Vendimi nr. 14, datë 17.02.2026 (V-14/26)

<span class="tp-lang-sq">Vendimi V-14/26 i Gjykatës Kushtetuese: E drejta e pronës dhe standardi i arsyetimit në gjobat tatimore</span><span class="tp-lang-en">Constitutional Court Decision V-14/26: Property Rights and Reasoned Decisions in Tax Fines</span><span class="tp-lang-it">Decisione V-14/26 della Corte Costituzionale: Diritto di proprietà e motivazione nelle sanzioni fiscali</span> | Petani Law & Tax
Gjykata Kushtetuese me e drejten e prones dhe gjobat tatimore

E Drejtë Kushtetuese & Tatimore • JurisprudencëConstitutional & Tax Law • JurisprudenceDiritto Costituzionale & Fiscale • Giurisprudenza

Vendimi nr. 14/2026 i Gjykatës Kushtetuese: E drejta e pronës dhe standardi i arsyetimitConstitutional Court Decision No. 14/2026: Property Rights & Reasoned DecisionsDecisione n. 14/2026 della Corte Costituzionale: Diritto di proprietà e motivazione

Gjoba tatimore 30 000 000 lekë dhe kontrolli kushtetues mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë

Vendimi nr. 14, datë 17.02.2026 (V-14/26), i Gjykatës Kushtetuese merr një dimension më të gjerë, të lidhur me të drejtën e pronës, standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe raportin ndërmjet interesit publik për mbrojtjen e sistemit tatimor dhe barrës financiare që i vendoset subjektit.

Çështja kishte në qendër një gjobë tatimore në vlerën 30 000 000 lekë, të vendosur për shkak të moslëshimit të kuponëve tatimorë. Debati ligjor lidhej me mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të nenit 122, shkronja “b”, nënparagrafi “ii”, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrtoi çështjen si një gjykatë që duhet të përcaktojë vetë masën konkrete të gjobës. Thelbi i kontrollit kushtetues ishte nëse, në rrethanat konkrete të çështjes, Gjykata e Lartë kishte përmbushur standardin kushtetues të arsyetimit, në veçanti për pretendimin që lidhej me mënyrën e zbatimit të ligjit dhe me pasojën financiare të kësaj mënyre zbatimi.

Rrethanat e çështjes

Subjekti kërkues ushtronte aktivitetin tregtar “bar-kafe” në Tiranë. Në datën 31.07.2011, organet tatimore ushtruan kontroll në ambientet e tij dhe konstatuan se shërbimi ofrohej për 100 tavolina dhe se për to nuk ishin prerë kuponët tatimorë. Mbi bazën e nenit 122, shkronja “b”, nënparagrafi “ii”, të ligjit për procedurat tatimore, organet tatimore vendosën një gjobë prej 30 000 000 lekësh, e llogaritur me masën prej 300 000 lekësh për secilën tavolinë.

Subjekti e kundërshtoi masën e gjobës fillimisht në rrugë administrative dhe më pas në rrugë gjyqësore. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 9195, datë 08.10.2012, ndryshoi masën e gjobës, duke e ulur atë në 300 000 lekë. Pas ankimit të organit tatimor, Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 2062, datë 26.05.2014, prishi këtë vendim dhe e ktheu çështjen për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Në rigjykim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 318, datë 02.02.2015, e pranoi pjesërisht padinë dhe përsëri e uli gjobën në 300 000 lekë. Sipas kësaj gjykate, bëhej fjalë për një shkelje të konstatuar dhe, për këtë arsye, gjoba nuk mund të caktohej në një shumë më të madhe se 300 000 lekë.

Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 3014, datë 28.06.2017, ndryshoi këtë vendim dhe rrëzoi padinë. Sipas saj, organi tatimor kishte vepruar drejt duke vendosur masën prej 300 000 lekësh për çdo tavolinë, duke e çuar gjobën në total në 30 000 000 lekë. Subjekti paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2025-13, datë 14.01.2025, vendosi mospranimin e rekursit, me arsyetimin se nuk përmbushte kërkesat e nenit 58 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar.

