Pezullimi i Lejes: Më shumë se një thjesht gjobë

Mbrojtja Administrative 15 NËNTOR 2021

Pezullimi i Lejes: Më shumë se një thjesht gjobë

Jurisprudenca e KAGJL

Vendimi nr. 00–2021–1785(225)

Në një arsyetim domethënës, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (KAGJL) ka vendosur një standard të ri mbrojtës për drejtuesit e mjeteve. Çështja shtron pyetjen nëse kufizimet e ankimit për gjobat monetare duhet të aplikohen edhe për masën e pezullimit të lejes.

"Fakti që masa e dënimit administrativ me gjobë nuk e tejkalon kufizimin minimal... nuk prezumon apriori shtrirjen e këtij kufizimi edhe për të drejtën e ankimit ndaj dënimit të pezullimit të lejes së drejtimit. Për subjektin e ndëshkuar, masa administrative e pezullimit të lejes... mund të vlerësohet më e rëndë sesa ajo e dënimit me gjobë."

Pavarësia e Dënimeve

Gjykata thekson se gjoba dhe pezullimi i lejes, edhe pse mund të vijnë nga e njëjta shkelje, janë dënime të pavarura me natyrë dhe pasoja të ndryshme. Pezullimi prek lirinë e lëvizjes dhe ushtrimin e një aktiviteti, çka e bën atë një masë tejet të rëndë.

Në këtë aspekt, ashpërsia e dënimit dikton nevojën për një kontroll gjyqësor, pavarësisht vlerës monetare të gjobës që e shoqëron.

Parimet e Ankimit

  • E drejta e ankimit mbetet një e drejtë themelore që nuk mund të ndalohet apriori.
  • Vlerësimi i "ashpërsisë" së dënimit duhet bërë për çdo rast konkret.
  • Mungesa e kompetencës për ankim ndaj gjobës nuk cenon të drejtën për të kundërshtuar pezullimin e lejes.

Dokumenti Zyrtar

Shkarkoni tekstin e plotë të vendimit nr. 00–2021–1785 për një studim të hollësishëm të rastit.

Shkarko Vendimin (DOC)

E Drejta Administrative • MMXXI

Kodi Rrugor E Drejta e Ankimit KAGJL

ABONIM

Ruani blogun tonë

“Studio Ligjore Petani” u themelua në vitin 2010 si një firmë ligjore me një ide të thjeshtë, për të ndërtuar një vend ku avokatët mund të ofrojnë shërbim cilësor korrekt e transparent duke u angazhuar profesionalisht për të mbrojtur të drejtat e klientëve."

Orari
E hënë - E Shtunë

08.00– 16.00

sqAlbanian