Vendimi nr. 00-2025-4897 (411), Datë 24.09.2025 i Kolegjit Civil

Vendimi nr. 00-2025-4897: Masa e Sigurimit të Padisë - Petani Law & Tax
Supreme Court Civil Law Book Gavel

Jurisprudenca Shqiptare • Kolegji Civil • E Drejta Kontraktore

Vendimi nr. 00-2025-4897 (411)

Kolegji Civil: Masa e sigurimit të padisë nuk mund të përkojë me përmbajtjen e kërkimit kryesor të paditësit

Në vendimin e tij nr. 00-2025-4897 (411), datë 24.09.2025, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka konfirmuar parimin e rëndësishëm procedural se funksioni i vetëm i masës së sigurimit të padisë është garantimi i ekzekutimit të vendimit të ardhshëm gjyqësor, pa paragjykuar ose realizuar paraprakisht objektin kryesor të padisë.

Çështja buron nga një marrëdhënie kontraktore furnizimi 5-vjeçare midis shoqërisë “X” SHPK (blerësi, me të drejtë ekskluziviteti) dhe shoqërisë “Y” SHPK (furnizuesi i materialeve të gurta). Mbi pretendimin se furnizuesi kishte shkelur clauzolën e ekskluzivitetit duke tregtuar lëndën e parë me palë të treta, shoqëria "X" SHPK kërkoi si masë sigurimi: i) pezullimin e lejes minerare të shfrytëzimit të shoqërisë "Y" SHPK dhe ii) bllokimin në sistemin e doganave të të drejtës së saj për të eksportuar ose tregtuar mineralin.

Gjykatat e faktit e kishin pranuar pjesërisht këtë kërkesë duke urdhëruar ndalimin e eksportit. Megjithatë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstatoi se këto vendime kanë keqinterpretuar tërësisht normat procedurale dhe kanë rënë në kundërshtim me vendimin njësues nr. 10/2004 të Kolegjeve të Bashkuara.

Parimet e përcaktuara nga Gjykata e Lartë:

  • Ndalimi i Përputhjes: Masa e përkohshme e sigurimit nuk mund të sjellë paraprakisht realizimin e kërkimit ose të jetë e njëjtë me vetë urdhërimin për përmbushjen e objektit të padisë.
  • Mungesa e Lidhjes Logjike me Dëmin: Në eventualitetin e një padie për shpërblim dëmi kontraktor, ndalimi i aktivitetit tregtar nuk siguron ekzekutimin e detyrimit monetar të ardhshëm.
  • Masat e Lejuara Ligjore: Për sigurimin e padive që synojnë shpërblimin e dëmit monetar, masat e duhura janë sekuestroja mbi pasuritë (luajtshme/paluajtshme), llogaritë bankare apo kreditë e palës debitore, dhe jo bllokimi i aktivitetit ekonomik.

Për këto arsye, Kolegji Civil vendosi ndryshimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta dhe rrëzimin e plotë të kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Praktika e Rrëzuar

Bllokimi i Aktivitetit Tregtar

Pranimi i masave të sigurimit që bllokojnë eksportet ose pezullojnë licencat e shfrytëzimit, duke ekzekutuar në mënyrë të parakohshme klauzolat e ekskluzivitetit përpara zgjidhjes së meritës së çështjes.

Standardi Ligjor

Sekuestroja e Pasurisë Monetare

Kufizimi i masave të sigurimit vetëm në sekuestro konservative mbi sende apo llogari bankare për të garantuar dëmin financiar, pa cenuar lirinë ekonomike apo objektin kryesor të padisë.

#GjykataELarte #KolegjiCivil #MasaESigurimit #EkskluzivitetKontraktor #KushtPenal #SekuestroPasurie #PetaniLawTax

Asistencë Ligjore në Mosmarrëveshjet Tregtare dhe Kontraktore

Na kontaktoni pranë Petani Law & Tax për mbrojtjen strategjike të aktivitetit tuaj biznesor dhe përfaqësim profesional në vendosjen apo kundërshtimin e masave të sigurimit të padisë.

na kontaktoni

Civil Chamber: Pre-judgment interim measures cannot coincide with the main relief sought in the lawsuit

In its judgment No. 00-2025-4897 (411), dated 24.09.2025, the Civil Chamber of the Supreme Court re-established the vital procedural boundary that the sole objective of an interim measure (injunction) is to guarantee the enforcement of the future final judgment, without satisfying or overlapping with the lawsuit's primary prayer for relief.

The litigation arose from a 5-year commercial supply agreement between Company "X" LLC (buyer, holding exclusivity rights) and Company "Y" LLC (supplier of stone aggregates). Claiming that the supplier breached the exclusivity clause by selling raw materials to third parties, Company "X" LLC requested an interim injunction to: i) suspend Company "Y" LLC's mining exploitation license and ii) block its ability to export or trade the minerals via the customs system.

The lower courts partially sustained the request by imposing an export ban. However, the Civil Chamber of the Supreme Court found that the lower benches fundamentally misinterpreted procedural norms and directly violated the unifying precedent No. 10/2004 of the Joint Chambers of the Supreme Court.

