Vettingu mes nevojës dhe padrejtësive: pse Strasburgu po rrëzon disa shkarkime nga drejtësia shqiptare?

Analizë Juridike - Petani Law & Tax
Reforma në Drejtësi Analizë Juridike

Vettingu mes nevojës dhe padrejtësive: pse Strasburgu po rrëzon disa shkarkime nga drejtësia shqiptare?

Ka raste kur drejtësia nuk matet vetëm me vendimin, por me kohën që i duhet së vërtetës për të mbërritur tek ai. Vendimi i fundit i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në favor të ish-gjyqtarit Ervin Metalla riktheu në vëmendje një debat që për vite është shmangur: a pati padrejtësi në procesin e vettingut?

Ervin Metallën e kam njohur personalisht prej vitesh, si djalë Durrësi, fillimisht në rolin e gjyqtarit në procese të ndryshme, por edhe më pas, kur pas shkarkimit vijoi rrugën si avokat. Përtej debatit juridik, një gjë mbetet e padiskutueshme: aftësia profesionale. Ndoshta eksperienca e tij në të dy anët e sistemit mund ta bëjë nesër një nga gjyqtarët më racionalë për një drejtësi që kërkon ekuilibër.

Strasburgu nuk po rrëzon vettingun, por mënyrën si u aplikua në disa raste

Procesi i vettingut ishte reforma më radikale pas viteve ’90. Ai erdhi si përgjigje ndaj korrupsionit të përhapur, mungesës së besimit publik dhe kapjes politike. Megjithatë, vendimet e fundit tregojnë se problemi nuk qëndron tek mekanizmi, por tek zbatimi. GJEDNJ ka konstatuar se:

  • mungoi proporcionaliteti;
  • u përdor masa ekstreme e shkarkimit pa analizë të plotë;
  • pati probleme me standardin e provës dhe garancitë e procesit të rregullt.

"Shkarkimi nga vettingu nuk konsiderohet më automatikisht i drejtë vetëm sepse vinte nga organet e reformës; ai duhet t'i qëndrojë testit të proporcionalitetit."

Rasti Antoneta Sevdari, precedenti që hapi rrugën

Rasti i prokurores Antoneta Sevdari ishte i pari që tronditi narrativën e "pagabueshmërisë". GJEDNJ konstatoi cenim të nenit 8 të Konventës, duke argumentuar se ndërhyrja në jetën profesionale nuk kishte ruajtur raport të drejtë mes qëllimit publik dhe masës së marrë. Ky vendim detyroi rishikimin dhe rikthimin e saj në sistem.

Ervin Metalla, proporcionaliteti si thelbi i debatit

Në rastin Metalla, Gjykata Europiane ngriti dyshime serioze mbi masën ekstreme të shkarkimit. Sipas Strasburgut, nuk u provua bindshëm nevoja për një masë kaq të rëndë dhe barra e provës u trajtua në mënyrë të tejzgjatur. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të justifikojë çdo ndëshkim pa standarde të barabarta.

Rasti Besnik Cani, kur vihet në diskutim vetë procesi

Nëse rastet e mëparshme prekën proporcionalitetin, çështja Cani hapi debatin mbi legjitimitetin e strukturave: a ishin ato plotësisht "gjykata të krijuara me ligj"? Kur një reformë vihet në diskutim për standardet e saj procedurale, debati kalon nga individi tek sistemi.

Standard i njëjtë apo standard selektiv?

Kjo është pyetja që askush nuk mund ta shmangë. Në praktikën e vettingut ka pasur subjekte të shkarkuara për mospërputhje minimale, ndërsa raste të tjera më të rënda kanë kaluar pa të njëjtin ndëshkim. Strasburgu po ndërhyn jo për të mbrojtur korrupsionin, por për të mbrojtur parimin e barazisë përpara ligjit.

Kush mban përgjegjësi?

Çdo vendim i rrëzuar nuk është vetëm faturë financiare, por dëm njerëzor dhe profesional. Shumë magjistratë humbën reputacionin dhe vite karriere. Drejtësia është edhe aftësia për të pranuar gabimin. Prova e pjekurisë së reformës nuk do të jetë numri i shkarkimeve, por aftësia për të reflektuar mbi rastet ku është gabuar.

Petani Law & Tax • Drejtësi dhe Reflektim

Vetting GJEDNJ Strasburg

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Lo “Studio Ligjore PETANI” è stato fondato nel 2010 come uno studio legale con un'idea semplice: costruire un luogo in cui gli avvocati possano offrire un servizio di qualità, corretto e trasparente, impegnandosi professionalmente nella protezione dei diritti dei clienti.

Orari d'ufficio
Lunedì – Sabato

08.00– 16.00

it_ITItalian