Titulli Shqyrtimi joefektiv gjyqësor dhe pasaktësitë në vendimin e sekuestrimit të zyrës

Titulli Shqyrtimi joefektiv gjyqësor dhe pasaktësitë në vendimin e sekuestrimit të zyrës

Përveç mungesës së shqyrtimit paraprak gjyqësor, natyrës jo tërësisht të saktë të vendimit të sekuestrimit dhe faktit që kërkueses nuk i është garantuar e drejta për të qenë i pranishëm një person i besuar ose mbrojtësi i saj, në rastin konkret pavarësisht se gjykatat u vunë në lëvizje ex post factum mbi ankimin e kërkueses, shqyrtimi gjyqësor nuk ka qenë efektiv.
Kontrolli i zyrës së kërkueses në këtë rast ka çuar në sekuestrimin e 4 pajisjeve kompjuterike dhe të qindra dokumenteve, por, megjithatë, nuk është përcaktuar nëse të gjitha ato përmbanin të dhëna që lidheshin drejtpërdrejt me veprën penale në hetim.
Duke pasur parasysh formulimin e vendimit të sekuestrimit, është e diskutueshme nëse kërkueses i është dhënë informacion i saktë në lidhje me fushëveprimin e zbatimit të tij, çka praktikisht ka rezultuar në një masë kontrolli (të kufizuar) të zyrës, gjë e cila do t’i kishte mundësuar asaj (kërkueses) të verifikonte nëse ky kontroll ishte i kufizuar vetëm në kërkimin e provave të veprës penale të përmendur.

1759256659402

Post Your Comment

SUBSCRIPTION

Subscribe to our blog

Petani Law & Tax is an independent business law firm providing strategic legal advice on business, investment and complex disputes. Trusted by businesses, investors and institutions, we combine legal excellence with commercial insight to deliver practical solutions across Albania and the region.

en_USEnglish