Titulli: Kufizimet e gjykatës në seancën paraprake: mos-shtimi i akuzës së re dhe respektimi i të drejtës për mbrojtje
Gjyqtari i seancës paraprake nuk mund të shtojë akuzë të re kryesisht. Në kushtet kur gjyqtari i seancës paraprake vlerëson se, duhet saktësuar apo korrigjuar akuza e atribuuar të pandehurve, duhet të ftojë prokurorin për të bërë korrigjimin përkatës, nëse ky i fundit nuk reflekton mbi orientimet e gjykatës, atëherë gjykata/gjyqtari i seancës paraprake i kthen aktet prokurorit.
Në vijim, referuar kësaj situate/gjendje procedurale të procedimit –(kur gjykata i kthen aktet prokurorit), është prokuroria që në zbatim të vendimit arsyetimit të gjyqtarit të seancës paraprake do të duhet të veprojë në raport me saktësimin/korrigjimin e akuzës, e në vijim sipas nenit 28 të KPP, mund të disponojë për kalimin e akteve një prokurorie tjetër/prokurorisë kompetente.
Në rast se në një situatë tillë procedurale organi i prokurorisë nuk vepron konform parashikimeve të nenit 28 të KPP, por i drejtohet gjykatës me kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq – (neni 331 të KPP), gjykata/gjyqtari i seancës paraprake disponon me një nga format e parashikuara nga nenin 332/dh të KPP, duke i dhënë fund fazës së seancës paraprake.
Është gjykata/gjyqtari i themelit që gjatë/pas shqyrtimit gjyqësor të provave dhe kontradiktoritetit/debatit gjyqësor në tërësi, mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik sipas përcaktimeve të nenit 375 të KPP, në këtë mënyrë duke riparuar eventualisht edhe çdo pasaktësi të akuzës apo cilësimit juridik të faktit nga ana e prokurorisë në këtë drejtim.
Kolegji në vijim të kësaj analize, vlerëson se në këtë fazë të procesit “seancë paraprake”, gjykata/gjyqtari nuk mund të shtojë kryesisht një akuzë të re siç ka vepruar në rastin në shqyrtim, gjykata që ka deklaruar moskompetencën lëndore, e cila në vijim-(më pas) ka shpallur/deklaruar moskompetencën pikërisht për shkak të shtimit të një akuze, gjykimi i të cilës është në kompetencë lëndore të gjykatave të posaçme.
Vërehet se gjykata që deklaruar moskompetencën, në seancë paraprake ka ngritur/evidentuar një akuzë të re, ndaj të pandehurve, duke mos i dhënë mundësinë organit të akuzës për të ndryshuar/saktësuar cilësimin juridik të faktit penal, gjithashtu as të pandehurve mundësinë të paraqesin argumentet dhe të realizojnë mbrojtjen lidhur me këtë fakt, e për më tepër, pa iu nënshtruar një shqyrtimi/debati gjyqësor të provave.
1762970427789