Fushat kryesore të ekspertizës së Petani Law & Tax

Fushat kryesore të ekspertizës së Petani Law & Tax

Petani Law & Tax është një studio ligjore e konsoliduar që ofron shërbime juridike gjithëpërfshirëse për individë, biznese dhe subjekte ndërkombëtare. Ne operojmë mbi parimin se çdo çështje kërkon jo vetëm njohuri ligjore, por edhe vizion strategjik, analizë të thelluar dhe zgjidhje të qëndrueshme. Fushat tona kryesore të ekspertizës përfshijnë të drejtën civile, tregtare, të drejtën administrative, të drejtën e punës, penale etj, si dhe përfaqësim gjyqësor dhe ndwrmjetwsim. Çdo shërbim ofrohet me standarde të larta profesionale, transparencë dhe përkushtim maksimal ndaj interesit të klientit. Ajo që na dallon është qasja jonë e personalizuar, reagimi i shpejtë dhe aftësia për të trajtuar çështje komplekse në mënyrë të koordinuar dhe efikase. Ne kombinojmë përvojën shumëvjeçare praktike me ekspertizën akademike, duke garantuar zgjidhje të sakta dhe të besueshme në çdo fazë të procesit ligjor. Me seli në Durrës dhe degë aktive në Tiranë, Prishtinë dhe Itali, Petani Law & Tax operon si një rrjet juridik multinacional, duke ofruar avantazh real në menaxhimin e çështjeve ndërkufitare. Kjo shtrirje na lejon të sigurojmë koherencë ligjore, mbrojtje të fortë dhe standard të njëjtë shërbimi në disa juridiksione njëkohësisht, edhe në situatat më komplekse.

Titulli: Kufizimet e gjykatës në seancën paraprake: mos-shtimi i akuzës së re dhe respektimi i të drejtës për mbrojtje

Gjyqtari i seancës paraprake nuk mund të shtojë akuzë të re kryesisht. Në kushtet kur gjyqtari i seancës paraprake vlerëson se, duhet saktësuar apo korrigjuar akuza e atribuuar të pandehurve, duhet të ftojë prokurorin për të bërë korrigjimin përkatës, nëse ky i fundit nuk reflekton mbi orientimet e gjykatës, atëherë gjykata/gjyqtari i seancës paraprake i kthen aktet prokurorit. Në vijim, referuar kësaj situate/gjendje procedurale të procedimit –(kur gjykata i kthen aktet prokurorit), është prokuroria që në zbatim të vendimit arsyetimit të gjyqtarit të seancës paraprake do të duhet të veprojë në raport me saktësimin/korrigjimin e akuzës, e në vijim sipas nenit 28 të KPP, mund të disponojë për kalimin e akteve një prokurorie tjetër/prokurorisë kompetente. Në rast se në një situatë tillë procedurale organi i prokurorisë nuk vepron konform parashikimeve të nenit 28 të KPP, por i drejtohet gjykatës me kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq – (neni 331 të KPP), gjykata/gjyqtari i seancës paraprake disponon me një nga format e parashikuara nga nenin 332/dh të KPP, duke i dhënë fund fazës së seancës paraprake. Është gjykata/gjyqtari i themelit që gjatë/pas shqyrtimit gjyqësor të provave dhe kontradiktoritetit/debatit gjyqësor në tërësi, mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik sipas përcaktimeve të nenit 375 të KPP, në këtë mënyrë duke riparuar eventualisht edhe çdo pasaktësi të akuzës apo cilësimit juridik të faktit nga ana e prokurorisë në këtë drejtim. Kolegji në vijim të kësaj analize, vlerëson se në këtë fazë të procesit “seancë paraprake”, gjykata/gjyqtari nuk mund të shtojë kryesisht një akuzë të re siç ka vepruar në rastin në shqyrtim, gjykata që ka deklaruar moskompetencën lëndore, e cila në vijim-(më pas) ka shpallur/deklaruar moskompetencën pikërisht për shkak të shtimit të një akuze, gjykimi i të cilës është në kompetencë lëndore të gjykatave të posaçme. Vërehet se gjykata që deklaruar moskompetencën, në seancë paraprake ka ngritur/evidentuar një akuzë të re, ndaj të pandehurve, duke mos i dhënë mundësinë organit të akuzës për të ndryshuar/saktësuar cilësimin juridik të faktit penal, gjithashtu as të pandehurve mundësinë të paraqesin argumentet dhe të realizojnë mbrojtjen lidhur me këtë fakt, e për më tepër, pa iu nënshtruar një shqyrtimi/debati gjyqësor të provave. 1762970427789

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Lo “Studio Ligjore PETANI” è stato fondato nel 2010 come uno studio legale con un'idea semplice: costruire un luogo in cui gli avvocati possano offrire un servizio di qualità, corretto e trasparente, impegnandosi professionalmente nella protezione dei diritti dei clienti.

Orari d'ufficio
Lunedì – Sabato

08.00– 16.00

it_ITItalian