Vendimi nr. 00-2026-378 (59), datë 26.03.2026 i Kolegjit Penal

Vendimi nr. 00-2026-378 (59), datë 26.03.2026 i Kolegjit Penal

Vendimi nr. 00-2026-378 (59) – Petani Law & Tax Analizë Juridike • Kolegji Penal Vendimi nr. 00-2026-378 (59) Sq En It Vendimi nr. 00-2026-378 (59), datë 26.03.2026 i Kolegjit Penal Përgjegjësia që buron nga ushtrimi i një funksioni drejtues apo administrativ nuk mjafton apriori për të gjeneruar përgjegjësi penale, për sa kohë që nuk provohet se i pandehuri ka kryer veprime apo mosveprime konkrete me dijeni dhe vullnet (pra me dashje direkte), të drejtuara për cenimin e interesit publik dhe/ose për shkaktimin e pasojës në kuptim të nenit 248 të Kodit Penal. Mangësitë administrative apo shkeljet disiplinore nuk mundësojnë transformimin automatik në fajësi penale pa u provuar elementi subjektiv i veprës penale. Përmbledhje e Çështjes dhe Arsyetimi Ligjor Në këtë çështje, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mori në shqyrtim rekurset e paraqitura nga disa të pandehur, të cilët ishin dënuar nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës përkatësisht për veprat penale “shpërdorim i detyrës” dhe “ndërtim i paligjshëm”. Çështja filloi nga procedurat e legalizimit të një objekti shumëkatësh në Durrës. Zyrtarët akuzoheshin se kishin lëshuar një leje legalizimi për një godinë të deklaruar si 10 kate mbi tokë, ndërkohë që objekti në fakt rezultonte të ishte 9 kate. Gjithashtu, shtetasi D.M. akuzohej se kishte kryer ndërhyrje dhe ndërtime pa leje shtesë në këtë objekt. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi pafajësi për rekursuesit. Ajo arsyetoi se zyrtarët kishin vepruar konform kuadrit administrativ e nënligjor të kohës, i cili lejonte procedura alternative të verifikimit të gjendjes bazuar në akt-ekspertiza, duke përjashtuar kështu elementin thelbësor të dashjes. Për shtetasin D.M., gjykata theksoi se kishte dyshime nëse bëhej fjalë për një ndërtim të ri apo thjesht punime rikonstruksioni sipas një leje të dhënë nga bashkia. Gjykata e apelit e ndryshoi vendimin, duke i shpallur fajtorë të pandehurit. Gjykata vlerësoi se zyrtarët publikë nuk kishin kryer verifikimin e detyrueshëm në terren dhe miratuan dokumentacionin e paplotë, gjë që i solli subjektit ndërtues një përfitim të padrejtë material dhe dëmtoi rëndë interesat shtetërore, ndërsa ndërtuesi D.M. u dënua me burgim për ndërtim të paligjshëm. Kolegji vendosi mospranimin e rekursit për ndërtuesin, duke lënë në fuqi vendimin e apelit që e dënonte për ndërtim të paligjshëm, pasi pretendimet e tij kishin të bënin me çmuarjen e provave që dalin jashtë juridiksionit të Gjykatës së Lartë. Në lidhje me zyrtarët publikë, Kolegji prishi vendimin e gjykatës së apelit dhe la në fuqi pafajësinë e dhënë nga shkalla e parë. Kolegji theksoi se mangësitë e konstatuara në procedurën e nxjerrjes së aktit administrativ, ndonëse mund të përbëjnë shkelje disiplinore, nuk provojnë dashjen direkte të zyrtarëve për të shkelur ligjin. Nënshkrimi i dokumenteve teknike pa kryerjen e një verifikimi fizik në terren nuk mjafton për t’i kaluar këto veprime në sferën e përgjegjësisë penale. Decision no. 00-2026-378 (59), dated 26.03.2026 of the Criminal College The responsibility arising from the exercise of a managerial or administrative function is not sufficient a priori to generate criminal liability, as long as it is not proven that the defendant committed concrete actions or omissions with knowledge and intent (direct intent), aimed at violating the public interest and/or causing consequences within the meaning of Article 248 of the Criminal Code. Administrative shortcomings or disciplinary violations cannot automatically be transformed into criminal guilt without proving the subjective element of the criminal offense. Case Summary & Legal Reasoning In this case, the Criminal College of the Supreme Court reviewed the appeals filed by several defendants convicted by the Court of Appeal of General Jurisdiction of Durrës for the criminal offenses of “abuse of office” and “unlawful construction”. The case originated from the legalization procedures of a multi-story building in Durrës. Officials were accused of issuing a legalization permit for a building declared as 10 stories above ground, while it actually consisted of 9 stories. Additionally, citizen D.M. was accused of carrying out unauthorized additional interventions and constructions on the building. The Durrës Judicial District Court acquitted the appellants. It reasoned that the officials acted in accordance with the administrative and sub-legal framework of the time, which allowed alternative verification procedures based on expert reports, thus excluding the essential element of intent. For citizen D.M., the court noted doubts regarding whether it was a new construction or merely reconstruction work under a municipal permit. The Court of Appeal reversed the decision, finding the defendants guilty, holding that public officials failed to conduct mandatory on-site verifications and approved incomplete documentation, granting the builder undue material benefits and severely harming state interests. Builder D.M. was sentenced to imprisonment for illegal construction. The Supreme Court College dismissed the appeal regarding the builder, upholding the appellate court’s conviction since his claims related to the assessment of evidence, which fall outside the Supreme Court’s jurisdiction. Regarding the public officials, the College overturned the appellate ruling and reinstated the acquittal rendered by the first instance. The College emphasized that identified shortcomings in issuing the administrative act, although potentially constituting disciplinary violations, do not prove the officials’ direct intent to break the law. Signing technical documents without physical on-site verification is insufficient to elevate such actions to criminal liability. Sentenza n. 00-2026-378 (59), del 26.03.2026 del Collegio Penale La responsabilità derivante dall’esercizio di una funzione direttiva o amministrativa non è sufficiente a priori per generare responsabilità penale, fintanto che non venga provato che l’imputato abbia compiuto azioni od omissioni concrete con coscienza e volontà (dolo diretto), volte a ledere l’interesse pubblico e/o a causare conseguenze ai sensi dell’articolo 248 del Codice Penale. Carenze amministrative o violazioni disciplinari non possono trasformarsi automaticamente in responsabilità penale senza la prova dell’elemento soggettivo del reato. Sintesi del Caso e Motivazione Giuridica In questa causa, il Collegio Penale della Corte Suprema ha esaminato i ricorsi presentati da diversi imputati condannati dalla Corte d’Appello di Giurisdizione Generale di Durazzo rispettivamente per i reati di “abuso d’ufficio” e “costruzione abusiva”. La vicenda trae origine dalle procedure di condono (legalizzazione) di un edificio a più piani a Durazzo. I funzionari erano accusati di aver rilasciato un permesso di

