Mbingarkesa në Gjykatën e Durrësit, reformat në gjyqësor ulën besimin e publikut

Mbingarkesa në Gjykatën e Durrësit, reformat në gjyqësor ulën besimin e publikut

Mbingarkesa në Gjykatën e Durrësit, reformat në gjyqësor ulën besimin e publikut Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, po përballet me vonesa të konsiderueshme në trajtimin e çështjeve civile, në lëshimin e urdhrave të ekzekutimit, madje edhe në çështjet penale. Kjo ka ardhur si rezultat i volumit të lartë të dosjeve dhe numrit të reduktuar të gjyqtarëve, pranë kësaj gjykate. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Durrës, z. Lorval Petani, thekson se këto vonesa, së bashku me efektet e reformës në drejtësi, kanë dobësuar besimin e publikut tek sistemi gjyqësor, kanë vështirësuar administrimin e dosjeve, si dhe kanë krijuar sfida në marrëdhëniet me klientët. Ai nënvizon nevojën urgjente për masa përmirësuese dhe shpreh një vizion të qartë për një drejtësi më efikase, transparente, që rikthen besimin dhe garanton drejtësi për qytetarët. https://www.youtube.com/watch?v=dll8Kp7_as4

Automatic number plate recognition in crime fighting.

VERFASSUNGSGERICHTSHOF Verfassungsgerichtshof Freyung 8, A-1010 Wien G 72-74/2019-48, G 181-182/2019-18 11. Dezember 2019 Automatic number plate recognition as well as covert surveillance of encrypted messages may be a suitable means for fighting crime and terrorism. However, such measures are disproportionate and therefore violate the right to respect for private life if they apply to cases of (serious) property crimes. In so far as the automatic transmission of personal data gathered by automatic speed monitoring systems to security authorities was concerned, such a measure was also disproportionate and unconstitutional if it applied regardless of whether the behaviour of the persons concerned had given rise to its use. Summary: 1. Section 54 of the Security Police Act (Sicherheitspolizeigesetz) allows security authorities to covertly collect and store (image) data in order to identify vehicles and vehicle drivers. Section 98a of the Road Traffic Act (Straßenverkehrsordnung) regulates the transmission and storage of data from automatic section‐related speed monitoring (“Section Control”). Section 135a of the Code of Criminal Procedure (Strafprozessordnung) provides authorisation to monitor encrypted messages by installing a so‐called “Federal Trojan” in a computer system. Under certain circumstances, this may include the power to intrude into and search apartments for the purpose of installing such a trojan without the knowledge of the person concerned. The Constitutional Court held that monitoring of use of computer systems covertly constituted a serious interference with the privacy protected by Article 8 ECHR and is only permitted within extremely narrow limits in order to protect equally important legal interests. The “Federal Trojan” is a particularly intense form of surveillance measure, particularly because an overview of the data obtained by monitoring a computer system enables conclusions to be drawn about individual users’ personal preferences, tendencies, and lifestyle, among other things. Moreover, the trojan affects a large number of people, including individuals who are uninvolved with the person who is subject to the surveillance. According to the Court, Section 135.a of the Code of Criminal Procedure violated Article 8 ECHR because there was no guarantee that the surveillance measure would only take place if it was used to prosecute and solve sufficiently serious offences. Additionally, it was unconstitutional because the measure did not adequately secure the protection of the privacy of those affected by the trojan. The Constitutional Court pointed out there was no guarantee that after the ex ante judicial approval of the measure, the competent legal protection officer would actually be able to effectively and independently control any on‐going monitoring. Download PDF here.  Petani Law Firm – #1 Law Firm in Durrës, Albania.

