A ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë një “Legge Pinto”?
Shqip English Italiano Opinione Juridike / Legal Opinions Reforma në Drejtësi A ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë një “Legge Pinto”? Vonesat e tejzgjatura të proceseve gjyqësore janë bërë një nga problemet më serioze të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Çështje civile, administrative dhe penale zvarriten për vite të tëra, ndërsa qytetarët shpesh mbeten pa një mjet efektiv për të kërkuar kompensim nga shteti për dëmin që u shkaktohet nga këto vonesa. Në këtë kuadër, lind natyrshëm pyetja: a ka ardhur koha që edhe Shqipëria të miratojë një ligj të ngjashëm me “Legge Pinto” italiane? Italia u përball për dekada me të njëjtin fenomen: procese të pafundme, bllokim të gjykatave dhe qindra dënime nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane. Pikërisht për këtë arsye, Italia miratoi në vitin 2001 Ligjin nr. 89/2001, i cili i jep qytetarëve të drejtën të kërkojnë dëmshpërblim financiar kur procesi zgjat në mënyrë të pajustifikuar. E drejta për gjykim brenda një afati të arsyeshëm Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut parashikon se çdo person ka të drejtë që çështja e tij të shqyrtohet “brenda një afati të arsyeshëm”. Ky standard lidhet drejtpërdrejt me: ✦ Proces i rregullt ligjor ✦ Siguri Juridike ✦ Besim te Drejtësia ✦ Mbrojtje e Pronës Shqipëria dhe dënimet nga Strasburgu Një nga vendimet më domethënëse është çështja “ARB SHPK dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, ku Strasburgu konstatoi se procese që kishin zgjatur mbi 8 vite e 6 muaj, 7 vite dhe deri në afro 9 vite, ishin tej çdo standardi. Në një tjetër rast, Strasburgu konstatoi se një procedurë kishte zgjatur mbi 17 vite e 9 muaj, një shkelje flagrante e Konventës. “Vonesat në Gjykatën e Lartë shqiptare janë bërë strukturore; mungesa e gjyqtarëve dhe bllokimet institucionale nuk mund të justifikojnë pafundësisht shkeljen e të drejtave.” Reforma në drejtësi dhe paradoksi shqiptar Reforma e vitit 2016 synonte rritjen e besimit dhe pastrimin e korrupsionit, por procesi i vettingut krijoi një paradoks: bllokim shumëvjeçar dhe mijëra dosje të prapambetura. Strasburgu ka theksuar se edhe një reformë e nevojshme nuk mund të kthehet në arsye për mohimin e drejtësisë. Mekanizmi i Kompensimit: Modeli Italian Ligji “Pinto” i jep qytetarit të drejtën të përfitojë dëmshpërblim për çdo vit vonese, pa pritur domosdoshmërisht Strasburgun. Sipas këtij modeli, qytetari përfiton: ✦ Vlera Financiare: Jo më pak se 400 euro dhe jo më shumë se 800 euro për çdo vit vonese (ose pjesë viti mbi gjashtë muaj). ✦ Rritje Progresive: Deri në 20% më shumë pas vitit të tretë dhe deri në 40% më shumë pas vitit të shtatë të vonesës. ✦ Presion Institucional: Shteti vendoset nën presion financiar të drejtpërdrejtë për të ulur vonesat. Pse Shqipëria ka nevojë urgjente? Përgjegjësi Reale Shteti do të detyrohej financiarisht për vonesat që shkakton sistemi, duke mos ia lënë barrën vetëm qytetarit. Presion për Efikasitet Pagesat e dëmshpërblimeve do të nxisnin digjitalizimin dhe emërimin e shpejtë të magjistratëve. Mbrojtje e Shpejtë Qytetari merr dëmshpërblim real përmes Gjykatës së Apelit pa pritur dekada për një vendim ndërkombëtar. Standard Evropian Afrimi i Shqipërisë me standardet e Këshillit të Evropës dhe jurisprudencën moderne. Problemet që duhen shmangur Një “Ligj Pinto” shqiptar nuk duhet të mbetet vetëm formal. Italia është kritikuar për burokraci të reja. Modeli shqiptar duhet të ketë: afate strikte, procedura të thjeshta dhe kompensim automatik në raste të caktuara. Përfundim Vonesat e gjykimeve në Shqipëri nuk janë më një problem i izoluar, por një krizë strukturore. Miratimi i këtij ligji do të ishte pranim institucional i problemit dhe një hap i rëndësishëm drejt një drejtësie më humane. Has the time come for Albania to adopt a “Pinto Law”? Excessive delays in judicial proceedings have become one of the most serious problems within the Albanian justice system. Civil, administrative, and criminal cases drag on for years, while citizens are often left without an effective remedy to seek compensation from the state for the harm caused by such delays. In this context, a natural question arises: has the time come for Albania to adopt a law similar to the Italian “Pinto Law”? For decades, Italy faced the very same phenomenon: endless trials, congested courts, and hundreds of condemnations by the European Court of Human Rights in Strasbourg for violations of Article 6 of the European Convention on Human Rights, which guarantees the right to a fair trial within a reasonable time. For this reason, in 2001 Italy adopted Law No. 89/2001, commonly known as the “Pinto Law,” granting citizens the right to seek financial compensation when judicial proceedings are unjustifiably prolonged. Today, Albania finds itself in a very similar situation. The right to a trial within a reasonable time Article 6 of the European Convention on Human Rights provides that every individual has the right to have their case heard “within a reasonable time” by an independent and impartial tribunal. This standard is also part of the Albanian legal order and is directly linked to: ✦ The right to due process ✦ Legal certainty ✦ Public trust in justice ✦ Effective protection of property However, Albanian practice has shown that this right often remains merely formal. Albania and Strasbourg condemnations The European Court of Human Rights has repeatedly condemned Albania for unjustified delays in judicial proceedings and for the lack of effective remedies. One of the most significant cases is “ARB SHPK and Others v. Albania,” in which Strasbourg found that proceedings lasting more than 8 years and 6 months, 7 years, and nearly 9 years, went far beyond any reasonable standard. “Delays before the Albanian Supreme Court have become structural; the lack of judges and institutional blockages cannot indefinitely justify violations of citizens’ rights.” In another case, Strasbourg found that proceedings had lasted more than 17 years and 9 months, considering this a flagrant violation of Article 6 of the Convention. Judicial reform and the Albanian paradox The 2016 justice reform aimed to increase trust, eliminate corruption, and improve efficiency. However,