Vendimi nr. 00-2025-1948 (302), datë 16.12.2025 i Kolegjit Penal 

Vendimi nr. 00-2025-1948 (302) – Petani Law & Tax Analizë Juridike • Kolegji Penal Vendimi nr. 00-2025-1948 (302) Sq En It Vendimi nr. 00-2025-1948 (302), datë 16.12.2025 i Kolegjit Penal E drejta për t’u asistuar nga një mbrojtës në procesin penal përbën një garanci thelbësore të procesit të rregullt ligjor. Zhvillimi i gjykimit në mungesë, pa praninë e një avokati (të zgjedhur apo të caktuar kryesisht), cenon vlefshmërinë e procesit dhe e bën vendimin të panjohshëm në rendin juridik shqiptar. Në procedurën e njohjes së një vendimi penal të huaj, gjykata shqiptare vlerëson pajtueshmërinë e procedimit dhe të vendimit me parimet kushtetuese dhe konventore që përbëjnë rendin procedural shqiptar, dhe jo përputhshmërinë e tyre me legjislacionin procedural të shtetit të origjinës. Mungesa e njoftimit efektiv të akuzës dhe e garantimit të së drejtës së mbrojtjes gjatë një procedimi penal in absentia përbën një cenim themelor të procesit të rregullt ligjor, i cila përjashton njohjen dhe ekzekutimin e vendimit penal të huaj. Përmbledhje e Çështjes dhe Arsyetimi Ligjor Në këtë çështje gjyqësore shqyrtohet kërkesa e organit të prokurorisë për njohjen e një vendimi penal të formës së prerë të dhënë nga autoritetet e huaja, me të cilin një shtetas shqiptar ishte dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të “Trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan vendosi rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për njohjen e vendimit. Ajo arsyetoi se i dënuari ishte gjykuar në shtetin e huaj në mungesë, pa iu garantuar të drejtat elementare të mbrojtjes (përfaqësimi nga një mbrojtës i zgjedhur apo i caktuar kryesisht), kusht ky që ndalon njohjen e vendimit sipas pikës 1, gërma c të nenit 514 të Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, pranoi kërkesën dhe bëri konvertimin e dënimit në 20 vjet burgim sipas Kodit Penal Shqiptar. Kjo gjykatë argumentoi se njoftimi i të pandehurit ishte kryer përmes afishimit (referuar Kodit të Procedurës Penale grek) dhe se mungesa e një avokati nuk e bënte procesin të parregullt, pasi ligji procedurial grek nuk e përcaktonte caktimin e një avokati kryesisht si detyrim për gjykimet në mungesë. Apeli vlerësoi se Konventa dypalëshe për ndihmë gjyqësore kishte prioritet dhe nuk përmbante kufizime të kësaj natyre. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi qëndrimin e gjykatës së apelit dhe vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke refuzuar përfundimisht njohjen e vendimit. Kolegji argumentoi se objekti i këtij shqyrtimi nuk është legjitimiteti i procesit sipas ligjeve të Greqisë, por vlerësimi nëse ky vendim asimilohet dhe përputhet me rendin juridik shqiptar. Sipas Kolegjit, zhvillimi i një procesi gjyqësor pa njoftim efektiv dhe pa praninë e mbrojtjes përbën një cenim flagrant të parimeve të sanksionuara në Nenin 31 të Kushtetutës dhe Nenin 6 të KEDNJ. Kjo situatë përbën një ometim ligjor që kompromenton gjenezën e procedimit penal, duke aktivizuar kushtin ndalues absolut të nenit 514/1/c të KPP, pavarësisht nëse ligji i shtetit të origjinës e toleron këtë praktikë. Decision no. 00-2025-1948 (302), dated 16.12.2025 of the Criminal College The right to legal assistance in criminal proceedings constitutes a fundamental guarantee of due process of law. Conducting a trial in absentia without the presence of a defense counsel (whether retained or court-appointed) violates the validity of the process, rendering the decision unenforceable within the Albanian legal order. In proceedings for the recognition of a foreign criminal judgment, the Albanian court assesses the compliance of the proceedings and the decision with the constitutional and convention principles governing the Albanian procedural order, rather than their compatibility with the procedural law of the state of origin. The lack of effective notice of charges and the failure to guarantee the right to defense in in absentia proceedings constitute a fundamental violation of due process, precluding the recognition and enforcement of the foreign criminal judgment. Case Summary & Legal Reasoning This case concerns a request by the Prosecution Office for the recognition of a final foreign criminal judgment, by which an Albanian national was sentenced to life imprisonment for “Trafficking and cultivation of narcotics”. The First Instance Court of Elbasan dismissed the prosecutor’s request. It reasoned that the convicted person had been tried in absentia abroad without basic defense rights (representation by chosen or appointed counsel), which legally bars recognition under Article 514(1)(c) of the Code of Criminal Procedure (CPC). The Court of Appeal of General Jurisdiction reversed the first-instance decision, granted the request, and converted the sentence to 20 years of imprisonment under the Albanian Criminal Code. The Appellate Court argued that notification was performed via public posting (pursuant to the Greek Code of Criminal Procedure) and that the absence of defense counsel did not invalidate the process, as Greek procedural law did not mandate court-appointed counsel for trials in absentia. It also held that the bilateral judicial assistance treaty took precedence and contained no such restrictions. The Criminal College of the Supreme Court overturned the Court of Appeal’s ruling and upheld the first-instance decision, permanently rejecting the recognition of the foreign judgment. The College held that the scope of review is not the legality of the trial under Greek law, but whether the foreign decision aligns with the Albanian public and procedural order. Conducting a trial without effective notice and mandatory legal representation flagrantly violates Article 31 of the Constitution and Article 6 of the ECHR. This procedural flaw compromises the core of the criminal proceedings, activating the absolute bar of Article 514/1/c of the CPC regardless of whether the originating state allows such practices. Sentenza n. 00-2025-1948 (302), del 16.12.2025 del Collegio Penale Il diritto all’assistenza di un difensore nel processo penale costituisce una garanzia fondamentale del giusto processo. Lo svolgimento del giudizio in contumacia senza la presenza di un avvocato (di fiducia o d’ufficio) compromette la validità del processo e rende la sentenza inefficace nell’ordinamento giuridico albanese. Nella procedura di riconoscimento di una sentenza penale straniera, il giudice albanese valuta la conformità del procedimento e della decisione con i principi costituzionali

