Titulli Shqyrtimi joefektiv gjyqësor dhe pasaktësitë në vendimin e sekuestrimit të zyrës

Titulli Shqyrtimi joefektiv gjyqësor dhe pasaktësitë në vendimin e sekuestrimit të zyrës

Përveç mungesës së shqyrtimit paraprak gjyqësor, natyrës jo tërësisht të saktë të vendimit të sekuestrimit dhe faktit që kërkueses nuk i është garantuar e drejta për të qenë i pranishëm një person i besuar ose mbrojtësi i saj, në rastin konkret pavarësisht se gjykatat u vunë në lëvizje ex post factum mbi ankimin e kërkueses, shqyrtimi gjyqësor nuk ka qenë efektiv. Kontrolli i zyrës së kërkueses në këtë rast ka çuar në sekuestrimin e 4 pajisjeve kompjuterike dhe të qindra dokumenteve, por, megjithatë, nuk është përcaktuar nëse të gjitha ato përmbanin të dhëna që lidheshin drejtpërdrejt me veprën penale në hetim. Duke pasur parasysh formulimin e vendimit të sekuestrimit, është e diskutueshme nëse kërkueses i është dhënë informacion i saktë në lidhje me fushëveprimin e zbatimit të tij, çka praktikisht ka rezultuar në një masë kontrolli (të kufizuar) të zyrës, gjë e cila do t’i kishte mundësuar asaj (kërkueses) të verifikonte nëse ky kontroll ishte i kufizuar vetëm në kërkimin e provave të veprës penale të përmendur. 1759256659402

Titulli Rikualifikimi i akuzës: kufizimi ndaj ndryshimit të faktit penal

Gjykata mund të rikualifikojë të njëjtin fakt që është përshkruar në akuzë apo në kërkesën për gjykim dhe jo një fakt të ri, i cili përmban elemente apo rrethana të reja që nuk i janë njoftuar të pandehurit apo për të cilat prokuroria nuk ka ushtruar ndjekjen penale. Kolegji vë në dukje se, me “fakt që rezulton ndryshe” duhet të kuptojmë një fakt që paraqitet ndryshe në mënyrë tërësore, nga ai i parashtruar në kërkesën për gjykim. E thënë ndryshe, gjykata në emër të dhënies së drejtësisë, nuk legjitimohet të vlerësojë ato veprime apo mosveprime të të pandehurit, të cilat ndonëse rezultojnë gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk i janë atribuuar të pandehurit me aktin e njoftimit të akuzës apo në kërkesën për gjykim.(…) Gjykata ushtron të drejtën e saj për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, vetëm në lidhje me faktin e përshkruar në kërkesën për gjykim, që i është njoftuar/komunikuar të pandehurit dhe për të cilin prokuroria ka ushtruar ndjekjen penale, duke i atribuuar një akuzë konkrete. Kolegji rithekson se neni 372 rregullon rastin kur fakti penal (shkaku i akuzës) rezulton gjatë shqyrtimit gjyqësor ndryshe nga sa është përshkuar në aktin e njoftimit të akuzës dhe në kërkesën për gjykimin e të pandehurit. Ndërkohë, në zbatimin e nenit 375 të K.Penal, fakti nuk ndryshon por cilësimi juridik i tij (natyra e akuzës) rivlerësohet nga gjykata në përputhje me parimin jura novit curia (gjykata e njeh ligjin), pra fakti që i atribuohet të pandehurit nuk ndryshon dhe mbetet i njëjtë. Fakti i njëjtë do të thotë “i njëjti fakt objektiv” i cili karakterizohet nga te njëjtat veprime, subjekte dhe objekt material. Pra, “fakti i njëjtë” do të thotë që fakti jo vetëm në tërësinë e tij të jetë i njëjtë, por edhe se asnjë element i tij përbërës nuk duhet të rezultojë të jetë i ndryshëm nga ajo që është përcaktuar në akuzën e paraqitur nga prokurori. Kolegji konstaton se fakti penal që i është atribuuar të gjykuarit E.A.në këtë proces penal, është përshkruar në aktin e njoftimit të akuzës dhe në kërkesën për gjykim – vjedhje me dhunë të sendit aparat celular duke përdorur një send në dukje si armë(…) Akuza është ndryshuar/saktësuar nga prokurori vetëm gjatë konkluzioneve përfundimtare të parashtruara prej tij, duke pranuar që akuza e vjedhjes me dhunë në ngarkim të gjykuarit nuk qëndron. Prokuroria në konkluzionet përfundimtare ka pranuar qëndrimin e mbrojtjes(…) Kolegji vlerëson jo të drejtë e ligjor këtë qëndrim të prokurorit të çështjes, i cili në thelb ka ndryshuar akuzën në diskutimin përfundimtar, ndonëse gjykimi është zhvilluar në gjendjen e akteve të fashikullit hetimor, për shkak të procedimit me gjykim të shkurtuar. Kjo do të thotë që shqyrtimi gjyqësor i çështjes nuk ka ndikuar në këtë “saktësim të akuzës” nga prokurori, përsa kohë nuk është verifikuar asnjë provë apo rrethanë apo fakt i ri/i ndryshëm në raport me aktet/provat e përfshira në fashikullin e hetimeve (pikërisht pasi gjykimi është zhvilluar mbi aktet e hetimit) 1760895186454

