<?xml version="1.0"?>
<oembed><version>1.0</version><provider_name>Petani Law Firm</provider_name><provider_url>https://www.petani-lawfirm.com/it</provider_url><title>Kredia dhe sigurimi i pron&#xEB;s - Petani Law Firm</title><type>rich</type><width>600</width><height>338</height><html>&lt;blockquote class="wp-embedded-content" data-secret="sjYAjmxh2M"&gt;&lt;a href="https://www.petani-lawfirm.com/it/kredia-dhe-sigurimi-i-prones/"&gt;Kredia dhe sigurimi i pron&#xEB;s&lt;/a&gt;&lt;/blockquote&gt;&lt;iframe sandbox="allow-scripts" security="restricted" src="https://www.petani-lawfirm.com/it/kredia-dhe-sigurimi-i-prones/embed/#?secret=sjYAjmxh2M" width="600" height="338" title="&#x201C;Kredia dhe sigurimi i pron&#xEB;s&#x201D; &#x2014; Petani Law Firm" data-secret="sjYAjmxh2M" frameborder="0" marginwidth="0" marginheight="0" scrolling="no" class="wp-embedded-content"&gt;&lt;/iframe&gt;&lt;script&gt;
/*! This file is auto-generated */
!function(d,l){"use strict";l.querySelector&amp;&amp;d.addEventListener&amp;&amp;"undefined"!=typeof URL&amp;&amp;(d.wp=d.wp||{},d.wp.receiveEmbedMessage||(d.wp.receiveEmbedMessage=function(e){var t=e.data;if((t||t.secret||t.message||t.value)&amp;&amp;!/[^a-zA-Z0-9]/.test(t.secret)){for(var s,r,n,a=l.querySelectorAll('iframe[data-secret="'+t.secret+'"]'),o=l.querySelectorAll('blockquote[data-secret="'+t.secret+'"]'),c=new RegExp("^https?:$","i"),i=0;i&lt;o.length;i++)o[i].style.display="none";for(i=0;i&lt;a.length;i++)s=a[i],e.source===s.contentWindow&amp;&amp;(s.removeAttribute("style"),"height"===t.message?(1e3&lt;(r=parseInt(t.value,10))?r=1e3:~~r&lt;200&amp;&amp;(r=200),s.height=r):"link"===t.message&amp;&amp;(r=new URL(s.getAttribute("src")),n=new URL(t.value),c.test(n.protocol))&amp;&amp;n.host===r.host&amp;&amp;l.activeElement===s&amp;&amp;(d.top.location.href=t.value))}},d.addEventListener("message",d.wp.receiveEmbedMessage,!1),l.addEventListener("DOMContentLoaded",function(){for(var e,t,s=l.querySelectorAll("iframe.wp-embedded-content"),r=0;r&lt;s.length;r++)(t=(e=s[r]).getAttribute("data-secret"))||(t=Math.random().toString(36).substring(2,12),e.src+="#?secret="+t,e.setAttribute("data-secret",t)),e.contentWindow.postMessage({message:"ready",secret:t},"*")},!1)))}(window,document);
//# sourceURL=https://www.petani-lawfirm.com/wp-includes/js/wp-embed.min.js
