Emisioni Flasim Hapur Diskutim me Avokatin dhe Kreun e Dhomës së Avokatisë Durrës, z. Lorval Petani

Emisioni Flasim Hapur Diskutim me Avokatin dhe Kreun e Dhomës së Avokatisë Durrës, z. Lorval Petani

Kryetari i Dhomes së Avokatisë Durrës, Av. Lorval Petani në Emisionin “Flasim Hapur” -Portali Durrës
Avokati Lorval Petani, njëkohësisht Kryetar i Dhomës së Avokatëve Durrës, ishte i ftuar në emisionin Flasim Hapur, ku ndau rrugëtimin e tij profesional dhe pikëpamjet mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë. Z. Petani mban titullin Kavalier i Urdhrit të Maltës.
Ai prezantoi veprimtarinë e Petani Law & Tax, një studio e specializuar në të drejtën tregtare, por që trajton gjithashtu çështje civile, penale dhe administrative. Studioja përfshin tre struktura profesionale: avokatinë, noterinë dhe përmbarimin, duke ofruar një paketë të plotë shërbimesh ligjore dhe duke ndjekur procese gjyqësore të rëndësishme.
Në lidhje me reformën në drejtësi, z. Petani u shpreh kritik ndaj mënyrës së zbatimit të saj, duke theksuar mungesën e studimeve të fizibilitetit, problemet strukturore të gjykatave, mungesën e ambienteve për gjyqtarët, qytetarët dhe të paraburgosurit, si dhe kostot që rëndojnë mbi qytetarët. Sipas tij, ka një zvarritje të dukshme të proceseve dhe një rënie të besimit të publikut.
U vu theksi tek mungesa e balancës në procesin gjyqësor, ku shpesh vendimet përputhen plotësisht me qëndrimin e organit të akuzës, duke cenuar parimin e kontradiktoritetit dhe barazinë e palëve në proces. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Durrës foli edhe për integritetin e avokatëve, duke sqaruar se rrjedhja e informacioneve konfidenciale nuk i atribuohet atyre dhe se mungojnë hetime të mirëfillta mbi këtë fenomen.
Sa i përket rolit të tij në krye të Dhomës së Avokatëve Durrës, Petani renditi arritje konkrete: ngritjen e një strukture funksionale dhe moderne, organizimin e trajnimeve me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese dhe Administrative, si dhe nismën e binjakëzimit me Dhomën e Avokatëve të Barit, një bashkëpunim i cili ka prodhuar rezultate të prekshme sidomos në çështjet e urdhrave të ekzekutimit, ku shumë biznese janë përballur me zgjatje të pajustifikuara të afateve.
Në lidhje me projektin TID në Durrës, z. Petani ngriti shqetësime serioze për mungesën e transparencës në klasifikimin e banesave që do të shpronësohen, metodologjinë e paqartë të vlerësimit dhe përdorimin e çmimeve të vjetra reference që nuk pasqyrojnë vlerën reale të tregut, duke krijuar pasiguri dhe padrejtësi për qytetarët.
Intervista e tij solli në fokus një figurë profesionale me integritet, ekspertizë dhe vizion, duke e pozicionuar Av. Lorval Petanin si një nga zërat më të rëndësishëm që kontribuojnë në debatet mbi drejtësinë dhe forcimin e institucioneve ligjore në vend.

Post Your Comment

SUBSCRIPTION

Subscribe to our blog

“Petani Law Firm” was founded in 2010 as a law firm with a simple idea, to build a place where lawyers can provide quality, correct and transparent service while professionally engaging to protect the rights of clients.

Office Hours
Monday – Saturday

08.00– 16.00

en_USEnglish