Vendimi nr. 00-2026-1382 (217), datë 16.04.2026 i Kolegjit Administrativ

Vendimi nr. 00-2026-1382 (217) – Petani Law & Tax Analizë Juridike • Kolegji Administrativ Vendimi nr. 00-2026-1382 (217) Sq En It Vendimi nr. 00-2026-1382 (217), datë 16.04.2026 i Kolegjit Administrativ Afati 60-ditor i parashikuar nga ligji i posaçëm për shpronësimet nuk zbatohet ndaj kërkimeve që lidhen me marrjen de facto të pronës, kur organi publik nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për kompensim dhe nuk ka dhënë një akt përfundimtar për njohjen ose refuzimin e së drejtës. Në këto raste, gjykata duhet të identifikojë shkakun e vërtetë të padisë nga përmbajtja e saj në tërësi dhe të verifikojë nëse dëmi i pretenduar ka ardhur si pasojë e mosveprimit të organit publik. Përmbledhje e Çështjes dhe Arsyetimi Ligjor Në këtë çështje, pala paditëse X pretendoi se për shkak të ndërtimit të Ujëmbledhësit të Bovillës, familja e tij ishte shpërngulur nga fshati Zall Mëner dhe ishte përfshirë në listën e banorëve që do të përfitonin kompensim. Paditësi pretendoi se ishte kompensuar vetëm me tokë bujqësore, por jo me banesë dhe truall në raport me numrin e frymëve të familjes, ndaj kërkoi kompensimin e munguar dhe shpërblimin e frutave civile. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë e pranoi pjesërisht padinë, ndërsa Gjykata Administrative e Apelit e ndryshoi vendimin dhe e rrëzoi padinë, me arsyetimin se ishte paraqitur jashtë afatit 60-ditor të parashikuar nga ligji i posaçëm për shpronësimet. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi se Gjykata Administrative e Apelit nuk kishte identifikuar drejt shkakun e padisë dhe e kishte kufizuar gabimisht çështjen te afati i ankimit ndaj aktit të shpronësimit. Kolegji theksoi se kërkimi i paditësit nuk varej nga kundërshtimi, shfuqizimi ose pavlefshmëria e VKM, por nga verifikimi nëse atij i ishte shkaktuar dëm si pasojë e mosveprimit të organit publik në përmbushjen e detyrimit ligjor për kompensim. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe e ktheu çështjen për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Decision no. 00-2026-1382 (217), dated 16.04.2026 of the Administrative College The statutory 60-day deadline provided by the special law on expropriations does not apply to claims related to the de facto taking of property, where the public authority has failed to fulfill its legal obligation to compensate and has not issued a final act recognizing or rejecting the right. In such cases, the court must identify the true cause of action from the claim as a whole and verify whether the alleged damage resulted from the public authority’s omission to act. Case Summary & Legal Reasoning In this case, plaintiff X claimed that due to the construction of the Bovilla Reservoir, his family was displaced from the village of Zall Mëner and included in the list of residents eligible for compensation. The plaintiff asserted that he had only received agricultural land as compensation, but not residential housing or land proportional to the household size, thereby requesting the missing compensation and civil fruits (rental value). The First Instance Administrative Court of Tirana partially accepted the lawsuit. However, the Administrative Court of Appeal reversed the decision and dismissed the suit, reasoning that it had been filed past the 60-day deadline specified in the special expropriation law. The Administrative College of the Supreme Court ruled that the Administrative Court of Appeal failed to correctly identify the cause of action and mistakenly restricted the matter to the appeal deadline against an expropriation act. The College emphasized that the plaintiff’s claim did not depend on challenging, nullifying, or invalidating the Council of Ministers’ Decision (VKM), but rather on determining whether harm was suffered due to the public authority’s failure to fulfill its statutory duty of compensation. Consequently, the Supreme Court quashed the ruling of the Administrative Court of Appeal and remanded the case to that court for retrial by a different panel. Sentenza n. 00-2026-1382 (217), del 16.04.2026 del Collegio Amministrativo Il termine decadenziale di 60 giorni previsto dalla legge speciale sugli espropri non si applica alle domande relative all’occupazione de facto dell’immobile, qualora l’amministrazione pubblica non abbia adempiuto al proprio obbligo legale di indennizzo e non abbia adottato un atto definitivo di riconoscimento o rigetto del diritto. In tali casi, il giudice deve individuare la vera causa petendi dall’insieme del ricorso e verificare se il danno sia derivato dall’omissione della pubblica amministrazione. Sintesi del Caso e Motivazione Giuridica Nel caso in esame, il ricorrente X ha sostenuto che, a seguito della costruzione dell’Invaso di Bovilla, la sua famiglia era stata sfollata dal villaggio di Zall Mëner e inserita nell’elenco dei residenti aventi diritto all’indennizzo. Il ricorrente ha lamentato di essere stato compensato unicamente con terreno agricolo, ma non con un’abitazione e relativo terreno proporzionato al numero dei componenti del nucleo familiare, chiedendo quindi il risarcimento mancante e i frutti civili. Il Tribunale Amministrativo di Primo Grado di Tirana ha accolto parzialmente la domanda. Al contrario, la Corte d’Appello Amministrativa ha riformato la sentenza e rigettato il ricorso, ritenendolo proposto oltre il termine di 60 giorni previsto dalla legge speciale sugli espropri. Il Collegio Amministrativo della Corte Suprema ha rilevato che la Corte d’Appello Amministrativa non aveva identificato correttamente la causa petendi, limitando erroneamente la questione al termine di impugnazione dell’atto di esproprio. Il Collegio ha evidenziato che la pretesa dell’attore non dipendeva dall’impugnazione o dall’invalidità della Delibera del Consiglio dei Ministri (VKM), bensì dall’accertamento del danno subito a causa dell’inerzia della P.A. nell’adempiere ai propri obblighi di legge. Per questi motivi, la Corte Suprema ha annullato la decisione della Corte d’Appello Amministrativa e ha rinviato la causa dinanzi alla medesima corte, in diversa composizione, per un nuovo giudizio.

Vendimi nr. 00-2026-1199, datë 27.03.2026 i Kolegjit Administrativ

Vendimi nr. 00-2026-1199 – Petani Law & Tax Analizë Juridike • Kolegji Administrativ Vendimi nr. 00-2026-1199 Sq En It Vendimi nr. 00-2026-1199, datë 27.03.2026 i Kolegjit Administrativ Vetëm fakti që punëdhënësi është organ publik ose institucion në varësi të tij nuk mjafton për ta kualifikuar mosmarrëveshjen e punës si mosmarrëveshje administrative. Kompetenca e gjykatave administrative përcaktohet vetëm kur marrëdhënia e punës rregullohet nga një ligj i posaçëm. Në këtë çështje, paditësi kërkoi nga Bashkia X pagesën e dëmshpërblimeve që buronin nga zgjidhja e marrëdhënies së punës, pagën për pushimet vjetore, kthimin në vendin e punës si drejtor pranë Qendrës Kulturore “X” dhe shpenzimet gjyqësore. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës shpalli moskompetencën lëndore dhe e dërgoi çështjen për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Kjo e fundit parashtroi konfliktin e kompetencës para Gjykatës së Lartë, duke arsyetuar se marrëdhënia rregullohej nga Kodi i Punës dhe jo nga një ligj i posaçëm në kuptim të nenit 7, pika “ç” e Ligjit nr. 49/2012. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ (KA GJL) Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi se mosmarrëveshja nuk kishte natyrë administrative. Ligji nr. 10352/2010 “Për artin dhe kulturën” parashikon vetëm disa rregullime organizative për institucionet publike vendore të artit dhe kulturës, ndërsa për marrëdhënien juridike të punës i referohet shprehimisht Kodit të Punës. Kolegji theksoi se një ligj konsiderohet i posaçëm vetëm kur rregullon në mënyrë të detajuar dhe krejtësisht të pavarur nga Kodi i Punës elementët thelbësorë të marrëdhënies së punës, përfshirë rekrutimin, të drejtat dhe detyrimet, përfitimet, masat disiplinore, të drejtën e ankimit dhe mënyrën e zgjidhjes së kësaj marrëdhënieje. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë rregulloi kompetencën lëndore, duke përcaktuar si gjykatë kompetente Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ajo prishi vendimin e kësaj gjykate që kishte shpallur moskompetencën dhe e dërgoi çështjen për vazhdimin e gjykimit pranë saj. Decision no. 00-2026-1199, dated 27.03.2026 of the Administrative College The mere fact that an employer is a public body or an institution subordinate to it is insufficient to classify a labor dispute as an administrative dispute. The jurisdiction of administrative courts is established only when the employment relationship is governed by a special law. In this case, the plaintiff filed a lawsuit against Municipality X seeking severance pay, compensation for annual leave, reinstatement to his position as Director of the Cultural Center “X”, and legal costs. The Court of First Instance of General Jurisdiction in Durrës declared a lack of subject-matter jurisdiction and transferred the case to the First Instance Administrative Court of Tirana. The Administrative Court subsequently raised a jurisdictional conflict before the Supreme Court, arguing that the employment relationship was governed by the Labor Code and not by a special law pursuant to Article 7, paragraph “ç” of Law no. 49/2012. Reasoning of the Administrative College The Administrative College of the Supreme Court ruled that the dispute was not administrative in nature. Law no. 10352/2010 “On Art and Culture” provides only basic organizational regulations for local public art and culture institutions, while explicitly referring to the Labor Code for the underlying legal employment relationship. The College emphasized that a law is deemed “special” only if it comprehensively and independently of the Labor Code regulates the essential elements of employment, including recruitment, rights and duties, benefits, disciplinary actions, the right to appeal, and the termination of the relationship. Consequently, the Supreme Court resolved the conflict by determining that the Court of First Instance of General Jurisdiction in Durrës holds subject-matter jurisdiction, overturned its prior ruling of non-competence, and remanded the case to that court for trial continuation. Sentenza n. 00-2026-1199, del 27.03.2026 del Collegio Amministrativo Il solo fatto che il datore di lavoro sia una pubblica amministrazione o un ente da essa dipendente non è sufficiente a qualificare una controversia di lavoro come amministrativa. La competenza dei tribunali amministrativi sussiste solo quando il rapporto è regolato da una legge speciale. Nel caso di specie, il ricorrente ha chiesto al Comune X il risarcimento dei danni derivanti dalla risoluzione del rapporto di lavoro, l’indennità per le ferie annuali, il reintegro nel posto di lavoro come direttore del Centro Culturale “X” e la rifusione delle spese legali. Il Tribunale di Primo Grado della Giurisdizione Generale di Durazzo ha dichiarato il proprio difetto di competenza per materia, trasmettendo gli atti al Tribunale Amministrativo di Primo Grado di Tirana. Quest’ultimo ha sollevato conflitto di competenza dinanzi alla Corte Suprema, ritenendo il rapporto disciplinato dal Codice del Lavoro. Ragionamento del Collegio Amministrativo Il Collegio Amministrativo della Corte Suprema ha ritenuto che la controversia non avesse natura amministrativa. La Legge n. 10352/2010 “Sull’arte e la cultura” prevede unicamente norme organizzative per le istituzioni pubbliche locali, rimandando esplicitamente al Codice del Lavoro per la disciplina del rapporto giuridico. Il Collegio ha sottolineato che una legge può qualificarsi come “speciale” solo qualora disciplini in modo dettagliato e del tutto autonomo dal Codice del Lavoro gli elementi essenziali del rapporto, quali il reclutamento, i diritti, i doveri, le sanzioni disciplinari e le modalità di cessazione. Per questi motivi, la Corte Suprema ha regolato la competenza per materia individuando come giudice competente il Tribunale di Primo Grado della Giurisdizione Generale di Durazzo, cassando la decisione di quest’ultimo e rinviando la causa per la prosecuzione del giudizio.

