E drejta tregtare evropiane po kalon një transformim, ku përgjegjësia nuk kufizohet më në marrëdhënien kontraktore bilaterale, por shtrihet në të gjithë zinxhirin ekonomik të furnizimit. Ky zhvillim është formalizuar përmes Direktivës (BE) 2024/1760 "Për kujdesin e detyruar të qëndrueshmërisë korporative" (Directive (EU) 2024/1760 of the European Parliament and of the Council of 13 June 2024 on corporate sustainability due diligence and amending Directive (EU) 2019/1937 and Regulation (EU) 2023/2859), e cila përfaqëson një nga ndryshimet më të rëndësishme në të drejtën e BE-së të dekadës së fundit. https://eur-lex.europa.eu/eli/dir/2024/1760/oj
1. Kuadri normativ i Bashkimit Evropian
CSDDD-ja vendos detyrimin për ndërmarrjet e mëdha që të identifikojnë, parandalojnë, zbusin dhe adresojnë ndikimet negative në të drejtat e njeriut dhe mjedisin përgjatë “chain of activities”, që përfshin operacionet e tyre, filialet dhe partnerët e biznesit në zinxhirin e furnizimit. Një element i këtij regjimi është Neni 37 i Direktivës, i cili përcakton detyrimin për transpozim nga shtetet anëtare deri më 26 korrik 2026 dhe një aplikim të fazuar të detyrimeve deri në vitin 2029, në varësi të madhësisë së kompanive. Ky model me faza tregon se BE-ja nuk ka synuar një ndërhyrje të menjëhershme, por një transformim gradual të strukturës së përgjegjësisë korporative në ekonominë evropiane.
2. Implementimi kombëtar, rasti i Gjermanisë
Një nga implementimet më të avancuara në këtë fushë është ligji gjerman Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz (LkSG) 📌 Teksti zyrtar: https://www.gesetze-im-internet.de/lksg/ Ky ligj, në fuqi nga 1 janari 2023, imponon detyrime për ndërmarrjet e mëdha që të identifikojnë rreziqet në zinxhirin e furnizimit, vendosin masa parandaluese, krijojnë mekanizma ankese dhe raportojnë mbi menaxhimin e riskut. Avantazhi kryesor i këtij modeli është krijimi i një sistemi të brendshëm “compliance” të detyrueshëm, i cili e shndërron kujdesin në zinxhir në një funksion organizativ të vazhdueshëm. Nga këndvështrimi i së drejtës tregtare, kjo përbën një zhvendosje nga përgjegjësia ex post (pas shkeljes) drejt përgjegjësisia ex ante (parandaluese).
3. Implementimi francez, modeli i përgjegjësisë civile
Franca ka adoptuar një qasje më të avancuar në aspektin e përgjegjësisë përmes: Loi relative au devoir de vigilance des sociétés mères et des entreprises donneuses d'ordre (2017) 📌 Teksti zyrtar: https://www.legifrance.gouv.fr/loda/id/JORFTEXT000034290626/ Ky ligj detyron kompanitë e mëdha franceze të krijojnë një “plan de vigilance” për të identifikuar dhe parandaluar rreziqet serioze në të drejtat e njeriut, shëndetin sigurinë, mjedisin, jo vetëm në aktivitetin e tyre direkt, por edhe në filialet dhe nënkontraktorët. Rëndësia e këtij modeli qëndron në faktin se ai krijon bazë për përgjegjësi civile direkte, duke lejuar paditë për dëme të shkaktuara nga mungesa e zbatimit të duhur të detyrimit të vigjilencës.
Ndryshimi i Regjimit të Përgjegjësisë (Control-Based Liability)
Tradicionalisht (Struktura Bilaterale):
Modeli i Ri Evropian (Zinxhiri Ekonomik):
Në nivel të përgjithshëm, CSDDD dhe ligjet kombëtare përfaqësojnë një ndryshim të rëndësishëm në të drejtën tregtare. Pasojat e këtij ndryshimi janë: përgjegjësia nuk kufizohet më në shkelje kontraktore direkte, por lidhet me kontrollin dhe ndikimin mbi riskun dhe me detyrimin për parandalim. Kjo sjell një koncept të ri, përgjegjësi e bazuar në kontroll (control-based liability). Regjimi i ri rrit ndjeshëm standardin e mbrojtjes në zinxhirët globalë të furnizimit, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë (tekstile, miniera, prodhim industrial). Kompanitë detyrohen të krijojnë sisteme të strukturuara monitorimi dhe raportimi, duke rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë. Në plan afatgjatë, due diligence redukton riskun e proceseve gjyqësore dhe dëmtimit të reputacionit. CSDDD synon të krijojë një standard të unifikuar në BE, duke shmangur fragmentimin ligjor midis shteteve anëtare.
Përparësitë & Ndikimi
- Rrit standardin e mbrojtjes në tekstile, miniera, prodhim industrial.
- Sisteme të strukturuara monitorimi dhe raportimi që shtojnë transparencën.
- Në plan afatgjatë, due diligence redukton riskun e proceseve dhe dëmit të reputacionit.
Sfidat & Pasiguria Ligjore
- Kompanitë përballen me detyrime komplekse monitorimi që mund të jenë të kushtueshme.
- Konceptet si “adequate due diligence” dhe “appropriate measures" lënë hapësirë interpretimi.
- Përgjegjësia mund të shtrihet në subjekte që nuk janë nën kontroll të drejtpërdrejtë kontraktor.
- Shtetet anëtare mund të implementojnë standarde të ndryshme, duke krijuar divergjencë.
Në Shqipëri, kuadri aktual mbetet i bazuar në parimet tradicionale të Kodit Civil dhe ligjit per shoqerite tregtare, ku përgjegjësia është kryesisht kontraktore dhe bilaterale. Aktualisht, nuk ekziston regjim i detyrueshëm i due diligence në zinxhirë furnizimi, nuk ka përgjegjësi të zgjeruar për nënkontraktorët dhe nuk ekziston detyrim monitorimi. Kjo krijon një hendek të dukshëm në raport me standardet e BE-së, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit evropian.
E drejta evropiane po evoluon drejt një modeli ku kontrata nuk është më kufiri i përgjegjësisë ligjore, por vetëm një element brenda një sistemi më të gjerë rregullator të kontrollit të riskut. Ky transformim përfaqëson një zhvendosje nga e drejta kontraktore tradicionale drejt një të drejte tregtare ku ndërmarrjet nuk vlerësohen vetëm për sjelljen e tyre direkte, por për mënyrën se si menaxhojnë ndikimin e tyre në të gjithë zinxhirin ekonomik global. Në këtë kuptim, CSDDD dhe ligjet kombëtare si ai gjerman dhe francez përbëjnë themelin e një qasjeje të re në të drejtën tregtare evropiane.