Vendimi V-14/26 • Gjykata Kushtetuese • Neni 41 & 42 i Kushtetutës • Neni 1 i Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së • Parimi i Subsidiaritetit

Ankimi kushtetues

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, subjekti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me ankim kushtetues individual. Në themel, pretendimet lidheshin me të drejtën për një proces të rregullt ligjor, parimin e sigurisë juridike, standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor, parimin e barazisë përpara ligjit dhe të drejtën e pronës.

Sipas kërkuesit, Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë përgjigje për pretendimet e ngritura në rekurs lidhur me zbatimin e gabuar të ligjit material dhe me qëndrimet e ndryshme të gjykatave në lidhje me interpretimin e nenit 122 të ligjit për procedurat tatimore. Gjithashtu, kërkuesi pretendoi se Gjykata e Lartë kishte mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga ai i mbajtur në raste të tjera të ngjashme dhe se kjo kishte sjellë një pozitë të ndryshme në raport me subjekte të tjera. Në lidhje me të drejtën e pronës, pretendimi ishte se mënyra e zbatimit të dispozitës tatimore kishte sjellë një gjobë në një vlerë tepër të lartë dhe se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë përgjigje përfundimtare mbi këtë problem.

E drejta e pronës dhe gjobat tatimore

Një nga çështjet paraprake që Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ishte nëse një gjobë tatimore mund të përfshihej në konceptin kushtetues të pronës. Gjykata iu referua jurisprudencës së saj të mëparshme dhe theksoi se e drejta kushtetuese e pronës private përfshin posedimet dhe të drejtat e tjera materiale pasurore.

Në këtë kuptim, Gjykata ka pranuar se edhe gjoba e caktuar për shkelje tatimore është pjesë e konceptit kushtetues të pronës private, pasi pagesa e një shume të caktuar parash, që përfaqëson masën e gjobës, merret nga pasuria e subjektit. Për rrjedhojë, shlyerja e një gjobe administrative kufizon të drejtën e garantuar nga neni 41 i Kushtetutës.

Gjykata rrëzoi kështu edhe prapësimin e Avokaturës së Shtetit se mosmarrëveshjet tatimore nuk duhej të përfshiheshin në konceptin e së drejtës së pronës. Në këtë pikë, Gjykata iu referua edhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vuri në dukje se, ndryshe nga sa ishte pretenduar nga Avokatura e Shtetit, GJDBE (GJEDNJ) ka pohuar se detyrimet tatimore mbrohen nga neni 1 i Protokollit nr. 1, edhe pse ato nuk përfshihen në fushën e të drejtave dhe detyrimeve civile të nenit 6, paragrafi 1, të KEDNJ-së. Në vendim referohet çështja Polimerkonteyner, Tov kundër Ukrainës, datë 24.11.2016, §§ 22-25. Për këtë arsye, Gjykata e analizoi çështjen në këndvështrimin e nenit 42 të Kushtetutës, duke e lidhur të drejtën e pronës me të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Standardi i arsyetimit të vendimit gjyqësor

Gjykata Kushtetuese theksoi se e drejta për të pasur një vendim gjyqësor të arsyetuar garantohet nga nenet 42 dhe 142, pika 1, të Kushtetutës. Sipas Gjykatës, arsyetimi është element thelbësor i një vendimi të drejtë. Funksioni i tij është t'u tregojë palëve se ato janë dëgjuar dhe t'u japë mundësinë për ta kundërshtuar vendimin.