Pse të zgjidhni Petani Law & Tax? – Lawyer in Durrës – Law Firm in Durrës – Avokat në Durrës

Pse të zgjidhni Petani Law & Tax? Zgjedhja e partnerit të duhur juridik është një vendim strategjik që ndikon në sigurinë, zhvillimin dhe stabilitetin tuaj, qoftë si individ apo biznes. Petani Law & Tax është zgjedhja që përfaqëson kombinimin e përvojës shumë-vjeçare, integritetit profesional dhe ekselencës së pakontestueshme në ofrimin e shërbimeve juridike. Ne veprojmë me standarde të larta, duke garantuar analiza të sakta, zgjidhje efikase dhe mbrojtje të qëndrueshme në çdo hap. Ajo që na veçon është qasja jonë e personalizuar, reagimi i shpejtë, njohuria e thellë e legjislacioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe aftësia jonë për të trajtuar çështje të çdo niveli kompleksiteti, në mënyrë profesionale dhe të besueshme. Rrjeti ynë multinacional Petani Law & Tax operon si një rrjet juridik i konsoliduar me seli në Durrës, dhe degë aktive në Tiranë, Prishtinë dhe Itali. Ky organizim na mundëson të ofrojmë shërbime cilësore në disa juridiksione, duke ruajtur të njëjtin standard profesional dhe etik në çdo zyrë. Çdo degë funksionon në koordinim të plotë, duke reflektuar metodologjinë, strukturën dhe filozofinë e unifikuar të studios, për të garantuar një përvojë të pandryshueshme dhe të nivelit të lartë për klientët tanë. Durrësi – Qendra Strategjike e Petani Law & Tax Selia qendrore në Durrës është themeli mbi të cilin është ndërtuar identiteti profesional i Petani Law & Tax. Studioja është ngritur fillimisht nga avokatja Luljeta Petani, një figurë e respektuar në jurisprudencën shqiptare, e njohur për integritetin dhe përvojën e gjatë në sistemin e drejtësisë. Që prej vitit 2018, studioja drejtohet nga Av. Lorval Petani, një profesionist me mbi 20 vite eksperiencë në institucione kyçe si Avokatura e Shtetit, administrata publike, sektori i energjisë dhe strukturat drejtuese të avokatisë. Roli i tij si Kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës pasqyron pozitën dhe reputacionin e studios në arenën juridike. Zyra e Durrësit është qendra ku lind filozofia jonë e punës, ku hartohen standardet e shërbimit dhe ku ndërtohet strategjia që aplikohet me sukses në të gjithë rrjetin. Prishtina- Ekspertizë akademike dhe profesionale në nivel të lartë Dega e Prishtinës drejtohet nga Av. Prof. Dr. Abdulla Aliu, një nga figurat më të njohura në fushën e së drejtës në Kosovë dhe rajon. Me përvojë si profesor universitar, deputet, autor veprash akademike dhe ekspert i së drejtës civile, ai e sjell në studio kombinimin e rrallë të teorisë dhe praktikës juridike. Në menaxhim bashkëpunon Av. Flaka Vitaku, duke siguruar efikasitet të lartë organizativ, profesionalizëm dhe qasje moderne në trajtimin e çështjeve. Dega e Prishtinës përfaqëson një pikë të fortë të rrjetit, duke ofruar mbështetje të plotë për klientët në të gjitha fushat e së drejtës. Shërbime juridike gjithëpërfshirëse Petani Law & Tax ofron një gamë të gjerë shërbimesh juridike që mbulojnë të gjitha fushat e së drejtës. Ne ofrojmë mbështetje për individë, biznese, organizata dhe subjekte ndërkombëtare, duke garantuar standard të njëjtë cilësie për të gjithë klientët. Misioni ynë Në thelb të punës sonë qëndron përkushtimi për të mbrojtur interesat e klientëve tanë. Misioni ynë është të sigurojmë qartësi juridike, të minimizojmë risqet, të garantojmë mbrojtje të fortë dhe të ndërtojmë marrëdhënie bashkëpunimi afatgjata. Petani Law & Tax nuk është vetëm një studio ligjore, është partneri juaj.

