Burimi & Të drejtat e autorit : Top Channel Albania
Gjykata e Durrësit, duke filluar nga data 3 Qershor 2024 e në vazhdim, do të zhvillojë vetëm seancat për caktimin e masave të sigurisë. Të gjitha seancat e tjera, qofshin civile apo penale, do të shtyhen për një datë tjetër, për shkak të bojkotit njëjavor të shpallur nga Dhoma e Avokatisë Durrës. Ky vendim i Dhomës së Avokatisë ka ardhur si reagim ndaj mbajtjes së avokatëve jashtë ambienteve të gjykatës deri në fillimin e seancave, çka ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime nga ana e tyre. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës i është komunikuar avokatëve vetëm verbalish, pa një njoftim zyrtar me shkrim.
Petani Law & Tax është një studio ligjore e pavarur, e specializuar në të drejtën tregtare, e cila ofron këshillim strategjik për çështje të korporatave dhe investimeve, si dhe asistencë në mosmarrëveshje komplekse. Si një partner i besuar për kompani, investitorë dhe institucione, studioja ndërthur ekselencën ligjore me një qasje të orientuar nga biznesi për të ofruar zgjidhje praktike në Shqipëri dhe në rajon.