Kur sigurimi i jetës bëhet kusht për kredinë: a kufizohet konkurrenca në treg?

Kur sigurimi i jetës bëhet kusht për kredinë: a kufizohet konkurrenca në treg?
Sigurimi i jetës dhe kredia

E drejta e konkurrencës • Sektori bankar e financiar

Kur sigurimi i jetës bëhet kusht për kredinë: a kufizohet konkurrenca në treg?

Sigurimi i jetës i lidhur me kreditë bankare është një nga mekanizmat standardë të menaxhimit të riskut në sektorin financiar, por mënyra se si ai shfaqet në praktikë ngre çështje të rëndësishme nga këndvështrimi i së drejtës së konkurrencës.

Në një model tipik, klienti që aplikon për kredi (hipotekore ose konsumatore) detyrohet të pajiset med një policë sigurimi jete, e cila shërben si garanci për shlyerjen e detyrimit në rast të humbjes së jetës së kredimarrësit. Në teori, klienti mund të zgjedhë ndërmjet disa shoqërive sigurimi. Në praktikë, kjo zgjedhje shpesh filtrohet përmes bankës si ndërmjetës.

Kjo krijon një strukturë tregu ku banka nuk është vetëm kredidhënëse, por edhe ndërmjetësuese e produktit të sigurimit, duke vepruar si agjent ose broker i licencuar. Në këtë rol, banka lidh marrëveshje me një ose disa shoqëri sigurimi dhe i ofron ato si opsione për klientin në momentin e disbursimit të kredisë.

Një nga elementët më të rëndësishëm konkurrues në këtë model është mënyra e shpërndarjes së policave të sigurimit. Në disa raste, vihet re një përqendrim i konsiderueshëm i volumit të policave tek një ose dy shoqëri sigurimi brenda të njëjtit kanal bankar, edhe kur në treg ekzistojnë më shumë alternativa të licencuara.

Kjo situatë mund të shpjegohet nga disa faktorë praktikë, si:

1

Marrëveshjet ekskluzive ose gjysmë-ekskluzive midis bankave dhe siguruesve;

2

Mënyra si paguhen komisionet për ndërmjetësimin, e cila mund të nxisë bankën të preferojë disa kompani sigurimi më shumë se të tjerat;

3

Rregullat dhe mënyra e brendshme që përdor banka për të zgjedhur me cilat kompani sigurimi bashkëpunon;

4

Si dhe niveli i informacionit që i jepet klientit në momentin e lidhjes së kontratës së kredisë.

Në këto kushte, lind pyetja thelbësore e së drejtës së konkurrencës: a ekziston një zgjedhje reale dhe efektive për konsumatorin, apo zgjedhja formale e disa opsioneve në praktikë reduktohet në një orientim të paracaktuar drejt një operatori të caktuar?

Nga këndvështrimi i së drejtës së konkurrencës, kjo strukturë ngre disa hipoteza që zakonisht shqyrtohen në raste të ngjashme:

I

Së pari, mund të analizohet ekzistenca e kufizimeve në zinxhirin e shpërndarjes, ku marrëdhënia bankë-shoqëri sigurimi mund të krijojë efekt të mbylljes së tregut për operatorët e tjerë (foreclosure).

II

Së dyti, mund të shqyrtohen praktika që në efekt mund të kenë karakter përjashtues, nëse struktura e bashkëpunimit çon në reduktim të ndjeshëm të mundësive reale të konkurrencës midis shoqërive të sigurimit në segmentin e kredive bankare.

III

Së treti, në raste të caktuara, mund të ngrihet diskutimi për praktika të tipit “tying” ose lidhje funksionale midis produktit të kredisë dhe produktit të sigurimit, ku sigurimi nuk mbetet një zgjedhje plotësisht e pavarur nga kredia, por një komponent i integruar i saj.

Konflikti i interesit dhe ndërmjetësimi

"Një dimension tjetër i rëndësishëm është konflikti i interesit që mund të krijohet kur banka, si subjekt që aprovon kredinë, përfiton njëkohësisht komisione nga shitja e policave të sigurimit. ndërmjetësues."

Dallimi midis zgjedhjes formale dhe asaj efektive

Në analizën ekonomike të tregut, një element kyç mbetet dallimi midis “zgjedhjes formale” dhe “zgjedhjes efektive”. Edhe kur në dokumentacionin kontraktual parashikohen disa alternativa sigurimi, në praktikë zgjedhja e konsumatorit mund të jetë e kufizuar nga faktorë të tillë si procedurat e brendshme të bankës, shpejtësia e procesit të kredidhënies, ose orientimi i drejtpërdrejtë drejt një operatori të caktuar.

Në një plan më të gjerë, ky debat prek edhe marrëdhënien midis rregullimit financiar dhe së drejtës së konkurrencës, pasi tregu i sigurimeve dhe sektori bankar janë të rregulluara në mënyrë të ndërthurur, duke kërkuar një ekuilibër midis stabilitetit financiar, menaxhimit të riskut dhe ruajtjes së konkurrencës efektive.

Në thelb, çështja nuk lidhet vetëm me faktin nëse ekziston një zgjedhje formale për klientin, por nëse kjo zgjedhje funksionon realisht në kushte konkurrence të hapur, transparente dhe të paanshme në praktikën e përditshme të ndërmjetësimit bankar.

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Lo “Studio Ligjore PETANI” è stato fondato nel 2010 come uno studio legale con un'idea semplice: costruire un luogo in cui gli avvocati possano offrire un servizio di qualità, corretto e trasparente, impegnandosi professionalmente nella protezione dei diritti dei clienti.

Orari d'ufficio
Lunedì – Sabato

08.00– 16.00

it_ITItalian