Vendimi nr. 1030/2024, i Komisionit të Prokurimit Publik.

Vendimi nr. 1030/2024, i Komisionit të Prokurimit Publik. Operatori ekonomik ka paraqitur ankesën elektronike me nr. A/2024/4322, datë 15.07.2024. Për këtë ankesë, ka përdorur të njëjtën mandatpagesë, si për ankesën e mëparshme me nr. A/2024/4275, datë 01.07.2024. Nga verifikimi i kryer në https://kpp.al më datë 16.07.2024 ka rezultuar se për ankesën e paraqitur nga OE, statusi i mandatpagesës vazhdon të jetë i paparaqitur. OE është njoftuar për plotësimin e të metës së ankesës, konkretisht autoriteti kontraktor ka njoftuar (më datë 15.07.2024 dhe 16.07.2024) operatorin ekonomik ankimues përmes komunikimit elektronik, në lidhje me korrigjimin e mangësive të konstatuara në lidhje me elementet formale të ankesës, pagesën e tarifës së ankesës. Me email-in e datës 16.07.2024, operatori ekonomik ka kërkuar që statusi i pagesës të bëhet i paraqitur që të vijohet me shqyrtimin e ankesës. Në sistemin e ankesave elektronike nuk ka pasur asnjë ndryshim lidhur me statusin e ankesës së këtij operatori dhe statusi i mandatpagesës ka vazhdur të jetë i paparaqitur Qëndrimi i KPP-së: Ligjvënësi ka përcaktuar disa elemente të domosdoshme formale për paraqitjen e ankesës, njëkohësisht pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor. Një prej elementeve të domosdoshme për paraqitjen e ankesës është edhe dokumenti bankar, që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën. Ndërsa referuar pikës 3 të nenit 111 të LPP-së, i ndryshuar, Komisioni gjykon, se ligjvënësi i ka dhënë një mundësi ankimuesve, që të korrigjojnë ankesat e tyre në rast se konstatohet mungesa e një apo më shumë elementeve formale të përcaktuara në pikën 2 të nenit 111 të LPP-së, i ndryshuar. Me anë të kësaj mundësie, ligjvënësi ka dashur të përcjellë frymën, se nuk mund t’i refuzohet e drejta e ankimit subjekteve që pretendojnë se dëmtohen ose rrezikojnë të dëmtohen nga një vendimmarrje e autoritetit kontraktor në mënyrë apriori, vetëm për shkak të disa mungesave formale, të cilat mund të korrigjohen lehtësisht brenda një afati të arsyeshëm, që nuk cenon parimin e efiçencës në procedurat e prokurimit publik. Bazuar në dispozitën e mësipërme, për të konstatuar mungesat lidhur me elementet formale të ankesës, si dhe për të vënë në dijeni ankimuesin lidhur me mungesat e konstatuara, është detyrim i autoritetit kontraktor, i cili duhet të njoftojë menjëherë ankimuesin me çdo mjet të mundshëm, duke i lënë 2 ditë kohë për të korrigjuar elementet e domosdoshme formale të ankesës. Komisioni i Prokurimit Publik thekson faktin, se përcaktimi i procedurave të caktuara në LPP dhe rregullat e prokurimit publik, duke filluar nga përgatitja e ofertës, shqyrtimi i ofertave, ankimimi, si dhe mundësia për të korrigjuar mangësitë lidhur me elementet e domosdoshme formale të ankesës, përfaqësojnë garanci dhe siguri juridike për palët e interesuara. Parimi i ligjshmërisë është ndër parimet kryesore të veprimtarisë së organeve të administratës publike. For Prishtina Office Click Here.

