Forcimi i Marrëdhënieve Profesionale Ndërkombëtare(ose rajonale) – Ceremonia e Binjakëzimit mes Dhomës së Avokatisë Durrës dhe Dhomës së Avokatisë Bari

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të eksperiencave profesionale në fushën e drejtësisë, u zhvillua në Bari, Itali, ceremonia zyrtare e binjakëzimit ndërmjet Dhomës së Avokatisë Durrës dhe Dhomës së Avokatisë Bari.

Ky moment i rëndësishëm u mirëprit nga Zv. Ministri i Drejtësisë së Republikës së Italisë, z. Francesco Paolo Sisto, dhe u organizua me mbështetjen e plotë të Kryetares së Dhomës së Avokatisë Bari, znj. Serena Triggiani, si dhe Sekretarit të Dhomës, z. Giuseppe Dalfino.

Binjakëzimi ndërmjet dy Dhomave synon të promovojë bashkëpunimin e qëndrueshëm profesional dhe institucional, të forcojë lidhjet juridike mes dy vendeve dhe të nxisë zhvillimin e përbashkët në fushat e edukimit ligjor, etikës profesionale dhe përfaqësimit të interesave të komunitetit të avokatëve.

Ky partneritet përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një dialogu të hapur dhe të vazhdueshëm mes sistemit të drejtësisë shqiptare dhe atij italian, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve evropiane në ushtrimin e profesionit të avokatit.

Post Your Comment

SOTTOSCRIZIONE

Iscriviti al nostro blog

Lo “Studio Ligjore PETANI” è stato fondato nel 2010 come uno studio legale con un'idea semplice: costruire un luogo in cui gli avvocati possano offrire un servizio di qualità, corretto e trasparente, impegnandosi professionalmente nella protezione dei diritti dei clienti.

Orari d'ufficio
Lunedì – Sabato

08.00– 16.00

it_ITItalian