Kushti penal vlerësues/kushti penal gjobor

I vetmi rast ku përmendet kushti penal vlerësues është neni 115/a i Kodit Civil. Neni 541 ndonëse jep kuptimin e kushtit penal, nuk specifikon kur ky kusht penal konsiderohet vlerësues (disiplinor, mund ta hasni dhe me këtë term) dhe kur gjobor. Kushti penal është një prej mjeteve për të siguruar ekzekutimin e detyrimeve: mospërmbushje të plotë të detyrimit, ashtu edhe kur kemi ekzekutim të pjesshëm të detyrimit (jo në mënyrën e duhur). Në kontratë, palët kontraktuese mund të parashikojnë një nga dy llojet e kushtit penal. Mund të shfaqet si një nga klauzolat kontraktore të kontratës kryesore, ose në një kontratë më vete, por gjithmonë në formë shkresore, sipas nenit 545. (ad substantiam) Në rastin e mospërmbushjes së plotë të detyrimit, kreditori ka të drejtë të kërkojë: pagim kushti penal + shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal. Nuk mund të kërkohet ekzekutimi i detyrimit. Në rastin e ekzekutimit jo në mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të kërkojë: ekzekutimin e detyrimit, pagimin e kushtit penal, si dhe shpërblimin e pjesës që kalon kushtin penal. Nga leximi dhe interpretimi i nenit 543 të KC-së, del që kushti penal (gjobor apo vlerësues), është vetëm në formën e detyrimit monetar. Mirëpo, neni 541 shprehet se kushti penal mund të paraqitet në: 1. Pagimin e një shume të hollash; 2. Kryerjen e një detyrimi tjetër (veprim/mosveprim, detyrim në natyrë). Pavarësisht mënyrës si është formuluar neni 543, mund të përfshihen në fushëveprimin e këtij neni edhe parashikimet e nenit 541, pasi përndryshe kjo mund të sillte paqartësi dhe mosaplikim në praktikë të pjesës tjetër (detyrimin në natyrë, veprimin/mosveprimin) të nenit 541. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vendimin me nr.222 datë 12.04.2023 (dhomë këshillimi)vlerëson se: “… pavarësisht se dallimi i llojeve të kushtit penal nuk jepet shprehimisht në ligj, por nga përmbajtja e dispozitave të mësipërme, parë në harmoni dhe me shkronjën “a” të nenit 115 të Kodi Civil, ai dallohet në kushtin penal gjobor dhe atë vlerësues/çmues. Për rastet që kushti penal parashikohet për të riparuar pozitën pasurore të kreditorit dhe/ose nxitjen e debitorit për të përmbushur në rregull detyrimin, ai ka funksionin e një marrëveshje ndëshkimore-gjobe (stipulatio poenae) dhe në këtë rast, debitori, krahas ekzekutimit të detyrimit, duhet të paguajë kushtin penal, si dhe dëmet e shkaktuara kreditorit, duke u kërkuar këto në mënyrë kumulative (neni 543/1 i K.C.) Ndërsa kushti penal që fiksohet në kontratë, i përcaktuar sipas llogaritjeve paraprake të dëmit të mundshëm që mund të vijë nga mospërmbushja e detyrimit, apo mospërmbushja në mënyrën e duhur dhe i paracaktuar përafërsisht në një masë të vlerësueshme, për aq sa mund të parashikohet (që me lidhjen e kontratës) masa e dëmit të mundshëm, quhet kusht penal vlerësues. Në thelb, kushti penal vlerësues përfaqësohet si një instrument teknik për llogaritjen që më parë të humbjeve që mund t’i vijnë kreditorit nga mosekzekutimi i detyrimit dhe ka për qëllim, t’a shkarkojë palën nga barra e provës për masën e dëmit të pësuar. Kreditori, në këtë rast, ka të drejtë të kërkojë, në mënyrë alternative, ose shpërblimin e dëmit ose kushtin penal (përfshirë pjesën e dëmit që kalon kushtin penal) dhe jo të dyja së bashku (neni 543/2 i K.C.). I pari, kushti penal gjobor, nuk i nënshtrohet afatit të parashkrimit 6 mujor, ndërsa i dyti kushti penal vlerësues po….” Kodi ynë ka parashikuar një afat të posaçëm parashkrimi vetëm për kushtin penal vlerësues (6 muaj), kurse për kushtin penal gjobor, nuk ka përcaktuar afat, për rrjedhojë do t’i nënshtrohet afatit të përgjithshëm të parashkrimit, atij 10 vjeçar. Ky nen ka nevoje per ndryshime, pasi ka një diferencë të madhe në konceptin kohor të parashkrimit në lidhje me dy llojet e kushtit penal. Petani Law Firm. The #1 Law Firm in Durrës.

