Shpronësimet në Durrës, çfarë duhet të dini rreth kuadrit ligjor, dhe mbrojtjen e pronës.

Procedurat e shpronësimit prekin drejtpërdrejt të drejtat pasurore të individëve dhe subjekteve private; për këtë arsye, njohja e saktë e kuadrit ligjor dhe e garancive që ai parashikon është thelbësore për mbrojtjen efektive të interesave tuaja.

5 çështje thelbësore për subjektet e prekura nga shpronësimi

1. Shpronësimi kryhet vetëm për interes publik dhe në kushtet e ligjit.

Shpronësimi i pasurisë pronë private bëhet vetëm për interes publik, kur ky interes nuk mund të realizohet ndryshe dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligj.

2. Shpronësimi bëhet kundrejt një shpërblimi të drejtë

E drejta e shpronësimit ushtrohet në çdo rast kundrejt një shpërblimi të drejtë, i cili përllogaritet mbi bazën e vlerësimit të pasurisë që shpronësohet.

3. Zbatohen procedura të detyrueshme njoftimi dhe publikimi

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen njoftimin e drejtpërdrejtë të pronarëve dhe personave të tretë, si dhe publikimin e kërkesës për shpronësim. Personat e tretë kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre brenda afateve të përcaktuara.

4. Vendimi për shpronësim merret nga Këshilli i Ministrave

Shpronësimi vendoset nga Këshilli i Ministrave. Subjektet e prekura kanë të drejtë të ankimojnë në gjykatë vetëm për masën e shpërblimit.

5. Shpronësimi mund të shpallet i pavlefshëm në rastet e parashikuara në ligj

Shpronësimi quhet i pavlefshëm kur nuk realizohet qëllimi për të cilin është bërë, kur përdoret në kundërshtim me të, ose kur nuk kryhet pagesa e shpërblimit sipas ligjit.

Nëse jeni subjekt i një procedure shpronësimi apo parashikoni të prekeni nga një e tillë,
Petani Law & Tax
ofron asistencë ligjore të specializuar për të garantuar respektimin e të drejtave dhe përfaqësimin profesional të interesave tuaja.

Asistencë Ligjore Ekskluzive

"Jeni pjesë e shpronësimeve dhe keni nevojë për ndihmë me proçedurat dhe njohjen e ligjit për këtë situatë specifike? Na kontaktoni."

Pranë Bashkisë, Qëndra e Biznesit EGT, Kati 11,
Sheshi Liria, Lgj nr.3, Rruga Pal Engjelli, Durrës 2001

SUBSCRIPTION

Subscribe to our blog

“Petani Law Firm” was founded in 2010 as a law firm with a simple idea, to build a place where lawyers can provide quality, correct and transparent service while professionally engaging to protect the rights of clients.

Office Hours
Monday – Saturday

08.00– 16.00

en_USEnglish