Vendimi nr. 1030/2024, i Komisionit të Prokurimit Publik.

Vendimi nr. 1030/2024, i Komisionit të Prokurimit Publik.

Vendimi nr. 1030/2024, i Komisionit të Prokurimit Publik.

Operatori ekonomik ka paraqitur ankesën elektronike me nr. A/2024/4322, datë 15.07.2024.

Për këtë ankesë, ka përdorur të njëjtën mandatpagesë, si për ankesën e mëparshme me nr. A/2024/4275, datë 01.07.2024.

Nga verifikimi i kryer në https://kpp.al më datë 16.07.2024 ka rezultuar se për ankesën e paraqitur nga OE, statusi i mandatpagesës vazhdon të jetë i paparaqitur.

OE është njoftuar për plotësimin e të metës së ankesës, konkretisht autoriteti kontraktor ka njoftuar (më datë 15.07.2024 dhe 16.07.2024) operatorin ekonomik ankimues përmes komunikimit elektronik, në lidhje me korrigjimin e mangësive të konstatuara në lidhje me elementet formale të ankesës, pagesën e tarifës së ankesës.

Me email-in e datës 16.07.2024, operatori ekonomik ka kërkuar që statusi i pagesës të bëhet i paraqitur që të vijohet me shqyrtimin e ankesës.
Në sistemin e ankesave elektronike nuk ka pasur asnjë ndryshim lidhur me statusin e ankesës së këtij operatori dhe statusi i mandatpagesës ka vazhdur të jetë i paparaqitur

Qëndrimi i KPP-së:

Ligjvënësi ka përcaktuar disa elemente të domosdoshme formale për paraqitjen e ankesës, njëkohësisht pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor. Një prej elementeve të domosdoshme për paraqitjen e ankesës është edhe dokumenti bankar, që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën. Ndërsa referuar pikës 3 të nenit 111 të LPP-së, i ndryshuar, Komisioni gjykon, se ligjvënësi i ka dhënë një mundësi ankimuesve, që të korrigjojnë ankesat e tyre në rast se konstatohet mungesa e një apo më shumë elementeve formale të përcaktuara në pikën 2 të nenit 111 të LPP-së, i ndryshuar.

Me anë të kësaj mundësie, ligjvënësi ka dashur të përcjellë frymën, se nuk mund t’i refuzohet e drejta e ankimit subjekteve që pretendojnë se dëmtohen ose rrezikojnë të dëmtohen nga një vendimmarrje e autoritetit kontraktor në mënyrë apriori, vetëm për shkak të disa mungesave formale, të cilat mund të korrigjohen lehtësisht brenda një afati të arsyeshëm, që nuk cenon parimin e efiçencës në procedurat e prokurimit publik. Bazuar në dispozitën e mësipërme, për të konstatuar mungesat lidhur me elementet formale të ankesës, si dhe për të vënë në dijeni ankimuesin lidhur me mungesat e konstatuara, është detyrim i autoritetit kontraktor, i cili duhet të njoftojë menjëherë ankimuesin me çdo mjet të mundshëm, duke i lënë 2 ditë kohë për të korrigjuar elementet e domosdoshme formale të ankesës.

Komisioni i Prokurimit Publik thekson faktin, se përcaktimi i procedurave të caktuara në LPP dhe rregullat e prokurimit publik, duke filluar nga përgatitja e ofertës, shqyrtimi i ofertave, ankimimi, si dhe mundësia për të korrigjuar mangësitë lidhur me elementet e domosdoshme formale të ankesës, përfaqësojnë garanci dhe siguri juridike për palët e interesuara. Parimi i ligjshmërisë është ndër parimet kryesore të veprimtarisë së organeve të administratës publike.

For Prishtina Office Click Here.

Post Your Comment

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Lo “Studio Ligjore PETANI” è stato fondato nel 2010 come uno studio legale con un'idea semplice: costruire un luogo in cui gli avvocati possano offrire un servizio di qualità, corretto e trasparente, impegnandosi professionalmente nella protezione dei diritti dei clienti.

Orari d'ufficio
Lunedì – Sabato

08.00– 16.00

it_ITItalian