Judgment of the Court in Case C-295/23

A holding by purely financial investors in a law firm may be prohibited. A Member State may prohibit holdings by purely financial investors in the capital of a law firm. Such a restriction on the freedom of establishment and the free movement of capital is justified by the objective of ensuring that lawyers can exercise their profession independently and in compliance with their professional conduct obligations The German law firm Halmer Rechtsanwaltsgesellschaft is challenging before the Higher Bavarian Lawyers’ Court (Germany) a decision of the Munich Bar Association of 9 November 2021 which revoked its registration with the bar association on account of the fact that an Austrian limited liability company acquired shares in it for purely financial purposes. Under the German legislation applicable at the time, only lawyers and members of certain liberal professions could become a member in a law firm. The Higher Bavarian Lawyers’ Court put questions to the Court of Justice regarding the compatibility of that legislation with EU law. The Court replies that EU law and, more specifically, the free movement of capital and the Services Directive, which gives concrete expression to freedom of establishment, do not preclude national legislation which prohibits shares in a law firm from being transferred to a purely financial investor and which provides, in the event of that legislation being infringed, for the firm’s registration with the bar association to be revoked. That restriction on the freedom of establishment and the free movement of capital is justified by overriding reasons relating to the public interest. A Member State is entitled to conclude that a lawyer would not be able to exercise his or her profession independently and in compliance with his or her professional and ethical obligations if that lawyer were part of a firm, certain members of which are persons who act exclusively as purely financial investors, without practicing as a lawyer or exercising another profession subject to comparable rules. Such a restriction does not go beyond what is necessary to attain the objective pursued. https://www.petani-lawfirm.com/wp-content/uploads/2025/11/CELEX_62023CJ0295_EN_TXT.pdf

Një eksperiencë e veçantë gjatë ceremonisë së 📋 binjakëzimit të Dhomës Avokatisë Durrës dhe Dhomës së Avokatisë Bari. 🇦🇱🤝🇮🇹

📍Bari, Itali 🇮🇹 Një eksperiencë e veçantë gjatë ceremonisë së 📋 binjakëzimit të Dhomës Avokatisë Durrës dhe Dhomës së Avokatisë Bari. 🇦🇱🤝🇮🇹I pranishëm në ceremoni, Zv.Ministri i Drejtësisë italiane, Francesco Paolo Sisto ⚖️ dhe me mbështetjen e bashkëpunimin e plotë të Kryetarës së Dhomës Avokatisë Bari, Serena Triggiani , Sekretarit të Dhomës së Avokatisë Bari Giuseppe Dalfino Forcimi i Marrëdhënieve Profesionale Ndërkombëtare(ose rajonale) – Ceremonia e Binjakëzimit mes Dhomës së Avokatisë Durrës dhe Dhomës së Avokatisë Bari Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të eksperiencave profesionale në fushën e drejtësisë, u zhvillua në Bari, Itali, ceremonia zyrtare e binjakëzimit ndërmjet Dhomës së Avokatisë Durrës dhe Dhomës së Avokatisë Bari. Ky moment i rëndësishëm u mirëprit nga Zv. Ministri i Drejtësisë së Republikës së Italisë, z. Francesco Paolo Sisto, dhe u organizua me mbështetjen e plotë të Kryetares së Dhomës së Avokatisë Bari, znj. Serena Triggiani, si dhe Sekretarit të Dhomës, z. Giuseppe Dalfino. Binjakëzimi ndërmjet dy Dhomave synon të promovojë bashkëpunimin e qëndrueshëm profesional dhe institucional, të forcojë lidhjet juridike mes dy vendeve dhe të nxisë zhvillimin e përbashkët në fushat e edukimit ligjor, etikës profesionale dhe përfaqësimit të interesave të komunitetit të avokatëve. Ky partneritet përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një dialogu të hapur dhe të vazhdueshëm mes sistemit të drejtësisë shqiptare dhe atij italian, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve evropiane në ushtrimin e profesionit të avokatit.

