Titulli Rikualifikimi i akuzës: kufizimi ndaj ndryshimit të faktit penal

Titulli Rikualifikimi i akuzës: kufizimi ndaj ndryshimit të faktit penal

Gjykata mund të rikualifikojë të njëjtin fakt që është përshkruar në akuzë apo në kërkesën për gjykim dhe jo një fakt të ri, i cili përmban elemente apo rrethana të reja që nuk i janë njoftuar të pandehurit apo për të cilat prokuroria nuk ka ushtruar ndjekjen penale.
Kolegji vë në dukje se, me “fakt që rezulton ndryshe” duhet të kuptojmë një fakt që paraqitet ndryshe në mënyrë tërësore, nga ai i parashtruar në kërkesën për gjykim.
E thënë ndryshe, gjykata në emër të dhënies së drejtësisë, nuk legjitimohet të vlerësojë ato veprime apo mosveprime të të pandehurit, të cilat ndonëse rezultojnë gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk i janë atribuuar të pandehurit me aktin e njoftimit të akuzës apo në kërkesën për gjykim.(…)
Gjykata ushtron të drejtën e saj për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, vetëm në lidhje me faktin e përshkruar në kërkesën për gjykim, që i është njoftuar/komunikuar të pandehurit dhe për të cilin prokuroria ka ushtruar ndjekjen penale, duke i atribuuar një akuzë konkrete.
Kolegji rithekson se neni 372 rregullon rastin kur fakti penal (shkaku i akuzës) rezulton gjatë shqyrtimit gjyqësor ndryshe nga sa është përshkuar në aktin e njoftimit të akuzës dhe në kërkesën për gjykimin e të pandehurit. Ndërkohë, në zbatimin e nenit 375 të K.Penal, fakti nuk ndryshon por cilësimi juridik i tij (natyra e akuzës) rivlerësohet nga gjykata në përputhje me parimin jura novit curia (gjykata e njeh ligjin), pra fakti që i atribuohet të pandehurit nuk ndryshon dhe mbetet i njëjtë. Fakti i njëjtë do të thotë “i njëjti fakt objektiv” i cili karakterizohet nga te njëjtat veprime, subjekte dhe objekt material.
Pra, “fakti i njëjtë” do të thotë që fakti jo vetëm në tërësinë e tij të jetë i njëjtë, por edhe se asnjë element i tij përbërës nuk duhet të rezultojë të jetë i ndryshëm nga ajo që është përcaktuar në akuzën e paraqitur nga prokurori.
Kolegji konstaton se fakti penal që i është atribuuar të gjykuarit E.A.në këtë proces penal, është përshkruar në aktin e njoftimit të akuzës dhe në kërkesën për gjykim – vjedhje me dhunë të sendit aparat celular duke përdorur një send në dukje si armë(…)
Akuza është ndryshuar/saktësuar nga prokurori vetëm gjatë konkluzioneve përfundimtare të parashtruara prej tij, duke pranuar që akuza e vjedhjes me dhunë në ngarkim të gjykuarit nuk qëndron. Prokuroria në konkluzionet përfundimtare ka pranuar qëndrimin e mbrojtjes(…)
Kolegji vlerëson jo të drejtë e ligjor këtë qëndrim të prokurorit të çështjes, i cili në thelb ka ndryshuar akuzën në diskutimin përfundimtar, ndonëse gjykimi është zhvilluar në gjendjen e akteve të fashikullit hetimor, për shkak të procedimit me gjykim të shkurtuar.
Kjo do të thotë që shqyrtimi gjyqësor i çështjes nuk ka ndikuar në këtë “saktësim të akuzës” nga prokurori, përsa kohë nuk është verifikuar asnjë provë apo rrethanë apo fakt i ri/i ndryshëm në raport me aktet/provat e përfshira në fashikullin e hetimeve (pikërisht pasi gjykimi është zhvilluar mbi aktet e hetimit)

1760895186454

Post Your Comment

ABONIM

Ruani blogun tonë

“Studio Ligjore Petani” u themelua në vitin 2010 si një firmë ligjore me një ide të thjeshtë, për të ndërtuar një vend ku avokatët mund të ofrojnë shërbim cilësor korrekt e transparent duke u angazhuar profesionalisht për të mbrojtur të drejtat e klientëve."

Orari
E hënë - E Shtunë

08.00– 16.00

sqAlbanian