Kushti penal vlerësues/kushti penal gjobor

Kushti penal vlerësues/kushti penal gjobor

I vetmi rast ku përmendet kushti penal vlerësues është neni 115/a i Kodit Civil. Neni 541 ndonëse jep kuptimin e kushtit penal, nuk specifikon kur ky kusht penal konsiderohet vlerësues (disiplinor, mund ta hasni dhe me këtë term) dhe kur gjobor.

Kushti penal është një prej mjeteve për të siguruar ekzekutimin e detyrimeve: mospërmbushje të plotë të detyrimit, ashtu edhe kur kemi ekzekutim të pjesshëm të detyrimit (jo në mënyrën e duhur).

Në kontratë, palët kontraktuese mund të parashikojnë një nga dy llojet e kushtit penal. Mund të shfaqet si një nga klauzolat kontraktore të kontratës kryesore, ose në një kontratë më vete, por gjithmonë në formë shkresore, sipas nenit 545. (ad substantiam)

Në rastin e mospërmbushjes së plotë të detyrimit, kreditori ka të drejtë të kërkojë: pagim kushti penal + shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal. Nuk mund të kërkohet ekzekutimi i detyrimit.

Në rastin e ekzekutimit jo në mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të kërkojë: ekzekutimin e detyrimit, pagimin e kushtit penal, si dhe shpërblimin e pjesës që kalon kushtin penal.

Nga leximi dhe interpretimi i nenit 543 të KC-së, del që kushti penal (gjobor apo vlerësues), është vetëm në formën e detyrimit monetar. Mirëpo, neni 541 shprehet se kushti penal mund të paraqitet në:
1. Pagimin e një shume të hollash;
2. Kryerjen e një detyrimi tjetër (veprim/mosveprim, detyrim në natyrë).

Pavarësisht mënyrës si është formuluar neni 543, mund të përfshihen në fushëveprimin e këtij neni edhe parashikimet e nenit 541, pasi përndryshe kjo mund të sillte paqartësi dhe mosaplikim në praktikë të pjesës tjetër (detyrimin në natyrë, veprimin/mosveprimin) të nenit 541.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vendimin me nr.222 datë 12.04.2023 (dhomë këshillimi)vlerëson se:

“… pavarësisht se dallimi i llojeve të kushtit penal nuk jepet shprehimisht në ligj, por nga përmbajtja e dispozitave të mësipërme, parë në harmoni dhe me shkronjën “a” të nenit 115 të Kodi Civil, ai dallohet në kushtin penal gjobor dhe atë vlerësues/çmues.
Për rastet që kushti penal parashikohet për të riparuar pozitën pasurore të kreditorit dhe/ose nxitjen e debitorit për të përmbushur në rregull detyrimin, ai ka funksionin e një marrëveshje ndëshkimore-gjobe (stipulatio poenae) dhe në këtë rast, debitori, krahas ekzekutimit të detyrimit, duhet të paguajë kushtin penal, si dhe dëmet e shkaktuara kreditorit, duke u kërkuar këto në mënyrë kumulative (neni 543/1 i K.C.)
Ndërsa kushti penal që fiksohet në kontratë, i përcaktuar sipas llogaritjeve paraprake të dëmit të mundshëm që mund të vijë nga mospërmbushja e detyrimit, apo mospërmbushja në mënyrën e duhur dhe i paracaktuar përafërsisht në një masë të vlerësueshme, për aq sa mund të parashikohet (që me lidhjen e kontratës) masa e dëmit të mundshëm, quhet kusht penal vlerësues.
Në thelb, kushti penal vlerësues përfaqësohet si një instrument teknik për llogaritjen që më parë të humbjeve që mund t’i vijnë kreditorit nga mosekzekutimi i detyrimit dhe ka për qëllim, t’a shkarkojë palën nga barra e provës për masën e dëmit të pësuar. Kreditori, në këtë rast, ka të drejtë të kërkojë, në mënyrë alternative, ose shpërblimin e dëmit ose kushtin penal (përfshirë pjesën e dëmit që kalon kushtin penal) dhe jo të dyja së bashku (neni 543/2 i K.C.). I pari, kushti penal gjobor, nuk i nënshtrohet afatit të parashkrimit 6 mujor, ndërsa i dyti kushti penal vlerësues po….”

Kodi ynë ka parashikuar një afat të posaçëm parashkrimi vetëm për kushtin penal vlerësues (6 muaj), kurse për kushtin penal gjobor, nuk ka përcaktuar afat, për rrjedhojë do t’i nënshtrohet afatit të përgjithshëm të parashkrimit, atij 10 vjeçar. Ky nen ka nevoje per ndryshime, pasi ka një diferencë të madhe në konceptin kohor të parashkrimit në lidhje me dy llojet e kushtit penal.

Petani Law Firm. The #1 Law Firm in Durrës.

Post Your Comment

SUBSCRIPTION

Subscribe to our blog

“Petani Law Firm” was founded in 2010 as a law firm with a simple idea, to build a place where lawyers can provide quality, correct and transparent service while professionally engaging to protect the rights of clients.

Office Hours
Monday – Saturday

08.00– 16.00

en_USEnglish