Vendimi nr. 00-2025-2238 (273), datë 21.05.2025 i Kolegjit Civil

Vendimi nr. 00-2025-2238 (273) – Petani Law & Tax Analizë Juridike • Kolegji Civil Vendimi nr. 00-2025-2238 (273) Sq En It Vendimi nr. 00-2025-2238 (273), datë 21.05.2025 i Kolegjit Civil Autori i veprës artistike gëzon të drejtën e mbrojtjes automatike të të drejtave të tij, për faktin e vetëm të realizimit të krijimit dhe nuk mund të mos legjitimohet në ngritjen e padisë për mbrojtjen e të drejtës së autorit vetëm mbi bazën e mungesës së certifikimit. Paditësi ushtron profesionin e fotoreporterit dhe gazetarit. Me rastin e ndarjes nga jeta të një këngëtareje të shquar, në homazhet e zhvilluara me këtë rast, nga Ministria e Kulturës, ishte përdorur fotoja e bërë nga fotografi, i cili ka pretenduar për dëmin e shkaktuar. Ky dëm konsiston në dëmin pasuror, pra fitimi i munguar i cili vjen si pasojë e mungesës së një kontrate të lidhur midis dy palëve, në bazë të të cilës do të bëhej dhe publikimi që do gjeneronte të ardhura, si dhe dëmi moral si një e drejtë jopasurore e cila lidhet me personalitetin e autorit të veprës artistike në rapport me përdoruesit e saj, me tjetërsimin dhe zhvlerësimin e saj në rastin konkret, prishjen e imazhit të veprës dhe impaktin që ajo përçon të lexuesi dhe shikuesi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë së paditësit dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi. Arsyetimi i Kolegjit Civil (KCGJL) KCGJL vlerëson të gabuar konkluzionin e gjykatave të faktit, të cilat kanë konstatuar mungesën e legjitimimit aktiv të paditësit për shkak se në kohën kur ka ndodhur fakti i pretenduar, ai nuk ishte regjistruar për veprën konkrete në Zyrën Shqiptare të të Drejtës së Autorit. KCGJL vëren se asnjë prej gjykatave të faktit nuk ka marrë në analizë në themel pretendimet objekt padie duke u kufizuar në mungesën e legjitimimit aktiv të paditësit në ngritjen e padisë vetëm mbi bazën e mungesës së certifikimit. Legjislacioni shqiptar mbi të drejtën e autorit sanksionon parimin e mbrojtjes automatike, mbi të cilën autorët gëzojnë të drejtën e autorit mbi veprat e tyre, për faktin e vetëm të realizimit të krijimit. Në dallim nga të drejta të tjera, të cilat për t’u njohur nga të tretët dhe për të gëzuar mbrojtje, duhet të regjistrohen, për ekzistencën dhe zbatimin e së drejtës së autorit nuk kërkohet asnjë regjistrim i veprës ose formalitete të tjera. Për këtë arsye KCGJL vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me tjetër trup gjykues. Decision no. 00-2025-2238 (273), dated 21.05.2025 of the Civil College The author of an artistic work enjoys automatic protection of their rights by the sole fact of the creation’s realization, and they cannot be denied standing (*legitimatio ad causam*) to sue for copyright protection solely based on the absence of registration or certification. The plaintiff practices the profession of photojournalist and reporter. On the occasion of the passing of a distinguished singer, during the state tributes organized in her honor, the Ministry of Culture used a photograph taken by the plaintiff. The photographer subsequently claimed damages resulting from this unauthorized use. These damages consist of pecuniary damage—specifically, lost profits resulting from the absence of a contract between the two parties under which publication would have generated revenue—as well as moral damage. The latter is a non-pecuniary right tied to the personality of the author of an artistic work in relation to its users, and in this specific case, relates to the alteration, devaluation, and damage to the image and integrity of the work, along with the impact it conveys to readers and viewers. The Tirana District Court rejected the plaintiff’s lawsuit, and the Tirana Court of Appeal upheld this decision. Reasoning of the Civil College (KCGJL) The Civil College of the Supreme Court (KCGJL) deemed the lower courts’ conclusions erroneous. The lower courts had ruled that the plaintiff lacked standing because, at the time of the alleged infringement, the specific artistic work had not been registered with the Albanian Copyright Office. The KCGJL noted that neither court evaluated the substantive merits of the lawsuit, limiting their assessment strictly to the plaintiff’s standing based solely on the lack of certification. Albanian copyright legislation enshrines the principle of automatic protection, under which authors enjoy copyright over their creations by the sole fact of their realization. Unlike other intellectual property rights, which must be registered to be recognized by third parties and to receive legal protection, the existence and enforcement of copyright do not require any registration or other formal procedures. For these reasons, the KCGJL decided to overturn the decision of the Tirana Court of Appeal and remanded the case for retrial to the Court of Appeal of General Jurisdiction in Tirana, to be heard by a different judicial panel. Sentenza n. 00-2025-2238 (273), del 21.05.2025 del Collegio Civile L’autore di un’opera d’arte gode della protezione automatica dei suoi diritti per il solo fatto della realizzazione della creazione, e non può essere privato della legittimazione attiva ad agire in giudizio per la tutela del diritto d’autore sulla sola base della mancanza di registrazione o certificazione. Il ricorrente esercita la professione di fotoreporter e giornalista. In occasione della scomparsa di una nota cantante, durante le cerimonie commemorative organizzate dal Ministero della Cultura, è stata utilizzata una fotografia scattata dal ricorrente, il quale ha richiesto il risarcimento del danno subito. Tale danno consiste sia nel danno patrimoniale — ovvero il lucro cessante derivante dalla mancanza di un contratto tra le parti in virtù del quale la pubblicazione avrebbe generato un compenso — sia nel danno morale. Quest’ultimo costituisce un diritto non patrimoniale legato alla personalità dell’autore dell’opera d’arte nel rapporto con i suoi fruitori, che nel caso di specie si manifesta con l’alterazione, la svalutazione e il deterioramento dell’immagine dell’opera, nonché con l’impatto negativo trasmesso a lettori e spettatori. Il Tribunale di Tirana ha respinto la domanda del ricorrente e la Corte d’Appello

