Zela kundër Shqipërisë, kërkesë nr. 55595/17, vendim i datës 07.05.2026
Zela kundër Shqipërisë, kërkesë nr. 55595/17, vendim i datës 07.05.2026 Një ankim i dytë kushtetues dhe jashtë afatit ligjor, përbën mjet të jashtëzakonshëm që nuk ndikon në llogaritjen e afatit gjashtëmujor për paraqitjen e kërkesës në GJDBE. Përmbledhja e çështjes Çështja ka të bëjë me pretendimin e kërkuesit për shkelje të aksesit në Gjykatën Kushtetuese dhe për të drejtën e një vendimi të arsyetuar nga Gjykata e Lartë në kuadër të një mosmarrëveshjeje pronësie mbi një truall prej 830 m² në…
Zela kundër Shqipërisë, kërkesë nr. 55595/17, vendim i datës 07.05.2026
Një ankim i dytë kushtetues dhe jashtë afatit ligjor, përbën mjet të jashtëzakonshëm që nuk ndikon në llogaritjen e afatit gjashtëmujor për paraqitjen e kërkesës në GJDBE.
Përmbledhja e çështjes
Çështja ka të bëjë me pretendimin e kërkuesit për shkelje të aksesit në Gjykatën Kushtetuese dhe për të drejtën e një vendimi të arsyetuar nga Gjykata e Lartë në kuadër të një mosmarrëveshjeje pronësie mbi një truall prej 830 m² në Tiranë.
Pas rrëzimit të pretendimeve në gjykatat e zakonshme, Gjykata e Lartë e rrëzoi rekursin më 11 korrik 2014. Gjykata Kushtetuese, më 30 shtator 2015, nuk arriti shumicën e kërkuar për të shqyrtuar kërkesën. Në korrik 2016 kërkuesi paraqiti një ankim të dytë kushtetues, i cili u shpall i papranueshëm në shkurt 2017 si jashtë afatit.
GJDBE vlerësoi se vendimi i vitit 2015 ishte përfundimtar. Ankimi i dytë ishte një mjet i jashtëzakonshëm dhe u paraqit jashtë afatit. Për rrjedhojë, pretendimet u shpallën të papajtueshme ose jashtë afatit gjashtëmujor.