Petani Law & Tax në ceremoninë solemne të hapjes së vitit gjyqësor

Lajme & Ngjarje

Për herë të parë në histori: Ceremonia Solemne e Hapjes së Vitit Gjyqësor

Gjykata e Lartë e Shqipërisë

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, në sallën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë u zhvillua ceremonia solemne e hapjes së Vitit Gjyqësor, një ngjarje me rëndësi të veçantë institucionale që synon vendosjen e një tradite të përvitshme reflektimi, përgjegjësie dhe transparence ndaj publikut.

Ceremonia u karakterizua nga mesazhe të qarta mbi pavarësinë e drejtësisë, forcimin e standardeve profesionale dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të ndërtimit të besimit publik dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Petani Law & Tax u përfaqësua nga CEO i saj, z. Lorval Petani, duke riafirmuar angazhimin e firmës për të qenë pjesë aktive e dialogut institucional dhe e proceseve që synojnë forcimin e drejtësisë, integritetin profesional dhe garantimin e një sistemi gjyqësor efikas dhe transparent.

Pjesëmarrja në këtë ceremoni pasqyron vizionin e Petani Law & Tax për një drejtësi të pavarur, me standarde të larta profesionale dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarit dhe komunitetit të biznesit.

Galeria e Ngjarjes

[Imazh i ceremonisë 1]
[Imazh i ceremonisë 2]
[Imazh i ceremonisë 3]
[Imazh i ceremonisë 4]

© 2026 Petani Law & Tax

ABONIM

Ruani blogun tonë

“Studio Ligjore Petani” u themelua në vitin 2010 si një firmë ligjore me një ide të thjeshtë, për të ndërtuar një vend ku avokatët mund të ofrojnë shërbim cilësor korrekt e transparent duke u angazhuar profesionalisht për të mbrojtur të drejtat e klientëve."

Orari
E hënë - E Shtunë

08.00– 16.00

sqAlbanian