Vendimi nr. 00-2025-1613 (255), datë 21.10.2025 i Kolegjit Penal

Vendimi nr. 00-2025-1613 (255) – Petani Law & Tax Analizë Juridike • Kolegji Penal Vendimi nr. 00-2025-1613 (255) Sq En It Vendimi nr. 00-2025-1613 (255), datë 21.10.2025 i Kolegjit Penal Në këtë çështje parimore të së drejtës procedurale penale, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë (KPGJL) ka interpretuar me rëndësi të veçantë raportin midis përgjegjësisë penale të personave juridikë dhe të drejtës së tyre për të përfituar nga ritet e posaçme të gjykimit, konkretisht gjykimit të shkurtuar, duke garantuar parimet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor dhe barazisë përpara ligjit. Maksimat e vendimit (Holdings) 1 “Personi juridik në cilësinë e të pandehurit nuk përjashtohet nga e drejta për të kërkuar gjykimin e shkurtuar. Pamundësia e aplikimit “matematik” të zbritjes së 1/3 të dënimit në rastin e sanksionit të “mbarimit të personit juridik” nuk përbën arsye ndalimi për aksesin në këtë rit gjykimi.” 2 “Disponimi i gjyqtarit të seancës paraprake për pranimin e gjykimit të shkurtuar, kur nuk ankimohet nga palët, merr formë të prerë dhe nuk mund të zhbëhet kryesisht nga gjykata e apelit në mungesë të një shkaku ankimi që konteston ligjshmërinë e tij.” Përmbledhje e rrethanave të çështjes Në këtë çështje, u shqyrtuan rekurset e paraqitura nga disa të pandehur (persona fizikë) dhe nga shoqëri (persona juridikë), si edhe rekursi i Prokurorisë së Posaçme, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kjo e fundit kishte prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe kishte kthyer çështjen për rishqyrtim, duke e konsideruar vendimmarrjen e kësaj të fundit absolutisht të pavlefshme për shkak të aplikimit të ritit të gjykimit të shkurtuar edhe ndaj personave juridikë. KPGJL vlerësoi se gjykata e apelit kishte zbatuar gabim ligjin procedural penal, pasi kuadri ligjor për përgjegjësinë penale të personave juridikë nuk ndalon aksesin e tyre në gjykimin e shkurtuar. Sipas Kolegjit, fakti që ndaj personit juridik mund të caktohet si dënim “mbarimi i personit juridik” dhe që ndaj këtij sanksioni nuk mund të zbatohet matematikisht zbritja 1/3 e dënimit, nuk përbën arsye për të përjashtuar apriori këto subjekte nga gjykimi i shkurtuar. Një interpretim i tillë cenon parimet e barazisë përpara ligjit, të sigurisë juridike dhe të procesit të rregullt ligjor. Gjithashtu, Kolegji theksoi se vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake për pranimin e gjykimit të shkurtuar nuk ishte ankimuar nga palët dhe, për pasojë, kishte marrë formë të prerë, duke penguar ndërhyrjen kryesisht të gjykatës së apelit, në mungesë të një shkaku të posaçëm ankimi që të kontestonte këtë disponim. Në këto kushte, mekanizmat proceduralë të shtrirjes së efektit të ankimit të bashkëtëpandehurit nuk mund të shërbenin për të kapërcyer efektin e “gjësë së gjykuar”. Për këto arsye, Kolegji Penal konkludoi se vendimi i gjykatës së apelit ishte rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe vendosi prishjen e tij dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë, me tjetër trup gjykues. Decision no. 00-2025-1613 (255), dated 21.10.2025 of the Criminal College In this fundamental criminal procedural law case, the Criminal College of the Supreme Court analyzed the relationship between the criminal liability of legal entities and their right to benefit from special proceedings, specifically summary trial, guaranteeing the constitutional principles of due process and equality before the law. Key Holdings 1 “A legal entity acting as a defendant is not excluded from the right to request a summary trial. The impossibility of a ‘mathematical’ application of the 1/3 sentence reduction in the case of the sanction of ‘dissolution of the legal entity’ does not constitute a ground for prohibiting access to this trial procedure.” 2 “The ruling of the preliminary hearing judge accepting the request for a summary trial, when not appealed by the parties, becomes final and cannot be overturned sua sponte by the court of appeal in the absence of a specific ground of appeal contesting its legality.” Case Summary In this matter, the court examined the appeals filed by several defendants (natural persons) and corporate entities (legal entities), as well as the appeal of the Special Prosecution Office, against the decision of the Special Court of Appeal against Corruption and Organized Crime. The appellate court had overturned the first-instance court’s decision and remanded the case for retrial, ruling that the trial court’s decision was absolutely invalid due to the application of the summary trial procedure to legal entities. The Criminal College determined that the court of appeal had misapplied criminal procedural law, as the legal framework governing the criminal liability of legal entities does not bar them from accessing summary trials. According to the College, the fact that a legal entity might be sentenced to “dissolution of the entity,” a sanction to which a 1/3 sentence reduction cannot be mathematically applied, is not a ground to exclude these entities *a priori* from a summary trial. Such an restrictive interpretation violates the principles of equality before the law, legal certainty, and due process of law. Furthermore, the College emphasized that the decision of the preliminary hearing judge to grant the summary trial had not been appealed by the parties and, consequently, became final (*res judicata*). This barred the court of appeal from intervening *sua sponte* in the absence of an explicit ground of appeal challenging that ruling. Under these conditions, the procedural mechanisms for extending the scope of a co-defendant’s appeal could not be used to bypass the finality of the decision. Therefore, the Criminal College concluded that the appellate court’s decision resulted from a misapplication of procedural law, ordered its reversal, and remanded the case for retrial to the same court with a different judicial panel. Sentenza n. 00-2025-1613 (255), del 21.10.2025 del Collegio Penale In questo caso di fondamentale importanza per il diritto processuale penale, il Collegio Penale della Corte Suprema ha analizzato la relazione tra la responsabilità penale delle persone giuridiche e il loro diritto di accedere a riti speciali, nello specifico il giudizio abbreviato, a salvaguardia dei principi costituzionali del giusto processo e dell’uguaglianza dinanzi alla legge. Massime della Decisione 1 “La persona giuridica

Përgjegjësia në zinxhirët e furnizimit në të drejtën evropiane.