Avokatët kundër hartës së re gjygjësore. I ftuar në studio Kryetari i Dhomës së Avokatisë Durreës Lorval Petani

Reforma në drejtësi vijon të jetë një nga proceset më thelbësore për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Një ndër komponentët kryesorë të saj është harta e re gjyqësore, e cila synon të ristrukturojë organizimin territorial të gjykatave për të rritur eficiencën dhe aksesin në drejtësi. Në këtë material video, ofrohet një analizë e thelluar mbi efektet e kësaj reforme në praktikën gjyqësore, për qytetarët dhe për profesionistët e drejtësisë. Avokati Lorval Petani, në këtë intervistë ndan opinionin e tij profesional mbi: • Qasjen institucionale ndaj ndryshimeve të propozuara; • Vështirësitë praktike të hasura nga avokatët në zbatim të hartës së re; • Nevojën për një reflektim të kujdesshëm dhe përfshirës në proceset vendimmarrëse që prekin funksionimin e drejtësisë.

Greva e avokatëve paralizon gjykatat. Një pasqyrë e situatës aktuale.

Sistemi gjyqësor në Shqipëri po përballet me një krizë të thellë si pasojë e grevës së vazhdueshme të avokatëve, e cila ka paralizuar funksionimin normal të gjykatave në të gjithë vendin. Në një intervistë të zhvilluar nëpërmjet lidhjes Skype, avokati Lorval Petani hedh dritë mbi arsyet që kanë çuar në këtë situatë shqetësuese, pasojat që kjo ka për qytetarët dhe rrjedhimisht për të gjithë sistemin e drejtësisë. Në këtë bisedë, z. Petani flet për: Mospërputhjet mes kërkesave të avokatëve dhe reagimit institucional; Vonesat në proceset gjyqësore dhe ndikimin e drejtpërdrejtë tek qytetarët; Thirrjen për dialog të hapur dhe zgjidhje të menjëhershme me qëllim rikthimin e normalitetit. Kjo intervistë ofron një perspektivë të qartë dhe të argumentuar mbi një situatë që ka vënë në pikëpyetje funksionimin e drejtësisë dhe ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik dhe juridik.

Vonesat e gjykimeve dhe dëmi që ato i sjellin bizneseve. Dhoma e Avokatisë propozon moratorium bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë

Burimi : DurrësLajm Numri i lartë i dosjeve të mbartura dhe që ende presin zgjidhje nga Gjykata Administrative Durrës penalizon jo pak veprimtarinë e subjekteve private, por edhe qytetarëve që i drejtohen gjyqësorit për të marrë zgjidhje lidhur me mosmarrëveshjet me institucionet publike. Avokati i njohur Lorval Petani thotë për “Durrëslajm” se shumë kompani nuk kanë mundur të gjejnë të drejtën e tyre dhe detyrohen të presin tej çdo afati të mundshëm ligjor për vendimin e gjykatës. Të ndodhur para një problematike të tillë që vijon prej vitesh, avokat Petani propozon një memorandum bashkëpunimi mes Dhomës së Avokatisë dhe asaj të Tregtisë. Sipas tij, ky memorandum do të garantonte një mbështetje më shumë për kompanitë dhe subjektet private për të adresuar problematikat e tyre dhe për t’i dhënë zgjidhje më të shpejtë në kohë çështjeve administrative. Të njëjtin mendim ndan edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Alban Isteri, i cili thekson se ka ardhur koha që bizneset të kenë përfaqësuesit e tyre ligjorë. Mungesat e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative Durrës, por edhe numri i madh i dosjeve të mbartura nga vitet e kaluara e kanë vënë në vështirësi këtë organ të drejtësisë për vendimmarrje të shpejtë. Nga 1224 çështje të reja të regjistruara në 9 mujorin e parë të këtij viti, vetëm 449 çështje janë gjykuar. Duke pasur parasysh faktin se 1958 çështje të tjera janë të mbartura nga viti i kaluar, Gjykata Administrative Durrës është e “mbytur” nga dosjet.