Megjithatë, detyrimi për arsyetimin e vendimit nuk do të thotë se gjykata duhet të japë përgjigje të detajuar për çdo pretendim të palëve. Shtrirja e këtij detyrimi varet nga natyra e vendimit. Për vendimet e mospranimit të rekursit, Gjykata ritheksoi se arsyetimi i kufizuar, si rregull, nuk cenon standardin kushtetues të arsyetimit. Por Gjykata vendosi një rëndësi të veçantë te rasti kur në rekurs janë ngritur pretendime kushtetuese. Në këto raste, Gjykata e Lartë, në funksion të parimit të subsidiaritetit që karakterizon marrëdhënien ndërmjet juridiksionit kushtetues dhe atij të gjykatave të zakonshme, duhet t'i shqyrtojë këto pretendime dhe të mbajë një qëndrim të shprehur lidhur me to.

Interpretimi i nenit 122 të ligjit për procedurat tatimore

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi përmbajtjen e dispozitës mbi të cilën ishte vendosur gjoba. Në nenin 122, shkronja “b”, paragrafi i parë, parashikohej se tatimpaguesi dënohej në rast se nuk lëshonte kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave ose shërbimeve. Për kontrollin e dytë, dispozita parashikonte gjobën prej 300 000 lekësh për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin, ndërsa parashikonte një masë tjetër për tatimpaguesit e tjerë.

Në rastin konkret, debati ishte mbi kuptimin e shprehjes “për çdo rast konstatimi”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë kishte arritur në përfundimin se kjo shprehje nuk mund të interpretohej si një bazë për shumëfishimin e gjobës për çdo tavolinë. Në të kundërt, Gjykata Administrative e Apelit kishte pranuar interpretimin sipas të cilit gjoba prej 300 000 lekësh aplikohej për çdo tavolinë në funksion, duke e konsideruar të ligjshme gjobën prej 30 000 000 lekësh.

Pse ishte i rëndësishëm qëndrimi i Gjykatës së Lartë

Në këtë pikë Gjykata Kushtetuese i kushtoi rëndësi faktit se gjykatat e faktit kishin mbajtur qëndrime të kundërta mbi interpretimin e së njëjtës dispozitë. Gjykata vuri në dukje se rekursi nuk lidhej me caktimin e gjobës në vetvete, por me mënyrën se si Gjykata Administrative e Apelit kishte interpretuar ligjin, interpretim që kishte rezultuar në një vlerë tepër të lartë gjobe.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, diferenca financiare ishte e rëndësishme, pasi bëhej fjalë për 300 000 lekë kundrejt 30 000 000 lekëve, pra për një diferencë 100-fish. Pikërisht për shkak të kësaj diference, Gjykata vlerësoi se pretendimi kërkonte vëmendje të shtuar nga Gjykata e Lartë. Megjithatë, Gjykata e Lartë kishte vendosur mospranimin e rekursit dhe nuk kishte dhënë një përgjigje të shprehur.

A 30,000,000 ALL Tax Fine and Constitutional Scrutiny Over Supreme Court Adjudication

Decision No. 14, dated 17.02.2026 (V-14/26), of the Constitutional Court takes on a broader dimension, touching upon property rights, the standard of reasoned judicial decisions, and the balance between the public interest in protecting the tax system and the financial burden imposed on a business entity.

The core of the case involved a tax fine amounting to 30,000,000 ALL, issued for failing to issue tax receipts. The legal dispute centered on the interpretation and application of Article 122, letter "b", sub-item "ii", of Law No. 9920, dated 19.05.2008 "On Tax Procedures in the Republic of Albania", as amended.

The Constitutional Court did not examine the case as a court tasked with setting the specific fine amount itself. The essence of the constitutional review was whether, under the specific circumstances, the Supreme Court had met the constitutional standard for a reasoned decision, particularly regarding claims about how the law was applied and the financial impact resulting from that application.

Factual Background

The applicant business operated a "bar-coffee shop" in Tirana. On 31.07.2011, tax authorities audited the premises and determined that service was being provided across 100 tables without issuing tax receipts. Pursuant to Article 122, letter "b", sub-item "ii", of the Tax Procedures Law, the tax authorities imposed a fine of 30,000,000 ALL, calculated at 300,000 ALL per table.