Shqip English Italiano Analizë Ligjore Ndërkombëtare International Legal Analysis Analisi Legale Internazionale E Drejta Tregtare Evropiane në Evolucion: CSDDD dhe Paradigma e Re e Përgjegjësisë Korporative në Zinxhirin Ekonomik Eevolving European Commercial Law: CSDDD and the New Corporate Liability Paradigm Across the Economic Supply Chain L’Evoluzione del Diritto Commerciale Europeo: La CSDDD e il Nuovo Paradigma della Responsabilità d’Impresa nella Filiera Economica Authors: Lorval Petani (CEO at Petani Law & Tax) & Hygerta A. Istrefi (Lawyer at Petani Law & Tax) E drejta tregtare evropiane po kalon një transformim, ku përgjegjësia nuk kufizohet më në marrëdhënien kontraktore bilaterale, por shtrihet në të gjithë zinxhirin ekonomik të furnizimit. Ky zhvillim është formalizuar përmes Direktivës (BE) 2024/1760 “Për kujdesin e detyruar të qëndrueshmërisë korporative” (Directive (EU) 2024/1760 of the European Parliament and of the Council of 13 June 2024 on corporate sustainability due diligence and amending Directive (EU) 2019/1937 and Regulation (EU) 2023/2859), e cila përfaqëson një nga ndryshimet më të rëndësishme në të drejtën e BE-së të dekadës së fundit. https://eur-lex.europa.eu/eli/dir/2024/1760/oj 1. Kuadri normativ i Bashkimit Evropian CSDDD-ja vendos detyrimin për ndërmarrjet e mëdha që të identifikojnë, parandalojnë, zbusin dhe adresojnë ndikimet negative në të drejtat e njeriut dhe mjedisin përgjatë “chain of activities”, që përfshin operacionet e tyre, filialet dhe partnerët e biznesit në zinxhirin e furnizimit. Një element i këtij regjimi është Neni 37 i Direktivës, i cili përcakton detyrimin për transpozim nga shtetet anëtare deri më 26 korrik 2026 dhe një aplikim të fazuar të detyrimeve deri në vitin 2029, në varësi të madhësisë së kompanive. Ky model me faza tregon se BE-ja nuk ka synuar një ndërhyrje të menjëhershme, por një transformim gradual të strukturës së përgjegjësisë korporative në ekonominë evropiane. 2. Implementimi kombëtar, rasti i Gjermanisë Një nga implementimet më të avancuara në këtë fushë është ligji gjerman Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz (LkSG) 📌 Teksti zyrtar: https://www.gesetze-im-internet.de/lksg/ Ky ligj, në fuqi nga 1 janari 2023, imponon detyrime për ndërmarrjet e mëdha që të identifikojnë rreziqet në zinxhirin e furnizimit, vendosin masa parandaluese, krijojnë mekanizma ankese dhe raportojnë mbi menaxhimin e riskut. Avantazhi kryesor i këtij modeli është krijimi i një sistemi të brendshëm “compliance” të detyrueshëm, i cili e shndërron kujdesin në zinxhir në një funksion organizativ të vazhdueshëm. Nga këndvështrimi i së drejtës tregtare, kjo përbën një zhvendosje nga përgjegjësia ex post (pas shkeljes) drejt përgjegjësisia ex ante (parandaluese). 3. Implementimi francez, modeli i përgjegjësisë civile Franca ka adoptuar një qasje më të avancuar në aspektin e përgjegjësisë përmes: Loi relative au devoir de vigilance des sociétés mères et des entreprises donneuses d’ordre (2017) 📌 Teksti zyrtar: https://www.legifrance.gouv.fr/loda/id/JORFTEXT000034290626/ Ky ligj detyron kompanitë e mëdha franceze të krijojnë një “plan de vigilance” për të identifikuar dhe parandaluar rreziqet serioze në të drejtat e njeriut, shëndetin sigurinë, mjedisin, jo vetëm në aktivitetin e tyre direkt, por edhe në filialet dhe nënkontraktorët. Rëndësia e këtij modeli qëndron në faktin se ai krijon bazë për përgjegjësi civile direkte, duke lejuar paditë për dëme të shkaktuara nga mungesa e zbatimit të duhur të detyrimit të vigjilencës. Ndryshimi i Regjimit të Përgjegjësisë (Control-Based Liability) Tradicionalisht (Struktura Bilaterale): A → B (Kontratë) Modeli i Ri Evropian (Zinxhiri Ekonomik): A ↔ B ↔ C ↔ D Në nivel të përgjithshëm, CSDDD dhe ligjet kombëtare përfaqësojnë një ndryshim të rëndësishëm në të drejtën tregtare. Pasojat e këtij ndryshimi janë: përgjegjësia nuk kufizohet më në shkelje kontraktore direkte, por lidhet me kontrollin dhe ndikimin mbi riskun dhe me detyrimin për parandalim. Kjo sjell një koncept të ri, përgjegjësi e bazuar në kontroll (control-based liability). Regjimi i ri rrit ndjeshëm standardin e mbrojtjes në zinxhirët globalë të furnizimit, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë (tekstile, miniera, prodhim industrial). Kompanitë detyrohen të krijojnë sisteme të strukturuara monitorimi dhe raportimi, duke rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë. Në plan afatgjatë, due diligence redukton riskun e proceseve gjyqësore dhe dëmtimit të reputacionit. CSDDD synon të krijojë një standard të unifikuar në BE, duke shmangur fragmentimin ligjor midis shteteve anëtare. Përparësitë & Ndikimi Rrit standardin e mbrojtjes në tekstile, miniera, prodhim industrial. Sisteme të strukturuara monitorimi dhe raportimi që shtojnë transparencën. Në plan afatgjatë, due diligence redukton riskun e proceseve dhe dëmit të reputacionit. Sfidat & Pasiguria Ligjore Kompanitë përballen me detyrime komplekse monitorimi që mund të jenë të kushtueshme. Konceptet si “adequate due diligence” dhe “appropriate measures” lënë hapësirë interpretimi. Përgjegjësia mund të shtrihet në subjekte që nuk janë nën kontroll të drejtpërdrejtë kontraktor. Shtetet anëtare mund të implementojnë standarde të ndryshme, duke krijuar divergjencë. Në Shqipëri, kuadri aktual mbetet i bazuar në parimet tradicionale të Kodit Civil dhe ligjit per shoqerite tregtare, ku përgjegjësia është kryesisht kontraktore dhe bilaterale. Aktualisht, nuk ekziston regjim i detyrueshëm i due diligence në zinxhirë furnizimi, nuk ka përgjegjësi të zgjeruar për nënkontraktorët dhe nuk ekziston detyrim monitorimi. Kjo krijon një hendek të dukshëm në raport me standardet e BE-së, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit evropian. E drejta evropiane po evoluon drejt një modeli ku kontrata nuk është më kufiri i përgjegjësisë ligjore, por vetëm një element brenda një sistemi më të gjerë rregullator të kontrollit të riskut. Ky transformim përfaqëson një zhvendosje nga e drejta kontraktore tradicionale drejt një të drejte tregtare ku ndërmarrjet nuk vlerësohen vetëm për sjelljen e tyre direkte, por për mënyrën se si menaxhojnë ndikimin e tyre në të gjithë zinxhirin ekonomik global. Në këtë kuptim, CSDDD dhe ligjet kombëtare si ai gjerman dhe francez përbëjnë themelin e një qasjeje të re në të drejtën tregtare evropiane. European commercial law is undergoing a transformation, where liability is no longer confined to bilateral contractual relationships but extends across the entire economic supply chain. This development has been formalized through Directive (EU) 2024/1760 on “Corporate Sustainability Due Diligence” (Directive (EU) 2024/1760 of the European Parliament and of the Council of 13 June 2024 on corporate sustainability due diligence and amending Directive (EU) 2019/1937 and Regulation (EU) 2023/2859), representing one of the most significant shifts in EU law over the past decade. https://eur-lex.europa.eu/eli/dir/2024/1760/oj 1. The European Union Regulatory Framework The CSDDD establishes

