Rreth Nesh

Dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillumdolore eu fugiat nulla pariatur sint occaecat non sunt in mollit anim laborum.

Kush jemi

Rreth Nesh

Petani Law Firm

E themeluar mbi parime të palëkundura të integritetit profesional dhe ekselencës juridike, Studio Ligjore Petani është sot një ndër emrat më të respektuar (mund të përdorim fjalën *lakuar*, *shquar*)në fushën e ofrimit të shërbimeve ligjore në Shqipëri dhe më gjerë. Me seli qëndrore në Durrës dhe me hapjen e zyrës së re në Prishtinë, Kosovë, studioja po konsolidon pozicionin e saj si një aktor juridik me prani të strukturuar në nivel rajonal.

Zgjerimi ynë strategjik përfshin gjithashtu bashkëpunime të qëndrueshme me partnerë të besuar në Bari, Napoli, Romë dhe Milano, duke i mundësuar studios të ofrojë shërbime ndërjuridiksionale dhe të adresojë me efikasitet nevojat gjithnjë e më komplekse të klientëve ndërkombëtarë.

Studio Ligjore Petani operon me një staf të përzgjedhur avokatësh dhe juristësh të kualifikuar, me formim të thelluar akademik dhe përvojë në praktikat ligjore vendase dhe ndërkombëtare.

Fusha jonë e ekspertizës përfshin:
*Këshillim dhe përfaqësim ligjor në të drejtën civile, tregtare, penale dhe në procedurat administrative para institucioneve shtetërore*
Çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe bashkëpunim ndërkufitar.
Arbitrazh dhe ndërmjetësim
*Hartim kontratash, rregulloresh, akte të mdryshme dhe ofrim konsulence, por jo vetëm, për shoqerite tregtare*

Çdo çështje që na besohet trajtohet me rigorozitet të lartë profesional, qasje të personalizuar dhe angazhim maksimal në drejtim të mbrojtjes së interesave të klientit. Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e zgjidhjeve juridike afatgjata, duke ruajtur një standard të lartë etik dhe teknik në çdo fazë të procesit ligjor.
Studio Ligjore Petani, aty ku praktika ligjore përmbushet me integritetin dhe vizionin e së ardhmes.

Partnerë Biznesi
0 +
Klientë të lumtur.
0 +
Çështje të suksesshme
0 +
Çmime të fituara
0 +
Rreth Nesh

Misioni

Synimi ynë është të bëhemi një pikë referimi për gjithë ata persona që kërkojnë mbrojtje ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve juridike nga më komplekset brënda një afati të shkurtër. Gjithashtu dhe parandalimin e problematikave të ndryshme të cilat parashikohen qartë në ligj kur është e mundur.

Stafi ynë ka marrëdhënie bashkëpunimi profesionale në grup dhe veçmas, të orientuar dhe të kontrolluar duke ofruar njëkohësisht konsulencë dhe shërbime online, ne krijojmë një marrëdhenie serioze dhe të sigurtë me klientin.

Rreth Nesh

Cilësi Shërbimi

Ne u garantojmë klientëve tanë, komunikim të shpejtë dhe të detajuar, korrektësi dhe ndershmëri.

Vizioni ynë është paprekshmëria e qytetarit ndaj padrejtësisë, nëpërmjet mbrojtjes ligjore brenda shtetit të së drejtës

Ne i këshillojmë klientët tanë në mënyrë profesionale e konstruktive në momentin e duhur, lidhur me problematikat e çështjes së paraqitur.

Ne i shpjegojmë klientëve tanë ligjin dhe linjën e veprimeve ligjore që do të ndjekim, duke evidentuar pasojat e mundëshme në favorin apo në disfavorin e tyre.

Ne i informojmë klientët tanë për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përfaqësimin në kohë, me qëllim që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ligji.

Ne veprojmë me objektivitet dhe në interesin më të lartë të klientëve tanë, për zgjidhjen më të përshtatshme të problemeve apo konflikteve të tyre.

Ne sigurojmë këshillim me vlera të krijuara duke kombinuar njohuritë tona të thella të kuadrit ligjor në Shqipëri dhe botëkuptimin tonë të anës së punës për të gjitha çështjet. Ne besojmë që këshillimi i vlefshëm kërkon më shumë se thjesht një botëkuptim të çështjeve ligjore të kërkuara, si edhe gjithashtu ai kërkon njohuri lidhur me industritë e klientave tonë në një kontekst komercial. Ekipet tona të avokatëve e kanë bërë tashmë zakon të punojnë s me raste, të cilat kanë për bazë çështje biznesi, si edhe me gjetjen e rrugëzgjidhjeve për çështjet ligjore, në një botë me tekonologji të re dhe gjithmonë në ndryshim.

Studio Ligjore Petani është themeluar me qëllim që t’ju ofrojë klientëve të saj, shërbim të specializuar në fushën e së drejtës, me shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare.

Marrëdhëniet Besimi Avokat - Klient
Ne i kushtojmë shumë rëndësi mardhënieve me klientët tanë, duke i ofruar besim nga ana profesionale për zgjidhjen e problemeve përkatëse. Garantojmë të gjithë klientët por edhe persona që bëjnë një konsultë ruajtjen e informacionit.

Staf i Kualifikuar
Studio Ligjore PETANI është e përbërë nga avokatë profesionistë dhe të kualifikuar në fushat përkatëse ku veprojnë secili prej tyre.

ANËTARËT E EKIPIT

Ekipi i avokatëve tanë ekspertë

Ekipi Ynë

Lorval Petani
CEO, Founder, Managing & Senior Partner
Edmond Hyka
Senior Advocate
    Esmeralda Dregjoni
    Senior Advocate
      Edlira Topi
      Eksperte Financiare
        Irena Saliu
        Eksperte Financiare

          ABONIM

          Ruani blogun tonë

          “Studio Ligjore Petani” u themelua në vitin 2010 si një firmë ligjore me një ide të thjeshtë, për të ndërtuar një vend ku avokatët mund të ofrojnë shërbim cilësor korrekt e transparent duke u angazhuar profesionalisht për të mbrojtur të drejtat e klientëve."

          Orari
          E hënë - E Shtunë

          08.00– 16.00

          sqAlbanian