The entity challenged the penalty administratively and then in court. The Tirana Judicial District Court, by Decision No. 9195, dated 08.10.2012, reduced the fine to 300,000 ALL. Following an appeal by the tax authority, the Administrative Court of Appeal, by Decision No. 2062, dated 26.05.2014, quashed the decision and remanded the case for retrial to the court of first instance.

Upon retrial, the Administrative Court of First Instance Tirana, by Decision No. 318, dated 02.02.2015, partially sustained the lawsuit and again reduced the fine to 300,000 ALL, holding that since a single inspection established the violation, the fine could not exceed 300,000 ALL in total.

The Administrative Court of Appeal, by Decision No. 3014, dated 28.06.2017, reversed this ruling and dismissed the claim, ruling that tax authorities acted correctly in applying 300,000 ALL per table, making the total fine 30,000,000 ALL. The applicant filed recourse with the Supreme Court. The Administrative Chamber of the Supreme Court, by Decision No. 00-2025-13, dated 14.01.2025, declared the recourse inadmissible for failing to satisfy Article 58 requirements of Law No. 49/2012 "On Administrative Courts and Adjudication of Administrative Disputes", as amended.

Decision V-14/26 • Constitutional Court • Articles 41 & 42 of the Constitution • Article 1 of Protocol No. 1 to the ECHR • Principle of Subsidiarity

Constitutional Complaint

Following the Supreme Court's ruling, the applicant submitted an individual constitutional complaint. At its core, the claims concerned the right to a fair trial, legal certainty, the standard of reasoned judicial decisions, equality before the law, and property rights.

According to the applicant, the Supreme Court failed to respond to key claims raised in the recourse concerning the misapplication of substantive law and conflicting judicial interpretations of Article 122 of the Tax Procedures Law. Furthermore, the applicant claimed the Supreme Court departed from precedents in similar cases, creating unequal treatment. Regarding property rights, the applicant asserted that the application of the tax provision created an excessively high fine without receiving a final answer from the Supreme Court.

Property Rights and Tax Fines

A preliminary issue examined by the Constitutional Court was whether a tax fine falls within the constitutional definition of property. Citing established jurisprudence, the Court reaffirmed that private property rights guaranteed under the Constitution encompass possessions and material assets.

In this context, the Court acknowledged that administrative tax fines directly impact constitutional property rights because paying the fine reduces the entity's wealth. Consequently, settling an administrative fine restricts rights protected under Article 41 of the Constitution.

The Court rejected the State Advocacy's argument that tax disputes fall outside property rights protection. Citing European Court of Human Rights jurisprudence, the Court emphasized that ECtHR case law recognizes tax obligations as protected under Article 1 of Protocol No. 1, even if excluded from civil rights under Article 6 § 1 of the ECHR (referencing Polimerkonteyner, Tov v. Ukraine, 24.11.2016, §§ 22-25). Therefore, the Court reviewed the matter under Article 42 of the Constitution, linking property rights with the right to due process.

The Standard of Reasoned Judicial Decisions

The Constitutional Court highlighted that the right to a reasoned judicial decision is protected under Articles 42 and 142(1) of the Constitution, serving as an essential element of due process by showing parties they have been heard. However, this obligation does not require exhaustive responses to every argument; its scope depends on the nature of the ruling.

While summary reasoning is generally permissible for inadmissible recourse decisions, the Court emphasized a crucial exception when constitutional claims are raised. In such instances, the principle of subsidiarity obliges the Supreme Court to explicitly address and adjudicate those constitutional arguments before summary dismissal.

Interpretation of Article 122 of the Tax Procedures Law

The Constitutional Court analyzed the tax provision applied in the case. Article 122(b)(i) penalizes non-issuance of tax receipts for transactions. For a second offense, the law specified a 300,000 ALL fine for VAT and profit tax registered taxpayers.

The dispute hinged on interpreting "for each case established". The Administrative Court of First Instance held this phrase could not justify multiplying the fine by every table, while the Administrative Court of Appeal ruled that 300,000 ALL applied per active table, validating the 30,000,000 ALL fine.

