Brunilda Kalaja

Senior Advocate

Brunilda Kalaja

Brunilda Kalaja (Saliko) LL.M, ka punuar si avokate prej 7 vitesh dhe ka mbi 15 vjet përvojë si përfaqësuese e institucioneve shtetërore në sistemin gjyqësor. Gjatë karrierës së saj, ajo ka mbuluar role të rëndësishme në institucione publike dhe private si: Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore e Durresit, si dhe në projekte të mëdha si TAP AG Pipeline ku ka ofruar ekspertizë ligjore në fushën e të drejtave të pronësisë.
Av. Brunilda Kalaja zotëron liçencë profesionale si Eksperte Fiskale (Nr.385) dhe trajton suksesshëm çështje të ndryshme ligjore që i përkasin të drejtës civile, penale, administrative, familjare dhe procedurat përmbarimore.
Ajo përfundoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate të larta, si dhe përfundoi një Master Profesional në “E Drejtë Detare” në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Departamenti i Drejtësisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durres.
Përveç avokatisë, ajo ka një pasion të veçantë për pedagogjinë, të cilën e ushtroi si asistente mësimdhënieje në universitete private në lëndët “E Drejta Civile”, “E Drejta Biznesore”, “E Drejta Financiare”, “E Drejta Publike”.

ABONIM

Ruani blogun tonë

“Studio Ligjore Petani” u themelua në vitin 2010 si një firmë ligjore me një ide të thjeshtë, për të ndërtuar një vend ku avokatët mund të ofrojnë shërbim cilësor korrekt e transparent duke u angazhuar profesionalisht për të mbrojtur të drejtat e klientëve."

Orari
E hënë - E Shtunë

08.00– 16.00

sqAlbanian