Emisioni Flasim Hapur Diskutim me Avokatin dhe Kreun e Dhomës së Avokatisë Durrës, z. Lorval Petani

Kryetari i Dhomes së Avokatisë Durrës, Av. Lorval Petani në Emisionin “Flasim Hapur” -Portali Durrës Avokati Lorval Petani, njëkohësisht Kryetar i Dhomës së Avokatëve Durrës, ishte i ftuar në emisionin Flasim Hapur, ku ndau rrugëtimin e tij profesional dhe pikëpamjet mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë. Z. Petani mban titullin Kavalier i Urdhrit të Maltës. Ai prezantoi veprimtarinë e Petani Law & Tax, një studio e specializuar në të drejtën tregtare, por që trajton gjithashtu çështje civile, penale dhe administrative. Studioja përfshin tre struktura profesionale: avokatinë, noterinë dhe përmbarimin, duke ofruar një paketë të plotë shërbimesh ligjore dhe duke ndjekur procese gjyqësore të rëndësishme. Në lidhje me reformën në drejtësi, z. Petani u shpreh kritik ndaj mënyrës së zbatimit të saj, duke theksuar mungesën e studimeve të fizibilitetit, problemet strukturore të gjykatave, mungesën e ambienteve për gjyqtarët, qytetarët dhe të paraburgosurit, si dhe kostot që rëndojnë mbi qytetarët. Sipas tij, ka një zvarritje të dukshme të proceseve dhe një rënie të besimit të publikut. U vu theksi tek mungesa e balancës në procesin gjyqësor, ku shpesh vendimet përputhen plotësisht me qëndrimin e organit të akuzës, duke cenuar parimin e kontradiktoritetit dhe barazinë e palëve në proces. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Durrës foli edhe për integritetin e avokatëve, duke sqaruar se rrjedhja e informacioneve konfidenciale nuk i atribuohet atyre dhe se mungojnë hetime të mirëfillta mbi këtë fenomen. Sa i përket rolit të tij në krye të Dhomës së Avokatëve Durrës, Petani renditi arritje konkrete: ngritjen e një strukture funksionale dhe moderne, organizimin e trajnimeve me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese dhe Administrative, si dhe nismën e binjakëzimit me Dhomën e Avokatëve të Barit, një bashkëpunim i cili ka prodhuar rezultate të prekshme sidomos në çështjet e urdhrave të ekzekutimit, ku shumë biznese janë përballur me zgjatje të pajustifikuara të afateve. Në lidhje me projektin TID në Durrës, z. Petani ngriti shqetësime serioze për mungesën e transparencës në klasifikimin e banesave që do të shpronësohen, metodologjinë e paqartë të vlerësimit dhe përdorimin e çmimeve të vjetra reference që nuk pasqyrojnë vlerën reale të tregut, duke krijuar pasiguri dhe padrejtësi për qytetarët. Intervista e tij solli në fokus një figurë profesionale me integritet, ekspertizë dhe vizion, duke e pozicionuar Av. Lorval Petanin si një nga zërat më të rëndësishëm që kontribuojnë në debatet mbi drejtësinë dhe forcimin e institucioneve ligjore në vend.

ABONIM

Ruani blogun tonë

Petani Law & Tax is an independent business law firm providing strategic legal advice on business, investment and complex disputes. Trusted by businesses, investors and institutions, we combine legal excellence with commercial insight to deliver practical solutions across Albania and the region.

sqAlbanian