Why the Supreme Court's Position Was Critical

The Constitutional Court emphasized the significance of lower courts holding directly opposing views on the same statutory provision. The recourse did not challenge fine imposition per se, but rather the Appellate Court's statutory interpretation resulting in an exceptionally large penalty.

The Court highlighted the 100-fold financial discrepancy between 300,000 ALL and 30,000,000 ALL, concluding that such a vast disparity required explicit analysis from the Supreme Court rather than a summary dismissal.

Sanzione fiscale di 30.000.000 di Lek e controllo costituzionale sulle decisioni della Corte Suprema

La decisione n. 14 del 17.02.2026 (V-14/26) della Corte Costituzionale assume una dimensione più ampia, legata al diritto di proprietà, allo standard di motivazione delle decisioni giurisdizionali e al rapporto tra l'interesse pubblico alla tutela del sistema fiscale e l'onere finanziario imposto al contribuente.

Il caso riguardava una sanzione fiscale di 30.000.000 di ALL, irrogata per la mancata emissione di scontrini fiscali. La controversia giuridica verteva sull'interpretazione e sull'applicazione dell'articolo 122, lettera "b", punto "ii", della legge n. 9920 del 19.05.2008 "Sulle procedure fiscali nella Repubblica d'Albania", e successive modifiche.

La Corte Costituzionale non ha esaminato il caso come un giudice chiamato a determinare l'importo concreto della sanzione. Il fulcro del controllo costituzionale era verificare se la Corte Suprema avesse rispettato lo standard costituzionale di motivazione, in particolare riguardo all'applicazione della legge e all'impatto finanziario derivante da tale applicazione.

Circostanze del caso

Il ricorrente esercitava l'attività di "bar-caffè" a Tirana. Il 31.07.2011, le autorità fiscali hanno effettuato un controllo nei locali constatando che il servizio veniva fornito su 100 tavoli senza l'emissione dei relativi scontrini fiscali. In base all'articolo 122, lettera "b", punto "ii", della legge sulle procedure fiscali, le autorità hanno irrogato una sanzione di 30.000.000 di ALL, calcolata in 300.000 ALL per ciascun tavolo.

Il contribuente ha impugnato la sanzione prima in via amministrativa e poi giudiziaria. Il Tribunale del Distretto Giudiziario di Tirana, con decisione n. 9195 del 08.10.2012, ha ridotto la sanzione a 300.000 ALL. A seguito del ricorso dell'amministrazione finanziaria, la Corte d'Appello Amministrativa, con decisione n. 2062 del 26.05.2014, ha annullato la sentenza rinviando la causa al primo grado.

Nel giudizio di rinvio, il Tribunale Amministrativo di Primo Grado di Tirana, con decisione n. 318 del 02.02.2015, ha accolto parzialmente il ricorso riducendo nuovamente la sanzione a 300.000 ALL, ritenendo che per un'unica violazione accertata la multa non potesse superare complessivamente tale importo.

La Corte d'Appello Amministrativa, con decisione n. 3014 del 28.06.2017, ha ribaltato la sentenza respingendo la domanda del contribuente. Secondo l'Appello, l'organo fiscale aveva agito correttamente applicando 300.000 ALL per ogni tavolo, per un totale di 30.000.000 di ALL. Il contribuente ha proposto ricorso dinanzi alla Corte Suprema. Il Collegio Amministrativo della Corte Suprema, con decisione n. 00-2025-13 del 14.01.2025, ha dichiarato inammissibile il ricorso per difetto dei requisiti di cui all'articolo 58 della legge n. 49/2012.

Decisione V-14/26 • Corte Costituzionale • Artt. 41 & 42 della Costituzione • Art. 1 del Protocollo n. 1 CEDU • Principio di Sussidiarietà

Ricorso Costituzionale

A seguito della decisione della Corte Suprema, il contribuente ha presentato ricorso costituzionale individuale, lamentando la violazione del giusto processo, della certezza del diritto, dello standard di motivazione, dell'uguaglianza dinanzi alla legge e del diritto di proprietà.

