Takim ndërinstitucional ndërmjet Kryetarit të Dhomës së Avokatisë Durrës, z. Petani, së bashku me përfaqësues të Dhomës së Avokatisë, dhe Drejtorit të IEVP-së, z. Mazrreku, me stafin e tij mbështetës.

Takim Ndërinstitucional - Dhoma e Avokatisë Durrës & IEVP

Takim Ndërinstitucional: Bashkëpunim për Drejtësi

Sot u zhvillua një takim ndërinstitucional ndërmjet Kryetarit të Dhomës së Avokatisë Durrës, z. Petani, së bashku me përfaqësues të Dhomës së Avokatisë, dhe Drejtorit të IEVP-së, z. Mazrreku, me stafin e tij mbështetës.

Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të mendimeve mbi çështje me interes të përbashkët, me fokus garantimin e një komunikimi sa më efektiv dhe koordinimin e praktikave të punës së përditshme.

Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë e bashkërendimit ndërmjet institucioneve për respektimin e të drejtave procedurale, rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve dhe krijimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në funksion të përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe institucionale.

Galeria e Fotove

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Petani Law & Tax è uno studio legale d'impresa indipendente che offre consulenza strategica in ambito societario e di investimento, nonché assistenza in controversie complesse. Punto di riferimento per aziende, investitori e istituzioni, lo studio coniuga eccellenza giuridica e visione commerciale per fornire soluzioni pratiche in Albania e nella regione.

it_ITItalian