&lt;/script&gt;</html><thumbnail_url>https://www.petani-lawfirm.com/wp-content/uploads/2026/04/case-studies-petani-scaled.webp</thumbnail_url><thumbnail_width>2560</thumbnail_width><thumbnail_height>2560</thumbnail_height><description>Ke Kredi Dhe Paguan Sigurimin e Pron&#xEB;s? | Petani Law &amp; TaxHave a Loan &amp; Pay Property Insurance? | Petani Law &amp; TaxHai un Prestito e Paghi l&#x2019;Assicurazione Immobilliare? | Petani Law &amp; Tax E Drejt&#xEB; Bankare &amp; Mbrojtja e KonsumatoritBanking Law &amp; Consumer ProtectionDiritto Bancario &amp; Tutela del Consumatore Ke Kredi Dhe Paguan Sigurimin e Pron&#xEB;s?Have a Loan and Pay Property Insurance?Hai un Prestito e Paghi l&#x2019;Assicurazione Immobilliare? Hape polic&#xEB;n sot. Mund t&#xEB; mos jesh i siguruar p&#xEB;r at&#xEB; q&#xEB; mendon. Ke marr&#xEB; nj&#xEB; kredi. Banka t&#xEB; ka k&#xEB;rkuar nj&#xEB; pron&#xEB; si kolateral. Pastaj t&#xEB; ka th&#xEB;n&#xEB; se duhet ta sigurosh nga zjarri, t&#xEB;rmeti dhe rreziqe t&#xEB; tjera. Polica &#xEB;sht&#xEB; b&#xEB;r&#xEB;. Primi paguhet. Dhe ti ke vazhduar i qet&#xEB; me bindjen: &#x201C;Prona ime &#xEB;sht&#xEB; e siguruar.&#x201D; Po t&#xEB; b&#xEB;j vet&#xEB;m nj&#xEB; pyetje: P&#xCB;R SA? N&#xEB;se sot nuk e di p&#xEB;rgjigjen, ky shkrim &#xEB;sht&#xEB; p&#xEB;r ty. Merr polic&#xEB;n e sigurimit. Gjej rubrik&#xEB;n &#x201C;Shuma e siguruar&#x201D;. Pastaj krahasoje me vler&#xEB;n reale t&#xEB; pron&#xEB;s. Mund t&#xEB; zbulosh di&#xE7;ka q&#xEB; ndoshta askush nuk ta ka shpjeguar kur ke marr&#xEB; kredin&#xEB;: prona jote mund t&#xEB; vlej&#xEB; shum&#xEB; m&#xEB; tep&#xEB;r se shuma p&#xEB;r t&#xEB; cilit &#xEB;sht&#xEB; siguruar. Dhe at&#xEB;her&#xEB; lind pyetja: N&#xEB;se prona &#xEB;sht&#xEB; e imja, risku &#xEB;sht&#xEB; imi dhe sigurimin e paguaj un&#xEB;, kush vendosi p&#xEB;r sa duhet t&#xEB; sigurohet? Un&#xEB;? Apo banka, duke par&#xEB; kryesisht vler&#xEB;n e kredis&#xEB; s&#xEB; saj? Nj&#xEB; pron&#xEB; 1 milion euro. Nj&#xEB; kredi 300 mij&#xEB; euro. Nj&#xEB; sigurim 300 mij&#xEB; euro. Le ta b&#xEB;jm&#xEB; fare t&#xEB; thjesht&#xEB;. Ke nj&#xEB; pron&#xEB; q&#xEB; vlen 1,000,000 euro. Ke marr&#xEB; kredi 300,000 euro. Prona &#xEB;sht&#xEB; vendosur kolateral. Polica e sigurimit &#xEB;sht&#xEB; b&#xEB;r&#xEB; p&#xEB;r 300,000 euro. Banka mund t&#xEB; jet&#xEB; e mbrojtur p&#xEB;r ekspozimin e saj. Po ti? Ti vazhdon t&#xEB; kesh n&#xEB; risk nj&#xEB; pasuri prej 1 milion eurosh. Dhe pik&#xEB;risht k&#xEB;tu duhet t&#xEB; ndahet nj&#xEB; koncept q&#xEB; shum&#xEB; kredimarr&#xEB;s mund t&#xEB; mos e ken&#xEB; menduar kurr&#xEB;: INTERESI I BANK&#xCB;S NUK &#xCB;SHT&#xCB; I NJ&#xCB;JT&#xCB; ME INTERESIN E PRONARIT. Banka d&#xEB;shiron t&#xEB; mbroj&#xEB; kredin&#xEB;. Pronari d&#xEB;shiron t&#xEB; mbroj&#xEB; pron&#xEB;n. T&#xEB; dyja jan&#xEB; interesa legjitime. Por nuk jan&#xEB; e nj&#xEB;jta gj&#xEB;. Dhe kur polic&#xEB;n e paguan pronari, ai duhet t&#xEB; dij&#xEB; qart&#xEB; cilin prej k&#xEB;tyre dy interesave po financon. Dhe kjo nuk &#xEB;sht&#xEB; nj&#xEB; hipotez&#xEB;. Autoriteti i Konkurrenc&#xEB;s e ka gjetur n&#xEB; praktik&#xEB;n