Secondo il ricorrente, la Corte Suprema non aveva risposto alle doglianze relative all'errata applicazione della legge sostanziale e ai contrasti giurisprudenziali sull'interpretazione dell'articolo 122. Inoltre, ha lamentato la difformità rispetto a casi analoghi e la sproporzione della sanzione irrogata rispetto alla tutela del diritto di proprietà.

Diritto di Proprietà e Sanzioni Fiscali

La Corte Costituzionale ha innanzitutto esaminato se le sanzioni fiscali rientrino nella nozione costituzionale di proprietà. Richiamando la propria giurisprudenza, la Corte ha ribadito che il diritto costituzionale alla proprietà privata include i beni e i diritti patrimoniali.

Pertanto, il pagamento di una sanzione amministrativa incide sul patrimonio del soggetto e limita il diritto garantito dall'articolo 41 della Costituzione.

La Corte ha respinto l'eccezione dell'Avvocatura dello Stato secondo cui le controversie fiscali esulano dal diritto di proprietà. Facendo riferimento alla giurisprudenza della Corte EDU (sentenza Polimerkonteyner, Tov c. Ucraina, 24.11.2016, §§ 22-25), la Corte ha ricordato che gli obblighi fiscali rientrano nella protezione dell'articolo 1 del Protocollo n. 1 della CEDU, analizzando così la questione ai sensi dell'articolo 42 della Costituzione in combinato disposto con il diritto al giusto processo.

Lo Standard di Motivazione della Sentenza

La Corte Costituzionale ha evidenziato che il diritto a una decisione motivata è garantito dagli articoli 42 e 142, comma 1, della Costituzione. La motivazione è un elemento essenziale del giusto processo, necessario a dimostrare che le parti sono state ascoltate.

Sebbene per le decisioni di inammissibilità del ricorso in Cassazione sia di norma ammissibile una motivazione sintetica, la Corte ha sottolineato che, in presenza di questioni costituzionali, la Corte Suprema deve fornire una risposta esplicita in virtù del principio di sussidiarietà.

Interpretazione dell'Articolo 122 della Legge sulle Procedure Fiscali

La Corte Costituzionale ha analizzato la norma sanzionatoria. L'articolo 122(b)(i) punisce la mancata emissione dello scontrino fiscale, prevedendo per la seconda violazione una sanzione di 300.000 ALL per i soggetti IVA.

Il punto controverso riguardava l'espressione "per ogni caso accertato". Mentre il Tribunale Amministrativo di Primo Grado riteneva che tale dicitura non giustificasse la moltiplicazione della multa per il numero dei tavoli, la Corte d'Appello ha ritenuto legittima la moltiplicazione dell'importo per 100 tavoli, confermando la sanzione di 30.000.000 di ALL.

L'Importanza della Pronuncia della Corte Suprema

La Corte Costituzionale ha attribuito particolare rilevanza alla presenza di interpretazioni giudiziarie radicalmente opposte sulla medesima norma. Il ricorso mirava a chiarire l'esatta applicazione della legge di fronte a una differenza economica di ben 100 volte (300.000 ALL contro 30.000.000 di ALL).

In virtù di tale enorme sproporzione, la Corte Costituzionale ha concluso che la questione richiedeva una valutazione approfondita ed esplicita da parte della Corte Suprema, anziché un semplice rigetto con ordinanza d'inammissibilità.

ABONIM

Ruani blogun tonë

Petani Law & Tax është një studio ligjore e pavarur, e specializuar në të drejtën tregtare, e cila ofron këshillim strategjik për çështje të korporatave dhe investimeve, si dhe asistencë në mosmarrëveshje komplekse. Si një partner i besuar për kompani, investitorë dhe institucione, studioja ndërthur ekselencën ligjore me një qasje të orientuar nga biznesi për të ofruar zgjidhje praktike në Shqipëri dhe në rajon.

sqAlbanian