AI in the Courtroom

English Shqip Italiano Insight & Jurisprudence AI in the Courtroom Colombia and the Netherlands as early case studies of judicial use of ChatGPT Co-authored by: Hygerta Istrefi & Lorval Petani The use of generative artificial intelligence in judicial reasoning has moved from theoretical debate to documented judicial practice. Two of the earliest and most frequently cited cases, one in Colombia and one in the Netherlands, illustrate how courts are beginning to engage with AI tools, while simultaneously raising important questions about transparency, reasoning, and judicial responsibility. “The integration of AI into courtrooms has shifted the boundaries of legal research, calling for a rigorous audit of transparency, responsibility, and the parameters of machine-assisted justice.” Case Profile I 1. Colombia: The Cartagena Labor Court First Labor Court of Cartagena (Juzgado primero laboral del circuito de Cartagena) — Decided: 30 January 2023 On 30 January 2023, presided over by Judge J. G, the court issued a landmark decision in a tutela case involving the protection of the fundamental rights of a minor diagnosed with autism spectrum disorder. What makes this case particularly significant is that the judge explicitly acknowledged the use of ChatGPT during the reasoning process, even including the precise prompts posed to the AI system and the verbatim outputs generated within the written ruling. Scope of AI Supporting Assistance: 1 Exemptions for Minors: Analyzing the legal treatment of healthcare co-payments/exemptions for minors with neurodevelopmental disabilities. 2 Procedural Actions: Clarifying the operational boundaries of constitutional tutela actions within Colombian jurisprudence. 3 Jurisprudential Guidance: Fetching broad references to existing supreme court precedents on constitutional healthcare access. Importantly, the court grounded its final decision in Colombian constitutional jurisprudence, including Sentencia T-674/2016, and emphasized that AI did not replace judicial reasoning but served as a supplementary, clarifying tool. Academic analysis describes this case as a landmark “pilot study” on the integration of generative AI into formal judicial decision-making (Perona & de la Rosa, 2025). Case Profile II 2. The Netherlands: District Court of Gelderland District Court of Gelderland — Decided: 7 June 2024 (ECLI:NL:RBGEL:2024:3636) A second key case emerged in the Netherlands, presenting a contrasting approach to generative tools. The case concerned a civil dispute between neighbors regarding the loss of solar panel efficiency caused by construction on an adjacent property. In calculating fair civil damages, the Dutch court explicitly referenced ChatGPT as one of the sources used for estimation purposes. Quantification of Losses using ChatGPT: Lifespan Estimated the average lifespan of solar panels (25–30 years, set by court at 27.5 years). Energy Pricing Aided in tracking the average price of electricity per kWh for compensation calculations. Loss Model Calculated overall compound economic loss due to shaded, reduced output. Unlike the Colombian case, however, the Dutch judgment did not specify which version of ChatGPT was used, what prompts were entered, or the methodological safeguards applied in verifying the accuracy of the AI-generated outputs. This omission has led to rigorous scholarly and professional discussions regarding transparency, reproducibility of judicial reasoning, and the evidentiary status of AI-generated information in contemporary civil decisions. A Paradigm Shift in Legal Reasonings These parallel developments highlight two distinct styles of judicial engagement with AI. While Colombia leaned toward absolute transparency by making the AI transcripts part of the official judicial record, the Dutch approach used AI as an informal, unverified analytical calculator. Together, they demonstrate that generative tools are already entering courtrooms to answer substantive legal and quantitative questions. Academic References Perona, R., & de la Rosa, Y. C. (2025). Unveiling AI in the courtroom: exploring ChatGPT’s impact on judicial decision-making through a pilot Colombian case study. AI & Society, 40, 2533-2540. https://doi.org/10.1007/s00146-024-01943-x District Court of Gelderland, 7 June 2024, ECLI:NL:RBGEL:2024:3636. Join the Conversation on LinkedIn How should courts manage AI transparency? Share your views with Petani Law Firm. Read & Discuss on LinkedIn Analizë & Jurisprudencë Inteligjenca Artificiale në Sallën e Gjyqit Kolumbia dhe Holanda si raste studimore të hershme të përdorimit gjyqësor të ChatGPT Bashkëautorë: Hygerta Istrefi & Lorval Petani Përdorimi i inteligjencës artificiale gjenative në arsyetimin gjyqësor ka kaluar nga një debat teorik në një praktikë gjyqësore të dokumentuar. Dy nga rastet më të hershme dhe më të cituara, një në Kolumbi dhe një në Holandë, ilustrojnë se si gjykatat kanë filluar të angazhohen met mjetet e IA-së, duke ngritur njëkohësisht pikëpyetje të rëndësishme mbi transparencën, arsyetimin dhe përgjegjësinë gjyqësore. “Integrimi i Inteligjencës Artificiale në sallat e gjyqit ka zhvendosur kufijtë e kërkimit ligjor, duke kërkuar një auditim rigoroz të transparencës, përgjegjësisë dhe parametrave të drejtësisë së asistuar nga makinat.” Profili i Rastit I 1. Kolumbia: Gjykata e Punës në Kartagjenë Gjykata e Parë e Punës e Qarkut të Kartagjenës (Juzgado primero laboral del circuito de Cartagena) — Vendosur më: 30 Janar 2023 Më 30 janar 2023, nën drejtimin e Gjyqtarit J. G, gjykata nxori një vendim historik në një rast tutela (padi kushtetuese) që përfshinte mbrojtjen e të drejtave themelore të një të mituri të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit. Ajo që e bën këtë rast veçanërisht të rëndësishëm është se gjyqtari pranoi eksplicitisht përdorimin e ChatGPT gjatë procesit të arsyetimit, duke përfshirë madje edhe pyetjet e sakta të drejtuara sistemit të IA-së dhe përgjigjet tekstuale të gjeneruara brenda vendimit të shkruar. Fusha e Asistencës Mbështetëse të IA-së: 1 Përjashtimet për të Miturit: Analizimi i trajtimit ligjor të bashkëpagesave/përjashtimeve shëndetësore për të miturit me aftësi të kufizuara neurozhvillimore. 2 Veprimet Procedurale: Sqarimi i kufijve operacionalë të aksioneve kushtetuese të llojit tutela brenda jurisprudencës kolumbiane. 3 Udhëzimi Jurisprudencial: Marrja e referencave të përgjithshme mbi precedentët ekzistues të gjykatës supreme lidhur me qasjen kushtetuese në kujdesin shëndetësor. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se gjykata e bazoi vendimin e saj përfundimtar në jurisprudencën kushtetuese kolumbiane, përfshirë Sentencia T-674/2016, dhe nënvizoi se IA nuk e zëvendësoi arsyetimin gjyqësor, por shërbeu si një mjet plotësues dhe sqarues. Analiza akademike e përshkruan këtë rast si një “studim pilot” historik mbi integrimin e IA gjenative në vendimmarrjen zyrtare gjyqësore (Perona & de la Rosa, 2025). Profili i Rastit II 2.

