Funksionalizimi i Gjykatës Administrative në Kosovë: një hap i rëndësishëm drejt specializimit dhe mbrojtjes ligjore
Funksionalizimi i Gjykatës Administrative në Kosovë: një hap i rëndësishëm drejt specializimit dhe mbrojtjes ligjore Funksionalizimi i Gjykatës Administrative në Kosovë, në fillim të këtij muaji, përbën një nga reformat më të rëndësishme në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe një hap të rëndësishëm drejt specializimit të drejtësisë administrative. Deri më tani, konfliktet administrative janë trajtuar nga Departamenti Administrativ në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Me krijimin e një gjy…
Funksionalizimi i Gjykatës Administrative në Kosovë: një hap i rëndësishëm drejt specializimit dhe mbrojtjes ligjore
Funksionalizimi i Gjykatës Administrative në Kosovë, në fillim të këtij muaji, përbën një nga reformat më të rëndësishme në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe një hap të rëndësishëm drejt specializimit të drejtësisë administrative.
Deri më tani, konfliktet administrative janë trajtuar nga Departamenti Administrativ në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Me krijimin e një gjykate të veçantë administrative, këto çështje tashmë do të trajtohen nga një institucion i specializuar, me juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Gjykata Administrative do të merret me shqyrtimin e konflikteve administrative, pra rasteve ku qytetarët, bizneset apo zyrtarët publikë kontestojnë vendimet e institucioneve shtetërore dhe organeve administrative.
Fushat kryesore të kompetencës
Në kompetencën e saj hyjnë, ndër të tjera:
- • kontestet ndaj vendimeve të administratës publike;
- • çështjet që lidhen med tatimet dhe doganat;
- • procedurat e prokurimit publik;
- • lejet dhe licencat administrative;
- • kontestet nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik si dhe forma të tjera të mbrojtjes gjyqësore ndaj veprimeve të administratës.
Rëndësia e kësaj gjykate nuk kufizohet vetëm në sektorin publik. Përkundrazi, funksionalizimi i saj ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në sektorin privat dhe në klimën e të bërit biznes në Kosovë.
Bizneset shpesh përballen me vendime administrative që ndikojnë drejtpërdrejt në ushtrimin e aktiviteti të tyre afarist, përfshirë: kontestimin e vendimeve të ATK-së dhe Doganës, mosmarrëveshjet në procedurat e prokurimit publik, refuzimin ose pezullimin e licencave dhe lejeve të biznesit, gjobat administrative dhe vendimet e inspektorateve, si dhe çështje të tjera që burojnë nga raporti ndërmjet biznesit dhe administratës publike.
Deri më tani, këto raste shpesh janë karakterizuar nga procedura të gjata dhe mungesë specializimi institucional. Krijimi i Gjykatës Administrative synon të sjellë trajtim më profesional dhe më efikas të këtyre kontesteve, duke kontribuar në: rritjen e sigurisë juridike, vendimmarrje më të shpejtë dhe më të specializuar, mbrojtje më efektive të të drejtave të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.
Sistemi i kaluarMungesë specializimi
Procedura të stërzgjatura administrative brenda Departamentit Administrativ në Prishtinë, duke krijuar vonesa dhe pasiguri juridike për bizneset.
Reforma e reGjykatë e specializuar
Trajtim profesional, procedura të përshpejtuara, mbrojtje efektive dhe krijim i një ambienti të sigurt për investitorët e huaj e vendas.
Në thelb, kjo reformë synon të krijojë një mekanizëm më të qartë dhe më efikas për kontrollin gjyqësor të administratës publike, një zhvillim me rëndësi të veçantë për forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit në institucionet e drejtësisë në Kosovë.