Kejsi Pjeci është e diplomuar në Bachelor dhe Master Shkencor në Administrim Publik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Gjatë studimeve të nivelit Master, ajo ka zhvilluar një semestër akademik në Universitetin e Vigos, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+, duke pasuruar formimin e saj në administrimin publik dhe praktikat institucionale evropiane.
Përvoja e saj profesionale përfshin angazhime në sektorin publik dhe privat, në fushat e administrimit, financës dhe kontabilitetit. Ajo ka ushtruar funksione pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës, ku është angazhuar në administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit institucional, si edhe ka mbajtur pozicione si Ekonomiste e Brendshme dhe Financiere, duke fituar eksperiencë në menaxhimin e proceseve financiare, raportimit administrativ dhe organizimit të proceseve të punës.
Profili i saj karakterizohet nga aftësi të mira analitike dhe organizative, përgjegjshmëri profesionale, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup. Zotëron njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe komunikon në gjuhën shqipe (gjuhë amtare), angleze (B2) dhe spanjolle (B2).