bankare. N&#xEB; Vendimin nr. 585, dat&#xEB; 24.01.2019, Komisioni i Konkurrenc&#xEB;s hetoi pik&#xEB;risht tregun e nd&#xEB;rmjet&#xEB;simit t&#xEB; sigurimeve nga bankat e nivelit t&#xEB; dyt&#xEB;. Tregu i analizuar p&#xEB;rfshinte shprehimisht: sigurimin e jet&#xEB;s dhe sigurimin e pron&#xEB;s nga zjarri dhe d&#xEB;mtimet. Dhe nj&#xEB; nga konstatimet n&#xEB; dokument &#xEB;sht&#xEB; ve&#xE7;an&#xEB;risht dometh&#xEB;n&#xEB;s. P&#xEB;r sigurimin e kolateralit, Autoriteti konstatoi se tarifat e primit aplikoheshin: &#xAB;mbi vler&#xEB;n e objektit q&#xEB; do t&#xEB; sigurohej ose mbi vler&#xEB;n e kredis&#xEB;, n&#xEB; baz&#xEB; t&#xEB; k&#xEB;rkes&#xEB;s s&#xEB; b&#xEB;r&#xEB; nga banka.&#xBB; Pra pyetja: &#x201C;Po sigurohet prona apo kredia?&#x201D; nuk &#xEB;sht&#xEB; nj&#xEB; pyetje retorike. &#xCB;sht&#xEB; nj&#xEB; problem q&#xEB; del nga dokumentet zyrtare t&#xEB; vet&#xEB; Autoritetit t&#xEB; Konkurrenc&#xEB;s. Prona &#xEB;sht&#xEB; e jotja. Primin e paguan ti. Kush e zgjedh siguruesin? Pyetja e dyt&#xEB; &#xEB;sht&#xEB; po aq e thjesht&#xEB;. Kur ke marr&#xEB; kredin&#xEB;, a t&#xEB; ka th&#xEB;n&#xEB; dikush: &#x201C;Zgjidhni shoq&#xEB;rin&#xEB; e sigurimit q&#xEB; d&#xEB;shironi, me kusht q&#xEB; polica t&#xEB; plot&#xEB;soj&#xEB; k&#xEB;to kritere&#x201D;? A t&#xEB; jan&#xEB; dh&#xEB;n&#xEB; disa oferta? A t&#xEB; &#xEB;sht&#xEB; treguar &#xE7;mimi i secil&#xEB;s? A t&#xEB; &#xEB;sht&#xEB; shpjeguar se mund t&#xEB; paraqes&#xEB;sh nj&#xEB; polic&#xEB; t&#xEB;nden? Apo thjesht &#xEB;sht&#xEB; prer&#xEB; nj&#xEB; polic&#xEB; dhe kostoja &#xEB;sht&#xEB; kaluar n&#xEB; llogarin&#xEB; t&#xEB;nde? N&#xEB;se ka ndodhur e dyta, nuk je i vetmi q&#xEB; duhet ta b&#xEB;sh k&#xEB;t&#xEB; pyetje. Sepse Autoriteti i Konkurrenc&#xEB;s e ka ngritur k&#xEB;t&#xEB; problem prej vitesh. N&#xEB; vitin 2019 Autoriteti konstatoi kufizim t&#xEB; zgjedhjes s&#xEB; klient&#xEB;ve Vendimi nr. 585/2019 &#xEB;sht&#xEB; jasht&#xEB;zakonisht interesant. Pas hetimit, Autoriteti konstatoi nd&#xEB;r t&#xEB; tjera se disa banka nuk kishin marr&#xEB;veshje me t&#xEB; gjitha shoq&#xEB;rit&#xEB; e sigurimit p&#xEB;r sigurimin e pron&#xEB;s nga zjarri dhe d&#xEB;mtimet, &#x201C;duke kufizuar mund&#xEB;sin&#xEB; e zgjedhjes nga konsumatori&#x201D;. P&#xEB;r nj&#xEB; bank&#xEB; tjet&#xEB;r konstatoi orientim t&#xEB; klient&#xEB;ve drejt nj&#xEB; shoq&#xEB;rie t&#xEB; caktuar sigurimi. P&#xEB;r nj&#xEB; tjet&#xEB;r konstatoi nd&#xEB;rmjet&#xEB;sim t&#xEB; sigurimit t&#xEB; pron&#xEB;s pa licenc&#xEB;n perkat&#xEB;se. Dhe Komisioni nuk u mjaftua me konstatimin. Vendosi detyrime konkrete q&#xEB; bankat t&#xEB; ofronin nd&#xEB;rmjet&#xEB;simin pa kufizuar mund&#xEB;sin&#xEB; e zgjedhjes