Kujtim Vreka është diplomuar në Akademinë e Policisë në Tiranë dhe ka përfunduar studimet universitare pranë Albanian University. Me një karrierë mbi 23-vjeçare në Policinë e Shtetit, ai ka ushtruar funksionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, duke ndërtuar një përvojë të gjerë në hetimin penal, procedurën penale dhe zbatimin e ligjit.
Në vitet 2021–2022 ka përfunduar me sukses Shkollën e Avokatisë, duke vijuar karrierën e tij në profesionin e avokatit. Përvoja e fituar në studio ligjore, e kombinuar me ekspertizën shumëvjeçare në organet e zbatimit të ligjit, i mundëson të ofrojë këshillim dhe përfaqësim juridik me një qasje praktike, strategjike dhe të orientuar drejt zgjidhjes efektive të çështjeve.
Aktualisht, Kujtim Vreka ushtron profesionin e avokatit pranë Petani Law & Tax, me fokus të veçantë në të drejtën penale, duke përfaqësuar dhe asistuar klientët në të gjitha fazat e procedimeve penale, si dhe në çështje që lidhen me mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre ligjore.