze italiane “CorrierePL” i ka kushtuar së fundmi një artikull rritjes strategjike të Shqipërisë si një kufi i rëndësishëm zhvillimi, duke vlerësuar Studio Petani si pikën kyçe të referencës për investitorët e huaj. “Një urë strategjike për të lehtësuar investimet italiane përtej Adriatikut përmes asistencës ligjore dhe burokratike të integruar. Avokati Lorval Petani propozohet si një udhëheqës strategjik që ka transformuar ‘Petani Law & Tax’ në një Hub lehtësues për sipërmarrësit.” Asistencë pa Pengesa Sipas medias italiane, forca e studios qëndron në aftësinë për të shoqëruar sipërmarrësin në çdo hap, duke garantuar që ata të mos ndihen kurrë vetëm përballë një tregu të huaj. Studio Petani menaxhon të gjithë procesin administrativ, duke siguruar një tranzicion të qetë dhe të sigurt për bizneset që kërkojnë të replikojnë suksesin e tyre në Shqipëri. Binjakëzimi Durrës-Bari Një element kyç i kësaj suksesi është binjakëzimi operativ midis Dhomës së Avokatisë së Durrësit dhe asaj të Barit. Ky nuk është thjesht një akt formal, por një urë bashkëpunimi që garanton: ✦ Vazhdimësi Ligjore: Asistencë e koordinuar midis Italisë dhe Shqipërisë. ✦ Siguri Profesionale: Një rrjet ekspertësh që mbrojnë investimin tuaj. ✦ Besueshmëri Evropiane: Standarde profesionale të nivelit të lartë. Artikulli Origjinal Lexoni shkrimin e plotë të publikuar nga CorrierePL në Itali mbi vizionin dhe liderishipin e avokatit Lorval Petani. Lexo në CorrierePL.it Petani Law & Tax • Prani Ndërkombëtare Lajme Investime Italo-Shqiptare CorrierePL  

Pezullimi i Lejes: Më shumë se një thjesht gjobë

  Mbrojtja Administrative 15 NËNTOR 2021 Pezullimi i Lejes: Më shumë se një thjesht gjobë Jurisprudenca e KAGJL Vendimi nr. 00–2021–1785(225) Në një arsyetim domethënës, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (KAGJL) ka vendosur një standard të ri mbrojtës për drejtuesit e mjeteve. Çështja shtron pyetjen nëse kufizimet e ankimit për gjobat monetare duhet të aplikohen edhe për masën e pezullimit të lejes. “Fakti që masa e dënimit administrativ me gjobë nuk e tejkalon kufizimin minimal… nuk prezumon apriori shtrirjen e këtij kufizimi edhe për të drejtën e ankimit ndaj dënimit të pezullimit të lejes së drejtimit. Për subjektin e ndëshkuar, masa administrative e pezullimit të lejes… mund të vlerësohet më e rëndë sesa ajo e dënimit me gjobë.” Pavarësia e Dënimeve Gjykata thekson se gjoba dhe pezullimi i lejes, edhe pse mund të vijnë nga e njëjta shkelje, janë dënime të pavarura me natyrë dhe pasoja të ndryshme. Pezullimi prek lirinë e lëvizjes dhe ushtrimin e një aktiviteti, çka e bën atë një masë tejet të rëndë. Në këtë aspekt, ashpërsia e dënimit dikton nevojën për një kontroll gjyqësor, pavarësisht vlerës monetare të gjobës që e shoqëron. Parimet e Ankimit ✦ E drejta e ankimit mbetet një e drejtë themelore që nuk mund të ndalohet apriori. ✦ Vlerësimi i “ashpërsisë” së dënimit duhet bërë për çdo rast konkret. ✦ Mungesa e kompetencës për ankim ndaj gjobës nuk cenon të drejtën për të kundërshtuar pezullimin e lejes. Dokumenti Zyrtar Shkarkoni tekstin e plotë të vendimit nr. 00–2021–1785 për një studim të hollësishëm të rastit. Shkarko Vendimin (DOC) E Drejta Administrative • MMXXI Kodi Rrugor E Drejta e Ankimit KAGJL  

Aktet Nënligjore: Fuqia Juridike dhe Ipso Jure

  E Drejta Administrative 19 DHJETOR 2023 Aktet Nënligjore: Fuqia Juridike dhe Ipso Jure Refleksione Juridike Vendimi nr.00-2023-2187(352) Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (KPGJL) ka dhënë një interpretim esencial mbi marrëdhënien midis ligjit bazë dhe akteve nënligjore që derivojnë prej tij. Ky qëndrim qartëson stabilitetin e akteve administrative në kohë. “Shfuqizimi i ligjit në bazë dhe për zbatim të të cilit ka dalë akti nënligjor, nuk çon detyrimisht ipso jure në shfuqizim dhe humbje të fuqisë juridike të aktit nënligjor. Humbja e fuqisë juridike… bëhet me akt të shprehur nga organi që e ka nxjerrë aktin.” Parimi i Vazhdimësisë Gjykata argumenton se një akt administrativ nënligjor nuk humbet automatikisht fuqinë e tij vetëm sepse ligji mbi të cilin mbështetet shfuqizohet. Ky është një parim që mbron sigurinë juridike dhe rregullimin e marrëdhënieve që rregullohen nga ky akt. Referuar Kodit të Procedurës Administrative, procesi i humbjes së fuqisë juridike kërkon një veprim aktiv dhe të shprehur nga organi kompetent, duke shmangur kështu vakuumet ligjore të papritura. Pikat Kryesore ✦ Mungesa e efektit “ipso jure” (automatik) në shfuqizimin e akteve nënligjore. ✦ Detyrimi i organit administrativ për nxjerrjen e një akti të shprehur shfuqizimi. ✦ Zbatimi i rreptë i Kodit të Procedurës Administrative në hierarkinë e normave. Resurse Juridike Për të lexuar vendimin e plotë dhe analizën teknike të Gjykatës së Lartë, përdorni lidhjen më poshtë. Shkarko Vendimin e Plotë (DOCX) Kodi i Procedurës Administrative • MMXXIII Akt Administrativ KPA Gjykata e Lartë  

SUBSCRIPTION

Subscribe to our blog

“Petani Law Firm” was founded in 2010 as a law firm with a simple idea, to build a place where lawyers can provide quality, correct and transparent service while professionally engaging to protect the rights of clients.

Office Hours
Monday – Saturday

08.00– 16.00

en_USEnglish