s&#xEB; klient&#xEB;ve, si dhe rekomandoi AMF-n&#xEB; t&#xEB; merrte masa p&#xEB;r licencimin dhe metodologjin&#xEB; e primeve. Tregu duhej t&#xEB; monitorohej edhe p&#xEB;r nj&#xEB; vit pas vendimit. Pra k&#xEB;t&#xEB; debat institucionet shqiptare e kan&#xEB; b&#xEB;r&#xEB; t&#xEB; pakt&#xEB;n q&#xEB; n&#xEB; vitin 2019. Edhe m&#xEB; interesant: bankat fitojn&#xEB; nga sigurimi q&#xEB; paguan kredimarr&#xEB;si Ka edhe nj&#xEB; aspekt tjet&#xEB;r q&#xEB; qytetari duhet ta dij&#xEB;. Banka nuk &#xEB;sht&#xEB; domosdoshm&#xEB;risht vet&#xEB;m institucioni q&#xEB; k&#xEB;rkon sigurimin. N&#xEB;se vepron si nd&#xEB;rmjet&#xEB;s i licencuar, mund t&#xEB; p&#xEB;rfitoj&#xEB; komision brokerimi nga shoq&#xEB;ria e sigurimit. Dhe k&#xEB;tu dokumentet zyrtare jan&#xEB; shum&#xEB; interesante. N&#xEB; hetimin e vitit 2019, Autoriteti i Konkurrenc&#xEB;s konstatoi se komisionet e brokerimit t&#xEB; bankave t&#xEB; analizuara varionin: NGA 20% DERI N&#xCB; 62.5% T&#xCB; PRIMIT T&#xCB; SIGURIMIT. Autoriteti i cil&#xEB;soi k&#xEB;to komisione &#x201C;shum&#xEB; t&#xEB; larta&#x201D;, duke i krahasuar me komisione prej 5% &#x2013; 10% n&#xEB; produkte t&#xEB; tjera sigurimi, dhe vler&#xEB;soi se mungesa e metodologjis&#xEB; s&#xEB; llogaritjes s&#xEB; primit i b&#xEB;nte ekonomikisht t&#xEB; pajustifikueshme komisione t&#xEB; tilla. Tani pyetja b&#xEB;het edhe m&#xEB; interesante: Kush e paguan primin? Kredimarr&#xEB;si. Kush mund t&#xEB; p&#xEB;rfitoj&#xEB; komision nga shitja e polic&#xEB;s? Nd&#xEB;rmjet&#xEB;si. At&#xEB;her&#xEB; transparenca dhe liria e zgjedhjes nuk jan&#xEB; m&#xEB; &#xE7;&#xEB;shtje formale. Jan&#xEB; thelb&#xEB;sore. Vendimi 585/2019 &#x2022; Ligji Nr. 9902/2008 &#x2022; Ligji Nr. 52/2014 &#x2022; Rregullorja BSH 48/2015 &#x2022; Komisionet 20% &#x2013; 62.5% Ligji thot&#xEB; se ti ke t&#xEB; drejt&#xEB; t&#xEB; informohesh Ligji nr. 9902, dat&#xEB; 17.04.2008, &#x201C;P&#xEB;r mbrojtjen e konsumator&#xEB;ve&#x201D;, i ndryshuar, &#xEB;sht&#xEB; shum&#xEB; i qart&#xEB;. Neni 7 (Detyrimi i p&#xEB;rgjithsh&#xEB;m i informimit) parashikon se tregtar&#xEB;t duhet t&#x2019;u japin konsumator&#xEB;ve t&#xEB; dh&#xEB;na t&#xEB; plota dhe t&#xEB; sakta p&#xEB;r mallrat dhe sh&#xEB;rbimet. Ligji k&#xEB;rkon q&#xEB; informacioni t&#xEB; jet&#xEB; i v&#xEB;rtet&#xEB;, i sakt&#xEB; dhe i qart&#xEB;, si dhe t&#xEB; p&#xEB;rfshij&#xEB; karakteristikat e sh&#xEB;rbimit, kushtet e tregtimit dhe rreziqet. Pra nuk mjafton: &#x201C;Je i siguruar.&#x201D; Duhet t&#xEB; dish: P&#xEB;r sa? P&#xEB;r &#xE7;far&#xEB;? Me cil&#xEB;n kompani? Sa kushton? &#xC7;far&#xEB; p&#xEB;rjashtohet? Edhe informacioni i v&#xEB;rtet&#xEB; mund t&#xEB; jet&#xEB; &#xE7;orientues Kjo &#xEB;sht&#xEB;</description></oembed>