Legal Principles Outlined by the Supreme Court:

  • Prohibition of Overlap: An interim measure must not cause the premature realization of the claimant's prayers or serve as an early performance order matching the main object of the lawsuit.
  • Irrelevance to Contractual Damage: In the context of a lawsuit seeking financial compensation for contractual damages, halting the counterparty's commercial trade does not secure the fulfillment of a monetary liability.
  • Lawful Preservative Remedies: To properly secure claims involving monetary damages, the adequate legal remedies consist of asset freezing orders (movable/immovable property) or the attachment of bank accounts, rather than disrupting commercial licenses.

Consequently, the Civil Chamber amended the lower courts' rulings and completely dismissed the request for the interim measure.

Overruled Practice

Commercial Activity Injunctions

Granting safety measures that freeze exports or suspend extraction operations, effectively enforcing exclusivity provisions before evaluating the case on its merits.

Legal Standard

Financial Asset Conservative Seizure

Restricting provisional remedies to conservative seizures over physical assets or bank accounts to protect the financial claim, avoiding economic freedom impairments.

#SupremeCourt #CivilChamber #InterimMeasures #Injunctions #ContractualExclusivity #AssetSeizure #PetaniLawTax

Legal Counsel on Commercial Disputes and Corporate Litigation

Reach out to Petani Law & Tax for strategic protection of your corporate operations and seasoned representation in executing or vacating judicial interim measures.

contact us

Sezione Civile: La misura cautelare non può coincidere con l'oggetto principale della domanda giudiziale

Nella sua sentenza n. 00-2025-4897 (411), datata 24.09.2025, la Sezione Civile della Corte Suprema ha ribadito il fondamentale principio processuale secondo cui la funzione dei provvedimenti cautelari è esclusivamente quella di salvaguardare l'efficacia della futura decisione di merito, senza poterne anticipare gli effetti o l'adempimento.

La vicenda nasce da un contratto di fornitura quinquennale tra la società "X" S.r.l. (acquirente con diritto di esclusiva) e la società "Y" S.r.l. (fornitrice di materiali lapidei). Sostenendo che la fornitrice avesse violato l'esclusiva vendendo materie prime a terzi, la società "X" S.r.l. adiva le vie legali richiedendo in via cautelare: i) la sospensione della licenza di sfruttamento minerario della società "Y" S.r.l. e ii) il blocco in sede doganale delle sue esportazioni del minerale oggetto del contratto.

I giudici di merito avevano parzialmente accolto l'istanza disponendo il divieto di esportazione. Ciononostante, la Sezione Civile della Corte Suprema ha statuito che tali decisioni si fondano su un'errata interpretazione delle norme di rito e violano apertamente la sentenza nomofilattica n. 10/2004 delle Sezioni Unite.

Principi di Diritto Sanciti dalla Corte Suprema:

  • Divieto di Sovrapposizione: La misura cautelare provvisoria non può comportare la preventiva realizzazione della pretesa né identificarsi con lo specifico ordine di adempimento dedotto in giudizio.
  • Incompatibilità col Risarcimento Danni: Nell'ipotesi di un'azione volta al risarcimento del danno contrattuale, il blocco dell'attività commerciale della controparte non garantisce in alcun modo il futuro soddisfacimento del credito pecuniario.
  • Rimedi Cautelari Idonei: A tutela di un diritto al risarcimento monetario, gli unici strumenti legittimi sono il sequestro conservativo dei beni (mobili o immobili) o il pignoramento dei conti bancari e dei crediti della parte debitrice, e non l'interruzione dell'impresa.

Per questi motivi, la Sezione Civile ha cassato le sentenze delle corti territoriali, rigettando integralmente l'istanza di concessione della misura cautelare.

Pratica Respinta

Interruzione dell'Attività Commerciale

Concessione di provvedimenti d'urgenza che bloccano l'export o sospendono concessioni estrattive, determinando di fatto l'esecuzione forzata dell'esclusiva prima della sentenza definitiva.

Standard Legale

Sequestro Conservativo del Patrimonio

Vincolo dei provvedimenti di garanzia al solo sequestro conservativo su beni mobili o liquidità bancarie a tutela del danno patrimoniale, preservando la libertà economica d'impresa.

#CorteSuprema #SezioneCivile #MisureCautelari #DirittoCommerciale #EsclusivaContrattuale #SequestroBeni #PetaniLawTax

Assistenza Legale nel Contenzioso Commerciale e Societario

Contattate lo studio Petani Law & Tax per una tutela strategica dei vostri asset aziendali e per una difesa qualificata nell'ottenimento o revoca di provvedimenti cautelari ordinari e d'urgenza.

contattaci

ABONIM

Ruani blogun tonë

“Studio Ligjore Petani” u themelua në vitin 2010 si një firmë ligjore me një ide të thjeshtë, për të ndërtuar një vend ku avokatët mund të ofrojnë shërbim cilësor korrekt e transparent duke u angazhuar profesionalisht për të mbrojtur të drejtat e klientëve."

Orari
E hënë - E Shtunë

08.00– 16.00

sqAlbanian