Ilirjana Beqiraj ka përfunduar arsimin e saj të lartë në drejtësi, me rezultate të shkëlqyera, duke u specializuar në një diplomë master në të drejtën ndërkombëtare publike. Për periudhën 2018-2024, ajo u punësua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Durresit, në pozicionin e oficeres gjyqësore civile, ku ndoqi procedurat gjyqësore, përgatiti dhe administroi dosjet gjyqësore, si dhe kreu me zell detyrat që siguronin zhvillimin e qetë të seancave.
Më herët, në vitet 2017-2018, ajo punoi si asistente noterie, ku u përfshi në hartimin e kontratave, deklaratave noteriale, plotësimin e regjistrit elektronik, si dhe informimin dhe ndihmën ndaj klientëve. Ilirjana flet shumë mirë anglisht dhe italisht. Aktualisht, që nga viti 2024, ajo ushtron profesionin e avokatisë dhe mbulon çështje tregtare, pronësore, falimentimi, administrative etj. Përvoja në Gjykatë ka qenë një bazë thelbësore në formimin e saj profesional, duke e ndihmuar të zhvillojë aftësi të avancuara në trajtimin e çështjeve ligjore me saktësi. Përfshirja aktive në proceset gjyqësore e bën atë një profil të besueshëm dhe kompetent në fushën ligjore.