Vendimi nr. 00-2025-4321 (550), Datë 26.11.2025 i Kolegjit Civil

Vendimi nr. 00-2025-4321 – Petani Law & Tax Analizë Juridike • KCGJL Vendimi nr. 00-2025-4321 (550) Sq En It Vendimi nr. 00-2025-4321 (550), datë 26.11.2025 i Kolegjit Civil Shkalla e lidhjes familjare ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm mbi legjitimimin aktiv të subjektit për të kërkuar dëmshpërblimin për shkak të vdekjes së familjarit, por edhe mbi nivelin e këtij dëmshpërblimi. Këto subjekte, si rregull, nuk pësojnë të njëjtën shkallë të dëmit moral dhe ekzistencial, krahasuar me familjen e ngushtë si njësinë bazë ose me personat në bashkëjetesë. Ka rezultuar se, paditësi është vëllai i të ndjerit, ndërsa paditësit e tjerë janë nipër e mbesa të të ndjerit, i cili ka vdekur si rezultat i kontaktit me rrymën elektrike, më 18.05.2013. Paditësit kanë pretenduar se vdekja ka ndodhur për faj të të paditurit, shoqërisë “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” SHA (OSHEE), duke qenë se kjo e fundit nuk ka marrë të gjitha masat e duhura teknike që do të mundësonin shmangen e aksidentit. Duke iu referuar lidhjes së gjinisë, paditësit kanë pretenduar se vdekja u ka shkaktuar dëm jopasuror. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier pranoi padinë dhe detyroi palën e paditur të paguajë dëmshpërblim jopasuror në formën e dëmit moral dhe ekzistencial. Gjykata e Apelit Vlorë vendosi lënien në fuqi të këtij vendimi. KCGJL konstaton se fillimisht i janë drejtuar gjykatës me një padi të parë bashkëshortja, fëmijët dhe nipërit e të ndjerit. Në çështjen objekt gjykimi, një padi e dytë është paraqitur nga të afërmit e tjerë (vëllai, nipërit dhe mbesat). Arsyetimi i Gjykatës Kolegji thekson se shkalla e lidhjes familjare dhe ndjesore ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi dëmshpërblimin. Gjykatat e faktit, duke iu referuar vendimit unifikues nr. 12/2007, kanë aplikuar dëmshpërblime jopasurore në masën ¼ ose ½ e dëmit biologjik, pa dhënë argumentimin e nevojshëm. Asnjë prej gjykatave nuk ka evidentuar arsyen pse ka aplikuar këtë nivel të lartë dëmshpërblimi, megjithëse raporti i lidhjes së gjakut ishte shumë më i largët se ai i familjarëve të afërt si prindërit, fëmijët apo bashkëshorti. Këta subjekte, si rregull, nuk pësojnë të njëjtën shkallë të dëmit moral dhe ekzistencial. Duke marrë parasysh rrethin e ngushtë familjar, Kolegji vlerëson se është e papranueshme që të afërm të tillë si “nipërit dhe mbesat” të përfitojnë të njëjtën masë dëmshpërblimi. KCGJL çmon se vendimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit material dhe procedural. Për pasojë, vendimi duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Decision no. 00-2025-4321 (550), dated 26.11.2025 of the Civil College The degree of family relationship has a direct impact not only on the active standing (locus standi) of a subject to claim compensation due to the death of a family member, but also on the quantitative level of such compensation. As a rule, these relatives do not suffer the same degree of moral and existential damage compared to the immediate family as the core unit or cohabiting partners. It was established that the primary plaintiff is the brother of the deceased, while the other plaintiffs are nieces and nephews of the deceased, who passed away following contact with an electrical current on 18.05.2013. The plaintiffs claimed that the death occurred due to the fault of the defendant, “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” SHA (OSHEE), as the latter failed to implement the necessary technical measures to prevent the accident. Referencing their family relationship, the plaintiffs claimed non-pecuniary damages. The District Court of Fier accepted the lawsuit, ordering the defendant to pay non-pecuniary damages for moral and existential harm. The Court of Appeal of Vlora upheld this decision. The Civil Chamber of the Supreme Court (KCGJL) notes that initially, a first lawsuit had already been submitted by the immediate family—specifically the wife, children, and grandchildren. In the current case, this second lawsuit was brought forward by more distant relatives (the brother, nieces, and nephews). Court Reasoning The College emphasizes that the proximity of the familial and emotional bond directly dictates the compensation thresholds. The lower courts, referring to Unified Decision no. 12/2007, awarded non-pecuniary damages amounting to ¼ or ½ of biological damage without offering the necessary legal reasoning. Neither court clarified why such high levels of compensation were granted, despite the blood relation being substantially more distant than that of immediate family members like parents, children, or a spouse. These subjects, as a rule, do not endure the equivalent level of moral and existential trauma. Taking the inner family circle into account, the College deems it unacceptable for collateral relatives such as nieces and nephews to receive matching compensation amounts. The KCGJL finds that the appeal court’s ruling stems from a failure to comply with substantive and procedural law. Consequently, the decision must be overturned, and the case remanded for retrial to the Court of Appeal of General Jurisdiction. Sentenza n. 00-2025-4321 (550), del 26.11.2025 del Collegio Civile Il grado di parentela influisce direttamente non solo sulla legittimazione attiva del soggetto a richiedere il risarcimento del danno per il decesso di un familiare, ma anche sull’entità del risarcimento stesso. Di norma, tali soggetti non subiscono lo stesso grado di danno morale ed esistenziale rispetto alla famiglia ristretta intesa come nucleo essenziale o ai conviventi. È emerso che il ricorrente è il fratello del defunto, mentre gli altri ricorrenti sono nipoti dello stesso, deceduto a causa di una scossa elettrica in data 18.05.2013. I ricorrenti hanno sostenuto che il decesso sia avvenuto per colpa della convenuta, la società “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” SHA (OSHEE), in quanto quest’ultima non ha adottato le adeguate misure tecniche atte ad evitare l’incidente. In virtù del loro legame di parentela, i ricorrenti hanno richiesto il risarcimento del danno non patrimoniale. Il Tribunale Distrettuale di Fier ha accolto la domanda, condannando la parte convenuta al pagamento del danno non patrimoniale sotto forma di danno morale ed esistenziale. La Corte d’Appello di Valona ha confermato tale decisione. Il Collegio Civile della Corte Suprema (KCGJL) osserva che, inizialmente, un primo ricorso era già

ABONIM

Ruani blogun tonë

Petani Law & Tax është një studio ligjore e pavarur, e specializuar në të drejtën tregtare, e cila ofron këshillim strategjik për çështje të korporatave dhe investimeve, si dhe asistencë në mosmarrëveshje komplekse. Si një partner i besuar për kompani, investitorë dhe institucione, studioja ndërthur ekselencën ligjore me një qasje të orientuar nga biznesi për të ofruar zgjidhje praktike në Shqipëri dhe në rajon.

sqAlbanian