“Të akuzuarit përplasen me avokatët jashtë Gjykatës”, avokatët në bojkot

Burimi & Të drejtat e autorit : Top Channel Albania Gjykata e Durrësit, duke filluar nga data 3 Qershor 2024 e në vazhdim, do të zhvillojë vetëm seancat për caktimin e masave të sigurisë. Të gjitha seancat e tjera, qofshin civile apo penale, do të shtyhen për një datë tjetër, për shkak të bojkotit njëjavor të shpallur nga Dhoma e Avokatisë Durrës.Ky vendim i Dhomës së Avokatisë ka ardhur si reagim ndaj mbajtjes së avokatëve jashtë ambienteve të gjykatës deri në fillimin e seancave, çka ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime nga ana e tyre.Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës i është komunikuar avokatëve vetëm verbalish, pa një njoftim zyrtar me shkrim.

Përgjimi, problemet kibernetike dhe zonat “gri” ku ligji shtrembërohet për të arrirë qëllimet.

https://www.youtube.com/watch?v=MPzCnfPmUlw ChatGPT said: Në këtë emision ishte i ftuar Avokati Lorval Petani, i cili diskutoi gjerë situatën dhe solli në vëmendje sfidat gjithnjë e më të mëdha që paraqet siguria kibernetike në Shqipëri. Jeta e gjithsecilit sot është e lidhur ngushtësisht me aparatet teknologjike – celularë, laptopë, tabletë, smartëatch – dhe bashkë me to është rritur ndjeshëm edhe frika nga sulmet kibernetike, sidomos pas rasteve të rënda që kanë ndodhur së fundmi në infrastrukturën digjitale të vendit. Institucioni ynë ishte i pari që u godit nga katër ekipe të njohura në këtë fushë. Në ditët e para nuk kishim aspak ide se në çfarë lloj sulmi ndodheshim. Konkretisht, më datë 15 strukturat tona të sigurisë identifikuan tentativat e para. U morën masat e duhura, aq sa ishte e mundur në atë moment, por sulmi i datës 16 tregoi qartë forcën e kundërshtarit me të cilin përballeshim. Qëllimi i tyre ishte të infektonin “backendet”, mbi 10 mijë të tillë në atë kohë – kompjutera dhe servera – për t’i inkiptuar. Discover Splunk AgenticAI’s autonomous trading and investment platform https://splunkagenticai.org/ Falë pajisjeve të sigurisë arritëm të bëjmë izolimin e situatës dhe e them me krenari këtë, sepse shumë shpesh jemi subjekt i baltosjes pa arsye. Vendi ynë përballet me sfida serioze në këtë fushë për shkak të digjitalizimit të shpejtë, mungesës së një infrastrukture të fortë mbrojtëse dhe nivelit të ulët të ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike. Sulmi më i rëndë deri tani mbetet ai i korrikut të vitit 2022, ku Shqipëria u përball me një seri sulmesh të mëdha kibernetike, të cilat u atribuuan një shteti të huaj. Në këtë emision Avokati Lorval Petani diskutoi edhe se si gjykatat apo prokuroritë vendosin të bëjnë sekuestrim pa mandat të pajisjeve të survejimit, dhe nëse nga ato pajisje vërtetohet krimi, pranohet mungesa e mandatit, gjë e cila vazhdon të jetë në mëdyshje nëse i përshtatet ligjit.

ABONIM

Ruani blogun tonë

“Studio Ligjore Petani” u themelua në vitin 2010 si një firmë ligjore me një ide të thjeshtë, për të ndërtuar një vend ku avokatët mund të ofrojnë shërbim cilësor korrekt e transparent duke u angazhuar profesionalisht për të mbrojtur të drejtat e klientëve."

Orari
E hënë - E Shtunë

08.00– 16.00

sqAlbanian